{"id":1410,"date":"2014-07-14T11:47:49","date_gmt":"2014-07-14T11:47:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1410"},"modified":"2014-07-14T11:47:49","modified_gmt":"2014-07-14T11:47:49","slug":"julian-deda-do-te-doja-te-ishin-genti-dhe-ermali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/julian-deda-do-te-doja-te-ishin-genti-dhe-ermali\/","title":{"rendered":"Julian Deda: Do t\u00eb doja t\u00eb ishin Genti dhe Ermali&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Juli \u00ebsht\u00eb pa dyshim \u201cI fundmi i Mohikan\u00ebve\u201d t\u00eb apartamentit m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Julian Deda, Gentjan Zenelaj dhe Ermal Mamaqi kan\u00eb qen\u00eb tre aktor\u00ebt baz\u00eb, t\u00eb par\u00ebt \u201cmikprit\u00ebs\u201d t\u00eb Apartamentit 2 XL, por tashm\u00eb, k\u00ebta dy t\u00eb fundit kan\u00eb nga nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb re, n\u00eb televizione t\u00eb tjera. A e ndjen Juli munges\u00ebn e tyre, a \u00ebsht\u00eb i m\u00ebrzitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt? \u201cDo t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb ishin Genti dhe Ermali, por nuk kam ndonj\u00eb m\u00ebrzi profesionale\u201d, shprehet ai.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u201carratisje\u201d nga Apartamenti 2 XL \u00ebsht\u00eb edhe ajo e Xhod\u00ebs, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb \u201cPortokallis\u00eb\u201d\u2026 T\u00eb gjitha k\u00ebto l\u00ebvizje, i analizojm\u00eb bashk\u00eb me Julin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enkeleda Kurcani: &#8211; Juli, sapo ka nisur sezoni i ri i Apartamentit 2XL dhe disa banor\u00eb t\u00eb rinj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e tij. Si shkon bashk\u00ebjetesa me ta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Julian Deda:<\/strong> &#8211; Bashk\u00ebjetesa nuk shkon keq. Q\u00ebllimi i audicioneve ishte t\u00eb p\u00ebrftonim ndonj\u00eb talent t\u00eb ri dhe mendoj se gjet\u00ebm element\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb mir\u00eb. Ne, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb vjetrit e Apartamentit, duhet t\u00eb sillemi mir\u00eb dhe t`i pranojm\u00eb me dashamir\u00ebsi, p\u00ebr t`i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ndihen mir\u00eb dhe k\u00ebsisoj, ata japin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vet. Ne nuk p\u00ebrpiqemi t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb asnj\u00eb em\u00ebr konkret. Apartamenti e ka t\u00eb nevojshme t\u00eb rifreskohet her\u00eb pas here me aktor\u00eb t\u00eb rinj. Mendoj se bashk\u00ebjetesa do jet\u00eb e mir\u00eb, e vazhdueshme, e rehatshme. Apartamenti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb m\u00eb i njohuri n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, n\u00eb qend\u00ebr jemi un\u00eb e Albanoja; ne jemi mikprit\u00ebsit!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sezoni i kaluar sh\u00ebnoi edhe ikjen e Gent Zenelajt nga Apartamenti. U ndje mungesa e tij?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7`\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, \u00e7do ikje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb&#8230; Jo vet\u00ebm e Gentit; edhe ikja e Xhod\u00ebs \u00ebsht\u00eb munges\u00eb. Un\u00eb nuk jam natyr\u00eb q\u00eb e kthej kok\u00ebn mbrapa, nuk b\u00ebhem melankolik. P\u00ebr mua, jeta artistike vazhdon, duhet t`i p\u00ebrkushtohesh m\u00eb shum\u00eb asaj q\u00eb ke p\u00ebrpara. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. A ndjej munges\u00eb? Nuk kam p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230; Edhe n\u00ebse ndjej, nuk i jap llogari askujt. N\u00eb Apartament nuk ka vende bosh, shfaqja vazhdon dhe ka shum\u00eb energji. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb gjith\u00eb vajzat dhe djemt\u00eb e Apartamentit. Do t\u00eb doja t\u00eb ishin Genti dhe Ermali, por nuk kam ndonj\u00eb m\u00ebrzi profesionale. Jeta vazhdon, arti vazhdon. K\u00ebto jan\u00eb sprova q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rezultate q\u00eb nuk i kishe parashikuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Vazhdon ta ruash miq\u00ebsin\u00eb me Gentin dhe Ermalin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Arti e profesioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, kurse jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Sigurisht q\u00eb miq\u00ebsia mbetet, por oraret e pun\u00ebve nuk jan\u00eb aq t\u00eb favorshme, p\u00ebr t\u2019u takuar shpesh. Nuk na del koh\u00eb p\u00ebr t`u takuar as me familjen&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po Xhoda, q\u00eb iku nga Apartamenti pa gjetur zogun e Tun\u00ebs!&#8230; Do ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ndonj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Zogu i Tun\u00ebs ishte nj\u00eb element q\u00eb Xhod\u00ebs iu dha q\u00eb ta p\u00ebrdorte, linj\u00eb q\u00eb kishte suksesin e vet. Jo, nuk do ta k\u00ebrkoj\u00eb dikush tjet\u00ebr zogun; ishte mision ekskluziv i Xhod\u00ebs! Uroj ta gjej\u00eb nj\u00eb zog Tune atje ku ka shkuar, por s`e besoj, se zogjt\u00eb e Tun\u00ebs i kan\u00eb vrar\u00eb&#8230; (Qesh) Sigurisht q\u00eb \u00e7do lloj largimi krijon boshll\u00ebk, por jo t\u00eb pariparuesh\u00ebm. Apartamenti funksionon si nj\u00eb trup, q\u00eb nga koka e deri te k\u00ebmb\u00ebt, q\u00eb nga drejtori, Turi e deri te pun\u00ebt e sken\u00ebs. P\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, nuk shqet\u00ebsohem. Dy sezonet e fundit ka pasur shum\u00eb interesim p\u00ebr Apartamentin, nuk gjen bileta. Kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e trup\u00ebs dhe e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb dashamir\u00ebs ndaj nesh, nj\u00eb sinergji shum\u00eb pozitive. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Je i fundmi nga t\u00eb par\u00ebt e Apartamentit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje ti Jul po t\u00eb t\u00eb vinte nj\u00eb ofert\u00eb, do largoheshe?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Apartamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb cilin, bised\u00ebn e par\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb me Turin, pra, projekt q\u00eb ka nisur nga ne t\u00eb dy. Ndjehem pak a shum\u00eb si pjes\u00eb e ngritjes s\u00eb Apartamentit. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb dhemb t\u00eb largohem, por jemi njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb, profesionist\u00eb. Un\u00eb jam i hapur ndaj \u00e7do oferte, si \u00e7do profesionist, por q\u00eb t\u00eb largohem, do t\u00eb duhet nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e turpshme, si\u00e7 tha Krasta. (Qesh) \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb largohem q\u00eb aty, por do tregohesha i ngurt\u00eb n\u00ebse do thoja se nuk pranoj asnj\u00eb lloj bisedimi. Nuk ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebshtu!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr ty, temat e nxehta q\u00eb keni trajtuar n\u00eb Apartament?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Temat m\u00eb t\u00eb nxehta jan\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktuale, ato me karakter social e politik. P\u00ebr shembull, shembja e godinave me tritol nga ana e qeveris\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb nga temat e nxehta. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ne mundohemi t\u00eb gjem\u00eb an\u00ebn ku publikut i dhemb. Humori \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebrpiqemi t\u00eb jemi gjithnj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb popullit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka ndonj\u00eb surpriz\u00eb me t\u00eb ftuarit k\u00ebt\u00eb sezon? Ndonj\u00eb t\u00eb ftuar me 5 yje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, e kemi n\u00eb plan nj\u00eb t\u00eb ftuar me 5 yje (qesh), por nuk do ta them pasi e kemi surpriz\u00eb. Tradita jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ftuarve ua b\u00ebjm\u00eb ftes\u00ebn me k\u00ebng\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ia k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebn, por nuk ia kemi th\u00ebn\u00eb emrin&#8230; Po them vet\u00ebm q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb sjellim nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa dakord je me shprehjen: \u201cKush nuk di t\u00eb qesh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb njeri serioz\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Humori \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e seriozitetit. T\u00eb dish t\u00eb qesh\u00ebsh do t\u00eb thot\u00eb se b\u00ebn pjes\u00eb te njer\u00ebzit inteligjent\u00eb, imagjino t\u00eb dish t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb qeshur. Humori, ironia e sarkazma, lindin nga drama, nga nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb ti ke. Absurdi \u00ebsht\u00eb se ti qesh me nj\u00eb dram\u00eb sociale, p\u00ebr shembull. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj loje e dyfisht\u00eb. Ne shqiptar\u00ebt jemi t\u00eb till\u00eb, e kuptojm\u00eb humorin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila ka qen\u00eb shprehja m\u00eb e bukur q\u00eb ke lexuar apo d\u00ebgjuar p\u00ebr humorin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kjo q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart: Humori \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e seriozitetit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me sa po spiunoja n\u00eb profilin t\u00ebnd n\u00eb Facebook, rezulton q\u00eb mir\u00eb je edhe ti me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij rrjeti social&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, m\u00eb p\u00eblqen, pse ta mohoj?! \u00cbsht\u00eb media m\u00eb e pavarur q\u00eb ekziston. Te faqja ime apo faqja e fansave, mund t\u00eb them \u00e7far\u00eb t\u00eb dua dhe si ta dua; ashtu b\u00ebjn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i lir\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme, por ka edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb media e mir\u00eb, nj\u00eb komunikim efi\u00e7ent.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u201cLe t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb kukullat\u201d, nj\u00eb status yti n\u00eb Facebook. Sa i shikon dhe cil\u00ebt jan\u00eb serialet e tu t\u00eb preferuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Epo, duke pasur f\u00ebmij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, e para kam m\u00ebsuar \u00e7do film vizatimor p\u00ebrmend\u00ebsh. F\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7se bllokojn\u00eb televizorin, bllokojn\u00eb t\u00eb gjitha mjetet teknologjike n\u00eb sht\u00ebpi; lap top, telefona, Ipad e detyrohesh t\u00eb shoh\u00ebsh \u00e7`shohin ata. (Qesh) Un\u00eb vazhdoj t\u00eb jem besnik i \u201cTomi dhe Xherrit\u201d, m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb Kung Fu Panda dhe VVallee&#8230; (Qesh) Dhe, meq\u00eb jemi te statuset, kam shkruar edhe nj\u00eb status t\u00eb till\u00eb \u201cFilmat vizatimor\u00eb shprehin m\u00eb shum\u00eb sesa filmat me njer\u00ebz real\u00eb, edhe skenarist, edhe regjisori, ka shum\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ideuar shum\u00eb gj\u00ebra.\u201d<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po p\u00ebr 7 mars, i urove m\u00ebsuesit, Jul?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, i urova, me nj\u00eb status n\u00eb Facebook: \u201cG\u00ebzuar 7 Marsin! G\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb atyre m\u00ebsuesve q\u00eb na dhan\u00eb dije, q\u00eb na drejtuan n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb perceptimit t\u00eb gj\u00ebrave. I mbaj mend t\u00eb gjith\u00eb ata m\u00ebsues, nga m\u00ebsuesja e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb e deri te profesori i fundit n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve. G\u00ebzuar edhe atyre m\u00ebsuesve q\u00eb na kapnin nga favoritet, na fusnin ndonj\u00eb shpull\u00eb dhe mendonin q\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebheshim asgj\u00eb n\u00eb jet\u00eb. G\u00ebzuar dhe respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju!\u201d (Qesh) Por, them se tani, ata profesor\u00eb do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoj se kan\u00eb filluar tashm\u00eb pyetjet pa fund nga f\u00ebmij\u00ebt. Mund t\u00eb na tregosh nj\u00eb ToP 5?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Oh, f\u00ebmij\u00ebt e mi b\u00ebjn\u00eb shuuuuum\u00eb pyetje. Fal\u00eb Zotit, un\u00eb dhe bashk\u00ebshortja ime jemi n\u00eb gjendje t`u kthejm\u00eb p\u00ebrgjigje. \u201cSi krijohet era?\u201d, m\u00eb pyet\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb. Ka pyetje p\u00ebr t\u00eb cilat ua jap shpjegimin, por ka edhe t\u00eb tjera t\u00eb cilat ata duhet t`i m\u00ebsojn\u00eb kur kan\u00eb momentin\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mod\u00eb q\u00eb, kur je VIP, ke edhe nj\u00eb biznes t\u00ebndin. Si t\u00eb lindi ty ideja p\u00ebr \u201cTrikotazhin\u201d, p\u00ebr mod\u00eb apo&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; U b\u00eb kjo sepse n\u00eb Shqip\u00ebri je i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm po pate biznes dhe po t\u00eb merresh me politik\u00eb. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka pasur veprimtari t\u00eb mjaftueshme \u201cTrikotazhi\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebto momente krize globale, jo keq.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke qen\u00eb imazh i nj\u00eb pijeje energjike. I dhe ti energji pijes apo t\u00eb dha ajo ty?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishte Genta Ismajli q\u00eb na dha energji edhe mua, edhe pijes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Juli \u00ebsht\u00eb pa dyshim \u201cI fundmi i Mohikan\u00ebve\u201d t\u00eb apartamentit m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Julian Deda, Gentjan Zenelaj dhe Ermal Mamaqi kan\u00eb qen\u00eb tre aktor\u00ebt baz\u00eb, t\u00eb par\u00ebt \u201cmikprit\u00ebs\u201d t\u00eb Apartamentit 2 XL, por tashm\u00eb, k\u00ebta dy t\u00eb fundit kan\u00eb nga nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb re, n\u00eb televizione t\u00eb tjera. A e ndjen Juli munges\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[43],"tags":[208],"class_list":["post-1410","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humor","tag-julian-deda"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1410\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}