{"id":1380,"date":"2014-07-14T11:11:13","date_gmt":"2014-07-14T11:11:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1380"},"modified":"2014-07-14T16:45:39","modified_gmt":"2014-07-14T16:45:39","slug":"ilia-buci-balerini-shqiptar-i-njohur-ne-greqi-nga-kamerier-ne-skenen-e-dancing-with-the-stars","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/ilia-buci-balerini-shqiptar-i-njohur-ne-greqi-nga-kamerier-ne-skenen-e-dancing-with-the-stars\/","title":{"rendered":"Ilia Buci, balerini shqiptar i njohur n\u00eb Greqi: Nga kamerier, n\u00eb sken\u00ebn e \u201cDancing with the Stars\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri askush nuk e ka d\u00ebgjuar emrin e tij, n\u00eb Greqi, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur. E kemi fjal\u00ebn p\u00ebr Ilia Bucin, balerinin shqiptar q\u00eb publiku grek e ka ndjekur n\u00eb kat\u00ebr edicionet e fundit t\u00eb \u201cDancing with the stars\u201d, organizuar nga TV Antena. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vler\u00ebsuar edhe nga kritika greke si nj\u00eb talent me t\u00eb ardhme n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebrcimit dhe nj\u00eb mjesht\u00ebr i v\u00ebrtet\u00eb i artit koreografik. Si\u00e7 shprehen ekspert\u00ebt grek\u00eb, \u201ckur k\u00ebrcen Ilia, nuk l\u00ebvizin vet\u00ebm gjymtyr\u00ebt, por n\u00eb rezonanc\u00eb me to, l\u00ebviz e gjith\u00eb qenia e tij, mimika, ndjenjat, bota shpirt\u00ebrore. Tek Ilia bashkohen n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme, brenda nj\u00eb galaktike, t\u00eb gjith\u00eb elementet fizik\u00eb, emotiv\u00eb e shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb baletit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij arti t\u00eb bukur. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sot ai \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb balerin i njohur, por edhe m\u00ebsues i suksessh\u00ebm baleti n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Athin\u00ebs. Ai ka k\u00ebrcyer edhe n\u00eb shum\u00eb pista t\u00eb vendeve evropiane si n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Gjermani, n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb Itali etj.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Agron Berdaj: &#8211; Ilia, faleminderit q\u00eb e pranove ftes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilia Buci:<\/strong> &#8211; \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua t\u00eb shprehem p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, tep\u00ebr e k\u00ebndshme dhe e dashur, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr brezin e ri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Na thuaj dy fjal\u00eb p\u00ebr veten&#8230; S\u00eb pari, nga \u00e7\u2019vend i Shqiperis\u00eb je?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Origjina ime \u00ebsht\u00eb nga Lura, q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzon vazhdimisht me bukurit\u00eb e saj magjeps\u00ebse. Duket sikur na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve di\u00e7ka nga vetja e tij ai vend. T\u00eb shtat\u00eb liqenet q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, gjelb\u00ebrimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm, kalt\u00ebrsia q\u00eb reflekton uji i past\u00ebr etj. m\u00eb krijojn\u00eb iden\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i shenjt\u00eb mitologjik, se aty \u00ebsht\u00eb qendra e bot\u00ebs. Pa dyshim, n\u00ebse sot jam artist, jam n\u00eb saje t\u00eb vendlindjes sime\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si iu fute rrug\u00ebs s\u00eb baletit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs prind\u00ebrve t\u00eb mi q\u00eb m\u00eb nxit\u00ebn qysh n\u00eb fillim, por jo m\u00eb pak edhe m\u00ebsuese Paul\u00ebs e cila b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb t\u2019i futesha rrug\u00ebs s\u00eb baletit. Ajo vinte shpesh n\u00eb tavern\u00ebn ku un\u00eb punoja si kamerier dhe b\u00ebnte k\u00ebrcime n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, ajo m\u00eb pa duke k\u00ebrcyer dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e baletit, pasi shikonte q\u00eb un\u00eb kisha prirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. U regjistrova n\u00eb shkoll\u00ebn e saj dhe k\u00ebshtu, nisa rrug\u00ebn e baletit\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebt\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin vit radhazi more pjes\u00eb n\u00eb spektaklin \u201cDancing with dhe stars\u201d, organizuar nga televizioni grek Antena. Si shkove aty?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fillimisht, kur u organizua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ai kompeticion, u b\u00eb nj\u00eb gar\u00eb seleksionuese ku n\u00eb juri ishin koreograf\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Nga nj\u00ebqind pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, u p\u00ebrzgjodh\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb e mes tyre isha edhe un\u00eb. M\u00eb pas, Antena m\u00eb ftoi t\u00eb isha pjes\u00eb e spektaklit\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Publiku t\u00eb mban mend, p\u00ebrve\u00e7se prej k\u00ebrcimeve t\u00eb bukura, edhe p\u00ebr paraqitjen dinjitoze n\u00eb shoq\u00ebrimin e prezantueses t\u00eb k\u00ebtij shou, Dukisia Nomiku. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontesh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por edhe ti ishe nj\u00eb kont lozonjar n\u00eb at\u00eb k\u00ebrcim\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Vall\u00ebzimi me t\u00eb ishte v\u00ebrtet di\u00e7ka e bukur. P\u00ebr mua, ishte vler\u00ebsim sepse ishte ajo q\u00eb m\u00eb zgjodhi si partner. \u201cMe ty, m\u00eb thoshte, ndjej m\u00eb tep\u00ebr siguri.\u201d<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas p\u00ebrfundimit te spektaklit, a i mbani lidhjet me partner\u00ebt tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, dhe jo vet\u00ebm lidhje miq\u00ebsore; edhe lidhje pune. Ja, me partneren e fundit, k\u00ebng\u00ebtaren e mir\u00ebnjohur Katerina Stikudhi, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe videoklipin e saj t\u00eb ri. Un\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrcej, por edhe do t\u00eb p\u00ebrgatis t\u00eb gjith\u00eb koreografin\u00eb e videoklipit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, tashm\u00eb Katerina \u00ebsht\u00eb dashuruar marr\u00ebzisht me k\u00ebrcimin, ndaj m\u00eb ka k\u00ebrkuar m\u00ebsime t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb gjini t\u00eb ndryshme t\u00eb baletit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Gjith\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb at\u00eb shou ishte k\u00ebnaq\u00ebsi, besoj&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishte v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi e privilegj i madh, sepse pak njer\u00ebzve u jepet mund\u00ebsia t\u00eb shfaqin vlerat e tyre artistike n\u00eb nj\u00eb kanal televiziv t\u00eb till\u00eb si Antena, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb lodhje e sakrific\u00eb e madhe sepse n\u00eb ato 16 jav\u00ebt e spektaklit duhet nj\u00eb pun\u00eb gati st\u00ebrmunduese. Mos harroni se ve\u00e7 7-8 or\u00ebve n\u00eb dit\u00eb pun\u00eb me partneren, duhej ndjekur edhe programi i m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb shkollat ku jap m\u00ebsim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Le t\u00eb mbetemi pak te \u201cDancing with dhe stars\u201d ku ju keni qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i suksessh\u00ebm. N\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb krijohej p\u00ebrshtypja se nga juria ishte i paravendosur rezultati se kush do t\u00eb fitonte. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Z\u00ebra t\u00eb till\u00eb ka patur v\u00ebrtet edhe midis konkurrent\u00ebve, por nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. Juria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb objektive dhe i dha \u00e7dokujt at\u00eb q\u00eb meritonte. N\u00eb balet, si edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, ka kritere profesionale e teknike t\u00eb cilat vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e gjith\u00ebsecilit. Baleti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht gjimnastik\u00eb, por nj\u00eb fush\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb, ku ve\u00e7 l\u00ebvizjeve, ritmit e veprimeve akrobatike, rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka edhe bota shpirt\u00ebrore, se si p\u00ebrjetohet nga k\u00ebrcimtari pjesa apo drama mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohet koreografia, muzika e zgjedhur, kostumet etj. dhe k\u00ebto gj\u00ebra, shpesh, nuk kuptohen apo vler\u00ebsohen nga publiku i gjer\u00eb. Pastaj, nuk duhet harruar se i gjith\u00eb spektakli monitorohet edhe nga avokat\u00eb q\u00eb nuk lejojn\u00eb t\u00eb shkelen rregullat e vendosura dhe garantojn\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pra, ju konfirmoni plot\u00ebsisht se spektakli nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar i parap\u00ebrgatitur, por gar\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kur e sheh \u201cDancing with the stars\u201d nga jasht\u00eb, mund t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb ec\u00ebn sipas nj\u00eb skenari t\u00eb caktuar, apo se mes \u00e7ifteve ka vet\u00ebm paqe dhe aspak konkurrenc\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Mes nesh kishte shum\u00eb frym\u00eb gare, luft\u00eb p\u00ebr titull dhe ambicie p\u00ebr t\u00eb fituar. Natyrisht, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ambicie pa cmir\u00eb, nuk kemi luft\u00eb t\u00eb pamoralshme e pa principe, ndaj edhe gara n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl b\u00ebhet t\u00ebrheq\u00ebse dhe tep\u00ebr konkurruese.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb k\u00ebrcesh n\u00eb pistat shqiptare? E njeh baletin shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam d\u00ebshir\u00eb, por m\u00eb duket se nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse shqiptare nuk ka iniciativa p\u00ebr t\u2019i njohur dhe evidentuar artist\u00ebt shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb organizuar veprimtari t\u00eb ndryshme ku t\u00eb shk\u00ebmbehen vlerat dhe p\u00ebrvojat mes nesh. Shpresojm\u00eb q\u00eb kjo pun\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Edhe ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, por edhe ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb talent dhe p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebrcimit, a mendon t\u00eb kesh shkoll\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb baletit, ashtu si shqiptarja tjet\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb, Klodiana Stoja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb t\u00eb ardhmen, edhe mundet, por tani ndihem m\u00eb mir\u00eb si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkollat e tjera. Kam mjaft pun\u00eb si n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ilia, ora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pa dy minuta dhe nx\u00ebn\u00ebsit po ju presin p\u00ebr m\u00ebsim\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, ashtu \u00ebsht\u00eb. Me nx\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb jem korrekt, por po kaq duhet t\u00eb isha edhe me lexuesit e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrmes k\u00ebsaj interviste, dua t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u2019u uroj lumturi e fat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri askush nuk e ka d\u00ebgjuar emrin e tij, n\u00eb Greqi, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur. E kemi fjal\u00ebn p\u00ebr Ilia Bucin, balerinin shqiptar q\u00eb publiku grek e ka ndjekur n\u00eb kat\u00ebr edicionet e fundit t\u00eb \u201cDancing with the stars\u201d, organizuar nga TV Antena. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vler\u00ebsuar edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[196,195,197],"class_list":["post-1380","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel","tag-balerini-shqiptar-i-njohur-ne-greqi-nga-kamerier","tag-ilia-buci","tag-ne-skenen-e-dancing-with-the-stars"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1380\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}