{"id":13739,"date":"2016-08-10T21:16:55","date_gmt":"2016-08-10T19:16:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13739"},"modified":"2016-08-10T21:16:55","modified_gmt":"2016-08-10T19:16:55","slug":"dua-te-heq-shtetesine-shqiptare-cfare-procedure-duhet-te-ndjek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/08\/dua-te-heq-shtetesine-shqiptare-cfare-procedure-duhet-te-ndjek\/","title":{"rendered":"Dua t\u00eb heq shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare, cfar\u00eb pro\u00e7edure duhet t\u00eb ndjek?"},"content":{"rendered":"<ol>\n<li>Avokat, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Armando nga Tirana por me banim n\u00eb Gjermani. Kam disa vite q\u00eb jetoj n\u00eb Gjermani dhe i kam plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb gjermane. Republika Federale Gjermane nuk i lejon dy shtet\u00ebsi ndaj dhe un\u00eb dua t\u00eb heq shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare. A mundet t\u00eb heq dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare dhe a merret zyra juaj me k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb?<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Armando, ju falenderoj p\u00ebr letr\u00ebn d\u00ebrguar rubrik\u00ebs \u201cju pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d! Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera t\u00eb Bashkimit Europian apo dhe shteteve t\u00eb tjera t\u00eb cilat nuk jan\u00eb pjes\u00eb e Unionit Europian nuk e lejon dy shtet\u00ebsin. Pra, marrja e shtet\u00ebsis\u00eb gjermane e b\u00ebn t\u00eb detyrueshme heqjen dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare. Ndon\u00ebse koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb zhvilluar debat i gjer\u00eb publik lidhur me ndryshimin e k\u00ebtij kriteri me ndryshime ligjore. Por, akoma nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb nis\u00ebm ligjore nga Kuvendi i Republik\u00ebs Federale Gjermane. N\u00eb k\u00ebto rrethana, \u00ebsht\u00eb e pamundur mbajtja e dy shtet\u00ebsis\u00eb, pra marrjen e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Federale Gjeramane duke patur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe shtet\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kryer procedur\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ju, pra heqjen e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare, fillimisht duhet t\u00eb autorizoni nj\u00eb avokat n\u00ebse nuk do t\u00eb jeni prezent p\u00ebr kryerjen e procedur\u00ebs p\u00ebr heqjen e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare. Rregullimi ligjor p\u00ebr heqjen e shtet\u00ebsis\u00eb e b\u00ebn ligji nr. 8389 dat\u00eb 5.8.1998 \u201cP\u00ebr Shtet\u00ebsin\u00eb Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Ky ligj p\u00ebrcakton se: Shtet\u00ebsia shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e q\u00ebndrueshme juridike, q\u00eb shprehet n\u00eb t\u00eb drejtat dhe detyrat e nd\u00ebrsjellta t\u00eb personit fizik dhe t\u00eb shtetit shqiptar. Shtet\u00ebsia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e k\u00ebtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb pranuara nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Askujt nuk mund t&#8217;i hiqet arbitrarisht shtet\u00ebsia shqiptare. \u00c7do shtetas shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare me kusht q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtet\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb ket\u00eb fituar nj\u00eb shtet\u00ebsi tjet\u00ebr apo t&#8217;i jet\u00eb garantuar nga organet kompetente t\u00eb shtetit t\u00eb huaj dh\u00ebnia e nj\u00eb shtet\u00ebsie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Fitimi dhe rifitimi i shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare, si dhe heqja dor\u00eb prej saj, nga t\u00eb miturit b\u00ebhet me miratimin e prind\u00ebrve. \u00c7do ndryshim n\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb miturve, t\u00eb mosh\u00ebs 14-18 vje\u00e7, b\u00ebhet duke marr\u00eb edhe p\u00eblqimin e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr fitimin, rifitimin ose heqjen dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare paraqitet n\u00eb organet e Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik t\u00eb vendbanimit t\u00eb personit ose, n\u00eb rast se personi banon jasht\u00eb shtetit, n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike ose konsullore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jasht\u00eb shtetit e shoq\u00ebruar me dokumentet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se dokumentet e nevojshme nuk jan\u00eb t\u00eb plota, organet kompetente, brenda nj\u00eb muaji, i\u2019a kthejn\u00eb k\u00ebrkuesit p\u00ebr plot\u00ebsime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb individit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ket\u00eb ligj p\u00ebr fitimin, rifitimin ose humbjen e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare, vendos p\u00ebr paraqitjen ose jo t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr fitimin, rifitimin ose humbjen e shtet\u00ebsist pran\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik shoq\u00ebrohet me dosjen e plot\u00eb individuale te k\u00ebrkuesit. Vendimi p\u00ebr b\u00ebrjen ose jo t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik i b\u00ebhet e njohur subjekteve t\u00eb interesuara, t\u00eb cilat, n\u00eb rast se nuk jane dakord me p\u00ebrmbajtjen e tij, mund t\u00eb ngren\u00eb padi n\u00eb gjykaten e rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Republikts, brenda 3 muajve nga paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik, nxjerr dekretin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb rast se k\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, materiali i kthehet p\u00ebr t&#8217;u plot\u00ebsuar Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes.<\/p>\n<p>Kopje e dekretit p\u00ebr fitimin ose humbjen e shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare u d\u00ebrgohet Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb veprimet e duhura. Dekreti botohet n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p>Personit q\u00eb ka fituar shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare i jepet dokumenti p\u00ebrkat\u00ebs, nd\u00ebrsa atij q\u00eb e ka humbur shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare i jepet nj\u00eb dokument identifikimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij arsyetimi, n\u00ebse ju i plot\u00ebsoni t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb fituar shtet\u00ebsin gjermane, mund t\u00eb autorizoni nj\u00eb avokat p\u00ebr t\u00eb ndjekur procedurat p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare. Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d p\u00ebrve\u00e7 trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb e specializuar p\u00ebr kryerjen e procedurave ligjore p\u00ebr t\u00eb cilat ju jeni i interesuar. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion mund t\u00eb kontaktoni me e-mailin ton\u00eb!<\/p>\n<p><strong>(K\u00ebt\u00eb shkrim mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d t\u00eb k\u00ebsaj jave. At\u00eb mund ta blini n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e shitjes n\u00eb Shqip\u00ebri si edhe n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj n\u00eb Greqi. Mund ta blini edhe online, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokat, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Armando nga Tirana por me banim n\u00eb Gjermani. Kam disa vite q\u00eb jetoj n\u00eb Gjermani dhe i kam plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb gjermane. Republika Federale Gjermane nuk i lejon dy shtet\u00ebsi ndaj dhe un\u00eb dua t\u00eb heq shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare. A mundet t\u00eb heq dor\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[219],"tags":[],"class_list":["post-13739","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13739\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}