{"id":13679,"date":"2016-08-08T13:35:24","date_gmt":"2016-08-08T11:35:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13679"},"modified":"2016-08-08T17:15:27","modified_gmt":"2016-08-08T15:15:27","slug":"mimoza-keta-nje-grua-qe-i-jep-jete-jetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/08\/mimoza-keta-nje-grua-qe-i-jep-jete-jetes\/","title":{"rendered":"Mimoza Keta, nj\u00eb grua q\u00eb i jep jet\u00eb jet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ka m\u00eb tabu&#8230;<\/p>\n<p>Ka mbaruar me d\u00ebshir\u00eb, pasion dhe rezultate shum\u00eb t\u00eb larta Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1979, p\u00ebr t\u2019u specializuar n\u00eb obstetrik\u00eb-gjinekologji. Nga ajo koh\u00eb, punon si mjeke obstetre-gjinekologe n\u00eb Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe n\u00eb klinik\u00ebn laboratorike \u201cVirhov\u201d. N\u00eb k\u00ebto vite, asnj\u00eb dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga problemet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb komunitetit fem\u00ebror. Ajo \u00ebsht\u00eb pran\u00eb tyre me komunikim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb klinik\u00eb e spital, n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb shkruar dhe vizive, n\u00eb rrjetet sociale, si dhe duke komunikuar n\u00ebp\u00ebrmjet uebsajtit bebaime.com&#8230;<\/p>\n<p>Anila Kadija: &#8211; Doktoresh\u00eb Mimoza, duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb romantike t\u2019i sh\u00ebrbesh jet\u00ebs, t\u2019i jap\u00ebsh jet\u00eb asaj&#8230;<br \/>\nMimoza Keta: &#8211; T\u2019u sh\u00ebrbesh njer\u00ebzve, t\u00eb ndihmosh n\u00eb sh\u00ebndetin e grave dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb jesh njeriu i par\u00eb q\u00eb prek jet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb mrekullia vet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb bekimi m\u00eb i madh i obstet\u00ebr-gjinekologut. Jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb vjen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme duke ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb e specieve, por ne njer\u00ebzve, evolucioni na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimit biologjik n\u00eb form\u00ebn m\u00eb interesante dhe shum\u00eb t\u00eb bukur. Ne nuk lindim thjesht p\u00ebr instinkt t\u00eb trash\u00ebgimit biologjik. Ne lindim pasi kemi v\u00ebn\u00eb si p\u00ebrpar\u00ebsi dashurin\u00eb midis dy gjinive. T\u00eb dy partner\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb lindjen e jet\u00ebs, por gruaja p\u00ebrjeton nj\u00eb dimension mbireal, p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e saj, q\u00eb p\u00ebrfundon kur mbaron ekzistenca e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb ndjenja e n\u00ebn\u00ebs, ku ndikojn\u00eb ndryshimet hormonale q\u00eb nisin q\u00eb n\u00eb aktin e par\u00eb seksual, b\u00ebhen udh\u00ebrr\u00ebfyes gjat\u00eb shtatzanis\u00eb dhe vazhdojn\u00eb me dashurin\u00eb mbi f\u00ebmij\u00ebn, megjith\u00ebse ka sjell\u00eb paralelisht dhimbjen dhe lumturin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dhe jeni ju q\u00eb i ndihmoni grat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli. Cila \u00ebsht\u00eb rruga e nj\u00eb mjeku t\u00eb mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Titulli \u201cmjek\u201d, fitohet me mbarimin e studimeve mjek\u00ebsore, por profesioni i mjekut nuk \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb ekzakte, ku \u201cnj\u00eb dhe nj\u00eb b\u00ebjn\u00eb dy\u201d dhe me kaq p\u00ebrfundon dija. Mjek\u00ebsia m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb art dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb thuash \u201ce m\u00ebsova\u201d, \u201cceka fundin\u201d, apo se tashm\u00eb i di t\u00eb gjitha. Mjek\u00ebsia evolon \u00e7do dit\u00eb. Po e le nj\u00eb dit\u00eb, ajo t\u00eb l\u00eb mbrapa.<br \/>\nP\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mjek duhet pasion dhe dashuri p\u00ebr profesionin; p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mjek n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit, k\u00ebrkohet shtim i dijeve duke u p\u00ebrdit\u00ebsuar me arritjet shkencore mjek\u00ebsore brenda e jasht\u00eb vendit dhe, s\u00eb fundi, q\u00eb t\u00eb jesh mjek duhet t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb diagnostikim dhe n\u00eb trajtim.<br \/>\n&#8211; Na tregoni nj\u00eb rast ku e keni ndjer\u00eb forc\u00ebn e profesionit mbi t\u00eb keqen?<br \/>\n&#8211; Si \u00e7do profesion, edhe profesioni i mjekut nuk ka vet\u00ebm histori suksesi. Jo rrall\u00eb mjek\u00ebt ndodhen p\u00ebrpara pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn ndaj pacientit, jo p\u00ebr shkak t\u00eb mosdijes. Edhe sot, mjek\u00ebsia ndodhet p\u00ebrpara mosnjohjes s\u00eb shum\u00eb rasteve q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb jo mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, vjen n\u00eb veprim forca p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur n\u00eb profesionin q\u00eb ke zgjedhur, duke k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00ebsosh mbi humbjen, q\u00eb ajo t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019mund t&#8217;u k\u00ebshillojm\u00eb lexueseve tona n\u00eb lidhje me parandalimin dhe kurimin e s\u00ebmundjeve q\u00eb prekin ato?<br \/>\n&#8211; Problemi i parandalimit dhe trajtimit, \u00ebsht\u00eb sa problem i sistemit mjek\u00ebsor, aq edhe i kultur\u00ebs mjek\u00ebsore q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebria. N\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi parandalimit mjek\u00ebsor me sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor dhe n\u00eb chek-up. Duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, tentohet ndryshimi i mentalitetit t\u00eb komunitetit, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb parandalohet s\u00ebmundja sesa t\u00eb trajtohet. N\u00eb drejtim t\u00eb parandalimit, nj\u00eb ndihmes\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe japin OJF-t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Na tregoni nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk ju hiqet nga kujtesa&#8230;<br \/>\n&#8211; Kur vler\u00ebsoj ecurin\u00eb time profesionale, ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi dhe privilegj q\u00eb kam punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion. Eksperiencat e bukura jan\u00eb t\u00eb pafundme, sidomos k\u00ebto dhjet\u00eb vitet e fundit dhe pres eksperienca akoma m\u00eb t\u00eb bukura. Tani, besoj se edhe ti Anila, po pret me padurim t\u00eb d\u00ebgjosh eksperiencat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb profesionit tim. Nuk po t\u00eb mbaj gjat\u00eb dhe po ta shuaj kureshtjen. Eksperiencat m\u00eb t\u00eb bukura, jan\u00eb pritja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb n\u00ebnave q\u00eb i kam pritur me duart e mia p\u00ebrpara 20-30 vitesh, apo m\u00eb shum\u00eb. Po pres me padurim pritjen e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb brezit t\u00eb tret\u00eb, gjyshen dhe n\u00ebn\u00ebn e t\u00eb cilit, i kam pritur un\u00eb kur kan\u00eb ardhur n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb Moza n\u00ebn\u00eb dhe bashkeshorte?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb jesh bashk\u00ebshorte e n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb dhe t\u00eb ushtrosh profesionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme duhet ta jetosh, shfryt\u00ebzosh dhe p\u00ebrpjes\u00ebtosh koh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale. Shpresoj t\u2019ia kem dal\u00eb. Me kalimin e viteve, raportet bashk\u00ebshortore, n\u00ebn\u00eb dhe profesion, ndryshojn\u00eb, por kam kuptuar q\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbash nj\u00eb ekuilib\u00ebr q\u00eb k\u00ebnaq shum\u00eb mir\u00eb, apo mjaftuesh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt. S\u00eb shpejti, do b\u00ebhem gjyshe dhe sinqerisht, nuk e di se ku do ta \u201cvjedh\u201d koh\u00ebn, por me siguri do ta gjej me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebshortit, djalit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<br \/>\n&#8211; Mendoni se, q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift ta jetoj\u00eb bukur lidhjen e tij, duhet t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr f\u00ebmij\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shoq\u00ebria njer\u00ebzore ndryshon vazhdimisht, jo vet\u00ebm stilin e t\u00eb jetuarit, por edhe konceptin mbi familjen. Un\u00eb mendoj se familja \u00ebsht\u00eb harmonia e t\u00eb jetuarit bukur midis dy individ\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ndajn\u00eb mendime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mbi t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e aspekteve t\u00eb jet\u00ebs, punojn\u00eb t\u00eb dy p\u00ebr t\u00eb ushqyer dashurin\u00eb, mir\u00ebkuptimin dhe toleranc\u00ebn midis tyre, plot\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dy k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u ushqyer, p\u00ebr t\u00eb pasur veshmbathje dhe banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, si dhe bashk\u00ebvendosin shpenzimet p\u00ebr nevojat kulturore, sportive etj. t\u00eb \u00e7do individi t\u00eb familjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb familje mund t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm edhe nj\u00eb ose disa f\u00ebmij\u00eb biologjik\u00eb ose jo biologjik\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje reciproke t\u00eb \u00e7iftit. Por, edhe n\u00ebse familja nuk ka f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shkaqe fiziologjike, apo se ashtu ka vendosur \u00e7ifti, kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak q\u00eb \u00e7ifti t\u00eb mos ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; Si jan\u00eb statistikat e lindjeve sot? \u00cbsht\u00eb shtuar interesimi apo indiferenca n\u00eb lidhje me prind\u00ebrimin?<br \/>\n&#8211; Numri i lindjeve n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb jet\u00eb zvog\u00ebluar me mbi dy her\u00eb n\u00eb krahasim me vitet e para 1990-\u00ebs. Shkaqet jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb mosha mesatare t\u00eb jet\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. \u201cK\u00ebmbana\u201d ndodhet brenda n\u00eb familje. K\u00ebrkesa dhe tendenca p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb t\u00eb qet\u00eb e pa telashe, si dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb jetuar me nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar ekonomik, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb familjet e reja t\u00eb mos lindin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Sot, mesatarja e numrit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur n\u00eb familjet e reja, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se dy.<br \/>\nN\u00eb situat\u00ebn e krijuar p\u00ebrjashtoj faktorin indiferenc\u00eb t\u00eb \u00e7ifteve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prind, se n\u00eb eksperienc\u00ebn time nuk gjej asnj\u00eb \u00e7ift q\u00eb t\u00eb jen\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb mos patur f\u00ebmij\u00eb. Edhe kur kan\u00eb patur probleme t\u00eb infertilitetit, zgjidhjen kan\u00eb tentuar ose e kan\u00eb gjetur n\u00eb metodat bashkohore t\u00eb riprodhimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fertilizimi artificial.<br \/>\n&#8211; Shmangia e aborteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat e mjek\u00ebsis\u00eb sot&#8230; Si mjeke, me eksperienc\u00ebn q\u00eb keni, \u00e7\u2019do t\u2019u thonit t\u00eb rinjve?<br \/>\n&#8211; N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, informacioni merret shpejt dhe \u00ebsht\u00eb i shum\u00ebllojsh\u00ebm. K\u00ebshtu ndodh edhe me informacionin mbi organet riprodhuese fem\u00ebrore dhe mashkullore, por edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn e riprodhimit natyral. T\u00eb etur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj dijeje jan\u00eb moshat e hershme q\u00eb, kur informacioni nuk u mjafton, nisin t\u00eb hulumtojn\u00eb vetveten, deri te kryerja e aktit seksual. Kryerja e aktit seksual mbart tre probleme.<br \/>\nKur kryhet akti i par\u00eb seksual, n\u00eb organizmin e femr\u00ebn ndodhin nj\u00eb seri ndryshimesh hormonale dhe fizike, q\u00eb mund t\u00eb sjellin probleme t\u00eb m\u00ebdha. Ndaj rekomandohet q\u00eb pas kryerjes s\u00eb kontaktit t\u00eb par\u00eb seksual t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vizit\u00eb te mjeku gjinekolog. K\u00ebshillat e mjekut jan\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrgjithshme, aq edhe t\u00eb personalizuara.<br \/>\nProblemi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb akt seksual, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb infeksione seksualisht t\u00eb transmetueshme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, ve\u00e7an\u00ebrisht kur partneri\/ja \u00ebsht\u00eb i\/e pasigurt ose ka partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nProblemi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr shtatzani t\u00eb pad\u00ebshiruar. Zgjidhja n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb kryerja e marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale me mbrojtje. Prezervativi i trajtuar dhe p\u00ebrdorur sipas udh\u00ebzimeve, \u00ebsht\u00eb mbrojtje efikase si ndaj infeksioneve seksualisht t\u00eb transmetueshme, ashtu edhe ndaj shtatzanis\u00eb s\u00eb pad\u00ebshiruar.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga eksperiencat e tua t\u00eb ve\u00e7anta ka qen\u00eb ajo me grat\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatra, p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre intim&#8230;<br \/>\n&#8211; Prej gati pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh kam realizuar disa projekte n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb komunitetit fem\u00ebror n\u00eb disa zona rurale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb i konsideroj si projekte t\u00eb shk\u00eblqyera nga financuesit, sepse ndihma ka qen\u00eb n\u00eb zonat t\u00eb thella rurale ku kushtet higjieno-sanitare jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe kualifikimi sh\u00ebndetor, kryesisht i personelit t\u00eb mes\u00ebm, l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Kam kaluar n\u00eb duar me mij\u00ebra gra p\u00ebr vizit\u00eb gjinekologjike, kam biseduar me to mbi sh\u00ebndetin riprodhues, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur dijet, por m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kontrollit periodik t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues. Nj\u00eb nga shenjat q\u00eb kam tentuar t\u00eb l\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, \u00ebsht\u00eb krijimi i grupeve me gra t\u00eb afta profesionalisht n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit riprodhues, q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rastet e emergjenc\u00ebs, s\u00eb bashku me mamin\u00eb apo infermieren e zon\u00ebs, derisa t\u00eb afrohet kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor i kualifikuar.<br \/>\n&#8211; E v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet, por sot ju jeni nj\u00eb mjeke n\u00eb pension, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdoni t\u00eb punoni&#8230;<br \/>\n&#8211; Jam larguar nga puna p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cpaaft\u00ebsis\u00eb fizike apo mendore\u201d. K\u00ebshtu thot\u00eb ligji dhe mbi baz\u00eb t\u00eb tij m\u00eb paguajn\u00eb sigurimet shoq\u00ebrore. Por un\u00eb punoj, punoj se jam e aft\u00eb fizikisht dhe mend\u00ebrisht e kjo v\u00ebrtetohet edhe nga leja e ushtrimit t\u00eb profesionit q\u00eb l\u00ebshon \u201cUrdh\u00ebri i Mjekut\u201d. Komuniteti fem\u00ebror beson n\u00eb eksperiencen time, beson n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb dhe dijet e mia, ndaj m\u00eb kontaktojn\u00eb, me besimin se diagnostikimi dhe trajtimi do jen\u00eb efikas\u00eb.<br \/>\n&#8211; Keni edhe nj\u00eb portal t\u00eb bukur roz\u00eb p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb internet, bebaime.com&#8230;<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrtimi i faqes \u00ebsht\u00eb iniciativ\u00eb e n\u00ebn\u00ebs nga Prishtina, Valizakja, e cila jasht\u00eb profesionit t\u00eb saj, pasi lindi f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, mendoi t\u2019u vinte n\u00eb ndihm\u00eb grave me mosh\u00eb riprodhuese rreth perinatologjis\u00eb. Eksperienca e lindjes s\u00eb par\u00eb, e drejtoi at\u00eb n\u00eb iden\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj faqeje q\u00eb ekziston sot. Me ftes\u00ebn e par\u00eb, u b\u00ebra pjes\u00eb e pandar\u00eb e komunikimit me grat\u00eb, komunikim q\u00eb e b\u00ebj me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim \u00e7do dit\u00eb. Sot kjo grua ka tre f\u00ebmij\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb grave shqipfol\u00ebse, p\u00ebr \u00e7do lloj problemi q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sh\u00ebndetin e tyre riprodhues.<br \/>\n&#8211; E kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb grat\u00eb t\u00eb pyesin virtualisht apo tabut\u00eb jan\u00eb shembur tashm\u00eb?<br \/>\n&#8211; Etik\u00eb n\u00eb komunikim ka, por nuk ka tabu. M\u00eb vjen aq mir\u00eb sa nuk di si ta p\u00ebrshkruaj, por grat\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb liruara nga kompleksiteti i t\u00eb shprehurit dhe problemin e thon\u00eb qart\u00eb ashtu si e mendojn\u00eb, ndiejn\u00eb apo ankojn\u00eb. Kjo ndodh me grat\u00eb dhe vajzat nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqip\u00ebria, si dhe me ato gra q\u00eb ndodhen dhe jetojn\u00eb n\u00eb Itali, Greqi, SHBA, Evrop\u00eb e kudo tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Dhe pyetja e fundit: Kur n\u00eb duar keni nj\u00eb bebe akoma me shiritin e k\u00ebrthiz\u00ebs t\u00eb paprer\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb mendimi i par\u00eb q\u00eb ju shkon n\u00eb mendje?<br \/>\n&#8211; Debati mbi lindjen e jet\u00ebs dhe transmetimi i saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evolutive n\u00eb rac\u00ebn njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm edhe sot n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme shkencore apo religjoze, por pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtit\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb e bukur. Edhe un\u00eb k\u00ebshtu them, jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e bukur, pavar\u00ebsisht se si mendon nj\u00ebri apo tjetri, se nga ka ardhur ajo, apo ku po shkon.<br \/>\nKur kam par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb lindje jete njer\u00ebzore, jam mahnitur. Kur shikoj edhe sot jet\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb drit\u00eb, ashtu me kordonin ombelikal t\u00eb paprer\u00eb, t\u00eb veshur me verniksin kazeoz dhe kur p\u00ebr ankes\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb ambientit jeta qan me t\u00eb b\u00ebrtitur, them: \u201cky apo kjo do jet\u00eb m\u00eb i\/e mir\u00eb se ne, sepse nga ne ka marr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe ne do t\u2019i transmetojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka m\u00eb tabu&#8230; Ka mbaruar me d\u00ebshir\u00eb, pasion dhe rezultate shum\u00eb t\u00eb larta Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1979, p\u00ebr t\u2019u specializuar n\u00eb obstetrik\u00eb-gjinekologji. Nga ajo koh\u00eb, punon si mjeke obstetre-gjinekologe n\u00eb Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe n\u00eb klinik\u00ebn laboratorike \u201cVirhov\u201d. N\u00eb k\u00ebto vite, asnj\u00eb dit\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13680,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-13679","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13679\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}