{"id":13646,"date":"2016-07-21T12:30:34","date_gmt":"2016-07-21T10:30:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13646"},"modified":"2016-08-10T21:27:22","modified_gmt":"2016-08-10T19:27:22","slug":"test-e-di-si-ndryshon-trupi-yne-kur-plakemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/07\/test-e-di-si-ndryshon-trupi-yne-kur-plakemi\/","title":{"rendered":"Test E di si ndryshon trupi yn\u00eb kur plakemi?"},"content":{"rendered":"<p>1. Pas mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are, shumica prej nesh e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shoh\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb deri n\u00eb 60 centimetra larg.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>2. Me kalimin e mosh\u00ebs, mund t\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb merrni ila\u00e7e kund\u00ebr aciditetit t\u00eb stomakut.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>3. Dhimbja e ky\u00e7eve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e plakjes.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>4. Ju mund t\u00eb keni v\u00ebshtir\u00ebsi d\u00ebgjimi, sidomos p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e grave dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>5. Plakje do t\u00eb thot\u00eb edhe fundi i seksit.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>6. Me kalimin e mosh\u00ebs, njer\u00ebzit shkurtohen.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>7. \u00c7far\u00eb zmadhohet me kalimin e mosh\u00ebs?<br \/>\na. Vesh\u00ebt<br \/>\nb. Hunda<br \/>\nc. Mjekra<\/p>\n<p>8. T\u00eb moshuarit preken m\u00eb shpesh nga kapsll\u00ebku.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>9. Cili \u00ebsht\u00eb shkaku i rrudhave?<br \/>\na. Shtimi n\u00eb pesh\u00eb.<br \/>\nb. Mungesa e proteinave q\u00eb tendosin l\u00ebkur\u00ebn.<br \/>\nc. Dob\u00ebsimi i muskujve t\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>10. Edhe burrave, edhe grave, mund t\u2019u dalin qime n\u00eb zona t\u00eb pad\u00ebshiruara.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>11. Kur t\u00eb plakeni, ju do t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak gjum\u00eb se m\u00eb par\u00eb.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>12. Pleqt\u00eb jan\u00eb m\u00eb optimist\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>13. Humbja e kontrollit mbi fshik\u00ebz\u00ebn e urin\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e paevitueshme e procesit t\u00eb plakjes.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>14. Aft\u00ebsia e t\u00eb menduarit ulet pas t\u00eb 20-tave.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet<br \/>\n1. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nJu mund ta vini re k\u00ebt\u00eb n\u00eb fillim kur p\u00ebrpiqeni t\u00eb lexoni nj\u00eb menu. Shumica e t\u00eb rriturve kan\u00eb nj\u00eb problem shikimi, t\u00eb quajtur presbiopi, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shohin gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. Kjo gj\u00eb shpesh fillon kur hyni n\u00eb t\u00eb 40-tat. Zakonisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihmojn\u00eb syzet zmadhuese dhe ju mund t\u00eb gjeni nj\u00eb pal\u00eb syze q\u00eb nuk kushtojn\u00eb shtrenjt\u00eb. N\u00ebse ju mbani tashm\u00eb syze p\u00ebr larg, mendoni t\u00eb vini syze bifokale.<br \/>\n2. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nT\u00eb moshuarit dhe grat\u00eb shtatz\u00ebna vuajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga urthi. Kjo ndjesi bezdis\u00ebse fillon n\u00eb gjoks e kalon n\u00eb fyt dhe shtohet me kalimin e mosh\u00ebs. Zakonisht, p\u00ebr t\u00eb luftuar simptomat e buta, ndihmojn\u00eb ila\u00e7et kund\u00ebr aciditetit q\u00eb merren n\u00eb farmaci pa recet\u00eb. Por, n\u00ebse urthi rikthehet dhe vuani prej tij m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, ose \u00ebsht\u00eb me simptoma t\u00eb forta, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shkoni te doktori.<br \/>\n3. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nJo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb moshuarit kan\u00eb dhimbje dhe ngurt\u00ebsi n\u00eb ky\u00e7e, por mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur artrit shtohen me kalimin e mosh\u00ebs. Gjysma e njer\u00ebzve mbi 65 vje\u00e7 vuajn\u00eb prej k\u00ebsaj dhe shumica e tyre kan\u00eb osteoartrit. Kjo ndodh kur indet q\u00eb mbrojn\u00eb kockat fillojn\u00eb t\u00eb konsumohen. Kur nuk mbetet fare prej tyre, kockat f\u00ebrkohen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurt\u00ebsi. K\u00ebto hasen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb duar, qaf\u00eb, kurriz, gjunj dhe ije.<br \/>\n4. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nGrat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb z\u00ebra me nota t\u00eb larta dhe k\u00ebta tinguj jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb zhduken nga spektri i d\u00ebgjimit. Me kalimin e mosh\u00ebs, qimet e d\u00ebgjimit brenda veshit, q\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb val\u00ebt e d\u00ebgjimit n\u00eb tru, b\u00ebhen m\u00eb pak t\u00eb ndjeshme. Kjo e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh, p\u00ebr shembull, P-n\u00eb nga T-ja. Kjo gjendje, e quajtur presbikusis, shpesh trash\u00ebgohet n\u00eb familje, por ajo mund t\u00eb shkaktohet edhe nga zhurmat e forta, duhanpirja, ose nga s\u00ebmundjet. Nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb efekt dyt\u00ebsor i antibiotik\u00ebve, apo i aspirin\u00ebs.<br \/>\n5. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nShum\u00eb t\u00eb moshuar jan\u00eb ende aktiv\u00eb seksualisht, por gjysma e njer\u00ebzve nga 75-85 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr seks, thon\u00eb se v\u00ebn\u00eb re disa probleme. Disa burra kan\u00eb \u00e7rregullime t\u00eb ereksionit, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekzistojn\u00eb trajtime. Kurse grat\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lubrifikant\u00eb, ose loj\u00ebra paraprake m\u00eb t\u00eb gjata, q\u00eb t\u00eb shtohet qarkullimi i gjakut n\u00eb zon\u00ebn gjenitale.<br \/>\n6. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nNga mosha 30-70 vje\u00e7 burrat humbasin afro 2.5 cm gjat\u00ebsi, nd\u00ebrsa grat\u00eb, deri n\u00eb 5 cm. Pas mosh\u00ebs 89 vje\u00e7, t\u00eb dyja pal\u00ebt \u201chyjn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb uj\u00eb\u201d. Kjo ndodh ngaq\u00eb k\u00ebrcet mes ky\u00e7eve konsumohen dhe shtylla kurrizore ngjeshet. Muskujt gjithashtu dob\u00ebsohen dhe nuk e mbajn\u00eb trupin drejt si m\u00eb par\u00eb. Shkaktar \u00ebsht\u00eb edhe hollimi i kockave. Shkurtimi shum\u00eb i shpejt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb paralajm\u00ebruese se rrezikoheni nga thyerja e shtyll\u00ebs kurrizore, apo ijes, k\u00ebshtu q\u00eb flisni me doktorin n\u00ebse vini re nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh, ose t\u00eb papritur.<br \/>\n7. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nNj\u00eb k\u00ebng\u00eb e vjet\u00ebr angleze thot\u00eb \u201cA t\u00eb varen vesh\u00ebt?\u201d. K\u00ebrcet e vesh\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten dhe kjo shkakton zmadhimin e tyre. Nd\u00ebrsa hunda mund t\u00eb duket m\u00eb e gjer\u00eb, sepse indet rrotull saj dob\u00ebsohen dhe fillojn\u00eb t\u00eb varen.<br \/>\n8. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb mund ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb problem, por gjasat e kapsll\u00ebkut shtohen me kalimin e mosh\u00ebs. K\u00ebtu luajn\u00eb rol mungesa e fizkultur\u00ebs, ndryshimet n\u00eb diet\u00eb, ila\u00e7et dhe problemet sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00ebse ju p\u00ebrdorni shpesh laksativ\u00eb, trupi mund t\u00eb harroj\u00eb t\u2019i kryej\u00eb funksionet e veta. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni q\u00eb t\u00eb dilni jasht\u00eb rregullisht? Q\u00ebndroni aktiv\u00eb, hani m\u00eb shum\u00eb fruta, perime dhe drith\u00ebra integrale dhe pini t\u00eb pakt\u00ebn 6-8 gota uji n\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n9. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nL\u00ebkura e fillon procesin e plakjes q\u00ebkur ne jemi n\u00eb t\u00eb 20-tat. Trupi yn\u00eb nuk prodhon m\u00eb aq kolagjen dhe elastin\u00eb, proteina q\u00eb e ndihmojn\u00eb trupin t\u00eb jet\u00eb i tendosur dhe i mbushur. L\u00ebkura hollohet dhe nuk rikthehet m\u00eb aq shpejt n\u00eb pozicionin e saj pasi ne qeshim, rrudhim ballin, apo pic\u00ebrrojm\u00eb syt\u00eb. Gj\u00ebrat mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen n\u00ebse b\u00ebni ushtrime p\u00ebr \u201cforcimin\u201d e muskujve t\u00eb fytyr\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebrdorni krem dielli para se t\u00eb dilni n\u00eb diell dhe, lini duhanin, n\u00ebse e pini.<br \/>\n10. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nGrat\u00eb pas menopauz\u00ebs mund t\u00eb humbasin flok\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe mund t\u2019u dalin qime n\u00eb mjek\u00ebr, apo n\u00eb buz\u00ebn e sip\u00ebrme. Kjo ndodh pjes\u00ebrisht sepse ulet niveli i estrogjeneve dhe mbizot\u00ebrojn\u00eb testosteronet; pjes\u00eb e procesit t\u00eb plakjes. Te burrat pak\u00ebsohen flok\u00ebt n\u00eb kok\u00eb dhe shtohen qimet n\u00eb vesh\u00eb dhe n\u00eb hund\u00eb.<br \/>\n11. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nNevoja p\u00ebr gjum\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb rritur, megjithat\u00eb, pleqt\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i z\u00ebr\u00eb gjumi dhe b\u00ebjn\u00eb gjum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, si edhe zgjohen m\u00eb shpesh nat\u00ebn. Disa nga k\u00ebto probleme kan\u00eb lidhje me s\u00ebmundjet, apo me ila\u00e7et. Gjithashtu, \u00e7rregullohet ora e brendshme e trupit, q\u00eb kontrollon koh\u00ebn kur ne zgjohemi dhe flem\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb pleqt\u00eb t\u00eb flen\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe t\u00eb zgjohen shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes.<br \/>\n12. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nPleqt\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb shohin an\u00ebn e ndritshme t\u00eb jet\u00ebs. Ata n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i kujtojn\u00eb evenimentet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb pozitive sesa t\u00eb rinjt\u00eb. Mendimet e s\u00eb shkuar\u00ebs i sjellin shum\u00eb prej tyre n\u00eb humor t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n13. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nProblemet me fshik\u00ebz\u00ebn e urin\u00ebs shtohen me kalimin e mosh\u00ebs, por ato nuk u ndodhin t\u00eb gjith\u00ebve. Gjithashtu, n\u00ebse ju keni probleme, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se duhet t\u2019i duroni. Ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i trajtuar, q\u00eb nga ndryshimi i gj\u00ebrave q\u00eb hani dhe pini (m\u00eb pak kafein\u00eb), tek ila\u00e7et dhe kirurgjia.<br \/>\n14. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nTruri arrin madh\u00ebsin\u00eb e tij maksimale n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb 20-tave dhe pastaj fillon t\u00eb tkurret ngadal\u00eb. Fluksi i gjakut gjithashtu ulet me kalimin e koh\u00ebs, por disa lloje kujtese mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, si aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kujtuar komcepte dhe fakte. Flisni me doktorin n\u00ebse keni mungesa kujtese q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme. Humbja e \u00e7el\u00ebsave nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kaq koh\u00eb \u00ebsht\u00eb normale, por nuk \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb harroni se p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb ata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. Pas mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are, shumica prej nesh e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shoh\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb deri n\u00eb 60 centimetra larg. a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 2. Me kalimin e mosh\u00ebs, mund t\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb merrni ila\u00e7e kund\u00ebr aciditetit t\u00eb stomakut. a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 3. Dhimbja e ky\u00e7eve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13647,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[],"class_list":["post-13646","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-test"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13646\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}