{"id":13632,"date":"2016-07-20T12:30:01","date_gmt":"2016-07-20T10:30:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13632"},"modified":"2016-07-20T10:39:58","modified_gmt":"2016-07-20T08:39:58","slug":"deputeti-me-mbajti-dashnore-e-pastaj-me-hodhi-ne-rruge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/07\/deputeti-me-mbajti-dashnore-e-pastaj-me-hodhi-ne-rruge\/","title":{"rendered":"Deputeti m\u00eb mbajti dashnore e pastaj m\u00eb hodhi n\u00eb rrug\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje. Fatmir\u00ebsisht, tani ndodhem shum\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai maskarai q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deputet i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebndoj\u00eb dot, megjith\u00ebse gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb mori \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte nga un\u00eb. Historia ime mund t\u00eb jet\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb shum\u00eb vajza t\u00eb tjera t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij ish-zot\u00ebris\u00eb me t\u00eb cilin un\u00eb pata marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebr 3 vjet radhazi. Po ju prezantohem me emrin Ana dhe jo emrin tim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb ndjeni, e di q\u00eb keni shum\u00eb kuriozitet p\u00ebr emrin e deputetit, por nuk mund t\u2019jua them. Maksimumi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019jua l\u00eb ta kuptoni vet\u00eb, gjat\u00eb letr\u00ebs sime. Un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb me linja dhe e bukur, dikur kam konkurruar n\u00eb nj\u00eb kompeticion Missi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pas fitova burs\u00eb p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme dhe Diplomaci n\u00eb nj\u00eb universitet privat n\u00eb Tiran\u00eb (vet\u00eb nuk jam nga Tirana). Menj\u00ebher\u00eb pas atij kompeticioni bukurie, ku un\u00eb fitova nj\u00eb titull, m\u00eb erdhi nj\u00eb sms nga nj\u00eb num\u00ebr me kontrat\u00eb: \u201cIshe vajza m\u00eb e bukur aty\u201d. Pyeta producentin tim p\u00ebr numrin e panjohur q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi mesazh.<br \/>\n\u201cAh, moj vajz\u00eb, tha ai i lumtur, fati t\u00eb buz\u00ebqeshi, e sigurove jet\u00ebn\u201d.<br \/>\nAto fjal\u00eb se si m\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb ato moment, ndjeva edhe k\u00ebnaq\u00ebsi, por edhe frik\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sapo dola nga salla e konferencave t\u00eb nj\u00eb hoteli t\u00eb njohur n\u00eb Tiran\u00eb, pash\u00eb te dera e hotelit t\u00eb parkuar nj\u00eb makin\u00eb luksoze. Shoferi m\u00eb hapi der\u00ebn dhe pash\u00eb se n\u00eb sediljen e pasme ishte nj\u00eb tuf\u00eb me tr\u00ebndafila. M\u00eb shkoi mendja te kush\u00ebrinjt\u00eb e mi q\u00eb ishin larg n\u00eb emigrim, pasi nga familjar\u00ebt e mi askush nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnte asisoj dhuratash.<br \/>\n\u201cJu lutem, lexojeni pusull\u00ebn zonjush\u00eb\u201d, m\u00eb tha shoferi kur m\u00eb pa t\u00eb habitur.<br \/>\nE lexova pusull\u00ebn q\u00eb thoshte: \u201cN\u00ebse i hip\u00ebn k\u00ebsaj makine sot, do fitosh \u00e7mimin Miss p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde\u201d. N\u00eb at\u00eb moment u mahnita. Hipa n\u00eb makin\u00eb pa hezituar dhe u mahnita nga luksi q\u00eb gjeta aty; s\u2019kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb asi makine. Pyeta shoferin se ku po shkonim, por nuk m\u00eb tregoi. N\u00eb fakt, nuk k\u00ebmb\u00ebngula, pasi u mahnita nga ajo joshje e \u00ebmb\u00ebl. K\u00ebtu b\u00ebra dhe gabimin e jet\u00ebs sime, nj\u00eb gabim q\u00eb do ta paguaja shtrenjt\u00eb e q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb shp\u00ebrngulesha nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nMakina po shkonte drejt Durr\u00ebsit dhe ndaloi para nj\u00eb hoteli t\u00eb bukur. Shkova n\u00eb recepsion dhe recepsionisti, shum\u00eb i p\u00ebrulur, sikur t\u00eb kishte arm\u00ebn n\u00eb fyt, m\u2019u p\u00ebrgjigj me shum\u00eb detaje dhe i harroi klient\u00ebt e tjer\u00eb. Ai m\u00eb dha \u00e7el\u00ebsin e suit\u00ebs. Me mendje thash\u00eb se do t\u00eb ishte ndonj\u00eb surpriz\u00eb nga kompania q\u00eb organizoi konkursin. U ngjita me ashensor dhe hapa der\u00ebn. Brenda gjeta zotin deputet me shampanj\u00eb n\u00eb dor\u00eb:<br \/>\n&#8211; Sonte, po t\u00eb mos vije, do t\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbeja! &#8211; tha me t\u00eb qeshur dhe hapi shampanj\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb krevat ishte nj\u00eb dhurat\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur nj\u00eb shum\u00eb e  madhe n\u00eb euro, q\u00eb ai m\u00eb tha se ishin p\u00ebr mua. O Zot, sikur m\u00eb b\u00ebri magji n\u00eb at\u00eb moment! T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb jam vajz\u00eb me sed\u00ebr, por edhe vajza m\u00eb e drejt\u00eb ose e mbar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb tundohej n\u00eb ato momente dhe nuk do t\u2019u thoshte kurr\u00eb \u201cjo\u201d atyre dhuratave dhe asaj valixheje plot me euro. N\u00eb mendjen time, n\u00eb ato momente, midis t\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, un\u00eb zgjodha t\u00eb keqen. Mendova se sa e vler\u00ebsuar duhet t\u00eb isha dhe se ky fat nuk i shkonte kujtdo. Askujt nuk mund t\u2019i trokiste nj\u00eb deputet n\u00eb der\u00eb. Fal\u00eb tij un\u00eb do t\u00eb siguroja t\u00eb ardhmen time dhe do t\u00eb kisha rrobat e fundit, do t\u00eb b\u00ebja qejf dhe do t\u00eb ndihmoja edhe familjen time. E di q\u00eb b\u00ebra shum\u00eb gabim at\u00eb dit\u00eb, por \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja?! U tundova r\u00ebnd\u00eb dhe ma bleu mendjen n\u00eb sekond\u00eb ai maskarai q\u00eb sot e urrej kaq shum\u00eb, me gjith\u00eb qenien time. Un\u00eb b\u00ebra si e v\u00ebshtir\u00eb dhe i thash\u00eb: \u201cjo\u201d, megjith\u00ebse ai e lexonte gjuh\u00ebn e trupit tim, q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ai po m\u00eb ofronte, e d\u00ebshiroja kaq shum\u00eb. B\u00ebra sikur po largohesha nga hoteli, por ai vrapoi drejt meje, m\u00eb shtr\u00ebngoi dhe m\u00eb tha: \u201cT\u00eb d\u00ebshiroj kaq shum\u00eb, sonte e p\u00ebrgjithmon\u00eb je e imja\u201d. M\u00eb eksitoi kaq shum\u00eb n\u00eb ato momente, saq\u00eb m\u00eb shtriu direkt n\u00eb krevat dhe gjer n\u00eb m\u00ebngjes b\u00ebm\u00eb seks si t\u00eb \u00e7mendur. Kisha pir\u00eb shum\u00eb alkool dhe kur u zgjova n\u00eb m\u00ebngjes, pyeta veten se ku isha ashtu. Ai m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim se kishte ikur her\u00ebt n\u00eb pun\u00eb dhe se donte t\u00eb m\u00eb takonte prap\u00eb n\u00eb dark\u00eb. Un\u00eb h\u00ebngra m\u00ebngjesin n\u00eb hotel dhe u ktheva n\u00eb Tiran\u00eb me makin\u00eb n\u00eb dispozicion. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs pyesja veten dhe m\u00eb kapi sikleti: \u201cPo sikur ai t\u00eb m\u00eb vriste q\u00eb t\u00eb mos nxirrja sekretin ton\u00eb?! \u00c7far\u00eb po b\u00ebja ashtu? Po familja ime? Si munda t\u00eb shkoja n\u00eb shtrat me nj\u00eb burr\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb?!\u201d.<br \/>\nK\u00ebto pyetje sa nuk po ma hiqnin mendjen, por kur shihja makin\u00ebn n\u00eb dispozicion, or\u00ebn e re n\u00eb krevat q\u00eb gjeta n\u00eb m\u00ebngjes e gjitha prej floriri, q\u00eb as p\u00ebr nj\u00ebqind vjet un\u00eb me t\u00eb ardhurat e mia nuk e blija dot, po ndihesha aq mir\u00eb, saq\u00eb e dija se ishte shum\u00eb e gabuar ajo q\u00eb po b\u00ebja, por m\u00eb p\u00eblqente kaq shum\u00eb. Vendosa ta takoja prap\u00eb n\u00eb dark\u00eb dhe ta pyesja edhe se si do t\u00eb vazhdonim. E takova p\u00ebrs\u00ebri jasht\u00eb kryeqytetit, nd\u00ebrrova dy makina q\u00eb t\u00eb mos pikasej dhe b\u00ebm\u00eb seks me epsh t\u00eb dy.<br \/>\nDukej q\u00eb atij i p\u00eblqente shum\u00eb dhe nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me nusen e tij, pasi ishte i martuar. Un\u00eb isha vet\u00ebm 21 vje\u00e7e e ai ishte kishte vite e kusur mbi shpatulla. P\u00ebrs\u00ebri e dija q\u00eb ishte shum\u00eb gabim kjo gj\u00eb q\u00eb po b\u00ebja, q\u00eb po mpleksesha m\u00eb nj\u00eb burr\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb, por m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb kjo gj\u00eb, m\u00eb p\u00eblqente \u00e7do detaj tek ai, q\u00eb te parfumi, shkatht\u00ebsia e deri te lek\u00ebt e tij (m\u00eb thoshte se n\u00eb \u00e7do fund muaji do t\u00eb m\u00eb jepte miliona). Mbi t\u00eb gjitha, m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb fakti se n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, do flija n\u00eb nj\u00eb hotel me 5 yje dhe nuk do t\u00eb shkoja n\u00eb konviktin tim, me shoqet e mia idiote e m\u00eb posht\u00eb se un\u00eb.<br \/>\nJu lutem, mos m\u00eb paragjykoni, se \u00e7do vajz\u00eb do ta kishte pranuar k\u00ebt\u00eb lidhje po t\u00eb ishte n\u00eb vendin tim. E di q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb gabim, por u josha nga parat\u00eb. Ai po m\u00eb blinte shum\u00eb shtrenjt\u00eb dhe po m\u00eb vler\u00ebsonte. Ishte fans i \u00e7mendur pas meje dhe pas formave t\u00eb mia. I lakmonte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. M\u00eb hipi shum\u00eb vetja n\u00eb qejf pa e kuptuar q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb zgjaste, aq m\u00eb shum\u00eb po i afrohesha humner\u00ebs sime. Ato dit\u00eb isha shum\u00eb n\u00eb qejf, jetoja si princesh\u00eb, shoqet fillova t\u2019i shmangia dhe frekuentoja lokalet e Bllokut. Ai m\u00eb jepte her\u00eb pas here nga 500 euro q\u00eb t\u2019i prishja sipas qejfit tim. Shoqeve t\u00eb mia u ra n\u00eb sy mungesa ime, diferencimi nga ato dhe fakti q\u00eb po b\u00ebja shum\u00eb mungesa n\u00eb konvikt. Nj\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn prind\u00ebrit e mi q\u00eb t\u00eb m\u00eb shihnin si isha, pasi ishin b\u00ebr\u00eb merak q\u00eb isha larguar prej tyre. Nj\u00ebra nga shoqet e mia m\u00eb spiunoi dhe babai m\u00eb mori me vete n\u00eb qytetin tim n\u00eb sht\u00ebpi, ku m\u00eb b\u00ebrin namin! M\u00eb b\u00ebrtiti madje dhe m\u00eb goditi se ku i gjeja gjith\u00eb ato rroba t\u00eb shtrenjta e pse mungoja n\u00eb konvikt. Para disa muajsh u kisha d\u00ebrguar para, duke u th\u00ebn\u00eb se punoja diku, por im at\u00eb kishte shkuar aty ku i thash\u00eb dhe kishte konfirmuar se un\u00eb n\u00eb fakt  nuk isha n\u00eb pun\u00eb. Ah, se harrova t\u2019ju tregoja k\u00ebt\u00eb detaj, i d\u00ebrgova familjes disa koh\u00eb disa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parash. Nj\u00ebher\u00eb u thash\u00eb i fitova n\u00eb nj\u00eb llotari, nj\u00ebher\u00eb u dhash\u00eb emrin e nj\u00eb kompanie t\u00eb fuqishme ku thash\u00eb se isha e pun\u00ebsuar me rrog\u00eb t\u00eb majme, kur n\u00eb realitet nuk punoja asnj\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb gjitha lek\u00ebt i merrja nga deputeti.<br \/>\nDuke e par\u00eb se nuk kisha zgjidhje tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, i thash\u00eb babait se isha lidhur me nj\u00eb biznesmen dhe se do t\u00eb martohesha, pasi lidhja jon\u00eb ishte serioze. Ai m\u00eb rrahu keqazi, derisa mamas\u00eb i ra t\u00eb fik\u00ebt dhe m\u00eb p\u00ebrzuri nga sht\u00ebpia, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb ma falte kurr\u00eb q\u00eb kisha vepruar pa pyetur at\u00eb e duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk isha m\u00eb bija e tij. Mua m\u2019u shemb e gjith\u00eb bota n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr n\u00eb celularin tim kisha nj\u00eb mij\u00eb e ca thirrje t\u00eb humbura nga zoti deputet. Ishte b\u00ebr\u00eb merak plehra se nuk do b\u00ebja seks me t\u00eb. Un\u00eb kisha ngelur rrug\u00ebve t\u00eb qytetit tim t\u00eb vog\u00ebl, kur ia hapa telefonin deputetit dhe ve\u00e7 qaja. Ai u tmerrua dhe m\u00eb tha se p\u00ebr t\u00eb qindtat e sekond\u00ebs do m\u00eb d\u00ebrgonte makin\u00ebn n\u00eb qytetin tim t\u00eb m\u00eb merrte. Isha aq keq saq\u00eb isha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb veten. Kur mb\u00ebrrita n\u00eb Tiran\u00eb, u zura keq me deputetin:<br \/>\n&#8211; Ti nuk m\u00eb do, ti m\u00eb ke fiksim mua, po m\u00eb mban si prostitut\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Joooo, &#8211; tha ai dhe theu xhamin e tavolin\u00ebs n\u00eb zy\u00ebn e tij. Menj\u00ebher\u00eb tre badigard\u00eb u fut\u00ebn brenda, por ai u b\u00ebrtiti &#8211; Dilni jasht\u00eb q\u00ebrohuuuuniii\u2026 m\u00eb lini vet\u00ebm me gruan time\u2026<br \/>\nAty u ndjeva v\u00ebrtet mir\u00eb dhe buz\u00ebqesha.<br \/>\n&#8211; Zem\u00ebr &#8211; tha ai, &#8211; ti m\u00eb \u00e7mend mua, t\u00eb dua marr\u00ebzisht &#8211; dhe me puthi fort. Fjet\u00ebm bashk\u00eb dhe u harruam at\u00eb nat\u00eb. Kur u zgjova t\u00eb nes\u00ebrmen, pash\u00eb pran\u00eb celularit tim nj\u00eb pal\u00eb \u00e7el\u00ebsa; ishin \u00e7el\u00ebsat e nj\u00eb vile luksoze, nj\u00eb n\u00eb rezidenc\u00eb private n\u00eb Tiran\u00eb. Ishin dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime, me sh\u00ebrb\u00ebtore me pishin\u00eb e me gjith\u00e7ka&#8230; Deputeti ndenji 2 jav\u00eb t\u00eb plota me mua dhe familjes s\u00eb tij i tha se ishte n\u00eb nj\u00eb trajnim jasht\u00eb vendit dhe se do kthehej von\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve politike. Jetuam \u00e7do dit\u00eb bashk\u00eb, b\u00ebnim pazar n\u00eb qendrat tregtare jasht\u00eb vendit n\u00eb Greqi dhe Milano dhe ktheheshim me klas vip, derisa do vinte dita e ferrit p\u00ebr mua.<br \/>\nKisha dhimbje barku, dhe i thash\u00eb n\u00eb telefon t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket se jam shtatz\u00ebn\u00eb! &#8211; i thash\u00eb e lumtur, sapo u fut.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb? \u2013 ul\u00ebriti ai. &#8211; Do ta heq\u00ebsh menj\u00ebher\u00eb!<br \/>\n&#8211; Po ti sikur e kishe seriozisht me mua&#8230; &#8211; i thash\u00eb me gjys\u00ebm z\u00ebri.<br \/>\nDeputeti u b\u00eb si kafsh\u00eb, vazhdoi t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste se ai e kishte nj\u00eb familje, se nuk duhet ta m\u00ebrzisja, pasi nuk e dija \u00e7\u2019m\u00eb priste. Ai nisi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte te familja dhe m\u00eb b\u00ebnte shantazh me videot e mia intime. U tremba aq shum\u00eb sepse mund t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe e hoqa f\u00ebmij\u00ebn. Pas k\u00ebsaj, doja t\u00eb flisja me familjen e cila edhe pak dhe do t\u00eb m\u00eb denonconte n\u00eb polici, pasi kishte humbur \u00e7do kontakt me mua, mir\u00ebpo ky m\u00eb ndalonte ta b\u00ebja, m\u00eb mbante si skllave seksi n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb mbyllur. I thash\u00eb se do ta denoncoja n\u00eb polici dhe do t\u00eb flisja n\u00eb media. At\u00ebhere m\u00eb rrahu keq fare dhe m\u00eb nxori jasht\u00eb n\u00eb shi, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cIk b\u00ebje\u201d dhe m\u00eb tregoi nj\u00eb foto t\u00eb familjes.<br \/>\nE pash\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb vajz\u00eb m\u00eb t\u00eb re se un\u00eb, nd\u00ebrsa mua m\u00eb takoi nga dreka, m\u00eb dha nj\u00eb shum\u00eb parash dhe m\u00eb tha: \u201cKaq ishte qejfi yn\u00eb!\u201d. Kjo ishte hera e fundit q\u00eb e takova.<br \/>\nUn\u00eb u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Prind\u00ebrit e mi ishin komplet t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe nuk e mora guximin t\u2019u tregoja \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte ndodhur. Pas disa dit\u00ebsh, iu hapa mamit dhe i tregova t\u00eb gjith\u00eb ferrin q\u00eb kisha kaluar. Babait i iku truri kur mamaja i tregoi, aq sa tani kurohet p\u00ebr depresion. Mos m\u00eb pyesni, gjith\u00eb hallet e bot\u00ebs m\u00eb ran\u00eb mua n\u00eb qaf\u00eb. Po m\u00eb dridhet trupi dhe tani q\u00eb e kujtoj dhe nuk shkruaj dot m\u00eb&#8230; ju lutem, m\u00eb ndjeni dhe m\u00eb kuptoni.<br \/>\nPas situat\u00ebs s\u00eb ndodhur, njer\u00ebzit e deputetit na mbanin n\u00eb v\u00ebzhgim e vrojtim n\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje ton\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet servil\u00ebve t\u00eb tyre. Mamaja ime kontaktoi me nj\u00eb organizat\u00eb bamir\u00ebse q\u00eb na ndihmoi me shpejt\u00ebsi dhe bujari, pasi u prek\u00ebn nga historia jon\u00eb dhe e dinin q\u00eb ishim viktima. Ata na d\u00ebrguan jasht\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u2019u strehuar. Mbase historia ime do b\u00ebj\u00eb shum\u00eb buj\u00eb, por m\u00eb besoni se edhe tani kam shum\u00eb frik\u00eb&#8230; Edhe sikur ai t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb, kam frik\u00eb nga ato kujtime dhe urrej veten time, bashk\u00eb me rrobat e mia. Ai njeri m\u00eb shkat\u00ebrroi familjen, m\u00eb la p\u00ebrgjys\u00ebm shkoll\u00ebn, m\u00eb theu \u00ebndrrat e mia dhe m\u00eb d\u00ebboi nga Shqip\u00ebria. N\u00ebse e lexon k\u00ebt\u00eb, dua t\u2019i them vet\u00ebm kaq: \u201cZoti ta shoft\u00eb emrin ty, pa marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb vajza t\u00eb tjera!\u201d. Duhet ta dini q\u00eb Shqip\u00ebria ka disa derra p\u00ebr deputet\u00eb. Mu bllokuan duart, nuk mund t\u00eb shtyp m\u00eb asnj\u00eb tast nga tastiera. M\u00eb duket sikur nuk kam m\u00eb frik\u00eb nga kjo jet\u00eb, sepse m\u00eb e keqja e t\u00eb keqes m\u00eb ka ndodhur. Kam ndryshuar 360 grad\u00eb tani dhe po shoh qet\u00ebsi, por m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr vendin tim. Ishalla b\u00ebhet ndonj\u00ebher\u00eb!<br \/>\nFaleminderit Gazet\u00ebs Intervista q\u00eb na lejon t\u00eb shprehemi dhe ruan anonimatin ton\u00eb, duke leht\u00ebsuar gjith\u00eb ata shpirt\u00ebra q\u00eb ndajn\u00eb historit\u00eb e tyre. Lexuesve tuaj u them: Zoti ju ruajt nga t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje. Fatmir\u00ebsisht, tani ndodhem shum\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai maskarai q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deputet i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebndoj\u00eb dot, megjith\u00ebse gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb mori \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte nga un\u00eb. Historia ime mund t\u00eb jet\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb shum\u00eb vajza t\u00eb tjera t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-13632","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}