{"id":13624,"date":"2016-07-18T16:31:45","date_gmt":"2016-07-18T14:31:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13624"},"modified":"2016-07-18T16:32:23","modified_gmt":"2016-07-18T14:32:23","slug":"paskal-milo-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-e-shoh-larg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/07\/paskal-milo-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-e-shoh-larg\/","title":{"rendered":"Paskal Milo: An\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE e shoh larg&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb intervist\u00eb me profesorin Paskal Milo rreth aktualitetit shqiptar dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb koment i tij n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit, \u201cq\u00ebndrimet antiamerikane t\u00eb opozit\u00ebs\u201d, si dhe ku e sheh veten ai dhe forca q\u00eb ai drejton n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. K\u00ebto e shum\u00eb pyetje t\u00eb nxehta rreth ngjarjeve me interes p\u00ebr opinionin publik i lexoni n\u00eb intervist\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb fundit, ekskluzive p\u00ebr \u201cIntervist\u00ebn\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Arlis ALIKAJ: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti Paskal. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, desh\u00ebm nj\u00eb koment tuajin n\u00eb lidhje me vjedhjen e b\u00ebr\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit&#8230;<br \/>\nPaskal MILO &#8211; Vjedhja n\u00eb aeroportin e Rinasit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt strategjik komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb dhe i paprecedent. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala thjesht p\u00ebr shum\u00ebn e eurove t\u00eb vjedhura, sepse n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vjedhje me shuma edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, madje edhe me firma qeveritar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb. Operacioni mafioz i Rinasit d\u00ebshmoi se nuk funksionojn\u00eb hallka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit, se mungojn\u00eb organizimi dhe respektimi i rregullave baz\u00eb n\u00eb administrimin dhe funksionimin e objekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sipas jush, a rrezikohet siguria komb\u00ebtare?<br \/>\n&#8211; Me k\u00ebt\u00eb akt, siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb kompromentuar r\u00ebnd\u00eb. Ajo ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb alarmante dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. Nj\u00eb gjendje e till\u00eb kur terrorizmi po b\u00ebn k\u00ebrdin\u00eb n\u00ebp\u00ebr aeroporte, v\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, por edhe t\u00eb huaj q\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebrmes aeroportit t\u00eb Rinasit.<br \/>\n&#8211; Pse nuk po realizohet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr vet\u00eb t\u00eb ardhmen demokratike dhe evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb 21 korrik do t\u00eb asistojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dimensione historike, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb seanc\u00eb sa tragjike, po aq edhe komike. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ballo politike me maska.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebt po e pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe cil\u00ebt duan q\u00eb t\u00eb realizohet?<br \/>\n&#8211; Ata q\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb n\u00eb dukje, jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb heshtje po i p\u00ebrgatisin ceremonin\u00eb mortore reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Penguesit e kan\u00eb miz\u00ebn n\u00ebn k\u00ebsul\u00eb dhe ata e din\u00eb se po u miratua reforma, \u00ebsht\u00eb shtruar edhe rruga q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr bujt\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb \u201choteleris\u00eb\u201d s\u00eb burgjeve.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse kjo reform\u00eb realizohet, \u00e7far\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ka shum\u00eb shanse q\u00eb t\u00eb vendoset realisht shteti i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb tep\u00ebr drejt\u00ebsi e siguri p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe do t\u00eb hapet rruga q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb filloj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<br \/>\n&#8211; A ka krim n\u00eb Qeveri?<br \/>\n&#8211; Qeveria \u00ebsht\u00eb institucion ekzekutiv i shtetit q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb krimin, at\u00eb ordiner e at\u00eb t\u00eb organizuar, kriminel\u00ebt e t\u00eb gjitha natyrave e kudo ku ndodhen, nga rruga e deri n\u00eb parlament. N\u00ebse n\u00eb nj\u00eb qeveri ka hyr\u00eb krimbi i krimit, ajo duhet \u201cdjegur\u201d, si\u00e7 b\u00ebhej n\u00eb mesjet\u00eb me fshatra e zona t\u00eb tjera kur binin s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse.<br \/>\n&#8211; Po q\u00ebndrimi antiamerikan i opozit\u00ebs dhe \u201cnd\u00ebrhyrja\u201d e ambasador\u00ebve p\u00ebr reform\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Opozita nuk \u00ebsht\u00eb antiamerikane. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb akuz\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Opozita \u00ebsht\u00eb antireform\u00eb, nuk e do at\u00eb p\u00ebr disa arsye, t\u00eb cilat jan\u00eb sa personale p\u00ebr individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, po aq edhe politike. Qeveria amerikane, ambasadori Donald Lu dhe ekspert\u00ebt amerikan\u00eb jan\u00eb investuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb kapitale n\u00eb Shqip\u00ebri. Amerikan\u00ebt nuk e kan\u00eb p\u00ebr zakon t\u2019i l\u00ebn\u00eb pun\u00ebt p\u00ebrgjys\u00ebm e n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Zgjedhjet e ardhmshme po afrohen. Jeni optimist p\u00ebrpara tyre? Ku e shihni veten n\u00eb koalicione?<br \/>\n&#8211; M\u00eb pak se nj\u00eb vit na ndan nga zgjedhjet normale parlamentare t\u00eb radh\u00ebs. Ka z\u00ebra se mund t\u00eb zhvillohen edhe zgjedhje t\u00eb parakohshme. Nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre z\u00ebrave i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb e madhe dhe ky \u00ebsht\u00eb ai i ministrit t\u00eb jasht\u00ebm grek Kotcias. Ai pretendon se ka informacione zyrtare qeveritare shqiptare se ato mund t\u00eb zhvillohen n\u00eb janar ose n\u00eb shkurt 2017. Gj\u00ebra q\u00eb ndodhin n\u00eb Shqip\u00ebri, ku m\u00eb par\u00eb e din\u00eb t\u00eb huajt sesa vendasit. Sa p\u00ebr PDS-n\u00eb, ajo kurdo q\u00eb t\u00eb zhvillohen zgjedhjet, \u00ebsht\u00eb gati. Se n\u00eb cil\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur, por reflektimi do t\u00eb jet\u00eb i thell\u00eb para se t\u00eb vendos sepse edhe zhg\u00ebnjimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga aleat\u00ebt e qeveria.<br \/>\n&#8211; E shihni af\u00ebr apo larg t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shqip\u00ebria ka gati 25 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e integrimit evropian, me ulje-ngritjet e tij. Aktualisht, ky proces ndodhet n\u00eb gjendje vendq\u00ebndrimi sa p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs mbi dhjet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb vet\u00eb Bashkimit Evropian, po kaq edhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare e t\u00eb qeverive t\u00eb saj. An\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE e shoh relativisht larg, pas dhjet\u00eb vitesh.<br \/>\n&#8211; Si i shihni q\u00ebndrimet e SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes?<br \/>\n&#8211; Bashkimi Evropian e SHBA-ja nuk mund t\u00eb na marrin p\u00ebrdore e t\u00eb na an\u00ebtar\u00ebsojn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion evropian. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb pjekuri si vend e si popull e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb politika, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyrat q\u00eb u takojn\u00eb. N\u00ebse nuk i b\u00ebjn\u00eb ose nuk kan\u00eb vullnet e kapacitete p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb, at\u00ebher\u00eb ngrihen m\u00ebdyshjet e vjetra t\u00eb t\u00eb huajve se shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb vet\u00ebqeverisen e u duhet gjithnj\u00eb mbi krye nj\u00eb fuqi kujdestare.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb koment p\u00ebr Brexit-in, daljen e Britanis\u00eb nga unioni&#8230;<br \/>\n&#8211; Brexit-i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundim i m\u00ebdyshjes historike britanike t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb ose jo n\u00eb Bashkimin Evropian. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim i frym\u00ebzuar nga ve\u00e7antia ishullore britanike nga Evropa kontinentale, nga psikologjia perandorake q\u00eb nuk pranon t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb ombrell\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk ka tradit\u00ebn e frym\u00ebn britanike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb britanike q\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr lidhje dhe kultur\u00eb anglo-saksone sesa evropiane.<br \/>\n&#8211; Si preket Shqip\u00ebria nga kjo dalje?<br \/>\n&#8211; Dalja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga BE-ja nuk e c\u00ebnon projektin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb nga puna e meritat e saj dhe jo si rrjedhj\u00eb e konjukturave q\u00eb krijohen e do t\u00eb krijohen n\u00eb t\u00eb ardhmen aty. Keqardhje q\u00eb Britania u largua, por BE-ja do t\u00eb zgjerohet patjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt me vende t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb intervist\u00eb me profesorin Paskal Milo rreth aktualitetit shqiptar dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb koment i tij n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit, \u201cq\u00ebndrimet antiamerikane t\u00eb opozit\u00ebs\u201d, si dhe ku e sheh veten ai dhe forca q\u00eb ai drejton n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. K\u00ebto e shum\u00eb pyetje t\u00eb nxehta rreth ngjarjeve me interes p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13625,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-13624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}