{"id":13507,"date":"2016-07-06T19:30:32","date_gmt":"2016-07-06T17:30:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13507"},"modified":"2016-07-06T14:17:19","modified_gmt":"2016-07-06T12:17:19","slug":"keti-bashhysa-ne-nje-vend-ku-te-gjithe-hiqen-si-shenjtore-preferoj-te-jem-mekatarja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/07\/keti-bashhysa-ne-nje-vend-ku-te-gjithe-hiqen-si-shenjtore-preferoj-te-jem-mekatarja\/","title":{"rendered":"Keti Bashhysa: N\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb hiqen si shenjtor\u00eb, preferoj t\u00eb jem m\u00ebkatarja"},"content":{"rendered":"<p>Dikur, Keti t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e teleshikuesit me m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtonte emisionet n\u00eb TVSH. E lirshme, e ngroht\u00eb n\u00eb komunikim, por edhe provokuese me pyetjet e saj \u201cme spec\u201d. Ata q\u00eb e ndiqnin Ketin n\u00eb emisionet e m\u00ebngjesit n\u00eb TVSH, e ndiqnin sepse ishte e ve\u00e7ant\u00eb, kishte di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb tjerat nuk e kishin. K\u00ebshtu vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe sot ajo, jo m\u00eb n\u00eb ekran, por n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb magjish\u00ebm, n\u00eb sken\u00eb. Prej disa vitesh, vajza rebele (k\u00ebshtu e etiketojn\u00eb), performon me sukses n\u00eb sken\u00ebn e teatrit \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs. Violon\u00e7elistja, q\u00eb ashtu si gazetarja e televizionit nuk resht s\u00eb provokuari, nuk mbetet vet\u00ebm te violon\u00e7eli. Ajo aktron, k\u00ebndon e reciton me shum\u00eb sukses. N\u00eb shfaqjen e saj t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u201cM\u00ebkatarja\u201d, Ketin e shihje sa t\u00eb \u00ebmb\u00ebl n\u00eb violon\u00e7el, aq t\u00eb posht\u00ebr n\u00eb rolin e Jagos. Sa e brisht\u00eb n\u00eb vargjet e poetit francez Bodeler, aq potente n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e Eta Xhejmsit! Dhe shfaqja ishte nj\u00eb sukses i v\u00ebrtet\u00eb! Rrall\u00eb ndodh q\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb teatri t\u00eb mos pip\u00ebtij\u00eb askush p\u00ebr rreth dy or\u00eb! N\u00eb fund, njer\u00ebzit u befasuan q\u00eb shfaqja mbaroi. Duartrokitje pa fund, lule dhe lot. K\u00ebshtu u mbyll sipari i \u201cM\u00ebkatares\u201d.<\/p>\n<p>Alban P\u00ebrmeti: &#8211; Pse e titullove \u201cM\u00ebkatarja\u201d, spektaklin t\u00ebnd t\u00eb fundit?<br \/>\nKeti Bashhysa: &#8211; (Buz\u00ebqesh) Sepse nuk mund ta titulloja \u201cSh\u00ebn Keti\u201d&#8230; Shtoji k\u00ebsaj edhe faktin q\u00eb un\u00eb luajta personazhin e Jagos dhe Jagoja dihet se \u00e7far\u00eb simbolizon. Pastaj, mendova t\u2019u kujtoja pak njer\u00ebzve fenomenin \u201cm\u00ebkat\u201d&#8230; Ndoshta reflektojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Je m\u00ebkatare?<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb hiqen si shenjtor\u00eb, un\u00eb preferoj t\u00eb jem m\u00ebkatarja. Kush thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebkatar, g\u00ebnjen! T\u00eb gjith\u00eb jemi m\u00ebkatar\u00eb, por t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na gjykuar e ka vet\u00ebm i madhi Zot.<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb aktron. E ke nisur me monolog\u00eb, m\u00eb pas me pjes\u00eb me dy personazhe. Ke aktruar me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb aktron me aktorin e mir\u00ebnjohur Hysen Bashhysa, babain t\u00ebnd. Pse tani bashk\u00eb me babain?<br \/>\n&#8211; Ndoshta sepse tani e ndieva veten n\u00eb at\u00eb nivel q\u00eb t\u00eb aktroj me babain tim. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb aktrosh n\u00eb sken\u00eb me nj\u00eb aktor si Hysen Bashhysa. Ai e b\u00ebn p\u00ebr vete publikun thjesht sa del n\u00eb sken\u00eb. Pra, duke mos qen\u00eb profesioniste, duhet t\u00eb piqesha pak si aktore.<br \/>\n &#8211; Si ishte t\u00eb aktroje me babain?<br \/>\n &#8211; Nj\u00eb det me emocion. Nj\u00eb eksperienc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb kam nj\u00eb natyr\u00eb q\u00eb nuk para \u00e7uditem leht\u00eb, por at\u00eb nat\u00eb pas shfaqjes v\u00ebrtet isha e \u00e7uditur. Mua m\u00eb ndodhi kjo? Un\u00eb aktrova dhe u duartrokita kaq shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Violon\u00e7eli apo aktrimi? Cili t\u00eb josh m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Violonceli \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e imja. Aktrimi m\u00eb josh. Por, \u00ebsht\u00eb nga ato joshje q\u00eb do pun\u00eb shum\u00eb dhe un\u00eb, kur vjen fjala p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb dua, punoj shum\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij nj\u00eb \u201cBravo\u201d t\u00eb ndier nga publiku.<br \/>\n&#8211; Repertori muzikor ishte i till\u00eb q\u00eb p\u00eblqehej nga i gjith\u00eb publiku, p\u00ebrfshi dhe at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonte ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb muzik\u00eb instrumentale. E rast\u00ebsishme?<br \/>\n &#8211; N\u00eb pun\u00ebt q\u00eb b\u00ebj un\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, por e menduar mir\u00eb. Publiku im nuk jan\u00eb vet\u00ebm muzikant\u00ebt ose njoh\u00ebsit e muzik\u00ebs. Madje, mund t\u00eb them q\u00eb muzikant\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb publik. Nuk vijn\u00eb, ndoshta m\u00eb shohin si rivale t\u00eb fort\u00eb. Pra, p\u00ebrzgjedhja e repertorit muzikor n\u00eb violon\u00e7el, b\u00ebhet i atill\u00eb, q\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatet nj\u00eb publiku t\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti edhe k\u00ebndon, madje k\u00ebng\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira si kjo e fundit nga Eta Xhejms. Ushtrohesh n\u00eb kanto?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb k\u00ebndoj vet\u00ebm n\u00eb spektaklet e mia. Natyrisht, ushtrohem me profesionist\u00eb. K\u00ebsaj here, me mua punoi nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare brilante, Olta Juba. Brilante si k\u00ebng\u00ebtare me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb art\u00eb, brilante edhe si njeri. Jam me fat.<br \/>\n&#8211; Ishte i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohej nj\u00eb spektak\u00ebl i till\u00eb? Cilat ishin momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?<br \/>\n&#8211; Ah! \u00cbsht\u00eb ai momenti pas kuintave q\u00eb un\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj veshjen dhe grimin br\u00ebnda 5-6 sekondave! Por, fal\u00eb kostumografes Enkelejda Medolli dhe vajz\u00ebs s\u00eb \u201cmake up-it\u201d Gentiana, ia dalim. Ato q\u00ebndrojn\u00eb pas kuintave p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar mua. Jan\u00eb kaq t\u00eb adhurueshme!<br \/>\n&#8211; Dukesh q\u00eb shkon mir\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt\u2026<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po. Nuk kam pse t\u00eb shkoj keq. Fundja, nuk bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb keqe, p\u00ebrkundrazi, japim emocion, emocionin e bukur p\u00ebr t\u00eb cilin njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb. M\u00eb ka ndodhur q\u00eb ndonj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor nuk \u00ebsht\u00eb treguar korrekt, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb ai fatkeqi.<br \/>\n&#8211; Sa koh\u00eb ju duhet t\u00eb p\u00ebrgatiteni p\u00ebr nj\u00eb spektak\u00ebl q\u00eb e shfaq\u00ebt vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb?<br \/>\n&#8211; Qen\u00eb 5-6 muaj pun\u00eb. P\u00ebrgatitje n\u00eb violon\u00e7el, aktrim, k\u00ebng\u00eb, pra, shum\u00eb pun\u00eb intensive. Pun\u00eb e imja dhe e stafit. V\u00ebrtet u lodh\u00ebm, por mor\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e madhe, duartrokitjet dhe urimet e publikut. Kjo \u00ebsht\u00eb kaq e bukur.<br \/>\n&#8211; Dhe, pse e shfaq\u00ebt vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb?<br \/>\n&#8211; E shfaq\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb, sepse nj\u00eb nat\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb harrohet. Kujtohet shpesh&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebn do ta cil\u00ebsoje si pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb spektaklit?<br \/>\n&#8211; Aktrimin me babin. Trion e fagot\u00ebve udh\u00ebhequr nga super fagotisti Pirro Sota. Shoq\u00ebrimi aq i ngroht\u00eb n\u00eb piano i Orges Mem\u00ebs. Poezin\u00eb, k\u00ebng\u00ebn, pa dyshim loj\u00ebn n\u00eb violon\u00e7el&#8230; Ja, i p\u00ebrmenda t\u00eb gjitha, sepse bukuria ishte tek i gjith\u00eb spektakli.<br \/>\n &#8211; Pse u p\u00ebrlote n\u00eb fund?<br \/>\n &#8211; Shkaku ishte publiku. Teksa i shihja q\u00eb nuk pushonin s\u00eb duartrokituri dhe n\u00eb syt\u00eb e tyre shihja admirim, u emocionova aq shum\u00eb sa nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbahesha m\u00eb. Ishte nj\u00eb moment q\u00eb un\u00eb nuk jam e aft\u00eb ta p\u00ebrshkruaj me fjal\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u201cNj\u00eb \u00e7menduri\u201d, \u201cKryene\u00e7e\u201d, \u201cE dehur\u201d, \u201cM\u00ebkatarja\u201d&#8230; Jan\u00eb k\u00ebta titujt e spektakleve t\u00eb tua. \u00c7far\u00eb dometh\u00ebnieje kan\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam un\u00eb. Pjes\u00eb t\u00eb karakterit tim ose t\u00eb gjendjes sime. Por, jam un\u00eb.<br \/>\n &#8211; Si do t\u00eb t\u00eb shohim n\u00eb spektaklin e radh\u00ebs?<br \/>\n &#8211; Varet si do jem. \u00c7far\u00eb d\u00ebshirash do kem, \u00e7fare pengjesh&#8230; Por, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: Sido q\u00eb t\u00eb jem, dashuria nuk do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebj, e b\u00ebj me shpirt dhe dashuri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dikur, Keti t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e teleshikuesit me m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtonte emisionet n\u00eb TVSH. E lirshme, e ngroht\u00eb n\u00eb komunikim, por edhe provokuese me pyetjet e saj \u201cme spec\u201d. Ata q\u00eb e ndiqnin Ketin n\u00eb emisionet e m\u00ebngjesit n\u00eb TVSH, e ndiqnin sepse ishte e ve\u00e7ant\u00eb, kishte di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb tjerat nuk e kishin. K\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13508,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-13507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13507\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}