{"id":13429,"date":"2016-06-29T17:30:06","date_gmt":"2016-06-29T15:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13429"},"modified":"2016-06-29T11:20:06","modified_gmt":"2016-06-29T09:20:06","slug":"me-thoni-qe-nuk-do-te-cmendem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/me-thoni-qe-nuk-do-te-cmendem\/","title":{"rendered":"M\u00eb thoni q\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7mendem!"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar doktor Jashar Demiri. Jam nj\u00eb djal\u00eb nga Kosova, 24 vje\u00e7ar. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2013 u diagnostikova me ankth t\u00eb gjeneralizuar t\u00eb p\u00ebrzier me depresion dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam marr\u00eb dhe ila\u00e7e. Vazhdoj t\u00eb punoj, t\u00eb studioj e t\u00eb dashuroj pa asnj\u00eb problem, por sa her\u00eb ulet doza e terapis\u00eb, ankthi m\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri. Kam lexuar edhe n\u00eb internet p\u00ebr simptomat e t\u00eb gjitha s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera psikike dhe kam frik\u00eb t\u00eb madhe se mos nj\u00eb dit\u00eb ato s\u00ebmundje do t\u2019i kem edhe un\u00eb. Doktori im neuropsikiat\u00ebr m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka shanc q\u00eb un\u00eb t\u00eb vuaj nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje psikike. Problemi im psikologjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqp\u00ebrshtatje e jet\u00ebs, por mua m\u00eb duket se nuk ka shp\u00ebtim p\u00ebr mua. Kam hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz q\u00eb po m\u00eb duket i pathyesh\u00ebm. A mund t\u00eb sh\u00ebrohem ndonj\u00ebher\u00eb dhe a mundem edhe un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vaksinohem dhe mendimet obsesive t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb p\u00ebrshtypje? Dua t\u00eb di, ashtu si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebruar shum\u00eb njer\u00ebz, a mund t\u00eb m\u00eb sh\u00ebronit edhe mua? Kuptohet, t\u00eb m\u00eb ndihmoni, sepse sh\u00ebrimi vjen me lejen e Allahut t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm. Pres p\u00ebrgjigje sepse jam n\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb keqe. \u00cbsht\u00eb hera e kat\u00ebrt q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer ankthi dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb kam lexuar shum\u00eb p\u00ebr psikozat e shum\u00eb s\u00ebmundjeve psikike, ndaj m\u00eb duket se radh\u00ebn e kam un\u00eb. Doktor, m\u00eb thoni q\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7mendem asnj\u00ebher\u00eb!<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211;  I nderuar let\u00ebrshkrues 24 vje\u00e7ar nga Kosova, letra jote \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet interesante pasi shum\u00eb gj\u00ebra ajo i thot\u00eb vet\u00eb. Le t\u2019i marrim me radh\u00eb. Diagnostikimi yt nga psikiatri: \u201cankth i gjeneralizuar, p\u00ebrzier me depresion\u201d nuk m\u00eb duket aq bind\u00ebs, pasi ankthi i gjeneralizuar (ose i p\u00ebrgjith\u00ebsuar) ndodh kur njeriu vuan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ankthi i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kronik, dometh\u00ebn\u00eb, pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb nuk e besoj sepse nuk je nga ata njer\u00ebz q\u00eb edhe kur gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb ti e gjen di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. Nuk e besoj pra, duke u bazuar n\u00eb letr\u00ebn t\u00ebnde, si edhe p\u00ebr faktin se je edhe besimtar. Tjet\u00ebr: fjala \u201cankth\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb s\u00ebmundje apo patologji, pasi ankthioziteti s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me s\u00ebmundjet, pavar\u00ebsisht se te klient\u00ebt si ti, t\u00eb axhituar, tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebrzitur apo t\u00eb lodhur nga ankthi me ca ide derealizimi, simptomat p\u00ebrngjajn\u00eb me ato t\u00eb s\u00ebmundjeve psikike. Porse, si\u00e7 duket, psikiatri yt sympreht\u00eb e me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb paska siguruar se problemi yt \u00ebsht\u00eb i t\u00ebri psikologjik, pra, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka shanse q\u00eb ti t\u00eb vuash nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje psikike, por vet\u00ebm se nga m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb t\u00eb menduarit (katastrofizues), si edhe nga keqp\u00ebrshtatjet. Mos e harro k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pasi p\u00ebr fat t\u00eb keq, vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e psikiatr\u00ebve e kuptojn\u00eb apo ta thon\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Vet\u00eb fakti q\u00eb je diagnostikuar nga ankthi e \u00e7rregullimet obsesive, e p\u00ebrjashton totalisht \u00e7do lloj psikoze. T\u00eb mos harrojm\u00eb se psikozat jan\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda psikike dhe k\u00ebt\u00eb gabim te ne nuk e b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm mjek\u00ebt e urgjenc\u00ebs, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe psikiatr\u00ebt. K\u00ebt\u00eb do ta kuptosh edhe m\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb seancave me psikoterapi n\u00eb qoft\u00eb se ti do t\u2019i b\u00ebsh me ndonj\u00eb psikoterapeut me p\u00ebrvoj\u00eb. Seancat jan\u00eb ato q\u00eb t\u00eb \u201cvaksinojn\u00eb\u201d nga mendimet obsesive (vesveset), si dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb durosh mosb\u00ebrjen e kompulsioneve (si nj\u00eb keqp\u00ebrshtatje q\u00eb i mban obsesionet gjall\u00eb). N\u00eb qoft\u00eb se obsesionet jan\u00eb si rr\u00ebnj\u00ebt e nj\u00eb bime, kompulsionet jan\u00eb si deg\u00ebt ose gjethet q\u00eb i furnizojn\u00eb k\u00ebto \u201crr\u00ebnj\u00eb\u201d. Po t\u00eb heqim keqp\u00ebrshtatjet, pra, deg\u00ebt (si kompulsionet) rr\u00ebnj\u00ebt s\u2019e kan\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. M\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje pyetja jote: a mund edhe un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb \u201cvaksinohem\u201d dhe mendimet obsesive t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb p\u00ebrshtypje? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e bukur q\u00eb tregon se ti e di se kjo gj\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb dhe e synon at\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb njeriu e synon, pra, e d\u00ebshiron, Universi ia jep. K\u00ebt\u00eb e shpjegon bukur nj\u00eb lib\u00ebr psikologjik me titull \u201cSekreti\u201d.<br \/>\n&#8211; Por, si kudo, edhe k\u00ebtu, si\u00e7 thuhet: \u201chyzmeti-k\u00ebsmeti\u201d. N\u00eb qoft\u00eb se ti nuk ke mund\u00ebsi t\u00eb vish p\u00ebr disa seanca, pasi je larg, k\u00ebrko n\u00eb Prishtin\u00eb psikologen e talentuar Lumnie Telaku si dhe lexo n\u00eb www.intervista.al p\u00ebrgjigjet q\u00eb u kam dh\u00ebn\u00eb disa lexuesve p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Normalisht, un\u00eb nuk mund ta shpjegoj me detaje nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb cil\u00ebn e kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb, pasi lexuesit e rregullt t\u00eb gazet\u00ebs son\u00eb t\u00eb bukur \u201cIntervista\u201d na k\u00ebrkojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja, porse t\u00eb siguroj se po t\u2019i lexosh me kujdes p\u00ebrgjigjet e mia, ti do t\u2019i sh\u00ebrbesh vetes duke marr\u00eb njohurit\u00eb baz\u00eb t\u00eb vet\u00ebndihm\u00ebs. Si\u00e7 e thua ti n\u00eb let\u00ebr, ne doktor\u00ebt jemi vet\u00ebm \u201csebepi\u201d i mir\u00eb, pasi sh\u00ebrbimi vjen me lejen e Allahut t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm. Por, mos u \u00e7udit: sikur t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit me ankth t\u2019i luteshin Allahut q\u00eb t\u2019ua heq\u00eb k\u00ebto ankthe e streset, mua m\u00eb duket se z\u00ebri i Allahut do t\u2019u p\u00ebrgjigjej: \u201cta kam dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebndetin e plot\u00eb e mendjen e zgjuar, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb do m\u00eb? M\u00ebsoji q\u00eb t\u2019i dish&#8230;\u201d. Q\u00eb t\u00eb m\u00eb kuptosh m\u00eb mir\u00eb, seancat psikoterapeutike kund\u00ebr ankthit, panikut e obsesioneve jan\u00eb si nj\u00eb lloj \u201ckursi\u201d pa t\u00eb cilin nuk merret \u201cpatenta\u201d, pra, t\u2019i lutesh Zotit q\u00eb \u201caman m\u2019i hiq\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u2019i lutesh atij t\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb notin, bi\u00e7iklet\u00ebn, makin\u00ebn apo nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Besoj se m\u00eb kuptove!<br \/>\nKemi l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb edhe di\u00e7ka: ti, ashtu si shum\u00eb \u201challexhinj\u201d t\u00eb tjer\u00eb, futeni n\u00eb internet e \u00e7far\u00eb nuk lexoni aty, por pak i gjeni ato q\u00eb jan\u00eb \u201cspecifike\u201d p\u00ebr problemet tuaja. Duke u shp\u00ebrndar\u00eb shum\u00eb e duke besuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar ato q\u00eb ju i lexoni e nuk dini se si t\u2019i ndani, ju krijoni hipokondriaz\u00eb (s\u00ebmundje t\u00eb krijuara nga frika) ose saiberkondri (\u201cs\u00ebmundje\u201d t\u00eb krijuara nga interneti nga informacionet e tepruara). Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem me vete, pasi si\u00e7 thot\u00eb populli, \u201cngacmohet\u201d shejtani dhe mund t\u00eb fillojn\u00eb edhe dhimbjet \u201cfallco\u201d si imitime s\u00ebmundjesh t\u00eb cilat quhen \u00e7rregullime psikosomatike. K\u00ebto jan\u00eb tmerruese p\u00ebr personat e trembur nga simptomat (normale ose pak t\u00eb tepruara si dhe nga \u201cb\u00ebmat\u201d imagjinare t\u00eb s\u00ebmundjeve). Besoj se u kuptuam. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar doktor Jashar Demiri. Jam nj\u00eb djal\u00eb nga Kosova, 24 vje\u00e7ar. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2013 u diagnostikova me ankth t\u00eb gjeneralizuar t\u00eb p\u00ebrzier me depresion dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam marr\u00eb dhe ila\u00e7e. Vazhdoj t\u00eb punoj, t\u00eb studioj e t\u00eb dashuroj pa asnj\u00eb problem, por sa her\u00eb ulet doza e terapis\u00eb, ankthi m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-13429","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13429\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}