{"id":13426,"date":"2016-06-29T14:30:28","date_gmt":"2016-06-29T12:30:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13426"},"modified":"2016-06-29T11:16:26","modified_gmt":"2016-06-29T09:16:26","slug":"mamaja-pesoi-infarkt-prej-tradhtise-se-motres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/mamaja-pesoi-infarkt-prej-tradhtise-se-motres\/","title":{"rendered":"Mamaja p\u00ebsoi infarkt prej tradhtis\u00eb s\u00eb motr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues, po e tregoj k\u00ebt\u00eb histori me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shpreh dhimbjen time q\u00eb ka n\u00ebnt\u00eb muaj q\u00eb po m\u00eb tret. Jam tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7, lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb. Prind\u00ebrit nuk i kam nga Tirana, por kan\u00eb ardhur q\u00eb t\u00eb dyja familjet e gjysh\u00ebrve kur prind\u00ebrit e mi kan\u00eb qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nuk po e tregoj se nga jam sepse m\u00eb duket sikur do t\u00eb fyej gjith\u00eb zon\u00ebn prej nga erdh\u00ebn gjysh\u00ebrit, kur n\u00eb fakt, pjesa tjet\u00ebr e njer\u00ebzve s\u2019i kan\u00eb faj motr\u00ebs sime. Jam djal\u00eb i vet\u00ebm me tri motra. Prind\u00ebrit kan\u00eb punuar gjith\u00eb jet\u00ebn pun\u00ebtor\u00eb. Babai vdiq sapo doli n\u00eb pension dhe p\u00ebr maman\u00eb time ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por me ne t\u00eb kat\u00ebrt pran\u00eb, e kaloi.<br \/>\nBabai ka punuar n\u00eb nj\u00eb repart ushtarak gjith\u00eb jet\u00ebn dhe ka qen\u00eb burr\u00eb i nderuar, edhe pse pa grada. Nd\u00ebrsa ime m\u00eb ka punuar n\u00eb Kombinatin e Tekstileve. Sht\u00ebpin\u00eb e kemi te Shkolla e Bashkuar. Prind\u00ebrit jan\u00eb njohur krejt rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm, ku mamaja kishe shoqe nusen e babai kishte dh\u00ebndrrin. Babi im kishte qen\u00eb me krushqit dhe kur kan\u00eb marr\u00eb nusen, atij i kish r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy nj\u00eb vajz\u00eb \u201ckrejt e vock\u00ebl\u201d q\u00eb rrinte mbas nuses. Dhe vajza e vock\u00ebl ishte mamaja ime.<br \/>\nSigurisht q\u00eb dh\u00ebndrri u b\u00eb shkuesi i tyre dhe i prezantoi me nj\u00ebri-tjetrin e me familjet. Mamaja ime e kujtonte me shum\u00eb nostalgji takimin e par\u00eb m\u00eb babain. \u201cMu duk sikur nj\u00eb re e madhe erdhi sip\u00ebr meje e m\u00eb zuri diellin\u201d, thoshte ajo p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb ajo ishte shum\u00eb e shkurt\u00ebr e im at\u00eb i gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ajo reja t\u00eb p\u00eblqeu ama t\u2019i rrish n\u00eb hije, &#8211; e ngacmonim ne f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Epo, po m\u00eb detyroni ta nis historin\u00eb nga fillimi &#8211; thoshte e ia niste: &#8211; \u201cDua t\u00eb takojm\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm kush\u00ebri dhe shok t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb F.-s\u00eb\u201d, m\u00eb tha Nexhi nj\u00eb muaj pas dasm\u00ebs s\u00eb saj. \u201cE \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky nxitim Nexhi, apo t\u00eb lezetoi martesa p\u00ebr vete e do t\u00eb martosh gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb?\u201d, i thash\u00eb shoqes sime. \u201cEpo, kur djali \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, pse mos t\u00eb t\u00eb martoj edhe ty? Vet\u00ebm un\u00eb t\u2019u b\u00ebj sh\u00ebrbim njer\u00ebzve t\u00eb burrit e burrit n\u00eb ve\u00e7anti?\u201d, u  p\u00ebrgjigj Nexhi dhe pes\u00eb hapa m\u00eb tutje m\u00eb prisnin burri i Nexhit me kush\u00ebririn e tij, babain tuaj. Gjith\u00eb lumturia q\u00eb takova shoqen m\u00eb ngriu n\u00eb vend kur pash\u00eb F.-n\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ai djali i gjat\u00eb ma trazoi mendjen menj\u00ebher\u00eb me at\u00eb syt\u00eb e tij gri n\u00eb boj\u00ebqielli, me at\u00eb z\u00ebrin e tij burr\u00ebror. E vendosa menj\u00ebher\u00eb q\u00eb do pranoja\u201d, &#8211; thoshte mamaja ime e qeshte. Nd\u00ebrsa babai im drejtonte shpatullat p\u00ebr t\u2019u rehatuar pas fjal\u00ebve t\u00eb gruas s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ky ishte n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme fillimi i historis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb dashuris\u00eb.<br \/>\nPrind\u00ebrit e mi u fejuan shum\u00eb shpejt pas takimit t\u00eb tyre t\u00eb par\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dilje pa u marr\u00eb vesh. Ata ndenj\u00ebn nj\u00eb vit t\u00eb fejuar. Kur ata u martuan, babai thoshte: \u201cE lash\u00eb edhe nj\u00eb vit t\u00eb rritej pak, po ajo mbeti po aq e vog\u00ebl sa \u00e7\u2019e pash\u00eb n\u00eb dasm\u00ebn e Nexhit. Ma lan\u00eb mua detyr\u00ebn q\u00eb ta rrisja\u201d, e ata qeshnin bashk\u00eb.<br \/>\nJeta e tyre martesore ka ardhur e qet\u00eb, sepse t\u00eb dy ishin n\u00eb pun\u00eb kur u martuan, ishin rritur n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe arrit\u00ebn t\u00eb merrnin sht\u00ebpi n\u00eb pallat dy muaj pas martese sepse xhaxhai im ishte an\u00ebtar n\u00eb k\u00ebshillin e lagjes. E para lindi motra ime e madhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll. Ajo pothuajse m\u00eb ka rritur. Ajo ishte katalizatori m\u00eb i mir\u00eb mes motr\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe meje, q\u00eb ishim pothuajse moshatar\u00eb. Mamaja ime, pas lindjes s\u00eb motr\u00ebs, ka kaluar nj\u00eb s\u00ebmundje goxha t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr gati nj\u00eb vit, edhe mjek\u00ebt i kishin hequr shpresat p\u00ebr t\u00eb. Por, fal\u00eb Zotit, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por na lindi motr\u00ebn e dyt\u00eb, mua dhe motr\u00ebn tjet\u00ebr pas meje, si dhe na ka rritur me shum\u00eb dashuri e p\u00ebrkushtim. Babai im, si m\u00eb i gjati i sht\u00ebpis\u00eb, thoshte \u201cjam sh\u00ebrb\u00ebtori i t\u00eb shkurt\u00ebrve\u201d.<br \/>\n&#8211; Po si s\u2019m\u00eb ngjan\u00eb mua f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb gjat\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb i ngjan\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre, &#8211; e qeshte nd\u00ebrsa ngacmonte maman\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ti prit sa t\u00eb rriten more, pastaj shih e shkruaj se kujt i kan\u00eb ngjar\u00eb!<br \/>\nE k\u00ebshtu, mes humorit t\u00eb babait e p\u00ebrkushtimit maksimal t\u00eb mamas\u00eb, ne u rrit\u00ebm si m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt i ngjam\u00eb babait t\u00eb gjat\u00eb. Motra e madhe ka qen\u00eb basketbolliste deri kur u martua, motra e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me volejboll edhe ajo, derisa u martua. Un\u00eb, si gjith\u00eb djemt\u00eb, kam p\u00eblqyer futbollin. T\u00eb dy dh\u00ebndur\u00ebt e par\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas futbollit dhe mendoj se ata ma kan\u00eb injektuar dashurin\u00eb p\u00ebr futbollin. Vet\u00ebm motra e vog\u00ebl nuk u mor me sport, po ajo me sa dukej p\u00eblqente \u201csporte\u201d t\u00eb tjera&#8230;<br \/>\nMotra e madhe u martua me shkuesi dhe pati fat. Motra e dyt\u00eb e njohu vet\u00eb burrin e saj, por pat\u00ebn nj\u00eb fatkeq\u00ebsi q\u00eb mos i r\u00ebnt\u00eb askujt. Djali i tyre u s\u00ebmur kur ishte shtat\u00eb vje\u00e7 dhe vdiq. Edhe pse djali ka vite q\u00eb u ka vdekur dhe ata sot kan\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, s\u00ebrish nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj shkojn\u00eb n\u00eb varreza q\u00eb t\u00eb ujitin lulet dhe pish\u00ebn q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb pran\u00eb varrit t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb tyre t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb p\u00ebr futbollin, trash\u00ebgova edhe pasionin e gjyshit p\u00ebr t\u00eb riparuar elektrosht\u00ebpiaket. Sot punoj si teknik, por akoma nuk e kam gjetur gruan e jet\u00ebs sime. Motra e vog\u00ebl u dashurua kur ishte n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe u martua sapo mbaroi gjimnazin. Arsyen e martes\u00ebs me aq vrap e mor\u00ebm vesh m\u00eb von\u00eb, kur barku i motr\u00ebs nuk fshihej dot m\u00eb. Ajo lindi nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm e ndryshe nga nipat e mbesat e tjera, ishte i bardh\u00eb dhe i mbante syt\u00eb hapur qysh kur doli nga materniteti. \u00cbsht\u00eb kopja e t\u00eb atit. Kur djali mbushi tre vje\u00e7, motra lindi vajz\u00ebn. Kur vajza mbushi tre vje\u00e7e, motra e \u00e7oi vajz\u00ebn n\u00eb kop\u00ebsht e filloi pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb ku i shoqi njihte nj\u00eb nga pronar\u00ebt. Sigurisht, e filloi pun\u00ebn me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb sepse nuk kishte punuar asnj\u00ebher\u00eb, pastaj izolimi vet\u00ebm me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe me rritjen e f\u00ebmij\u00ebve e kishte lodhur, pavar\u00ebsisht sesa e lumtur ishte me bashk\u00ebshortin. E filloi pun\u00ebn si magaziniere dhe nuk kishte ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb llogaritur. Thjesht, duhej t\u00eb regjistronte me shum\u00eb sakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb hynte e dilte nga kompania. Pun\u00ebs ia mori dor\u00ebn shum\u00eb shpejt dhe t\u00eb gjith\u00eb u lumturuam p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb fillim n\u00eb pun\u00eb ishte n\u00eb zyr\u00eb me nj\u00eb grua q\u00eb ishte ekonomistja e firm\u00ebs dhe kur ajo doli n\u00eb pension, ata mor\u00ebn nj\u00eb burr\u00eb si ekonomist. Ata ndenj\u00ebn p\u00ebr dy vite n\u00eb zyr\u00eb dhe krejt papritur motra na tha si muhabet nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb i kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb magazin\u00eb sepse kishte shum\u00eb qarkullime.<br \/>\n&#8211; Po kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb ulur n\u00eb detyr\u00eb dhe rrog\u00ebn! &#8211; i tha ime m\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo, vet\u00ebm se atje \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb e madhe dhe n\u00eb dim\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ftoht\u00eb e n\u00eb ver\u00eb \u00ebsht\u00eb vap\u00eb se s\u2019\u00ebsht\u00eb e mbuluar me tjegulla.<br \/>\n&#8211; Epo, mir\u00eb de, do b\u00ebsh pun\u00ebn e kaq, njer\u00ebzia kan\u00eb punuar n\u00eb ara, dim\u00ebr-ver\u00eb. Ti s\u2019je jasht\u00eb, &#8211; i tha mamaja. N\u00eb fakt, kishte qen\u00eb pjes\u00eb e skenarit t\u00eb motr\u00ebs me llogaritarin. Ndenjtja vet\u00ebm n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr dy vite rresht, si duket e kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb binte n\u00eb dashuri me kolegun. Dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre nuk kishte mbetur vet\u00ebm n\u00eb dashurin\u00eb platonike. Ata ishin lidhur e ishin takuar me qindra her\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr hotele, kur nuk u krijohej mund\u00ebsia n\u00eb zyr\u00ebn e tyre. I zbulova vet\u00eb i pari nga familja. Isha nisur t\u00eb takoja nj\u00eb shoqen time dhe nd\u00ebrsa zbrisnim t\u00eb dy nga makina, d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb t\u00eb njohur. Ktheva kok\u00ebn menj\u00ebher\u00eb dhe pash\u00eb time mot\u00ebr q\u00eb qeshte n\u00eb krah t\u00eb kolegut t\u00eb saj. I thash\u00eb shoqes sime t\u00eb ulej n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb dhe iu afrova motr\u00ebs.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, &#8211; i thash\u00eb dhe i dhash\u00eb dor\u00ebn kolegut t\u00eb saj. Ime mot\u00ebr u zverdh e t\u00ebra. Djers\u00ebt i filluan ballit, nd\u00ebrsa priste se \u00e7\u2019do t\u2019i thosha. &#8211; A mund t\u00eb m\u00eb thuash, n\u00eb pun\u00eb je? E di yt shoq se ku je? &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje q\u00eb s\u2019e di ku e gjeta. Nga shoku i saj nuk arrita t\u2019i hidhja syt\u00eb sepse e dija q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrtheja. Pastaj, \u00e7\u2019faj m\u00eb kishte ai i ziu?! Fajin e kishte ime mot\u00ebr. Ajo e dinte q\u00eb ishte e martuar. \u00c7\u2019dreqin k\u00ebrkonte t\u00eb zg\u00ebrdhihej n\u00eb krah t\u00eb tjetrit?!<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; tha me gjys\u00ebm z\u00ebri, &#8211; po ja, t\u00eb flasim&#8230; &#8211; U p\u00ebrpoq t\u00eb vazhdonte, por un\u00eb thjesht e kapa nga b\u00ebrryli. Kolegu i saj deshi t\u00eb nd\u00ebrhynte, por vet\u00ebm nj\u00eb gjest i imi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrzihej e b\u00ebri t\u00eb t\u00ebrhiqej. &#8211; At\u00ebher\u00eb do vish me mua tani n\u00eb sht\u00ebpi, apo si do b\u00ebjm\u00eb? Besoj se nuk ke nd\u00ebrmend t\u00eb vazhdosh prap\u00eb! &#8211; dhe po prisja.<br \/>\n&#8211; Ikim n\u00eb sht\u00ebpi, &#8211; tha, &#8211; por n\u00eb or\u00ebn nj\u00eb duhet t\u00eb jem n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ou? Pse, tani nuk qenke n\u00eb pun\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb! &#8211; ia ktheva dhe e t\u00ebrhoqa drejt makin\u00ebs.<br \/>\nThirra shoqen time dhe i thash\u00eb q\u00eb do t\u00eb iknim menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrcolla shoqen time deri af\u00ebr pun\u00ebs s\u00eb saj dhe i thash\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkoja ta merrja nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr. Pastaj u drejtova p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time bashk\u00eb me motr\u00ebn. Der\u00ebn na e hapi mamaja, q\u00eb u g\u00ebzua dhe u habit nj\u00ebkoh\u00ebsisht kur na pa t\u00eb dyve bashk\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur? &#8211; tha mamaja, kur e pa q\u00eb t\u00ebrhoqa motr\u00ebn p\u00ebr nga dhoma e gjumit e s\u2019prita as t\u00eb hiqte k\u00ebpuc\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb t\u00eb sqaroj m\u00eb von\u00eb mama! T\u00eb lutem, m\u00eb l\u00ebr pak se duhet t\u00eb sqarohem me Din\u00ebn nj\u00eb her\u00eb, &#8211; dhe mbylla der\u00ebn. &#8211; Sa koh\u00eb ke q\u00eb vazhdon me t\u00eb, moj idiote? &#8211; i thash\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb mos b\u00ebrtisja se mos m\u00eb d\u00ebgjonin komshinjt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, ka ca&#8230; &#8211; tha motra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dridhej si purteka.<br \/>\n&#8211; Si ka ca? Sa, ekzakt\u00ebsisht ma thuaj? &#8211; i hung\u00ebrita ngjitur me fytyr\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Po ja, ndonja nj\u00eb vit&#8230; &#8211; tha.<br \/>\n&#8211; Aha, dometh\u00ebn\u00eb, paska dy vjet, p\u00ebrderisa thua \u201cndonja nj\u00eb vit\u201d, &#8211; dhe iu betohem q\u00eb as f\u00ebmij\u00eb nuk e kam rrahur time mot\u00ebr, por n\u00eb at\u00eb moment m\u00eb vloi gjaku n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kok\u00ebs. Nuk di sa e q\u00ebllova, por derisa ajo u rr\u00ebzua, nuk u ndala. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e q\u00eblloja, edhe i flisja me z\u00eb sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb mundesha. E ngrita p\u00ebr krah\u00ebsh si t\u00eb ishte nj\u00eb leck\u00eb dhe desha t\u2019i flisja, por e kuptova q\u00eb m\u00eb ishin errur syt\u00eb dhe e lash\u00eb. &#8211; Laj syt\u00eb e t\u00eb t\u00eb \u00e7oj n\u00eb pun\u00eb, hajvane! Si mund t\u2019ua b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00ebve? Mir\u00eb q\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt s\u2019pyet se na turp\u00ebron, po a e di q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve do t\u2019u thon\u00eb: \u201cja, f\u00ebmij\u00ebt e kurv\u00ebs!\u201d?<br \/>\nAjo vet\u00ebm qante, rregulloi trikon e shkoi n\u00eb banjo. Ime m\u00eb hyri n\u00eb dhom\u00eb dhe m\u00eb pyeti e shokuar:<br \/>\n&#8211; Ka tradhtuar t\u00eb shoqin?<br \/>\n&#8211; Jo vet\u00ebm t\u00eb shoqin, mama! Na ka tradhtuar e turp\u00ebruar t\u00eb gjith\u00ebve. Nj\u00eb her\u00eb, o burra u martua shtatz\u00ebn\u00eb se s\u2019priste dot sa t\u00eb mbaronte gjimnazin e tani na del se dashka edhe burr\u00eb tjet\u00ebr, se nuk i del ai q\u00eb ka n\u00eb sht\u00ebpi! &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb moment pash\u00eb time m\u00eb q\u00eb iu nxi buza. E mbajta p\u00ebr krahu dhe u p\u00ebrpoqa t\u2019i thosha se do ta rregulloja at\u00eb pun\u00eb, por tronditja kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb saj\u00ebn. Ajo p\u00ebsoi infarkt. Derisa e \u00e7ova n\u00eb spital me time mot\u00ebr, ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb me nj\u00eb hidh\u00ebrim t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb shpirt. Ndoshta ishte edhe faji im se nuk duhej t\u2019ia thosha n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb vrazhd\u00eb. Edhe sot, n\u00ebnt\u00eb muaj pas vdekjes s\u00eb saj, e kam plag\u00eb n\u00eb zem\u00ebr se m\u00eb duket sikur jam un\u00eb fajtori p\u00ebr vdekjen e saj. Me time mot\u00ebr pothuajse nuk flas. E respektoj vet\u00ebm n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhemi m\u00eb shum\u00eb gazi i bot\u00ebs, se besoj se gjysma e t\u00eb njohurve tan\u00eb e din\u00eb sjelljen e saj t\u00eb turpshme.<\/p>\n<p>G.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues, po e tregoj k\u00ebt\u00eb histori me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shpreh dhimbjen time q\u00eb ka n\u00ebnt\u00eb muaj q\u00eb po m\u00eb tret. Jam tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7, lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb. Prind\u00ebrit nuk i kam nga Tirana, por kan\u00eb ardhur q\u00eb t\u00eb dyja familjet e gjysh\u00ebrve kur prind\u00ebrit e mi kan\u00eb qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-13426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}