{"id":13372,"date":"2016-06-23T15:30:02","date_gmt":"2016-06-23T13:30:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13372"},"modified":"2016-06-23T12:07:57","modified_gmt":"2016-06-23T10:07:57","slug":"8-ushqime-qe-na-bejne-te-mbajme-ere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/8-ushqime-qe-na-bejne-te-mbajme-ere\/","title":{"rendered":"8 ushqime q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb&#8230; mbajm\u00eb er\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Jeni n\u00eb nj\u00eb autobus dhe ju vjen nj\u00eb er\u00eb e keqe q\u00eb ngjan me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb veze t\u00eb prishur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autobusi zbrazet, era mbetet. Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb era t\u00eb vij\u00eb nga ju, megjith\u00ebse keni b\u00ebr\u00eb banjo n\u00eb m\u00ebngjes dhe nuk jeni as t\u00eb lodhur, as t\u00eb djersitur. Sipas specialist\u00ebve, ajo q\u00eb ham\u00eb ndikon n\u00eb er\u00ebn e trupit ton\u00eb dhe nuk po flasim k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr ato t\u00eb zakonshmet, si hudhra, q\u00eb i jep er\u00eb goj\u00ebs. Nga ana shkencore, gjith\u00e7ka varet nga m\u00ebnyra se si trupi yn\u00eb b\u00ebn metabolizmin e substancave ushqyese q\u00eb gjenden n\u00eb ushqimet e ndryshme, si hudhra, kumini, shpargujt, etj. Nd\u00ebrsa me disa ushqime q\u00eb shkaktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb er\u00eb jemi familjarizuar tashm\u00eb, si hudhrat, disa t\u00eb tjera nuk i njohim edhe aq mir\u00eb. N\u00ebse keni pra ndonj\u00eb takim pune, apo intim dhe do t\u00eb jeni t\u00eb rrethuar me njer\u00ebz, mbase duhet t\u00eb shmangni ushqimet e m\u00ebposhtme dhe t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoni me t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb evituar er\u00ebn e pak\u00ebndshme&#8230; <\/p>\n<p>Mishi i kuq<br \/>\nN\u00eb vitin 2006, studiues nga \u00c7ekia mblodh\u00ebn disa kampione djerse nga burrat q\u00eb konsumonin mishin e kuq dhe nga vegjetarian\u00ebt. M\u00eb pas, u k\u00ebrkuan grave t\u00eb tregonin se cila nga erat ishte m\u00eb e keqe, bazuar n\u00eb disa faktor\u00eb dhe p\u00ebrfundimi ishte se era e vegjetarian\u00ebve ishte m\u00eb e mir\u00eb sesa ajo e mishngr\u00ebn\u00ebsve. K\u00ebshtu pra, mishngr\u00ebn\u00ebs t\u00eb dashur, n\u00ebse doni t\u00eb shmangni er\u00ebrat e pak\u00ebndshme, p\u00ebrpiquni t\u00eb pak\u00ebsoni mishin, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me fruta deti, qofte me perime, etj. <\/p>\n<p>K\u00ebrri e kumini<br \/>\nPula me k\u00ebrri mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shijshme, por mbase nuk ia vlen p\u00ebr er\u00ebn e keqe q\u00eb na l\u00eb pas si&#8230; \u201cdhurat\u00eb\u201d pas konsumimit. Aroma e er\u00ebzave si k\u00ebrri dhe kumini z\u00eb vend n\u00eb poret e epiderm\u00ebs dhe q\u00ebndron aty p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Edhe nj\u00eb sasi e vog\u00ebl kumini e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, ndaj n\u00eb vend t\u00eb tij p\u00ebrdorni kardamon, farat aromatike t\u00eb t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin nj\u00eb bime t\u00eb familjes s\u00eb xhenxhefilit, q\u00eb penetron shpejt n\u00eb l\u00ebkur\u00eb dhe l\u00eb nj\u00eb arom\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt.<\/p>\n<p>Hudhra<br \/>\nGj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb na vjen n\u00eb mendje kur flasim p\u00ebr ushqime dhe er\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija, \u00ebsht\u00eb hudhra. P\u00ebrve\u00e7 frym\u00ebs, ajo i jep er\u00eb edhe l\u00ebkur\u00ebs, ku shkaktare \u00ebsht\u00eb alisini, substanca kryesore sulfurore q\u00eb ka hudhra dhe q\u00eb i jep arom\u00ebn e pak\u00ebndshme, si dhe alini, q\u00eb \u00e7lirohet kur pritet hudhra. Alisini tretet shpejt pas konsumimit dhe kthehet n\u00eb substanca t\u00eb tjera, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb bakteret t\u00eb p\u00ebrziehen me djers\u00ebn dhe t\u00eb japin er\u00ebn e fort\u00eb. N\u00ebse mbani ndonj\u00eb er\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb sqetulla, aplikoni pak uthull t\u00eb bardh\u00eb, ose uthull molle derisa t\u00eb b\u00ebni banjo dhe kini parasysh q\u00eb, n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb takim do t\u00eb hani q\u00eb t\u00eb dy hudhra, era nuk perceptohet nj\u00eblloj nga t\u00eb dy&#8230; varet nga ju, pra, n\u00ebse do t\u00eb rrezikoni, apo jo. <\/p>\n<p>Shpargujt<br \/>\nN\u00ebse i p\u00ebrdorni shpesh shpargujt, mbase keni v\u00ebn\u00eb re q\u00eb i japin nj\u00eb er\u00eb t\u00eb keqe urin\u00ebs, ku shkaktare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb substanc\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrmbajn\u00eb, merkaptani, e cila shp\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb l\u00ebngun peptik. N\u00ebse po pyesni veten se pse urina juaj nuk mban er\u00eb pasi keni ngr\u00ebn\u00eb shparguj, at\u00ebher\u00eb mbase organizmi juaj nuk ka enzim\u00ebn e duhur q\u00eb shp\u00ebrb\u00ebn merkaptanin. N\u00ebse ajo mban er\u00eb dhe ndiheni n\u00eb siklet kur p\u00ebrdorni tualetet publike, p\u00ebrdorni nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues t\u00eb shpargujve, si specat, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shijsh\u00ebm dhe, pa&#8230; pasoja dyt\u00ebsore. <\/p>\n<p>Brokoli, lakra, lakra e Brukselit<br \/>\nNga nj\u00ebra an\u00eb, k\u00ebto ushqime jan\u00eb t\u00eb pasura me substanca ushqyese dhe antioksidant\u00eb, q\u00eb largojn\u00eb helmet nga trupi, por nga ana tjet\u00ebr, ato jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr er\u00ebrat e ndryshme, nj\u00ebra nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb edhe ajo si e vez\u00ebve t\u00eb prishura kur shkoni n\u00eb banjo. Por meq\u00eb k\u00ebto perime jan\u00eb ushqyese dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme, nuk duhet t\u2019i hiqni nga ushqimi juaj. P\u00ebr t\u2019u hequr er\u00ebn, provoni t\u2019i zieni pak para se t\u2019i gatuani dhe n\u00ebse doni, hidhuni er\u00ebza t\u00eb ndryshme, si koriand\u00ebr, kurkuma, etj., q\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb tualet pa probleme. <\/p>\n<p>Qep\u00ebt<br \/>\nJa, edhe nj\u00eb ushqim q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb surpriz\u00eb. Sado t\u00eb mira t\u00eb jet\u00eb qep\u00ebt p\u00ebr ne, ato bezdisin ata q\u00eb kemi rrotull. Sapo treten n\u00eb stomak, vajrat e tyre p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb gjak, n\u00eb mushk\u00ebri dhe dalin n\u00ebp\u00ebrmjet frym\u00ebmarrjes. Derisa t\u00eb largohen krejt\u00ebsisht nga organizmi yn\u00eb, qep\u00ebt nuk e ndalojn\u00eb er\u00ebn e tyre dhe n\u00ebse doni ta hiqni qafe at\u00eb, preferoni t\u00eb mos i hani t\u00eb gjalla por t\u00eb gatuara, q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen vajrat gjat\u00eb gatimit. <\/p>\n<p>Trigonela (lloj er\u00ebze)<br \/>\nKjo lloj bime p\u00ebrmban nj\u00eb substanc\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb er\u00ebn e djers\u00ebs s\u00eb sqetuallave, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb padurueshme. N\u00ebse nuk mund t\u00eb b\u00ebni dot pa t\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrpiquni t\u00eb lyeni me pak sod\u00eb buke t\u00eb p\u00ebrzier me l\u00ebng limoni zonat ku djersiteni, derisa t\u00eb b\u00ebni banjo. <\/p>\n<p>Kafeja<br \/>\nKafeina stimulon Sistemin Nervor Qendror, duke aktivizuar gj\u00ebndrat e prodhimit t\u00eb djers\u00ebs, por ngaq\u00eb ka shum\u00eb aciditet, menj\u00ebher\u00eb \u201cthan goj\u00ebn\u201d dhe kur ne prodhojm\u00eb m\u00eb pak p\u00ebshtym\u00eb, bakteret shumohen dhe ushqehen me substancat ushqyese t\u00eb goj\u00ebs, duke na dh\u00ebn\u00eb er\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb goj\u00ebs. M\u00eb mir\u00eb zgjidhni pijet bimore pa kafein\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 frym\u00ebs, do t\u00eb ndihmoni edhe sh\u00ebndetin tuaj. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeni n\u00eb nj\u00eb autobus dhe ju vjen nj\u00eb er\u00eb e keqe q\u00eb ngjan me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb veze t\u00eb prishur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autobusi zbrazet, era mbetet. Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb era t\u00eb vij\u00eb nga ju, megjith\u00ebse keni b\u00ebr\u00eb banjo n\u00eb m\u00ebngjes dhe nuk jeni as t\u00eb lodhur, as t\u00eb djersitur. Sipas specialist\u00ebve, ajo q\u00eb ham\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13374,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[102],"tags":[],"class_list":["post-13372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kuzhine"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13372\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}