{"id":13357,"date":"2016-06-22T16:30:35","date_gmt":"2016-06-22T14:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13357"},"modified":"2016-06-22T12:14:10","modified_gmt":"2016-06-22T10:14:10","slug":"bera-gjithcka-qe-ti-ndaja-por-ende-nuk-jemi-bashke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/bera-gjithcka-qe-ti-ndaja-por-ende-nuk-jemi-bashke\/","title":{"rendered":"B\u00ebra gjith\u00e7ka q\u00eb t\u2019i ndaja, por ende nuk jemi bashk\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme. Jam rreth t\u00eb 40-tave dhe nuk jam martuar ndonj\u00ebher\u00eb. Deri pak koh\u00ebsh kam jetuar me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb e kam patur t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e tani ka dy vjet q\u00eb jetoj vet\u00ebm, sepse n\u00ebna vdiq. Nga t\u00eb gjitha rastet q\u00eb kam patur p\u00ebr martes\u00eb nj\u00eb m\u00eb ka mbetur m\u00eb shum\u00eb merak, ndaj vendosa q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019ia nxij jet\u00ebn atij personi q\u00eb m\u00eb dha duart.<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb mos ju l\u00eb shum\u00eb t\u00eb prisni, po ju tregoj se si ndodhi historia ime me k\u00ebt\u00eb mashkull.<br \/>\nIsha njohur me t\u00eb q\u00ebkur isha e vog\u00ebl e shkoja te lagjja e tezes. Edhe pse un\u00eb isha e vog\u00ebl e ai ishte gati adoleshent, ndieja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. At\u00eb koh\u00eb thjesht kisha qejf kur e shikoja. Kishte dhe djem t\u00eb tjer\u00eb lagjja, por un\u00eb kisha si fiksim vet\u00ebm at\u00eb. Koh\u00ebt kaluan. Tezja shkoi n\u00eb Itali dhe sht\u00ebpin\u00eb e l\u00ebshoi me qira, ndaj kaloi nj\u00eb koh\u00eb pak e gjat\u00eb pa e par\u00eb. Rast\u00ebsisht, pasi hyra n\u00eb pun\u00eb, e takova n\u00eb oborr t\u00eb institucionit ku punoja.<br \/>\n&#8211; Po ti k\u00ebtu? &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb falni, nuk po ju njoh. \u2013 tha m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ai.<br \/>\n&#8211; Jam Edlira, jemi rritur bashk\u00eb. Un\u00eb vija te tezja\u2026<br \/>\n&#8211; Mos m\u00eb thuaj! Ajo \u00e7up\u00eblina \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo zonj\u00eb kaq e bukur?! &#8211; m\u00eb nd\u00ebrpreu ai sapo iu kujtova.<br \/>\n&#8211; Haha, jo zonj\u00eb jo, se jam beqare.<br \/>\n&#8211; Oh, m\u00eb falni, se p\u00ebrdora termin e gabuar, po kur t\u00eb pash\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb bukur si je sot, u habita.<br \/>\n&#8211; Faleminderit, po rritja i ka k\u00ebto&#8230; A mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj? Pse ke ardhur?<br \/>\n&#8211; Nuk dua t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoj! &#8211; tha ai.<br \/>\n&#8211; Nuk m\u00eb shqet\u00ebson aspak. Un\u00eb u k\u00ebnaqa shum\u00eb q\u00eb t\u00eb takova.<br \/>\nE ndihmova p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb i kishte dal\u00eb me disa prona. Pastaj pim\u00eb nj\u00eb kafe dhe kujtuam ato koh\u00eb kur ishim t\u00eb vegj\u00ebl. Edhe ai nuk ishte martuar ende. Nuk e pyeta se p\u00ebrse nuk ishte martuar sepse e dija se ai mund\u00ebsi do t\u00eb kishte patur se ishte shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ishte n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e me gjendje ekonomike t\u00eb mir\u00eb. Dhe si\u00e7 kuptohet e dihet se si shkon rrjedha e k\u00ebtyre takimeve, un\u00eb dhe ai i shpeshtuam duke arritur n\u00eb takimin p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. Takoheshim vet\u00ebm p\u00ebr kafe dhe p\u00ebr muhabet. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i rregullt dhe kishte shum\u00eb ndryshim nga ai djali q\u00eb ishte komandant i lagjes e gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kishin frik\u00eb. Na ecte shum\u00eb muhabeti dhe kjo b\u00ebri q\u00eb un\u00eb t\u00eb ushqeja mendimin se ai m\u00eb donte. Un\u00eb, si\u00e7 ju thash\u00eb m\u00eb lart, kisha patur gjithmon\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje nga ai, por tani m\u00eb dukej se dhe ai ndiente nj\u00ebsoj si un\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb. \u2013 i thash\u00eb sapo u takuam dhe i zgjata nj\u00eb zarf mbi tavolin\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky zarf? Ndonj\u00eb \u00e7ek? &#8211; qesh\u00ebm t\u00eb dy me k\u00ebt\u00eb batut\u00eb se t\u00eb dy e dinim se ai nuk kishte nevoj\u00eb t\u2019i jepja un\u00eb lek\u00eb, se kishte m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Hape e shikoje.<br \/>\nAi e hapi dhe buz\u00ebqeshja i ngriu n\u00eb fytyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Bileta avioni? P\u00ebr k\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ne t\u00eb dy. Mendova se do t\u00eb na b\u00ebnte mir\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim.<br \/>\n&#8211; Po nuk\u2026<br \/>\n&#8211; Kam disa pun\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs n\u00eb Milano dhe ata m\u00eb than\u00eb se mund t\u00eb shkoja me k\u00eb t\u00eb doja. &#8211; shpika p\u00ebr momentin nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, se e pash\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqeu surpriza.<br \/>\n&#8211; S\u2019e di \u00e7far\u00eb t\u00eb them! Nuk kam qejf t\u00eb ta prish dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ti e di se un\u00eb e adhuroj Italin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Rastisi t\u00eb kisha pun\u00eb aty, jo se un\u00eb vendosa. \u2013 vazhdova g\u00ebnjeshtr\u00ebn.<br \/>\nNejse, ai sajoi nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr nga e imja dhe nuk erdhi. Kjo m\u00eb mbeti pik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Dhe si\u00e7 e kemi ne femrat q\u00eb u shkojm\u00eb nga pas meshkujve q\u00eb nuk na e varin, e vazhdova loj\u00ebn.<br \/>\nMora nj\u00eb shoqen time n\u00eb vend t\u00eb tij dhe i shijova ato dit\u00eb n\u00eb Itali. Kur erdha, nuk i mbajta m\u00ebri, p\u00ebrkundrazi, e mora n\u00eb telefon dhe kur u takuam, nuk ia p\u00ebrmenda fare mosardhjen, vet\u00ebm i tregoja se sa bukur ia kisha kaluar.<br \/>\nPra, q\u00ebndruam bashk\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe asgj\u00eb nuk ndodhi mes nesh. Sa m\u00eb shum\u00eb lidheshim miq\u00ebsisht, aq m\u00eb shum\u00eb mua m\u00eb shtohej dashuria dhe kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb martohesha me t\u00eb. Meq\u00eb ai nuk b\u00ebnte asnj\u00eb hap p\u00ebrpara, k\u00ebt\u00eb ia k\u00ebrkova vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ne jemi shok\u00eb, por si thua, do t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb tej?<br \/>\n&#8211; Sa shakaxhesh\u00eb je!<br \/>\nNuk e zgjata m\u00eb tej. Thash\u00eb t\u2019ia lija koh\u00ebs, por koha na solli di\u00e7ka t\u00eb re. Pas disa jav\u00ebsh, ai erdhi t\u00eb m\u00eb takonte, bashk\u00eb me nj\u00eb fem\u00ebr.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e fejuara ime dhe s\u00eb shpejti, do t\u00eb jet\u00eb gruaja, se presim nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb!<br \/>\nPo bomb\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kjo nuk besoj se do t\u00eb kishte! Un\u00eb mendoja t\u00eb martoheshim e ja ku na dilte se ai priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Un\u00eb isha e bindur se ai n\u00eb fillim m\u00eb kishte dashur, por se \u00e7far\u00eb frike kishte q\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb fejes\u00eb t\u00eb nxituar dhe p\u00ebr s\u00eb shumti, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb?! Nejse. Sa nuk plasa at\u00eb dit\u00eb, por e mora veten. P\u00ebr ta p\u00ebrballuar, vendosa t\u00eb largohesha. Shkova n\u00eb Itali. U nisa p\u00ebr pak koh\u00eb, por ndenja atje p\u00ebr dy vjet.<br \/>\n\u00c7\u2019t\u2019ju them? Kisha k\u00ebrkesa sa t\u00eb duash, por mendja m\u00eb rrinte n\u00eb Shqip\u00ebri, tek ai. Se\u00e7 m\u00eb t\u00ebrhiqte di\u00e7ka e m\u00eb thoshte se ai m\u00eb donte akoma. Sa u ktheva, i k\u00ebrkova ta takoja. Ai ishte shum\u00eb i lumtur familjarisht. Kishte nj\u00eb djal\u00eb dhe gruan, e cila ishte e papun\u00eb. K\u00ebtu u mb\u00ebshteta un\u00eb, te kjo pik\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse nuk futesh n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb? &#8211; i thash\u00eb s\u00eb shoqes. \u2013 Tani djalin mund ta \u00e7osh n\u00eb \u00e7erdhe dhe vet\u00eb do t\u00eb jesh m\u00eb e lir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po nuk dua t\u00eb jem larg sht\u00ebpis\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Po ja se mos gjejm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb k\u00ebtu af\u00ebr. Un\u00eb kam patur shum\u00eb shok\u00eb k\u00ebtu para se t\u00eb ikja dhe mund t\u2019ju ndihmoj.<br \/>\n&#8211; Po \u00e7\u2019e do pun\u00ebn? &#8211; i tha ai s\u00eb shoqes. \u2013 Ty nuk t\u00eb mungon asgj\u00eb. Po shkove n\u00eb pun\u00eb do t\u00eb lodhesh e nuk do t\u00eb rrish dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse, \u00e7far\u00eb t\u00eb tjerat m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb? &#8211; tha ajo.<br \/>\nE pash\u00eb se konflikti i tyre filloi q\u00eb k\u00ebtu dhe u k\u00ebnaqa. I gjeta nj\u00eb pun\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shoqes sime. N\u00eb fillim ajo nuk ia thoshte fare dhe shoqja ime m\u00eb thoshte se mund ta hiqnin nga puna. Iu luta t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb ajo t\u00eb rrinte n\u00eb pun\u00eb. Me shum\u00eb shoq\u00ebri, e mbajt\u00ebn. Ky ishte dhe interesi im. Nga puna e sigurisht, edhe nga lodhja, filluan pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e saj.<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb e m\u00ebrzitur, &#8211; thoshte sa her\u00eb e takoja. \u2013 Mir\u00eb n\u00eb pun\u00eb se e kam t\u00eb nevojshme q\u00eb avash-avash t\u00eb ngrihem profesionalisht e t\u00eb b\u00ebj karrier\u00eb, po n\u00eb sht\u00ebpi, \u00e7a leverdie kam t\u00eb b\u00ebj t\u00eb gjitha pun\u00ebt?!<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb dihet! T\u00eb gjitha grat\u00eb k\u00ebshtu vuajn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ja ti, sa rehat je!<br \/>\n&#8211; Eh \u00e7\u2019rehatzeza! Pse, e lumtur jam un\u00eb pa familje? Pa f\u00ebmij\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt duhen, por\u2026<br \/>\nE ndjeva se do t\u00eb m\u00eb thoshte di\u00e7ka p\u00ebr burrin, por ia nd\u00ebrpreva fjal\u00ebn se nuk doja t\u00eb dilja hapur se m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb ata t\u00eb dy t\u00eb mos shkonin mir\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; Hajde tani flasim p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr, m\u00eb alegro.<br \/>\nEdhe pse ishte nj\u00eb kund\u00ebrshtare, se burrin me t\u00eb cilin ajo ishte e martuar un\u00eb e dashuroja marr\u00ebzisht, un\u00eb e mbaja af\u00ebr. Nuk ka dal\u00eb kot ajo shprehja \u201cMikun mbaje af\u00ebr, armikun m\u00eb af\u00ebr\u201d. Me k\u00ebt\u00eb af\u00ebrsi un\u00eb doja t\u2019i ndaja k\u00ebta t\u00eb dy. M\u00eb vinte keq p\u00ebr djalin, por fiksimi im ishte tep\u00ebr i madh.<br \/>\nDhe parashikimet e mia po dilnin. Megjithat\u00eb, ai e pranonte \u00e7do gj\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb mos kishte probleme vendosi t\u00eb merrte nj\u00eb grua n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ta ndihmonte t\u00eb shoqen. Pra, edhe k\u00ebshtu nuk ia arrita t\u2019i ndaja.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, duke e ditur se po b\u00ebja nj\u00eb gabim t\u00eb madh, vendosa t\u00eb p\u00ebrdorja \u201cletra t\u00eb tjera\u201d. N\u00eb pun\u00eb ajo kishte nj\u00eb koleg. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gabim i madh, por ia gjeta fillin dhe meq\u00eb ai ishte beqar, iu vu ta b\u00ebnte p\u00ebr vete. Shum\u00eb gabim, por fiksimet jan\u00eb t\u00eb pariparueshme! Dhe fiksimi im me \u00e7do kusht duhej t\u00eb p\u00ebrmbushej. Se si ra ajo grua aq shpejt n\u00eb krah\u00ebt e atij djali nuk e di, por nga kjo, t\u00eb gjith\u00eb, edhe un\u00eb, edhe ju mund t\u00eb kuptojm\u00eb se ajo ndihej keq shpirt\u00ebrisht. P\u00ebrfundimisht, ata u ndan\u00eb.<br \/>\nE bukura q\u00ebndron se dhe pse ata jan\u00eb ndar\u00eb, ai nuk m\u00eb sheh si nj\u00eb alternativ\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, por ndoshta m\u00eb von\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb tek un\u00eb. Ku i dihet?! Koha do ta tregoj\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme. Jam rreth t\u00eb 40-tave dhe nuk jam martuar ndonj\u00ebher\u00eb. Deri pak koh\u00ebsh kam jetuar me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb e kam patur t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e tani ka dy vjet q\u00eb jetoj vet\u00ebm, sepse n\u00ebna vdiq. Nga t\u00eb gjitha rastet q\u00eb kam patur p\u00ebr martes\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-13357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}