{"id":1334,"date":"2014-07-14T09:32:39","date_gmt":"2014-07-14T09:32:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1334"},"modified":"2014-07-14T09:32:39","modified_gmt":"2014-07-14T09:32:39","slug":"pyetje-pergjigje-per-seksin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/pyetje-pergjigje-per-seksin\/","title":{"rendered":"Pyetje-p\u00ebrgjigje p\u00ebr seksin\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Jemi nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb dot f\u00ebmij\u00eb, spermatozoid\u00ebt na dol\u00ebn me dy bishta. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Ne, marr\u00ebdh\u00ebnien seksuale e kemi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Nj\u00eb nga parametrat e nj\u00eb spermograme \u00ebsht\u00eb studimi morfologjik i spermatozoid\u00ebve. Spermatozoidi ka shtat\u00eb patologji t\u00eb kok\u00ebs, dy patologji t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb mesme dhe kat\u00ebr patologji t\u00eb bishtit. Prania e spermatozoid\u00ebve me dy bishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga patologjit\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb shkaktare kryesore e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Sidoqoft\u00eb, shoh q\u00eb informacioni juaj \u00ebsht\u00eb i turbullt, ndaj ju k\u00ebshilloj nj\u00eb konsult\u00eb, p\u00ebr sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrse burrat thon\u00eb shpesh: \u201cDua seks\u201d? Duket sikur atyre nuk u interesojn\u00eb fare ndjenjat. Kur i them t\u00eb dashurit tim: \u201cMos m\u00eb thuaj \u201cdua seks\u201d se m\u00eb ofendon\u201d, ai qesh dhe m\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb normale. Ku ndryshon fjala \u201cseks\u201d nga fjala \u201cdashuri\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, burrat jan\u00eb m\u00eb praktik\u00eb dhe nuk hyjn\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb thella, n\u00eb mendime apo analiza fjal\u00ebsh, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata nuk ndjejn\u00eb. Ju jeni t\u00eb lidhur dhe domosdoshm\u00ebrisht, mes jush ka dashuri, por n\u00ebse duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dallimin mes t\u00eb th\u00ebnit thjesht \u201cb\u00ebj seks\u201d nga \u201cb\u00ebj dashuri\u201d, ndryshimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. N\u00ebse ju thot\u00eb nj\u00eb i panjohur \u201cdua seks\u201d, kuptohet q\u00eb ai do di\u00e7ka momentale, nuk ka ndjenja. Burrat nga natyra e k\u00ebrkojn\u00eb seksin, sepse kan\u00eb nevoj\u00eb urgjente t\u00eb k\u00ebnaqin impulset e tyre seksuale. Ata e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks pa hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb thella shpirt\u00ebrore me femrat. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb sepse duan t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb burr\u00ebror\u00eb, nuk e vrasin mendjen shum\u00eb, por n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ama, sepse edhe ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dashuri. P\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb normale kur jua thot\u00eb sepse e di q\u00eb ju e dashuroni, ai ju do dhe nuk do ta keqkuptoni.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Isha e lidhur me nj\u00eb burr\u00eb 7 vjet m\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb q\u00eb vet\u00ebm pse i thash\u00eb disa d\u00ebshira mbi seksin, ai m\u00eb paragjykoi dhe u b\u00eb disa dit\u00eb q\u00eb nuk ma hap telefonin. Jam e shokuar, si mund t\u00eb m\u00eb gjykoj\u00eb kur nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebshirat i kisha n\u00eb lidhje me at\u00eb e jo me ndonj\u00eb tjet\u00ebr? Kemi r\u00ebn\u00eb n\u00eb hall ne femrat; keq t\u00eb shprehemi, keq t\u00eb mos shprehemi&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen v\u00ebrtet keq q\u00eb ka akoma njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. Ai duhet t\u2019ju kishte vler\u00ebsuar akoma m\u00eb shum\u00eb, sepse si\u00e7 e thoni edhe vet\u00eb, ju thjesht keni shprehur d\u00ebshira n\u00eb lidhje me at\u00eb, jeni treguar e lirshme dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka pozitive n\u00eb \u00e7ift. Ndoshta ai nuk ka qen\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb ju m\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb shpreheshit k\u00ebshtu, por do t\u2019ju thoja si juve, ashtu edhe femrave t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb takojn\u00eb tipa t\u00eb till\u00eb n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb pak nga pak apo edhe me gjeste t\u2019i lini partnerit t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb ju p\u00eblqen ky apo ai veprim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale. Kuptoni gjithashtu nevojat e tij, \u00e7far\u00eb i p\u00eblqen dhe shprehini d\u00ebshirat me trupin e gjestet tuaja. At\u00ebhere, kur t\u00eb bindeni se nuk do t\u00eb paragjykoheni, mund edhe t\u00eb flisni hapur, por pasi ta keni njohur si natyr\u00eb. Sekreti i nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb \u00e7ift, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb qenit vetvetja dhe t\u00eb shprehurit lirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i ulet mashkullit niveli i testosteronit? E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse im shoq, koh\u00ebt e fundit, s\u2019ka oreks fare p\u00ebr seks dhe m\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka probleme me testosteronet&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur ulja e nivelit t\u00eb testosteronit te nj\u00eb mashkull. P\u00ebrderisa jua konfirmon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vet\u00eb bashk\u00ebshorti juaj, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vizituar dhe e ka me baza k\u00ebt\u00eb q\u00eb thot\u00eb. N\u00ebse thjesht ka nj\u00eb dyshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, at\u00ebhere duhet t\u00eb jeni ju q\u00eb t\u2019i sugjeroni t\u00eb shkoj\u00eb te mjeku, t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa analiza e t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mjekim p\u00ebr rregullimin e nivelit t\u00eb testosteronit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam nj\u00eb djal\u00eb 5 vje\u00e7, q\u00eb e kam kapur disa her\u00eb mat duke prekur organin e tij gjenital dhe kjo gj\u00eb m\u00eb ka trembur. A \u00ebsht\u00eb normale kjo gj\u00eb dhe a duhet t\u2019i tregoj un\u00eb atij n\u00eb lidhje me krijimin e f\u00ebmij\u00ebs, sepse m\u00eb pyet shpesh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i asaj moshe ose edhe m\u00eb i vog\u00ebl, t\u00eb prek\u00eb organin e tij, sepse \u00ebsht\u00eb kurioz dhe do t\u00eb njoh\u00eb trupin e tij. Ajo \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni ju si prind\u00ebr, \u00ebsht\u00eb t\u00eb bisedoni hapur me f\u00ebmij\u00ebn tuaj dhe t\u2019i shpjegoni q\u00eb ai nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb rritet dhe do t\u2019i kuptoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb ato \u00e7far\u00eb do t\u2019i shpjegoni ju rreth organeve dhe krijimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, duhet t\u2019i tregoni se duhet t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm, plus q\u00eb nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb njeri t\u2019ia prek\u00eb pjes\u00ebt intime t\u00eb trupit t\u00eb tij, p\u00ebrve\u00e7se me lejen e tij, kur t\u00eb rritet. M\u00eb mir\u00eb ta marr\u00eb informacionin nga ju, n\u00eb lidhje me \u00e7do pyetje q\u00eb ju b\u00ebn, sesa ta m\u00ebsoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet internetit apo televizorit, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mund t\u00eb marr\u00eb drejtimin e gabuar, mund ta kuptoj\u00eb jo si duhet. Kur u flet prindi, ata e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Partnerja ime nuk pranon t\u00eb b\u00ebj\u00eb seks. Edhe pse m\u00eb thot\u00eb q\u00eb m\u00eb dashuron, m\u00eb thot\u00eb \u201cprit, se nuk ndihem gati\u201d, por sa m\u00eb shum\u00eb m\u00eb refuzon, aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb josh. Si mendoni ju, ta pres apo t\u00eb ndahem nga ajo se ndoshta nuk e t\u00ebrheq? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E kuptoj gjendjen tuaj, sepse \u00ebsht\u00eb si ajo \u201cmolla e ndaluar\u201d e cila t\u00eb josh m\u00eb tep\u00ebr, por duhet t\u00eb tregoheni i duruar p\u00ebrderisa jua ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00ebse v\u00ebrtet e dashuroni, duhet t\u00eb dini t\u00eb prisni, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb vij\u00eb natyrsh\u00ebm e pa sforcime. P\u00ebrderisa rri me ju, ajo sigurisht q\u00eb ju do, por nuk ndihet gati, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs, ndonj\u00eb tabuje, ose ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb siguri nga ana juaj. Nuk m\u00eb duket zgjidhje nga ana juaj ndarja p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb saj; vet\u00ebm n\u00ebse ju nuk e dashuroni v\u00ebrtet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb, n\u00ebn efektin e pijes a nuk e di se \u00e7far\u00eb, kam kaluar nj\u00eb nat\u00eb jo t\u00eb zakonshme, nat\u00eb pasioni, me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb kisha vet\u00ebm dy her\u00eb q\u00eb e takoja. Problemi \u00ebsht\u00eb se nuk mund ta harroj, edhe pse ishim t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb dy q\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb dhe kaq. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se pyetja juaj i shkon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtat nj\u00eb psikologu, p\u00ebrderisa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me an\u00ebn shpirt\u00ebrore. N\u00eb lidhje me nat\u00ebn pasionante, mendoj se do ta harroni shpejt, sepse ju jeni akoma n\u00ebn efektin e saj dhe, me sa kuptoj, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebni nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, do t\u00eb kuptoni se ajo nat\u00eb nuk ka qen\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb pasion seksual i \u00e7astit. N\u00ebse vazhdoni t\u00eb ndjeni p\u00ebr t\u00eb, mendoj se duhet ta rivler\u00ebsoni situat\u00ebn, ose t\u00eb krijoni nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr takimi me k\u00ebt\u00eb djal\u00eb. N\u00ebse shikoni q\u00eb t\u00ebrheqja \u00ebsht\u00eb e dyanshme, pse jo, mund t\u00eb lind\u00eb di\u00e7ka p\u00ebrtej pasionit dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb dashurie q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb bukur nat\u00ebn tuaj t\u00eb pasionit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb merret s\u00ebmundja e SIDA-s vet\u00ebm me nj\u00eb akt seksual? Jam b\u00ebr\u00eb merak sepse kam b\u00ebr\u00eb seks me nj\u00eb fem\u00ebr e cila m\u00eb pas d\u00ebgjova q\u00eb ishte shum\u00eb e pis\u00ebt dhe mund t\u00eb kishte edhe s\u00ebmundje.<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka pasur edhe raste t\u00eb tilla q\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb akt seksual e kan\u00eb marr\u00eb virusin HIV. Ju uroni q\u00eb ajo t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb e infektuar me k\u00ebt\u00eb virus. Pastaj, di\u00e7ka m\u00eb habit me ju, si mund t\u00eb b\u00ebni seks pa u mbrojtur, aq m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb fem\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn nuk keni marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb rregullta dhe thjesht keni kaluar disa or\u00eb me t\u00eb? B\u00ebni shum\u00eb gabim! Megjithat\u00eb, jeni ende n\u00eb koh\u00eb t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr merakun.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam i s\u00ebmur\u00eb me diabet dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur shum\u00eb d\u00ebshira seksuale sepse nuk kam potenc\u00ebn q\u00eb kam pasur. A mund t\u00eb marr viagra p\u00ebr t\u00eb rritur potenc\u00ebn, apo duhet t\u00eb k\u00ebshillohem me mjekun.<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di mosh\u00ebn tuaj, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shpesh, diabeti ndikon n\u00eb uljen e potenc\u00ebs seksuale. Ka edhe preparate t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 viagres q\u00eb merren p\u00ebr rritjen e potenc\u00ebs seksuale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Levitra dhe Cialisi. Nj\u00eb metod\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe injeksioni intrakavernoz, i cili ka nj\u00eb efekt shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb do t\u2019ju rekomandoja t\u00eb flisnit m\u00eb par\u00eb me mjekun tuaj, si dhe t\u00eb k\u00ebshilloheni edhe me mjekun androlog m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cili preparat b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rastin tuaj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Djali im \u00ebsht\u00eb me shyta dhe kam frik\u00eb se mos m\u00eb b\u00ebhet steril. N\u00eb cilat raste rrezikon t\u00eb b\u00ebhet i till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Po t\u00eb trajtohen si\u00e7 duhet shytat dhe t\u00eb mos kalojn\u00eb n\u00eb infeksion, nuk rrezikon t\u00eb b\u00ebhet steril. Shytat jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje virale q\u00eb shkakton imunitet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. \u00c7do d\u00ebmtim i organeve t\u00eb riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre, b\u00ebhet premis\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtimin e tubave seminite, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prodhimin e spermatozoid\u00ebve. K\u00ebshtu, duhet patur kujdes, ato duhet t\u00eb trajtohen si\u00e7 duhet q\u00eb t\u00eb mos kalojn\u00eb n\u00eb infeksion.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb shenjash shfaq infeksioni balanopastitis? Kam disa \u00e7rregullime q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb dhe doja t\u00eb dija n\u00ebse jam prekur nga ky infeksion. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Balanopastitisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji q\u00eb haset shpesh te meshkujt. Shenjat e tij jan\u00eb: Skuqje dhe kruarje e lafsh\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs s\u00eb penisit dhe shtim i nj\u00eb sekrecioni me er\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb, po t\u00eb avancoj\u00eb, ndikon n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e kryerjes s\u00eb aktit seksual. Duke qen\u00eb se dyshoni, nj\u00eb vizit\u00eb tek andrologu do t\u2019ju qet\u00ebsonte.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E kam ereksionin shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Si ta zgjas n\u00eb koh\u00eb sepse kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem shum\u00eb keq psikologjikisht? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse e mbani m\u00ebndjen gjith\u00eb koh\u00ebn se si ta zgjasni ereksionin, do t\u00eb ndjeni presion n\u00eb vetvete dhe nuk do t\u00eb arrini kurr\u00eb ta b\u00ebni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. M\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb qet\u00ebsoheni dhe t\u2019i g\u00ebzoheni \u00e7do momenti q\u00eb kaloni n\u00eb intimitet me partneren tuaj, pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb ereksion shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Edhe zgjatja e ereksionit m\u00eb shum\u00eb se normalja, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. N\u00ebse partnerja juaj \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur, duhet t\u00eb jeni edhe ju. Loj\u00ebrat paraprake, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb preludi i dashuris\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb akt shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjatur intimitetin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jemi nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb dot f\u00ebmij\u00eb, spermatozoid\u00ebt na dol\u00ebn me dy bishta. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Ne, marr\u00ebdh\u00ebnien seksuale e kemi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. &#8211; Nj\u00eb nga parametrat e nj\u00eb spermograme \u00ebsht\u00eb studimi morfologjik i spermatozoid\u00ebve. Spermatozoidi ka shtat\u00eb patologji t\u00eb kok\u00ebs, dy patologji t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb mesme dhe kat\u00ebr patologji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[88],"tags":[],"class_list":["post-1334","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-seksologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1334\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}