{"id":13191,"date":"2016-06-08T17:30:41","date_gmt":"2016-06-08T15:30:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13191"},"modified":"2016-06-08T15:24:33","modified_gmt":"2016-06-08T13:24:33","slug":"nuk-dua-ta-filloj-insulinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/nuk-dua-ta-filloj-insulinen\/","title":{"rendered":"Nuk dua ta filloj insulin\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Arturi, 45 vje\u00e7. Kam humbur 15 kilogram\u00eb p\u00ebr dy muaj. Para nj\u00eb jave, mora vesh se vlerat e sheqerit i kisha t\u00eb larta, mbi 400 mg\/dl. Mjeku m\u00eb tha t\u00eb filloja insulin\u00ebn, por un\u00eb refuzova dhe m\u00eb dha kokrra. Nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb madh t\u00eb vlerave t\u00eb sheqerit me k\u00ebt\u00eb mjekim. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj?<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; I nderuar Artur, e kuptova shqet\u00ebsimin tuaj dhe q\u00eb n\u00eb fillim ju them se bie totalisht dakord me mendimin e kolegut rreth diagnoz\u00ebs s\u00eb diabetit t\u00eb sheqerit dhe terapin\u00eb. Mosha e re, shifrat e larta t\u00eb sheqerit dhe r\u00ebnia e madhe n\u00eb pesh\u00eb, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendoj se ju n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Vlerat e larta t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak dhe mjekimi me barna p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb krijojn\u00eb probleme dhe t\u00eb shfaqin at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb gjendje e r\u00ebnduar e organizmit p\u00ebr shkak t\u00eb \u201chelmimit\u201d nga sheqeri i tep\u00ebrt. Si rregull, kjo s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb me ecuri t\u00eb zgjatur ose konsiderohet s\u00ebmundje kronike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do ta keni bashk\u00ebshoq\u00ebruese t\u00eb keqe gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs tuaj. Duke qen\u00eb se organizmi i \u00e7do njeriu normal funksionon dhe krijon energji n\u00eb saje t\u00eb djegies s\u00eb sheqernave, n\u00eb rastin e diabetit, pamund\u00ebsia e djegies s\u00eb k\u00ebtyre sheqernave nga organizmi do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb lodhje apo apati dhe r\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrformanc\u00ebs n\u00eb pun\u00eb e ngado.<br \/>\n&#8211; Diabeti i sheqerit tip 2, p\u00ebrgjith\u00ebsisht trajtohet me diet\u00eb, aktivitet fizik dhe mjekim me barna nga goja, por duke qen\u00eb se rasti juaj konsiderohet i r\u00ebnduar, rregulli i fillimit dhe i trajtimit me ila\u00e7e nuk konsiderohet zgjidhje, ndaj alternativ\u00eb e par\u00eb dhe e vetme mbetet mjekimi me insulin\u00eb. Mjekimi me insulin\u00eb do t\u00eb normalizoj\u00eb vlerat e sheqerit n\u00eb gjak, do b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur mir\u00ebfunksionimin e organizmit tuaj, frenimin e r\u00ebnies n\u00eb pesh\u00eb, hidratimin e organizmit, mir\u00ebqenien e tij fizike, por edhe emocionale. Mbetet p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar se sa gjat\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdoret insulina te ju. Meqen\u00ebse ju nuk p\u00ebrshkruani n\u00eb pyetjen tuaj t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera fizike si pesha, gjat\u00ebsia etj. at\u00ebher\u00eb e supozojm\u00eb q\u00eb n\u00ebse ju jeni nj\u00eb individ obez, edhe pse keni humbur kaq shum\u00eb kilogram\u00eb, mund\u00ebsia e kalimit t\u00eb mjekimit nga insulin\u00eb n\u00eb tableta, mbetet e mundshme dhe pse jo, n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shpejt\u00eb pas 2 ose 3 muajsh mjekimi me insulin\u00eb. Por, n\u00ebse ju jeni i dob\u00ebt n\u00eb pesh\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb keni humbur 15 kilogram\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vazhduar gjat\u00eb mjekimin me insulin\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe. Megjithat\u00eb, nj\u00eb specialist q\u00eb do t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrhyrjet e duhura p\u00ebrsa i p\u00ebrket diet\u00ebs, mjekimit, insulin\u00ebs etj. N\u00eb favor t\u00eb vazhdimit t\u00eb mjekimit me insulin\u00eb jan\u00eb edhe dy aspekte t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. S\u00eb pari, studimet e fundit kan\u00eb treguar se fillimi i shpejt\u00eb i insulin\u00ebs te diabetik\u00ebt tip 2, jep nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm jo vet\u00ebm t\u00eb gjendjes momentale t\u00eb t\u00eb s\u00ebmurit, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tregues i shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb parashikuar ecurin\u00eb e mir\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me diabet p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Pjes\u00eb e arsyetimit n\u00eb favor t\u00eb mjekimit me insulin\u00eb do t\u00eb konsideroja faktin q\u00eb insulina jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb elementi baz\u00eb q\u00eb d\u00ebmtohet te diabetik\u00ebt, por \u00ebsht\u00eb edhe mjekimi m\u00eb i mir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb normalizuar vlerat e sheqerit n\u00eb gjak, por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmtimet e r\u00ebnda t\u00eb menj\u00ebhershme dhe kronike q\u00eb sjell diabeti me kalimin e viteve. S\u00eb fundmi, p\u00ebr ju ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ktheheni n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme normale. Q\u00ebllimi yn\u00eb mbetet t\u2019ju normalizojm\u00eb vlerat e sheqerit n\u00eb gjak q\u00eb t\u00eb dominojm\u00eb sa m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje metabolike q\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore nga ana juaj dhe \u00ebsht\u00eb paraqitur q\u00eb n\u00eb fillim si nj\u00eb gjendje e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb ka rrjedhur nga shum\u00eb faktor\u00eb. Pres t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Arturi, 45 vje\u00e7. Kam humbur 15 kilogram\u00eb p\u00ebr dy muaj. Para nj\u00eb jave, mora vesh se vlerat e sheqerit i kisha t\u00eb larta, mbi 400 mg\/dl. Mjeku m\u00eb tha t\u00eb filloja insulin\u00ebn, por un\u00eb refuzova dhe m\u00eb dha kokrra. Nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb madh t\u00eb vlerave t\u00eb sheqerit me k\u00ebt\u00eb mjekim. Ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-13191","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13191\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}