{"id":13152,"date":"2016-06-02T10:30:59","date_gmt":"2016-06-02T08:30:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13152"},"modified":"2016-06-01T12:34:58","modified_gmt":"2016-06-01T10:34:58","slug":"u-solla-keq-me-babin-para-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/06\/u-solla-keq-me-babin-para-vdekjes\/","title":{"rendered":"U solla keq me babin para vdekjes"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb me breng\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Nga kjo breng\u00eb nuk mund ta jetoj jet\u00ebn si gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi. Ndoshta edhe nga tipi q\u00eb kam, e p\u00ebrjetoj m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nGjith\u00e7ka filloi nga vet\u00eb kapri\u00e7ot e mamit. Ne jemi kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb jam i madhi. Kam edhe tre v\u00ebllez\u00ebr e nj\u00eb mot\u00ebr. N\u00eb fillim, kur ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur. Babi kishte nj\u00eb biznes t\u00eb vetin, merrej me ushqime e zot\u00ebronte nj\u00eb magazin\u00eb t\u00eb madhe ku furnizoheshin shum\u00eb tregtar\u00eb. Babi nuk rrinte shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe mami nuk e quante gj\u00eb t\u00eb keqe k\u00ebt\u00eb. Kur i thonim se ku \u00ebsht\u00eb babi ajo gjithmon\u00eb na thoshte se kishte shum\u00eb pun\u00eb e se nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb rriste kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Ne u rrit\u00ebm mir\u00eb. Pavar\u00ebsisht se nuk ishim ndonj\u00eb familje e pasur, nuk na mungonin gj\u00ebrat e nevojshme e madje nganj\u00ebher\u00eb dhe gj\u00ebra luksi. Mami nuk punonte sepse dhe ne ishim shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e donim shum\u00eb kujdes. Kur u rrit\u00ebm ne, mami i tha babit se nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb sht\u00ebpi e i k\u00ebrkoi t\u2019i jepte ndonj\u00eb pun\u00eb te biznesi familjar.<br \/>\n&#8211; A do punosh dot n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb rrita kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e nuk u b\u00ebkam dot magaziniere?<br \/>\nMami e kishte me qejf t\u00eb punonte. N\u00eb fillim shkoi gjith\u00e7ka mir\u00eb, por m\u00eb pas mami ndryshoi shum\u00eb. Ishte shum\u00eb e stresuar dhe shum\u00eb e nevrikosur kur kthehej nga puna. Gjithashtu, ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb xheloze p\u00ebr babin.<br \/>\n&#8211; Ku ishe n\u00eb drek\u00eb? Pse u vonove aq shum\u00eb? &#8211; i thoshte n\u00eb dark\u00eb kur takoheshin.<br \/>\n&#8211; Kisha pun\u00eb. Ti nuk mund t\u00eb m\u00eb mbash t\u00eb lidhur n\u00eb magazin\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn. Kush do t\u2019i b\u00ebj\u00eb pun\u00ebt e tjera e dokumentet?<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, mami u s\u00ebmur nga migrena dhe nuk doli p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ajo e merrte babin n\u00eb telefon or\u00eb e minut\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ku je? Me k\u00eb je? Kur mbaron?<br \/>\nI kishte hipur nj\u00eb xhelozi e s\u00ebmur\u00eb. M\u00eb e keqja ishte se edhe ne f\u00ebmij\u00ebve na futi nj\u00eb xhelozi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr babin. Na ishte fiksuar t\u00eb gjith\u00ebve se babi mund t\u00eb kishte t\u00eb dashur, se i harxhonte lek\u00ebt rrug\u00ebve me t\u00eb tjer\u00eb dhe se nuk na donte neve. Si tani m\u00eb kujtohet kur babi vinte n\u00eb sht\u00ebpi e thoshte:<br \/>\n&#8211; Si ia kaluat?<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb. &#8211; i p\u00ebrgjigjeshim t\u00eb gjith\u00eb, sikur ishte nj\u00eb i huaj. Ai e shihte se askush nuk donte t\u00eb fliste me t\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ulej n\u00eb at\u00eb divanin e tij.<br \/>\nAi filloi t\u00eb rrinte n\u00eb sht\u00ebpi pa folur e t\u00eb acarohej p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Na b\u00ebrtiste edhe n\u00ebse i mungonte telekomanda e televizorit. Kjo ndoshta b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb largohej nga ne. Jo t\u00eb merrte sht\u00ebpi m\u00eb vete, por t\u00eb largohej si njeri. Ai, edhe kur ishim t\u00eb vegj\u00ebl, nuk ishte shum\u00eb i afruesh\u00ebm me ne, por tani dukej sikur nuk ishte pjes\u00ebtar i familjes. Rrinte ashtu pa folur duke par\u00eb televizor. Mami edhe n\u00eb k\u00ebto raste e gjente si t\u00eb zihej me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse rri k\u00ebshtu pa folur? &#8211; i thoshte.<br \/>\n&#8211; Po \u00e7far\u00eb t\u00eb them? &#8211; thoshte i shkreti baba.<br \/>\n&#8211; Po nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh me ne se ke folur gjith\u00eb dit\u00ebn me t\u00eb dashurat&#8230;<br \/>\nE k\u00ebshtu fillonte z\u00ebnka. Babi nganj\u00ebher\u00eb inatosej dhe donte ta q\u00ebllonte, por ne f\u00ebmij\u00ebt i suleshim duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos na e prekte mamin me dor\u00eb. Vet\u00ebm motra ishte si m\u00eb e t\u00ebrhequr.<br \/>\n&#8211; O ma, t\u00eb lutem, mos u z\u00ebr me babin aq shum\u00eb! &#8211; i tha ajo nj\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb zihem? Je n\u00eb vete ti moj? Nuk i thua atij po mua, mua q\u00eb ju kam rritur e ju kam b\u00ebr\u00eb kaq, e vetme! Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ju ka marr\u00eb n\u00eb krah\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po edhe ai njeri \u00ebsht\u00eb, o ma! &#8211; kur motra i tha k\u00ebshtu, mami u nxeh shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse i thua ashtu mamit? &#8211; e qortova. &#8211; Ti je e vog\u00ebl e nuk duhet t\u00eb futesh n\u00eb k\u00ebto pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po mua m\u00eb vjen keq p\u00ebr babin kur mami nxehet.<br \/>\n&#8211; Po kur ai na flet e na b\u00ebrtet neve, t\u00eb vjen keq? &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, mir\u00eb, po ai \u00ebsht\u00eb babai yn\u00eb.<br \/>\nTani i kujtoj k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb motr\u00ebs e nuk m\u00eb besohet se si nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl u tregua kaq e men\u00e7ur. Kjo situat\u00eb vazhdoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb familjen ton\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb i ishim kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb babait. Nj\u00eb dit\u00eb, mamin e mor\u00ebn n\u00eb telefon dhe ajo u shqet\u00ebsua shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019ka ngjar\u00eb, mami?<br \/>\n&#8211; Babi \u00ebsht\u00eb n\u00eb spital. I ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt. Un\u00eb po nisem p\u00ebr atje.<br \/>\n&#8211; Po vij edhe un\u00eb. \u2013 thash\u00eb.<br \/>\nKur shkuam ne, babi ishte m\u00eb mir\u00eb. E kishin shtruar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe i kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha analizat. Te koka e krevatit ishte nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb. Si duket, ishin pun\u00ebtor\u00ebt e tij. Mami rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb spital ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur e qante pa pushim, nd\u00ebrsa sa u fut n\u00eb dhom\u00eb, fytyra e saj mori nj\u00eb tjet\u00ebr pamje. U nevrikos menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ne po ikim tani. &#8211; tha vajza q\u00eb ishte n\u00eb dhom\u00ebn e babit, sa pa q\u00eb ne u fut\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb.<br \/>\n&#8211; Paske patur shoq\u00ebrues t\u00eb mir\u00eb. Tani keni dal\u00eb hapur?<br \/>\n&#8211; Nuk kam fuqi t\u2019u p\u00ebrgjigjem idiot\u00ebsirave t\u00eb tua. &#8211; mezi foli babi.<br \/>\n&#8211; Idot\u00ebsi? Ku ishe kur t\u00eb rat\u00eb fik\u00ebt? Me t\u00eb? E si rrinte te koka e krevatit, sikur \u00ebsht\u00eb gruaja jote\u2026- fjala e mamit u nda nga mjeku i cili hyri brenda.<br \/>\n&#8211; Paske vizita?<br \/>\n&#8211; Familja. &#8211; tha babi.<br \/>\n&#8211; Je m\u00eb mir\u00eb tani. Sa t\u00eb dalin analizat, mund t\u00eb shkosh n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Faleminderit doktor. &#8211; tha babi, nd\u00ebrsa mami nuk foli fare. E njihja k\u00ebt\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb mamit. Ajo po \u201cvlonte\u201d nga xhelozia. Nuk e di se sa merak kishte p\u00ebr babin e s\u00ebmur\u00eb, por besoj se merakun m\u00eb t\u00eb madh e kishte p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb e kishte shoq\u00ebruar babin n\u00eb spital.<br \/>\nNga analizat doli se babi kishte kancer n\u00eb pankreas. Kishte p\u00ebrparuar shum\u00eb shpejt, k\u00ebshtu q\u00eb nuk do t\u00eb dilte nga spitali t\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb kryente nj\u00eb operacion. Jo se do t\u00eb shp\u00ebtonte nga operacioni, por ndoshta do t\u00eb fitonte koh\u00eb. Mami u m\u00ebrzit shum\u00eb. E dija se ajo e donte dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetova me ato q\u00eb ajo b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb. I rrinte te koka nat\u00eb e dit\u00eb. U dob\u00ebsua e u b\u00eb dhe m\u00eb keq se babai q\u00eb ishte i s\u00ebmur\u00eb, mir\u00ebpo babai vdiq dhe kjo p\u00ebr ne ishte nj\u00eb bomb\u00eb. U shua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe bashk\u00eb me gjith\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb i b\u00ebm\u00eb, nuk ia doli dot.<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq se nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me ne tani, \u2013 thoshte mami. \u2013 Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb i zoti e un\u00eb isha m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat t\u2019i kisha nga ai. Edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb doja t\u00eb punoja, nuk munda. Edhe at\u00eb magazin\u00eb q\u00eb kemi, do t\u00eb na e marrin t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nK\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb mamit m\u00eb s\u00ebmbonin n\u00eb zem\u00ebr. Ishte ajo q\u00eb gjithmon\u00eb na fliste keq p\u00ebr babin dhe ndoshta s\u00ebmundja atij i erdhi nga m\u00ebrzia e madhe se ne familja e tij e kishim l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, duke d\u00ebgjuar ato fjal\u00eb q\u00eb na thoshte mami. Ajo gjithmon\u00eb na thoshte se ai e tradhtonte dhe ne e besonim.<br \/>\n&#8211; Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tradhtonte babi? &#8211; e pyeta nj\u00eb dit\u00eb mamin, pas vdekjes s\u00eb babit.<br \/>\n&#8211; S\u2019ma merr mendja! E pse do m\u00eb tradhtonte?<br \/>\n&#8211; Po ti thoje gjithmon\u00eb, se&#8230; pastaj, at\u00eb dit\u00eb n\u00eb spital i the p\u00ebr at\u00eb goc\u00ebn q\u00eb e kishte shoq\u00ebruar n\u00eb spital se\u2026 &#8211; nuk ia thoja dot m\u00eb hapur se ajo ende nuk e kishte marr\u00eb veten nga vdekja e babit.<br \/>\n&#8211; Po ajo \u00ebsht\u00eb e re, ka mosh\u00ebn t\u00ebnde. Si do ta b\u00ebnte ai burr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb model.<br \/>\nK\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb b\u00ebnin q\u00eb ta urreja mamin. E di se \u00ebsht\u00eb e gabuar t\u00eb urresh n\u00ebn\u00ebn, por ajo tani pas vdekjes s\u00eb tij fliste ndryshe. E sa vler\u00eb kishin k\u00ebto fjal\u00eb tani? Sa ishte gjall\u00eb, ajo ia kishte b\u00ebr\u00eb ferr jet\u00ebn me k\u00ebto fjal\u00eb \u201cm\u00eb tradhton, harxhon lek\u00ebt me t\u00eb dashurat\u201d e mbi t\u00eb gjitha, na e kishte mbushur mendjen ne se nuk na donte e ne i ishim larguar e gati nuk i flisnim me goj\u00eb.<br \/>\nI shkreti babi! Sa ka vuajtur! Kushedi si \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb kur ne f\u00ebmij\u00ebt e tij e p\u00ebrbuznim. Sa her\u00eb isha ngritur t\u00eb mos e lejoja q\u00eb t\u00eb rrihte mamin. Ai at\u00ebher\u00eb nuk kishte faj edhe po ta kishte rrahur, se ajo ia sillte n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs.<br \/>\nPo motra e vog\u00ebl? Sa her\u00eb i kujtoj fjal\u00ebt e saj, q\u00eb donte t\u00eb na mbushte mendjen se ne e kemi baba dhe duhet ta duam nj\u00ebsoj si n\u00ebn\u00ebn!<br \/>\nK\u00ebto mendime dhe kjo breng\u00eb nuk m\u00eb l\u00eb t\u00eb jetoj i qet\u00eb. Nuk kam se si t\u2019i korrigjoj sjelljet e mia me babin. Vet\u00ebm i jam futur pun\u00ebs q\u00eb ai la p\u00ebrgjys\u00ebm n\u00eb magazin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mbetet n\u00eb duart e t\u00eb tjer\u00ebve. Sa her\u00eb shkoj te puna m\u00eb duket sikur babi \u00ebsht\u00eb aty e m\u00eb buz\u00ebqesh. Shpresoj ta laj k\u00ebshtu at\u00eb q\u00eb i b\u00ebra, megjith\u00ebse shum\u00eb njer\u00ebz nuk besojn\u00eb se shpirtrat ekzistojn\u00eb.<br \/>\nAjo vajza p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendonte mami se ishte e dashura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e mir\u00eb. Kur fol\u00ebm p\u00ebr babin nj\u00ebher\u00eb, asaj iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot. Mir\u00ebpo un\u00eb nuk dua t\u00eb mendoj keq p\u00ebr t\u00eb. Lutem q\u00eb Zoti t\u00eb ma fal\u00eb sjelljen ndaj babit tim, megjith\u00ebse brenga m\u00eb bren e s\u2019m\u00eb l\u00eb rehat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb me breng\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Nga kjo breng\u00eb nuk mund ta jetoj jet\u00ebn si gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi. Ndoshta edhe nga tipi q\u00eb kam, e p\u00ebrjetoj m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Gjith\u00e7ka filloi nga vet\u00eb kapri\u00e7ot e mamit. Ne jemi kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb jam i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-13152","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13152"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13152\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}