{"id":13118,"date":"2016-05-30T18:30:18","date_gmt":"2016-05-30T16:30:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13118"},"modified":"2016-05-30T12:59:16","modified_gmt":"2016-05-30T10:59:16","slug":"34-fakte-befasuese-per-facebook-un","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/34-fakte-befasuese-per-facebook-un\/","title":{"rendered":"34 fakte befasuese p\u00ebr Facebook-un"},"content":{"rendered":"<p>Kompania e njohur koh\u00ebt e fundit deklaroi se kishte nj\u00eb fitim vjetor prej 5.84 miliard\u00eb dollar\u00ebsh. Ja, disa fakte befasuese p\u00ebr median shoq\u00ebrore m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. <\/p>\n<p>1. Gjith\u00e7ka filloi n\u00eb nj\u00eb konvikt. Facebook-u pati nj\u00eb fillim t\u00eb thjesht\u00eb. Ai u krijua n\u00eb dhom\u00ebn e konviktit t\u00eb Harvardit, n\u00eb vitin 2004, nga miqt\u00eb Mark Zukerberg, Dastin Moskovi\u00e7, Eduardo Saverin e Kris Hju dhe n\u00eb fillim u quajt Thefacebook.com.<br \/>\n2. P\u00ebrpjekja e par\u00eb. Facebook-u nuk ishte faqja e par\u00eb q\u00eb hapte Zukerbergu. N\u00eb vitin 2003, ai krijoi Facemash, faqe interneti, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin publikuar fotot e student\u00ebve t\u00eb Harvardit dhe posht\u00eb tyre duhet t\u00eb votohej n\u00ebse personi ishte \u201cseksi apo jo\u201d (hot or not). Kjo faqe nuk pati sukses.<br \/>\n3. Ngjyra. Logoja e Facebook-ut \u00ebsht\u00eb blu, sepse Zukerbergu nuk i dallon mir\u00eb ngjyrat dhe bluja \u00ebsht\u00eb ngjyra q\u00eb ai e dallon m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n4. Braktisja e universitetit. Pasi mori nj\u00eb investim prej 500 mij\u00eb dollar\u00ebsh nga fundi i 2004-\u00ebs, Zukerbergu e la universitetin dhe krijoi zyrat q\u00ebndrore t\u00eb Facebook-ut n\u00eb Palo Alto, Kaliforni.<br \/>\n5. Investimet. Shum\u00eb shpejt, parat\u00eb filluan t\u00eb vinin. N\u00eb vitin 2005 ai mori nj\u00eb investim prej 12.7 milion\u00eb $ dhe 27.5 milion\u00eb $ n\u00eb 2006-\u00ebn.<br \/>\n6. P\u00ebrdoruesit. Kat\u00ebr dit\u00eb pasi u krijua Thefacebook.com.kishte vet\u00ebm 650 p\u00ebrdorues, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb pas kishte afro nj\u00eb milion\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ai e nd\u00ebrroi emrin n\u00eb thjesht Facebook.com.<br \/>\n7. Fytyra t\u00eb famshme. Para se t\u00eb b\u00ebhej ridizenjimi i faqes kryesore n\u00eb 2007-\u00ebn, kjo faqe pasqyronte fytyr\u00ebn e nj\u00eb burri, q\u00eb dukej paksa e turbullt. Njer\u00ebzit e njihnin me emrin \u201cdjali i Facebook-ut\u201d, por m\u00eb pas e kuptuan se ajo ishte fytyra e aktorit Al Pa\u00e7ino.<br \/>\n8. Mbrojtja e emrit. Facebook-u e ka shtrir\u00eb mbrojtjen e emrit t\u00eb tij shum\u00eb gjer\u00eb, duke qen\u00eb pronar i afro 1900 emrave t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe FB.com, IHateTheFacebookLikeButton.com dhe FacebookCreditsSuck.org.<br \/>\n9. Mikprit\u00ebs i hakerave. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb internetit i urrejn\u00eb hakerat, Facebook-u i mir\u00ebpret ata. Shoq\u00ebria n\u00eb fakt inkurajon p\u00ebrdoruesit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr viruse n\u00eb faqen e saj dhe i shp\u00ebrblen ata me afro 500$ para t\u00eb thata. N\u00eb vitin 2014, shoq\u00ebria u ka paguar shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb $ 321 zbuluesve t\u00eb viruseve. Ata bile i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb emrin nj\u00ebr\u00ebs prej nd\u00ebrtesave t\u00eb zyrave qendrore \u201cThe Hacker Company\u201d.<br \/>\n10. Hakeri i marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb ata i respektojn\u00eb hakerat, \u00ebsht\u00eb edhe kjo. N\u00eb vitin 2005, studenti i universitetit, Kris Patnam, sulmoi Facebook-un me nj\u00eb virus q\u00eb i b\u00ebnte faqet e tij t\u00eb ngjanin si ato t\u00eb konkurrentit, MySpace. N\u00eb vend q\u00eb ta hidhte n\u00eb gjyq, bashk\u00ebthemeluesi i Facebook-ut dhe Drejtori Operacional i at\u00ebhersh\u00ebm, Dastin Moskovi\u00e7, filloi t\u2019i d\u00ebrgonte mesazhe Patnamit dhe n\u00eb fund e bindi q\u00eb t\u00eb linte shkoll\u00ebn dhe t\u00eb punonte n\u00eb Facebook si inxhinier.<br \/>\n11. Trajtimi i punonj\u00ebsve. N\u00ebse b\u00ebni pjes\u00eb te fatlum\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr Facebook-un, at\u00ebher\u00eb trajtimi juaj \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Shpesh, k\u00ebto jan\u00eb votuar si vendet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebshtu, zyrat jan\u00eb t\u00eb pajisura me makina q\u00eb shesin falas pjes\u00eb kompjuteri, nj\u00eb sall\u00eb me videoloj\u00ebra, parukeri, makina st\u00ebrvitjeje me tapet rrotullues, si edhe shum\u00eb restorante dhe kafene q\u00eb ofrojn\u00eb ushqim falas.<br \/>\n12. Puna. Megjithat\u00eb, stafi edhe punon fort. Fraza \u201c1% e k\u00ebtij udh\u00ebtimi ka mbaruar\u201d \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00ebp\u00ebr muret e zyrave, p\u00ebr t\u2019u kujtuar punonj\u00ebsve se \u201cne vet\u00ebm kemi filluar t\u00eb p\u00ebrmbushim misionin ton\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb lidhur\u201d.<br \/>\n13. Bllokim. Njer\u00ebzit q\u00eb hiqen m\u00eb shpesh nga miqt\u00eb jan\u00eb shok\u00ebt e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, t\u00eb cil\u00ebt postojn\u00eb n\u00eb murin ton\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, apo q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb bezdissh\u00ebm.<br \/>\n14. As mos e provo. Meq\u00eb ra fjala, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i b\u00ebsh bllok Mark Zukerbergut n\u00eb sit.<br \/>\n15. Qeni q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb miq. Qeni-ujk hungarez i Mark Zukerbergut, Beast (Bisha) ka 2.26 milion\u00eb ndjek\u00ebs n\u00eb Facebook. Zukerbergu dhe gruaja e tij, Prishila \u00c7an, jan\u00eb ata q\u00eb kujdesen p\u00ebr faqen e tij dhe postojn\u00eb rregullisht fotot e qenit t\u00eb bardh\u00eb qimeashp\u00ebr.<br \/>\n16. Butonit \u201clike\u201d n\u00eb fillim ishte menduar t\u2019i vihej emri \u201cgjeniale\u201d. Numri mesatar i like-ve n\u00eb dit\u00eb n\u00eb Facebook shkon 4.5 miliard\u00eb.<br \/>\n17. Nj\u00eb gjigand. Aksionet e Facebook-ut jan\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se 42% n\u00eb vitin q\u00eb shkoi. Ai ka nj\u00eb kapital tregu 313 miliard\u00eb $, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe sesa gjigandi tregtar amerikan Vvalmart, i cili ka nj\u00eb kapital 209 miliard\u00eb $. Zukerbergu \u00ebsht\u00eb tani m\u00eb i pasur sesa nj\u00eb trash\u00ebgimtar i Vvalmart-it, q\u00eb i p\u00ebrket familjes Uallton.<br \/>\n18. Miliarderi me fytyr\u00eb f\u00ebmije. Sipas Bloomberg-ut, Zukerbergu, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 31 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb personi i gjasht\u00eb m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb, me nj\u00eb pasuri neto prej 48.4 miliard\u00eb $.<br \/>\n19. Numra t\u00eb \u00e7mendur. N\u00eb dhjetor 2015, siti pati 1.04 miliard\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe 934 milion\u00eb q\u00eb futen n\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet celularit \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\n20. Aplikimet. Nisur nga kjo, Facebook-u nxjerr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga celular\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb pronar i dy prej aplikimeve m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 2012 ai bleu aplikimin p\u00ebr ndarjen e fotove, Instagram, p\u00ebr 1 miliard\u00eb $. Ky aplikim ka 400 milion\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb \u00e7do muaj. N\u00eb vitin 2014, Facebook-u pagoi shum\u00ebn prej 19 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr aplikimin e mesazheve VVhatsApp. Vet\u00ebm ky aplikim ka 900 milion\u00eb p\u00ebrdorues \u00e7do muaj.<br \/>\n21. N\u00eb bot\u00eb. Pavar\u00ebsisht se Facebook-u e filloi aktivitetin e tij n\u00eb SHBA, afro 83.6% e p\u00ebrdoruesve t\u00eb sot\u00ebm jan\u00eb jasht\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Kanadas\u00eb.<br \/>\n22. Azia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontinent ka afro 253 milion\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb, shif\u00ebr befasuese kjo, duke pasur parasysh se Facebook-u \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb Kin\u00eb.<br \/>\n23. Subjektet. N\u00eb vitin 2015, pes\u00eb subjektet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb folur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Facebook jan\u00eb: Zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA, sulmet terroriste n\u00eb 13 n\u00ebntor n\u00eb Paris, lufta civile n\u00eb Siri dhe kriza e refugjat\u00ebve, t\u00ebrmeti i Nepalit dhe kriza n\u00eb Greqi.<br \/>\n24. N\u00eb vitin 2015, sportisti m\u00eb i p\u00ebrfolur ishte boksieri amerikan, Floid Meiuedh\u00ebr Jr nd\u00ebrsa nd\u00ebr artist\u00ebt ishte Ed Shiran. Nga filmat ishte \u201cLufta e yjeve\u201d: \u201cZgjimi i forc\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa nga serialet televiziv\u00eb, \u201cGames of Thrones\u201d (Loja e Froneve).<br \/>\n25. Homeri i pari. \u201cSimpson\u00ebt\u201d (serial i njohur amerikan) kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb fansa n\u00eb Facebook se t\u00eb tjer\u00ebt (68.5 milion\u00eb). Ata ndiqen s\u00eb af\u00ebrmi nga \u201cMr Bean\u201d (64.3 milion\u00eb) dhe \u201cSpongebob\u201d (Sfungjeri Bob) me 54.4 milion\u00eb.<br \/>\n26. T\u00eb prapmet nuk g\u00ebnjejn\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, artistja m\u00eb popullore n\u00eb Facebook nuk \u00ebsht\u00eb Bionse apo Teilor Suift, por Shakira, me 104 milion\u00eb fansa. N\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Eminemi me 92 milion\u00eb, ndjekur nga Rihana, me 81 milion\u00eb ndjek\u00ebs.<br \/>\n27. Afro 70% e adoleshent\u00ebve jan\u00eb miq me prind\u00ebrit e tyre n\u00eb Facebook. Mos m\u00eb shiko, mami!<br \/>\n28. Fotot. Sa foto hidhen n\u00eb Facebook \u00e7do minut\u00eb? Shifra \u00ebsht\u00eb 243.055 foto. Ja, sa shum\u00eb veta b\u00ebjn\u00eb selfie.<br \/>\n29. Minutat. Njer\u00ebzit harxhojn\u00eb mesatarisht 21 minuta n\u00eb dit\u00eb n\u00eb Facebook. Po t\u2019i llogaris\u00ebsh n\u00eb vit, jan\u00eb 7665 minuta.<br \/>\n30. Pasardh\u00ebsi. Zukerbergu e ka shkruar n\u00eb kontrat\u00ebn e tij se, n\u00ebse ai vdes kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb kompanis\u00eb, kontrolli i saj do t\u2019i kaloj\u00eb personit apo nd\u00ebrmarrjes q\u00eb ai ka zgjedhur si pasardh\u00ebs.<br \/>\n31. Rroga. Q\u00eb prej vitit 2013, Zukerbergu ka vendosur se do t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm 1 $ rrog\u00eb n\u00eb vit. Arsyeja? Ai thot\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb mjaft para deri tani.<br \/>\n32. Ti mund ta ndryshosh gjuh\u00ebn n\u00eb sit dhe t\u00eb b\u00ebsh \u201cgjuh\u00eb pirat\u00ebsh\u201d. K\u00ebshtu, miqt\u00eb b\u00ebhen \u201cmateys\u201d (shok\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn e pirat\u00ebve) dhe n\u00eb vend t\u00eb \u201clike\u201d mund t\u00eb thuash \u201carrr\u201d. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb shkosh tek &#8220;Account&#8221;, pastaj \u201cSettings\u201d dhe pastaj &#8220;Languages&#8221; ku zgjedh &#8220;English (Pirate)&#8221;.<br \/>\n33. Derisa Facebook-u t\u00eb na ndaj\u00eb. Sipas nj\u00eb studimi p\u00ebr divorcet dhe internetin, Facebook-u \u00ebsht\u00eb quajtur si faktor nxit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb nga tre divorce n\u00eb Angli. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se siti ua leht\u00ebson p\u00ebrdoruesve t\u00eb gjejn\u00eb ish-t\u00eb dashurit, ose t\u00eb flasin me partner\u00eb t\u00eb rinj potencial\u00eb.<br \/>\n34. Don\u2019t vvorry, be happy. Nj\u00eb nga tre p\u00ebrdorues t\u00eb Facebook-ut thot\u00eb se e ka ndjer\u00eb veten m\u00eb keq pasi ka vizituar sitin. K\u00ebshtu pra, mjaft vut\u00eb foto nga pushimet e mrekullueshme q\u00eb keni kaluar se na b\u00ebni t\u00eb ndjehemi keq! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania e njohur koh\u00ebt e fundit deklaroi se kishte nj\u00eb fitim vjetor prej 5.84 miliard\u00eb dollar\u00ebsh. Ja, disa fakte befasuese p\u00ebr median shoq\u00ebrore m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. 1. Gjith\u00e7ka filloi n\u00eb nj\u00eb konvikt. Facebook-u pati nj\u00eb fillim t\u00eb thjesht\u00eb. Ai u krijua n\u00eb dhom\u00ebn e konviktit t\u00eb Harvardit, n\u00eb vitin 2004, nga miqt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13119,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-13118","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-enciklopedi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13118"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13118\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}