{"id":13080,"date":"2016-05-25T16:30:25","date_gmt":"2016-05-25T14:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13080"},"modified":"2016-05-25T12:43:25","modified_gmt":"2016-05-25T10:43:25","slug":"de-biazi-si-po-i-zgjedhim-lojtaret-per-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/de-biazi-si-po-i-zgjedhim-lojtaret-per-evropian\/","title":{"rendered":"De Biazi: Si po i zgjedhim lojtar\u00ebt p\u00ebr Evropian&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Heronjt\u00eb adhurohen, nd\u00ebrsa ne, fatmir\u00ebsisht, kemi fatin t\u2019i prekim dhe t\u00eb jetojm\u00eb me suksesin e tyre, duke marr\u00eb emocionet tona. Gazeta \u201cIntervista\u201d ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb sall\u00ebn e konferenc\u00ebs n\u00eb ambientet e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit ku De Biazi ka folur p\u00ebr dy ndeshjet miq\u00ebsore. Nga kjo kemi p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb atij n\u00eb mesin e shum\u00eb pyetjeve t\u00eb tjera. Italiani \u00ebsht\u00eb shfaqur si gjithmon\u00eb elegant, me nj\u00eb t\u00eb qeshur, karakteristik\u00eb tashm\u00eb e tij dhe pa munguar sigurisht as syzet e zakonshme t\u00eb diellit. 59-vje\u00e7ari b\u00ebn me dije se, n\u00ebse s\u2019do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr takimet e U-21, do t\u00eb kishte th\u00ebrritur p\u00ebr k\u00ebto dy ndeshje edhe k\u00ebta kat\u00ebr element\u00eb nga ekipi Shpresa: Rrahmani, Manaj, Rashica dhe Latifi. Megjithat\u00eb, De Biazi jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb gjitha dilemat&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; A do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sfid\u00ebn ndaj Luksemburgut Rrahmani, Manaj, Rashica dhe Latifi?<br \/>\n&#8211; Vet\u00ebm nj\u00ebri, Rashica.<br \/>\n&#8211; Grupi i 23 futbollist\u00ebve q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda list\u00ebs s\u00eb futbollist\u00ebve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e miq\u00ebsoreve apo do t\u00eb ket\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb shohim \u00e7far\u00eb do t\u00eb na thot\u00eb kampionati, por sigurisht q\u00eb do t\u2019i afrohet shum\u00eb k\u00ebsaj liste me 25-26 lojtar\u00eb, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb me ne n\u00eb k\u00ebto dy ndeshje.<br \/>\n&#8211; Jasht\u00eb list\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto dy miq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb edhe Hamdi Salihi, golash\u00ebnuesi i kampionatit shqiptar&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb zgjedhje p\u00ebrfundimtare kur t\u00eb vij\u00eb momenti, pra, n\u00eb maj. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta b\u00ebsh nj\u00eb zgjedhje t\u00eb till\u00eb, por do ta b\u00ebj n\u00eb funksion t\u00eb skuadr\u00ebs, jo p\u00ebr simpati apo antipati ndaj dikujt. Un\u00eb punoj mbi disa parametra q\u00eb t\u2019i jap skuadr\u00ebs shanset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb Evropian.<br \/>\n&#8211; N\u00eb ndeshjen e par\u00eb me Zvicr\u00ebn, presioni bie m\u00eb shum\u00eb mbi kund\u00ebrshtarin, duke qen\u00eb se ne konsiderohemi \u201coutsiders\u201d dhe, bashk\u00eb me Island\u00ebn dhe Irland\u00ebn e Veriut, mund t\u00eb mos kemi aq shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Do t\u00eb jet\u00eb avantazh i madh ky fakt?<br \/>\n&#8211; Presioni vjen edhe nga Shqip\u00ebria, sepse n\u00ebse e vendosim shum\u00eb lart stek\u00ebn e k\u00ebrcimit, n\u00eb vend q\u00eb ta kap\u00ebrcejm\u00eb, e hedhim\u2026 Objektivin duhet ta vendosim n\u00eb p\u00ebrputhje me mund\u00ebsit\u00eb tona. Ne e dim\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe se \u00e7far\u00eb presioni kan\u00eb ata, nuk e dim\u00eb. N\u00eb realitet, n\u00eb fush\u00eb zbritet p\u00ebr t\u00eb fituar, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse je v\u00eblla apo mot\u00ebr. Pastaj, n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb pak m\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Ne e dim\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb kat\u00ebrtit n\u00eb grupin ton\u00eb, por ishim t\u00eb kat\u00ebrtit ose t\u00eb pest\u00ebt edhe n\u00eb grupin kualifikues p\u00ebr n\u00eb Evropian. Duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb reagojm\u00eb kundrejt v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb na dalin, duke mos u ndikuar nga mendimi q\u00eb \u201ctashm\u00eb u b\u00ebm\u00eb t\u00eb aft\u00eb\u201d. N\u00ebse humbasim at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb natyra jon\u00eb\u2026 A e dini se cila \u00ebsht\u00eb natyra jon\u00eb?! T\u00eb p\u00ebrveshim m\u00ebng\u00ebt dhe t\u00eb luftojm\u00eb. N\u00ebse ne mendojm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur makiazh n\u00eb fytyr\u00eb, p\u00ebr t\u2019u lyer dhe veshur mir\u00eb, p\u00ebsojm\u00eb kat\u00ebr gola nga t\u00eb gjith\u00eb. Duhet t\u00eb shkojm\u00eb aty dhe t\u00eb ham\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb nga karakteristikat q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo, q\u00eb jemi m\u00eb skuad\u00ebr se t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb modestia jon\u00eb dhe nuk duhet ta humbasim. Ne kemi trash\u00ebgimin\u00eb e k\u00ebsaj komb\u00ebtareje, brenda s\u00eb cil\u00ebs nuk kemi nj\u00eb fenomen, ama kemi nj\u00eb skuad\u00ebr me futbollist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe t\u00eb bashkuar, b\u00ebhemi nj\u00eb ekip i madh. T\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por ndoshta jan\u00eb m\u00eb pak skuad\u00ebr sesa ne.<br \/>\n&#8211; Pritshm\u00ebria juaj reale p\u00ebr n\u00eb Evropian?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam natyr\u00eb optimiste, shoh gjithmon\u00eb an\u00ebn pozitive. Mendoj se mund t\u2019i kalojm\u00eb edhe ato pengesa q\u00eb duken t\u00eb pakalueshme dhe e kemi vullnetin p\u00ebr t\u00eb befasuar edhe nj\u00ebher\u00eb. N\u00ebse do ta kalojm\u00eb grupin, do t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ndaj duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb b\u00ebhet Shani Tarashaj shembulli q\u00eb tregon se Shqip\u00ebria nuk i lutet m\u00eb askujt?<br \/>\n&#8211; Q\u00ebkur kam ardhur, politika ime ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu lutur lojtar\u00ebve, por p\u00ebr t\u00eb gjetur ata futbollist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb n\u00eb kontaktin e par\u00eb, e kishin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar me ne. Kemi pasur edhe takime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe pasi kemi folur, kemi kuptuar se p\u00ebrtej aspektit teknik, ata kishin motivim dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj skuadre dhe projekti. At\u00ebhere ata b\u00ebheshin lojtar\u00eb p\u00ebr ne! Mund t\u00eb ket\u00eb futbollist\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe q\u00eb jan\u00eb talente, por s\u2019luajn\u00eb p\u00ebr skuadr\u00ebn. K\u00ebta nuk na sh\u00ebrbejn\u00eb, sepse me ata s\u2019fiton kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ka nj\u00eb diskutim t\u00eb vazhduesh\u00ebm edhe n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen tuaj. A jeni i k\u00ebnaqur me kushtet q\u00eb keni sot dhe a do t\u00eb vazhdoni t\u00eb jeni me ne edhe pas Evropianit?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen q\u00eb njer\u00ebzit flasin vazhdimisht, por p\u00ebr momentin, un\u00eb jam i fokusuar te data 11 qershor dhe te ndeshja e par\u00eb ndaj Zvicr\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb fokusi im i vet\u00ebm. Pjesa tjet\u00ebr nuk m\u00eb intereson. Jam m\u00ebsuar ta zgjidh \u00e7do situat\u00eb hap pas hapi. Nuk jam aq i aft\u00eb sa t\u00eb vendos karroc\u00ebn p\u00ebrpara buajve, por l\u00eb buajt q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin karroc\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Stoli i Italis\u00eb pas Evropianit do t\u00eb jet\u00eb i  lir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment s\u2019kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem sepse jemi k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po flasim p\u00ebr komb\u00ebtaren. Kemi dy teste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe luajm\u00eb ndaj nj\u00eb skuadre q\u00eb n\u00eb sfid\u00ebn e fundit i sh\u00ebnoi kat\u00ebr gola Suedis\u00eb s\u00eb Ibrahimovi\u00e7it. Dua t\u00eb fokusohem te komb\u00ebtarja e Shqip\u00ebris\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Keni ftuar lojtar\u00eb si Rashica sigurisht, por vazhdoni t\u2019i q\u00ebndroni ides\u00eb s\u00eb mesfush\u00ebs fizike, pasi nuk preferoni shum\u00eb Meh\u00ebn, Ram\u00ebn, apo Ka\u00e7en. K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria edhe n\u00eb Evropian?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb futbollist\u00ebt e kompletuar. E kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shtyp, n\u00eb Durr\u00ebs. Nj\u00eb futbollist ka kat\u00ebr elemente: at\u00eb mendor, taktik, teknik dhe motivimin. Ne duhet t\u00eb jemi luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe nuk mund t\u00eb mjaftohemi me cil\u00ebsit\u00eb tona teknike. Duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb jemi bujar\u00eb dhe t\u00eb luajm\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, duke vendosur p\u00ebremrin \u201cNe\u201d dhe jo \u201cUn\u00eb\u201d. \u201cNe\u201d b\u00ebjm\u00eb, \u201cne\u201d fitojm\u00eb dhe \u201cne\u201d shkojm\u00eb n\u00eb Euro 2016!<\/p>\n<p>De Biazi dhe Shqip\u00ebria<\/p>\n<p>&#8211; Fjala e par\u00eb q\u00eb keni m\u00ebsuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe?<br \/>\n&#8211; Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Ushqimi juaj i preferuar shqiptar?<br \/>\n&#8211; Peshku, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Miku m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Adi Kotoni, n\u00eb hotelin ku q\u00ebndroj n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb personi me t\u00eb cilin ndaj shum\u00eb koh\u00eb kur jam k\u00ebtu.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ju p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb te shqiptar\u00ebt e \u00e7far\u00eb jo?<br \/>\n&#8211; Te shqiptar\u00ebt m\u00eb p\u00eblqen\u2026 Prisni t\u00eb mendohem pak&#8230; (Qesh) Te shqiptar\u00ebt m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Ajo q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen \u00ebsht\u00eb q\u00eb harxhojn\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb kafene, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga e preferuar shqiptare?<br \/>\n&#8211; \u201cXhamadani vija-vija\u201d.<br \/>\n&#8211; Cili qytet ju p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Berati dhe Gjirokastra.<br \/>\n&#8211; Ju p\u00eblqen emri Gani Abazi?<br \/>\n&#8211; Sigurisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Heronjt\u00eb adhurohen, nd\u00ebrsa ne, fatmir\u00ebsisht, kemi fatin t\u2019i prekim dhe t\u00eb jetojm\u00eb me suksesin e tyre, duke marr\u00eb emocionet tona. Gazeta \u201cIntervista\u201d ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb sall\u00ebn e konferenc\u00ebs n\u00eb ambientet e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit ku De Biazi ka folur p\u00ebr dy ndeshjet miq\u00ebsore. Nga kjo kemi p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13081,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-13080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13080\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}