{"id":13055,"date":"2016-05-23T17:30:44","date_gmt":"2016-05-23T15:30:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13055"},"modified":"2016-05-23T13:07:28","modified_gmt":"2016-05-23T11:07:28","slug":"mund-te-behet-divorci-pa-qene-i-pranishem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/mund-te-behet-divorci-pa-qene-i-pranishem\/","title":{"rendered":"Mund t\u00eb b\u00ebhet divorci pa qen\u00eb i pranish\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Avokat, jam Denisa nga Tirana, por me banim n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb vitin 2005 jam martuar n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb djal\u00eb nga Tropoja. N\u00eb vitin 2007 kemi ardhur t\u00eb dy n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale n\u00eb Lond\u00ebr. Vitet e para kemi sakrifikuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar familjen dhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, pasi dihet q\u00eb emigracioni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb dy kemi punuar shum\u00eb, por kur njeriu fillon t\u00eb rregulloj\u00eb di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb ndonj\u00eb problem. Bashk\u00ebshorti im, duke filluar nga viti 2013, ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shfrenuar dhe t\u00eb shthurur, duke u sjell\u00eb si adoleshent. Ka dit\u00eb q\u00eb ik\u00ebn nga sht\u00ebpia e nuk vjen fare dhe m\u00eb tradhton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. E kam toleruar, pasi ai m\u00eb ka k\u00ebrkuar falje se nuk do t\u2019i p\u00ebrs\u00ebriste k\u00ebto veprime. Megjithat\u00eb, durimi ka nj\u00eb kufi dhe kam vendosur t\u00eb divorcohem. F\u00ebmij\u00eb nuk kemi nga martesa jon\u00eb, por kam problem se n\u00eb Lond\u00ebr jemi pa letra dhe nuk e zgjidhim dot k\u00ebtu martes\u00ebn. A mund ta zgjidh martes\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri edhe pa qen\u00eb un\u00eb aty, pasi jam pa letra dhe nuk mund t\u00eb vij? Ju faleminderit!<br \/>\nAv. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: P\u00ebrsh\u00ebndetje zonja Denisa. Veprimet e bashk\u00ebshortit tuaj jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr funksionimin sa m\u00eb normal t\u00eb familjes. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar sakrifica juaj n\u00eb familje n\u00eb vitet e para t\u00eb martes\u00ebs, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin, por k\u00ebto veprime t\u00eb tijat jan\u00eb t\u00eb pajustifikueshme dhe jo normale. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e zhvilluara, konkretisht n\u00eb Britani, ku ju jetoni, tradhtia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rrethanat p\u00ebr t\u2019u zgjidhur martesa me fajin nga bashk\u00ebshorti i cili e kryen at\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsa i p\u00ebrket pyetjes suaj, p\u00ebr ta zgjidhur martes\u00ebn n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, pasi martesa ligjore k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb lidhur dhe nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb padi p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs p\u00ebr arsyet e lartp\u00ebrmendura n\u00eb letr\u00ebn tuaj. Tradhtia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet e ligjshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Kodi i Familjes p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs. Por Kodi i Familjes e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative q\u00eb padit\u00ebsi duhet t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn e pajtimit t\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebr shkaqet e parashtruara n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi. Ligjv\u00ebn\u00ebsi i ka dh\u00ebn\u00eb familjes p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku t\u00eb drejtat dhe detyrimet jan\u00eb reciproke p\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb familja t\u00eb funksionoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb, pasi familjet jan\u00eb \u201cagjencia\u201d e par\u00eb ku f\u00ebmija merr kultur\u00ebn dhe normat fillestare t\u00eb sjelljes.<br \/>\n&#8211; Pra, gjykata do t\u00eb bindet n\u00ebse arsyet p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs jan\u00eb reale sikurse jan\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi. Nga pyetjet q\u00eb ajo i drejton padit\u00ebses kupton se zgjidhja e martes\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb ligjshme t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb parashikuar n\u00eb Kodin e Familjes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, mund t\u00eb themi se ju patjet\u00ebr q\u00eb mund ta b\u00ebni zgjidhjen e martes\u00ebs n\u00eb gjykat\u00ebn e vendit ku keni gjendjen civile, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Bajram Curri ose n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, n\u00ebse e keni dokumentacionin n\u00eb Tiran\u00eb. Por, n\u00eb seanc\u00ebn e pajtimit duhet t\u00eb jeni patjet\u00ebr e pranishme dhe pastaj mund t\u00eb lini me prokur\u00eb avokatin p\u00ebr zgjidhjen e procedurave t\u00eb m\u00ebvonshme. P\u00ebr \u00e7do pyetje, mund t\u00eb kontaktoni me Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Avokat, jam Denisa nga Tirana, por me banim n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb vitin 2005 jam martuar n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb djal\u00eb nga Tropoja. N\u00eb vitin 2007 kemi ardhur t\u00eb dy n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale n\u00eb Lond\u00ebr. Vitet e para kemi sakrifikuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar familjen dhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, pasi dihet q\u00eb emigracioni \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,219],"tags":[],"class_list":["post-13055","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13055\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}