{"id":13016,"date":"2016-05-18T14:30:38","date_gmt":"2016-05-18T12:30:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13016"},"modified":"2016-05-18T12:46:27","modified_gmt":"2016-05-18T10:46:27","slug":"prinderit-nuk-me-deshen-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/prinderit-nuk-me-deshen-kurre\/","title":{"rendered":"Prind\u00ebrit nuk m\u00eb desh\u00ebn kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje redaksi e gazet\u00ebs dhe ju lexues! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb dyzet e kat\u00ebr vje\u00e7ar i vrar\u00eb nga jeta n\u00eb maksimumin e mundsh\u00ebm. Kam lindur n\u00eb Burrel, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kam kaluar n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb e m\u00eb pas kam jetuar n\u00eb Elbasan sepse babai im ka qen\u00eb oficer. Kam patur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi qysh n\u00eb lindje, kam lindur me nj\u00eb problem fizik dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye s\u2019m\u00eb ka dashur askush, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe prind\u00ebrit e mi. Edhe sot m\u00eb kujtohet ftoht\u00ebsia dhe indiferenca e mamas\u00eb sime kur f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb m\u00eb shanin sepse u dukesha si p\u00ebrbind\u00ebsh e ajo nuk reagonte, por qeshte n\u00ebn z\u00eb me nj\u00eb ironi q\u00eb mezi e mbante q\u00eb t\u00eb mos i shp\u00ebrthente. E thash\u00eb m\u00eb lart q\u00eb jam njeri i vrar\u00eb nga jeta, sepse jet\u00ebn ta dhuron n\u00ebna dhe kur nuk t\u00eb do ajo q\u00eb t\u00eb jep jet\u00ebn, mendoj se \u00ebsht\u00eb fundi p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nMegjith\u00ebse im at\u00eb ishte oficer, mamaja ime ka qen\u00eb pa shkoll\u00eb, si\u00e7 ishte koha para pes\u00ebdhjet\u00eb vitesh, kur jan\u00eb martuar ata. P\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr mjaftonte q\u00eb t\u00eb ishte vajz\u00eb e ndershme e p\u00ebr sht\u00ebpi. Im at\u00eb e mori nga fshati nusen q\u00eb, sapo ra n\u00eb qytet, na u b\u00eb zonj\u00eb e madhe. Un\u00eb jam i pari nga f\u00ebmij\u00ebt. Tre vite pas meje mamaja ime lindi nj\u00eb mot\u00ebr e pas shtat\u00eb vitesh t\u00eb tjera, edhe nj\u00eb v\u00eblla. K\u00ebta dy t\u00eb tjer\u00ebt i lindi sagllam, pa defekte fizike si\u00e7 isha un\u00eb. Un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn e mesme bujq\u00ebsore, sepse nj\u00eb si puna ime s\u2019mund t\u00eb mbaronte shkoll\u00eb tjet\u00ebr, motra ime mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i vog\u00ebl ka mbaruar t\u00eb mesmen mekanike. Pra, t\u00eb tre i ngjam\u00eb fshatares mama, asnj\u00ebri nuk i ngjau babait q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej me shkoll\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre mendoj se Zoti i d\u00ebnoi prind\u00ebrit e mi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si m\u00eb trajtuan.<br \/>\nNdoshta juve q\u00eb po e lexoni historin\u00eb e mjerimit tim ju duket sikur un\u00eb i kam urryer prind\u00ebrit e mi, por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Un\u00eb e di q\u00eb nuk linda k\u00ebshtu p\u00ebr fajin e tyre, por kaq m\u00eb kishte shkruar Zoti. I faj\u00ebsoj ata pse m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebn gjithmon\u00eb.<br \/>\nN\u00eb kop\u00ebsht kam qen\u00eb gjithmon\u00eb f\u00ebmija q\u00eb kam shkuar i pari n\u00eb grup e m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb fundit sepse nuk m\u00eb donin n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb e shar\u00eb gjithnj\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb prind\u00ebrit s\u2019e mor\u00ebn mundimin t\u00eb vinin e t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin e t\u00eb m\u00eb jepnin zem\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballesha me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebrpjekja e tyre e vetme ishte t\u00eb m\u00eb zhysnin n\u00eb mjerimin tim me indiferenc\u00ebn e tyre.<br \/>\nKur kam qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, kisha n\u00eb klas\u00eb \u00e7una q\u00eb vinin nga fshatrat dhe sigurisht nuk ishin shum\u00eb t\u00eb hedhur si djemt\u00eb e qytetit dhe nuk m\u00eb shanin shum\u00eb. Kam edhe nj\u00eb hall\u00eb q\u00eb m\u00eb ka dashur k\u00ebshtu si\u00e7 jam. F\u00ebmij\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb m\u00eb flasin, m\u00eb ftojn\u00eb n\u00eb dasma e n\u00eb g\u00ebzime. Halla, vajz\u00ebn e vog\u00ebl e kishte tre vite pas meje. E mbaj mend q\u00eb ajo ndalej bashk\u00eb me shoqen e saj e m\u00eb flisnin n\u00eb rrug\u00eb apo n\u00eb shkoll\u00eb. Kur kishin or\u00eb pushimi, pranonin t\u00eb rrinin me mua n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs. K\u00ebshtu, edhe djemt\u00eb e vajzat e tjer\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb tyre filluan t\u00eb m\u00eb shihnin ndryshe. Kur kush\u00ebrira ime ishte n\u00eb gjimnaz ka qen\u00eb e vetmja periudh\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb ngrohur zemra nga dashuria e njer\u00ebzve dhe q\u00eb m\u00eb kan\u00eb par\u00eb si njeri normal.<br \/>\nSi\u00e7 ju thash\u00eb, motra ime ishte tre vite pas meje. Ajo, pasi mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, konkurroi p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por sigurisht q\u00eb nuk fitoi se nuk kishte as mesatare e as nuk m\u00ebsonte dot p\u00ebr konkurs. Nuk di se si, por kur shkoi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar, njohu nj\u00eb djal\u00eb. Kishin folur aq sa mund t\u00eb flasin dy njer\u00ebz t\u00eb panjohur, por ai kishte arritur t\u2019i merrte emrin dhe qytetin ku kishte sht\u00ebpin\u00eb.<br \/>\nKur ajo u kthye nga konkursi, e d\u00ebgjova q\u00eb tregoi se kishte takuar nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb shoq\u00ebronte t\u00eb motr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb konkurruar edhe ajo. Tha q\u00eb kishte qen\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, i bukur e vazhdonte studimet p\u00ebr Mjek\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Po ku e more vesh q\u00eb ishte djal\u00eb i mir\u00eb? Ti gjys\u00ebm ore ke folur me t\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb fakultetit, apo, harrova je e zgjuara e mamit?! &#8211; i thash\u00eb un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Epo, jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb gjysmak\u00eb si puna jote, &#8211; ma ktheu flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb ajo. Sigurisht, i m\u00ebsuar me fyerje, nuk m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje. Plaga ime kishte z\u00ebn\u00eb kore qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.<br \/>\nPor, doli q\u00eb ky djali studenti i Mjek\u00ebsis\u00eb na erdhi n\u00eb qytetin ton\u00eb. Ai kishte patur nj\u00eb shok n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb cilin e kish pyetur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr time mot\u00ebr e m\u00eb pas kishte ardhur p\u00ebr ta takuar. Ai erdhi e takoi disa her\u00eb motr\u00ebn time derisa ata vendos\u00ebn t\u00eb fejoheshin, edhe pse motra nuk fitoi asnj\u00eb konkurs p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet. Kur n\u00eb sht\u00ebpi mora vesh se do t\u00eb vinin miqt\u00eb e rinj p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar dor\u00ebn motr\u00ebs, plasi edhe bomba tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po ti, ku do shkosh? Ti nuk mund t\u00eb rrish n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb t\u00eb shohin prind\u00ebrit e djalit &#8211; m\u00eb tha ime mot\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb iki moj? Ku t\u00eb iki? Po n\u00eb mos k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, dikur ata do t\u00eb m\u00eb shohin! Pastaj, ti i ke treguar atij q\u00eb ke nj\u00eb v\u00eblla m\u00eb t\u00eb madh, \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb turp t\u00eb thuash q\u00eb iku e s\u2019deshi t\u00eb takonte krushqin\u00eb e re.<br \/>\n&#8211; Posi more! Un\u00eb nuk i kam treguar fare p\u00ebr ty! &#8211; tha ajo, si pa gj\u00eb t\u00eb keqe.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb e ka vajza, ik nga halla jote, ajo t\u00eb do shum\u00eb ty, &#8211; e ndihmoi ime m\u00eb.<br \/>\n&#8211; Moj, ju t\u00eb dyja s\u2019m\u00eb dukeni n\u00eb terezi&#8230; Po n\u00eb mos m\u00eb takojn\u00eb sot, do t\u00eb m\u00eb takojn\u00eb mot e n\u00eb mos m\u00eb takofshin asnj\u00ebher\u00eb, dikush do t\u2019u thot\u00eb q\u00eb un\u00eb ekzistoj. Nuk mund t\u00eb m\u00eb fshihni k\u00ebshtu, kaq turp ju vjen nga un\u00eb? Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb turp, k\u00ebshtu m\u00eb ka falur Zoti e nuk iki asgj\u00ebkundi, &#8211; u thash\u00eb dhe u ula q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb dridheshin m\u00eb k\u00ebmb\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Epo, zot sht\u00ebpie jam un\u00eb, &#8211; tha babai. &#8211; M\u00eb mir\u00eb ik nga halla e rri dy apo tri dit\u00eb e ne po themi q\u00eb je nisur p\u00ebr n\u00eb Greqi. Ka sa t\u00eb duash djem t\u00eb rinj q\u00eb ikin e s\u2019vijn\u00eb m\u00eb.<br \/>\n&#8211; Aha, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb iki t\u00eb z\u00eb ndonj\u00eb gremin\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Greqi? &#8211; iu p\u00ebrgjigja.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb duash&#8230; n\u00eb da\u00e7 z\u00ebr gremin\u00ebn, n\u00eb da\u00e7 shko te halla, po k\u00ebtu s\u2019t\u00eb dua kur t\u00eb vijn\u00eb prind\u00ebrit e t\u00eb fejuarit tim, &#8211; tha ime mot\u00ebr duke m\u00eb treguar der\u00ebn me dor\u00eb. Nuk m\u00eb mbajt\u00ebn m\u00eb nervat dhe u \u00e7ova e ia ngjesha nj\u00eb shpull\u00eb sa m\u00eb h\u00ebngri krahu, gj\u00eb q\u00eb s\u2019e kisha b\u00ebr\u00eb as me f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb q\u00eb m\u00eb shanin gjith\u00eb koh\u00ebn. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, im at\u00eb u ngrit menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb kapi nga krahu e m\u00eb shtyu p\u00ebr nga dera.<br \/>\n&#8211; At\u00ebher\u00eb m\u00eb d\u00ebgjo mir\u00eb, do dal\u00ebsh jasht\u00eb sot dhe nuk do t\u00eb kthehesh m\u00eb k\u00ebtu, meqen\u00ebse t\u00eb duket vetja i fort\u00eb. Boll na e ke nxir\u00eb jet\u00ebn deri m\u00eb sot, nuk do t\u2019i prish\u00ebsh fatin edhe vajz\u00ebs. Ti, &#8211; iu drejtua mamas\u00eb time, &#8211; jepja rrobat e tij p\u00ebr pes\u00eb minuta dhe, jasht\u00eb! &#8211; Dhe kjo fjala \u201cjasht\u00eb\u201d ishte tamam me ton ushtarak. Prita n\u00eb korridor pes\u00eb minuta time m\u00eb q\u00eb m\u00eb mblodhi ku kishte dy apo tri kanotiere e mbathje t\u00eb grisura, dy pal\u00eb pantallona, nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb t\u00eb lar\u00eb e nj\u00eb t\u00eb palar\u00eb q\u00eb e mori n\u00eb banj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kaq, s\u2019ke rroba t\u00eb tjera, &#8211; tha dhe hapi der\u00ebn e jashtme.<br \/>\nMe qesen q\u00eb e shtr\u00ebngoja para gjoksit, un\u00eb dola nga sht\u00ebpia. Kur zbrita shkall\u00ebt n\u00eb katin e par\u00eb, u ula nj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb merrja veten. Nuk e di mir\u00eb se sa ndenja, por kur pash\u00eb disa komshinj q\u00eb po vinin, u \u00e7ova, i p\u00ebrsh\u00ebndeta e ika. At\u00eb nat\u00eb mora nj\u00eb furgon e ika te halla. Pas darke asaj i tregova gjysmat e atyre q\u00eb m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb, se m\u00eb vinte turp t\u00eb thosha q\u00eb s\u2019m\u00eb donte mamaja ime. I k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb jepte ndonj\u00eb lek borxh.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do kesh t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh&#8230; Nuk t\u00eb premtoj dot asgj\u00eb se kur do t\u00eb t\u2019i kthej, por do p\u00ebrpiqem sa m\u00eb shpejt, &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\nAjo me siguri e pa q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb e keqja dhe m\u00eb dha aq para sa t\u00eb mund t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb e t\u00eb jetoja p\u00ebr nja dy muaj sa t\u00eb gjeja ndonj\u00eb pun\u00eb. Por n\u00eb Tiran\u00eb gjithkush e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00eb besonte. Nuk kisha ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb thoshte nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua. Kam ndenjur n\u00eb Tiran\u00eb duke ngr\u00ebn\u00eb sa m\u00eb pak t\u00eb ishte e mundur, q\u00eb t\u00eb ruaja parat\u00eb, kam fjetur n\u00eb cepa pallatesh e n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e ur\u00ebs s\u00eb Lan\u00ebs sepse nuk gjeja t\u00eb merrja sht\u00ebpi me qira me aq para sa kisha. Si p\u00ebrfundim, parat\u00eb q\u00eb m\u00eb dha halla, u mbaruan. Endesha sa nga nj\u00ebra lagje n\u00eb tjetr\u00ebn e nuk gjeja asnj\u00eb zgjidhje. Dikur u ndala i lodhur nga uria e nga lodhja. Ndenja tri dit\u00eb rresht para nj\u00eb lavazhi. Nat\u00ebn flija n\u00eb streh\u00ebn e lavazhit e thoja: \u201cN\u00ebse vdes, t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb m\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes\u201d, por ja q\u00eb s\u2019vdiqa. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto dit\u00ebt e q\u00ebndrimit pran\u00eb lavazhit, nj\u00ebrit iu prish goma e makin\u00ebs e un\u00eb shkova ta ndihmoja p\u00ebr ta nd\u00ebrruar q\u00eb ai t\u00eb mos b\u00ebhej pis. E ndihmuam un\u00eb dhe djali i lavazhit. N\u00eb fillim, shoferi i makin\u00ebs m\u00eb tha q\u00eb s\u2019kishte nevoj\u00eb, por djali i lavazhit ia b\u00ebri me shenj\u00eb q\u00eb s\u2019isha i rreziksh\u00ebm. K\u00ebshtu, pasi nd\u00ebrruam gom\u00ebn, ai m\u00eb zgjati nj\u00eb dy mij\u00eb lek\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Jo, faleminderit, t\u00eb ndihmova se e pash\u00eb q\u00eb e kishe problem t\u00eb b\u00ebheshe pis, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb pis jam e s\u2019e kam problem, &#8211; i thash\u00eb e shkova n\u00eb strofk\u00ebn time. Djali q\u00eb punonte te lavazhi at\u00eb dit\u00eb m\u00eb solli nj\u00eb buk\u00eb, gjiz\u00eb e nj\u00eb kile moll\u00eb. P\u00ebr dy dit\u00eb u ngopa e m\u00eb dukej vetja tjet\u00ebr njeri. Qysh nga ajo dit\u00eb ai m\u00eb tha t\u2019i pastroja vendin rreth e rrotull lavazhit dhe do t\u00eb m\u00eb jepte ushqim. P\u00ebr mua, kjo ishte mrekulli. Un\u00eb pastroja jo vet\u00ebm rrug\u00ebn af\u00ebr lavazhit, por edhe n\u00eb lagje. K\u00ebshtu, banor\u00ebt e lagjes filluan t\u00eb m\u00ebsoheshin me pamjen time. Shum\u00eb gra nga lagjja kur donin t\u00eb hidhnin rroba, i fusnin n\u00eb qese t\u00eb pastra e m\u2019i jepnin n\u00eb dor\u00eb. K\u00ebshtu, t\u00eb pakt\u00ebn dukesha m\u00eb i veshur e m\u00eb i past\u00ebr se nd\u00ebrrohesha shpesh.<br \/>\nNd\u00ebrsa rrija n\u00eb at\u00eb strofk\u00ebn q\u00eb kisha sajuar me kanatet e nj\u00eb dollapi q\u00eb e kisha gjetur n\u00eb plehra, v\u00ebzhgoja gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb l\u00ebviznin lart e posht\u00eb me shpres\u00ebn se kujt mund t\u2019i nevojitej ndihma ime. Nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb shikoja ishte nj\u00eb vajz\u00eb. N\u00eb fakt, kishte nj\u00eb problem, se shkonte me t\u00eb gjith\u00eb djemt\u00eb e lagjes. Pasi e mendova mir\u00eb, thash\u00eb q\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb till\u00eb s\u2019mund t\u00eb martohej askush q\u00eb e njihte, por vet\u00ebm nj\u00eb njeri dhe ky isha un\u00eb. Ashtu i palar\u00eb, i paushqyer, fillova t\u2019i dilja n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb shihte e t\u00eb mos trembej nga un\u00eb. I m\u00ebsova oraret kur dilte e kur kthehej dhe doja q\u00eb t\u2019i flisja nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punoja sepse doja t\u2019i tregoja an\u00ebn time t\u00eb mir\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, pasi e kisha p\u00ebrsh\u00ebndetur disa her\u00eb, nj\u00eb mbr\u00ebmje kur po kthehej, i fola.<br \/>\n&#8211; Mir\u00ebmbr\u00ebma&#8230; A ke vet\u00ebm dy minuta koh\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjosh?<br \/>\n&#8211; Po, \u00e7far\u00eb do? &#8211; tha dhe nga z\u00ebri e kuptova q\u00eb po qante.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb ka ndodhur? &#8211; e pyeta sepse v\u00ebrtet u shqet\u00ebsova.<br \/>\n&#8211; M\u00eb la edhe dashnori i radh\u00ebs, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; \u00e7\u2019t\u00eb kem tjet\u00ebr?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq, s\u2019di si t\u00eb t\u00eb ndihmoj, por un\u00eb e di q\u00eb me mentalitetin e djemve shqiptar\u00eb asnj\u00eb s\u2019do t\u00eb martohet me ty. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb duan vet\u00ebm p\u00ebr momentin.<br \/>\n&#8211; Ouu edhe ti k\u00ebshtu mendon p\u00ebr mua?<br \/>\n&#8211; Jo, jo s\u2019ka lidhje, m\u00eb fal, ishte shum\u00eb e keqe ajo q\u00eb thash\u00eb, por k\u00ebt\u00eb kam d\u00ebgjuar&#8230; Un\u00eb desha t\u00eb t\u00eb them tjet\u00ebr gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pa h\u00eb, ta d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7\u2019do na thuash ndonj\u00eb xhevahir tjet\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Epo, meqen\u00ebse nuk ke zgjidhje tjet\u00ebr, pse nuk martohesh me mua? Jam djal\u00eb i mir\u00eb, nuk kam vese. Dhe me mua nuk do t\u00eb martohet asnj\u00eb vajz\u00eb, do trembej gjithkush nga nj\u00eb lidhje me mua, &#8211; i thash\u00eb t\u00eb gjitha pa frym\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb? &#8211; tha ajo e shastisur &#8211; Un\u00eb t\u00eb martohem me ty?<br \/>\n&#8211; Dakord, vet\u00ebm mos b\u00ebrtit&#8230; &#8211; i thash\u00eb. &#8211; T\u00eb lutem, mos i thuaj askujt se \u00e7far\u00eb t\u00eb thash\u00eb dhe un\u00eb do ta ngre diku tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb koliben time, se nuk duroj dot sharje t\u00eb tjera. Kam nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet q\u00eb d\u00ebgjoj vet\u00ebm njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb shajn\u00eb. Nat\u00ebn e mir\u00eb, &#8211; i thash\u00eb dhe ktheva shpin\u00ebn.<br \/>\nU ktheva te kolibja, p\u00ebr habin\u00eb time, jo shum\u00eb i l\u00ebnduar. Thell\u00eb-thell\u00eb isha i p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb jo t\u00eb madhe nga ana e saj. Vet\u00ebm fillova t\u00eb kujtoja vendet ku kisha ndenjur m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb zhvendosja koliben, por m\u00eb prishte pun\u00eb, se s\u2019kisha m\u00eb ushqim. Thash\u00eb t\u00eb ikja pasi t\u00eb k\u00ebrkoja ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb fakt, t\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebt n\u00eb vijim nuk m\u00eb ngacmoi askush. Nj\u00eb burri n\u00eb lagje q\u00eb kishte nj\u00eb biznes privat, i duhej nj\u00eb roje dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse doja t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sigurisht, &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr mua do t\u00eb ishte mrekulli. K\u00ebshtu, jo vet\u00ebm punoja roje, por pastroja edhe ambientet rreth e rrotull. Pasi mora rrog\u00ebn e par\u00eb, k\u00ebrkova dhe mora nj\u00eb dhom\u00eb me qira aty n\u00eb lagjen ku kisha koliben. Nat\u00ebn punoja roje e pastroja, paradite flija e pushoja, kurse mbasdite shkoja t\u00eb pastroja te lavazhi. Tashm\u00eb e b\u00ebja p\u00ebr mir\u00ebnjohje, sepse ata ishin t\u00eb vetmit q\u00eb m\u00eb ushqyen p\u00ebr l\u00ebmosh\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe nuk m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebn, kur n\u00eb fakt m\u00eb p\u00ebrbuzte edhe familja ime.<br \/>\nPas tre muajsh pun\u00eb, fillova ta merrja veten, kisha bler\u00eb dy-tri gj\u00ebra p\u00ebr dhom\u00ebn dhe rroba, lahesha, pastrohesha, ushqehesha t\u00eb pakt\u00ebn nuk bezdisja njeri. Dhom\u00ebn e mbaja t\u00eb past\u00ebr nga frika se mos ankoheshin komshinjt\u00eb se vinte er\u00eb e keqe e m\u00eb nxirrnin nga sht\u00ebpia. K\u00ebshtu, pas nj\u00eb viti, vajza e vetme q\u00eb i propozova p\u00ebr martes\u00eb u kthye s\u00ebrish tek un\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb la edhe dashnori tjet\u00ebr, m\u00eb duket se po del parashikimi yt, &#8211;  m\u00eb tha, nd\u00ebrsa rrethi i syve ishte theksuar aq shum\u00eb sa m\u2019u duk dhjet\u00eb vite m\u00eb e plakur.<br \/>\n&#8211; Po vjen tek un\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb thuash k\u00ebt\u00eb, apo t\u00eb m\u00eb thuash q\u00eb do t\u00eb vish t\u00eb rrish me mua? &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendoj t\u00eb vij t\u00eb rri me ty. Ti s\u2019je i bukur, por njeri i mir\u00eb e djal\u00eb pun\u00ebtor&#8230;<br \/>\nE k\u00ebshtu ne jetojm\u00eb edhe sot bashk\u00eb, kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb q\u00eb pata marr\u00eb n\u00eb fillim sepse nuk p\u00ebrballojm\u00eb qira m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe kemi dy f\u00ebmij\u00eb. Shyqyr, f\u00ebmij\u00ebt nuk m\u00eb ngjajn\u00eb mua, por mamas\u00eb s\u00eb tyre. Gruaja ime m\u00eb respekton, f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb duan, nd\u00ebrsa familja ime akoma nuk ka treguar interes p\u00ebr t\u2019i par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi. Megjithat\u00eb, mua m\u00eb merr malli p\u00ebr prind\u00ebrit, edhe pse m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn. <\/p>\n<p>M<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje redaksi e gazet\u00ebs dhe ju lexues! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb dyzet e kat\u00ebr vje\u00e7ar i vrar\u00eb nga jeta n\u00eb maksimumin e mundsh\u00ebm. Kam lindur n\u00eb Burrel, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kam kaluar n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb e m\u00eb pas kam jetuar n\u00eb Elbasan sepse babai im ka qen\u00eb oficer. Kam patur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi qysh n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-13016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13016\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}