{"id":13003,"date":"2016-05-17T18:00:12","date_gmt":"2016-05-17T16:00:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13003"},"modified":"2016-05-17T12:21:02","modified_gmt":"2016-05-17T10:21:02","slug":"nuk-po-e-jetoj-dot-jeten-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/nuk-po-e-jetoj-dot-jeten-time\/","title":{"rendered":"Nuk po e jetoj dot jet\u00ebn time&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor. Kam shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn tuaj. Kam m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet q\u00eb vuaj nga ankthi kronik. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kam nj\u00eb ndjenj\u00eb frike dhe m\u00eb duket sikur do t\u00eb m\u00eb p\u00eblcas\u00eb zemra. Kam gati kat\u00ebr vjet k\u00ebshtu, por nuk po mundem dot tani. Kam v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, ndjenj\u00eb frike, dridhje e m\u00eb jan\u00eb shtuar dhimbjet e kok\u00ebs. Thjesht, nuk mundem dot m\u00eb. Nuk po e jetoj dot m\u00eb jet\u00ebn time, ndihem shum\u00eb keq. Direkt m\u00eb kap paniku dhe m\u00eb fillojn\u00eb rrahjet e shpejta t\u00eb zemr\u00ebs, marramendje trullos\u00ebse e kok\u00ebs. Nuk di m\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb them. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni. Faleminderit.<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; T\u00eb gjitha i ke th\u00ebn\u00eb n\u00eb let\u00ebr, i nderuar let\u00ebrshkrues, vet\u00ebm nuk na ke th\u00ebn\u00eb n\u00ebse a ke qen\u00eb apo jo ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb urgjenc\u00eb. Kjo, pasi mjaft njer\u00ebz me ankth, kur ankthi i tyre shoq\u00ebrohet edhe me atake paniku ose \u00e7rregullime somatike, e b\u00ebjn\u00eb urgjenc\u00ebn si nj\u00eb \u201csht\u00ebpi\u201d t\u00eb dyt\u00eb, edhe pse jan\u00eb siguruar p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb se nuk kan\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por problemi i tyre \u00ebsht\u00eb \u201cnervoz\u201d (p\u00ebrktheje: psikologjik). Ju keni rreth kat\u00ebr vjet q\u00eb vuani nga ky lloj ankthi, si\u00e7 e thoni n\u00eb let\u00ebr dhe me sa di un\u00eb, shum\u00eb pak ankthioz\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb i kap kjo gjendje paraqiten te psikologu klinicist. N\u00ebse njeriu me ankth e panik do t\u00eb paraqitet te psikologu q\u00eb n\u00eb fillim (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, te ne vjen n\u00eb fund), ai do t\u00eb marr\u00eb informacionet e sakta shkencore, do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb me qet\u00ebsi t\u00eb gjitha teknikat e menaxhimit t\u00eb ankthit e t\u00eb panikut dhe dal\u00ebngadal\u00eb, ky ankth e panik do t\u00eb fashitet, pa u futur n\u00eb rreth vicioz e pa u b\u00ebr\u00eb ende ankth kronik. T\u00eb gjitha simptomat q\u00eb ti ndjen, si v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, ndjenj\u00eb frike nga vdekja, nga \u00e7mendja, nga mbytja, nga r\u00ebnia t\u00eb fik\u00ebt, si\u00e7 thot\u00eb shkenca, nuk jan\u00eb aspak simptoma s\u00ebmundjesh, sado q\u00eb ti t\u2019i kesh ato t\u00eb shoq\u00ebruara me dridhje, me shtim t\u00eb rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs, me dhimbje koke apo trullosje, marramendje ose err\u00ebsim t\u00eb syve. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb reagime trupore p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sinjali t\u00eb \u201cgabuar\u201d q\u00eb truri (komandanti) e merr si \u201crrezik\u201d dhe i v\u00eb n\u00eb pun\u00eb maksimalisht organet (ushtar\u00ebt), edhe pse rrezik nuk ka. Po t\u00eb kishim ndonj\u00eb rrezik real, si p\u00ebr shembull t\u00eb na sulmonte nj\u00eb qen, k\u00ebtu truri me t\u00eb drejt\u00eb jep \u201ckomand\u00ebn\u201d dhe t\u00eb gjitha organet mobilizohen maksimalisht, nd\u00ebr to edhe gj\u00ebndrat mbiveshkore t\u00eb cilat prodhojn\u00eb andrenalin\u00eb (si hormoni i zem\u00ebrimit ose i inatit, pa t\u00eb cilin nuk veprohet). At\u00ebher\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb mundemi duke vrapuar apo duke e sulmuar qenin q\u00eb na \u00ebsht\u00eb sulur, k\u00ebto dy \u201ckarburante\u201d do t\u00eb digjen dhe pas tyre, ne edhe pse jemi ende t\u00eb shqet\u00ebsuar, t\u00eb lodhur e zemra na rreh, ndihemi t\u00eb qet\u00eb se rreziku kaloi. Mir\u00ebpo kur na kap ankthi ose paniku, ne veprojm\u00eb sikur t\u00eb ket\u00eb rrezik (t\u00eb jet\u00ebs) edhe pse asnj\u00eb rrezik nuk ka sepse trupi yn\u00eb mbushet me andrenalin\u00eb dhe norandrenalin\u00eb pa nevoj\u00eb dhe ne s\u2019na vete mendja t\u00eb vrapojm\u00eb p\u00ebr ta \u201cdjegur\u201d k\u00ebt\u00eb energji, ndaj vet\u00eb trupi \u00ebsht\u00eb i \u201cdetyruar\u201d ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ne pra marrim \u201csinjalin e gabuar\u201d dhe i b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat keq e m\u00eb keq: n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohemi, shqet\u00ebsohemi; n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbushemi me frym\u00eb thell\u00eb, ngadal\u00eb e ta mbajm\u00eb gjat\u00eb at\u00eb, ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje sip\u00ebrfaq\u00ebsore; n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ia fusim vrapit apo t\u00eb ngjitim shkall\u00ebt, ne e l\u00ebm\u00eb edhe at\u00eb pun\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, pra, ia l\u00ebm\u00eb krejt barr\u00ebn e djegies s\u00eb adrenalin\u00ebs trupit, i cili \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i shtoj\u00eb maksimalisht (brenda normave) rrahjet e zemr\u00ebs dhe t\u00eb mbushet sa t\u00eb mundet me oksigjen, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebjm\u00eb duke ofshar\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7udia q\u00eb i tremb njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb se shkenca thot\u00eb se asnj\u00eb 20 vje\u00e7ar nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb se rrahjet e zemr\u00ebs i shkojn\u00eb deri n\u00eb 160 (sipas formul\u00ebs nga 220 hiq mosh\u00ebn t\u00ebnde, shum\u00ebzoje me 0.8) mir\u00ebpo po t\u00eb kalojn\u00eb k\u00ebto rrahje mbi 100, i riu thot\u00eb se desh i doli zemra nga vendi (!). Pra, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krenohemi se organet tona jan\u00eb t\u00eb forta e punojn\u00eb p\u00ebr mrekulli, ne trembemi, madje trembemi shum\u00eb sa edhe futemi n\u00eb rreth vicioz, pra, njeriu trembet nga simptomat normale dhe frika i shton ato. Nga ana tjet\u00ebr, shtimi i frik\u00ebs shton edhe m\u00eb shum\u00eb reagimet dhe ec e ndaloji! Duke vajtur n\u00eb urgjenc\u00eb, na injektojn\u00eb ila\u00e7in lorozepam e glukoz\u00eb (si ushqim) n\u00eb serum dhe na e v\u00ebn\u00eb trurin n\u00eb gjum\u00eb, q\u00eb ai t\u00eb mos jap\u00eb m\u00eb komanda t\u00eb \u201cgabuara\u201d, porse edhe kur zgjohet, ai rri n\u00eb pritje t\u00eb \u201crrezikut\u201d t\u00eb ardhsh\u00ebm duke menduar se shp\u00ebtoi rast\u00ebsisht, se mbijetoi, se e ndihmoi fati q\u00eb erdhi n\u00eb urgjenc\u00eb etj., kur t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pabaza. Klient\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb edhe ta kujtojn\u00eb tmerrin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhe k\u00ebshtu fillon e vepron ai q\u00eb quhet ankth e panik paraprir\u00ebs i shoq\u00ebruar me keqp\u00ebrshtatje, aq sa puna arrin deri aty sa t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb t\u00eb rrin\u00eb vet\u00ebm, ndaj ata l\u00ebvizin me nj\u00eb \u201cshoq\u00ebrues\u201d si personi i tyre i sigurt, ndaj t\u00eb cilit avash-avash e humbasin edhe k\u00ebt\u00eb lloj \u201csigurie\u201d. Ka prej atyre q\u00eb duan ta blejn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb pran\u00eb urgjenc\u00ebs ose ta \u201cpaguajn\u00eb\u201d nj\u00eb doktor q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb me ta. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pa baza shkencore dhe aq u b\u00ebn kur ne u themi se \u201ct\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb nga padituria juaj mbi ankthin e panikun\u201d. Madje, ka prej atyre q\u00eb m\u00eb thon\u00eb: \u201cA nuk ka ndonj\u00eb ila\u00e7 apo nd\u00ebrhyrje q\u00eb t\u00eb m\u2019i bllokoj\u00eb k\u00ebto gj\u00ebndrat mbiveshkore q\u00eb m\u00eb derdhin n\u00eb trup andrenalin\u00eb?!\u201d. Un\u00eb u them se sipas k\u00ebsaj logjike, i bie q\u00eb t\u00eb heqim edhe gj\u00ebndrat e p\u00ebshtym\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha nepsm\u00ebdhenjt\u00eb vet\u00ebm se u mbushet goja me l\u00ebng duke i menduar ushqimet, kur p\u00ebshtyma i duhet goj\u00ebs edhe p\u00ebr t\u00eb bluajtur ushqimet.<br \/>\nPo t\u00eb mos kishim andrenalin\u00ebn, ne nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonim asnj\u00eb rrezik real, prandaj zgjidhje jan\u00eb vet\u00ebm seancat me psikolog dhe terapit\u00eb e \u00ebmbla bimore, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga rrethi vicioz e p\u00ebr t\u2019iu rikthyer jet\u00ebs normale, pa frik\u00ebrat absurde dhe keqp\u00ebrshtatjet. \u00c7udia e psikoterapis\u00eb \u00ebsht\u00eb se ajo vepron si nj\u00eb \u201cmagji\u201d e mir\u00eb dhe suksesi \u00ebsht\u00eb 100 % i garantuar ndaj t\u00eb gjith\u00ebve, edhe ndaj klient\u00ebve m\u00eb skeptik\u00eb, vet\u00ebm se duhen disa seanca si nj\u00eb program kursi ose m\u00ebsimi. T\u2019i lutesh Zotit \u201caman, m\u2019i hiq\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u2019i lutesh: \u201caman o Zot, m\u00eb jep nj\u00eb patent\u00eb ose m\u00eb m\u00ebso notin, bi\u00e7iklet\u00ebn ose nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj\u201d. Zoti p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz nuk \u00ebsht\u00eb kursyer, vet\u00ebm se kursin e ritrajnimin p\u00ebr k\u00ebto programe duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb ne. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor. Kam shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn tuaj. Kam m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet q\u00eb vuaj nga ankthi kronik. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kam nj\u00eb ndjenj\u00eb frike dhe m\u00eb duket sikur do t\u00eb m\u00eb p\u00eblcas\u00eb zemra. Kam gati kat\u00ebr vjet k\u00ebshtu, por nuk po mundem dot tani. Kam v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, ndjenj\u00eb frike, dridhje e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-13003","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13003\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}