{"id":13000,"date":"2016-05-17T17:00:21","date_gmt":"2016-05-17T15:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=13000"},"modified":"2016-05-17T12:19:13","modified_gmt":"2016-05-17T10:19:13","slug":"marjola-kacani-kot-thone-se-jam-mendjemadhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/marjola-kacani-kot-thone-se-jam-mendjemadhe\/","title":{"rendered":"Marjola Kacani: Kot thon\u00eb se jam mendjemadhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Sot, ajo e ka vulosur emrin e saj me talentin dhe me koncertet pasues t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. K\u00ebng\u00ebtarja nga jugu na flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr duetin m\u00eb t\u00eb fundit me v\u00ebllain, Jurgenin, duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari, me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, me ide t\u00eb qarta dhe e artikuluar. Por, pse jemi k\u00ebtu duke folur akoma, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ka kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb?!<\/p>\n<p>Alma Buci: &#8211; Pas Irm\u00ebs dhe Erand\u00ebs, Adelin\u00ebs dhe Zanfin\u00ebs, Gret\u00ebs dhe Enit, tani kemi edhe Marjol\u00ebn dhe Jurgenin n\u00eb list\u00ebn e talenteve nga e nj\u00ebjta familje. \u00c7far\u00eb emocioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebndosh me v\u00ebllain e t\u2019i ndash sukseset me t\u00eb?<br \/>\nMarjola Kacani: &#8211; Emocion shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb! Un\u00eb, k\u00ebng\u00ebn e kam pasion dhe dashuri m\u00eb vete, por ku ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa e ndan me v\u00ebllain kur k\u00ebt\u00eb pasion e dashuri dhe bashk\u00eb me t\u00eb, edhe suksesin. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn nj\u00eb mot\u00ebr krenare p\u00ebr Jurgenin?<br \/>\n&#8211; Krenohem mbi t\u00eb gjitha sepse tek ai gjen karakter t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mashkulli, personalitet, seriozitet, p\u00ebrkushtim, dashuri v\u00ebllai\u2026 I k\u00ebrkoj mendim p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra duke filluar q\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt, teksti, muzika, veshja p\u00ebr klipin, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Edhe n\u00eb koncerte shkoni bashk\u00eb?<br \/>\n&#8211; Juri tashm\u00eb jeton n\u00eb Australi ku ka familjen e tij, por mundohemi t\u2019i planifikojm\u00eb bashk\u00eb koncertet.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb grindeni m\u00eb shum\u00eb ju t\u00eb dy?<br \/>\n&#8211; Grindeshim m\u00eb par\u00eb se tani edhe po t\u00eb duam, nuk grindemi m\u00eb, pasi takohemi rrall\u00eb. (Qesh) M\u00eb par\u00eb grindeshim se Jurgeni e vinte muzik\u00ebn q\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb nuk ngjasoni fare?<br \/>\n&#8211; Ndoshta me ndonj\u00eb ves, por jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vogla, kjo e zgjimit, p\u00ebr shembull. (Qesh)  Gjithashtu, Juri \u00ebsht\u00eb m\u00eb largapam\u00ebs se un\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb mos ia gjej pozitivitetin di\u00e7kaje, nd\u00ebrsa Juri, po.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb dueti q\u00eb e ke m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb t\u00eb gjitha i kam p\u00ebr zem\u00ebr, por do t\u00eb ve\u00e7oja \u201cDjal\u00eb nga jugu\u201d dhe \u201cValle popullore\u201d.<br \/>\n&#8211; T\u00eb mungojn\u00eb organizime si \u201cMaratona e k\u00ebng\u00ebs popullore\u201d?<br \/>\n&#8211; Mungojn\u00eb sigurisht, por kjo nuk varet nga ne. V\u00ebrtet organizohen shum\u00eb koncerte, por \u201cMaratona\u201d ishte shum\u00eb e bukur.<br \/>\n&#8211; Tanim\u00eb, jan\u00eb disa vlonjat\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb pushtuar tregun e muzik\u00ebs popullore. Cilat jan\u00eb dallimet kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrym\u00eb muzikore?<br \/>\n&#8211; Dallimi nis q\u00eb me t\u00eb k\u00ebnduarin live. Sot ka plot k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, ka artist\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019ia dalin n\u00ebp\u00ebrmjet muzik\u00ebs live, por n\u00ebp\u00ebrmjet shout, megjithat\u00eb un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj se t\u00eb k\u00ebnduarit live e b\u00ebn dhe do ta b\u00ebj\u00eb diferenc\u00ebn.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse themi \u201cMarjola\u201d, kemi th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm k\u00ebng\u00eb nga jugu?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga popullore jugore \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj, por n\u00eb evente muzikore prek nga t\u00eb gjitha trevat, vet\u00ebm k\u00ebng\u00eb t\u00eb huaja jo. N\u00eb vazhdim, nuk i dihet, mund t\u00eb realizoj nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb leht\u00eb, por gjithmon\u00eb me pak popullore brenda.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nuk do ta pranoje kurr\u00eb t\u00eb thuhej p\u00ebr vlonjat\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb e kan\u00eb gjoksin grop\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrpara meje nuk ka shanse t\u00eb thuhet gj\u00eb p\u00ebr vlonjat\u00ebt. (Qesh) B\u00ebj shaka. Tani, pyll pa derra nuk ka, por do t\u00eb thoja q\u00eb vlonjat\u00ebt jan\u00eb publiku m\u00eb i mir\u00eb, din\u00eb t\u00eb racionojn\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i b\u00ebsh t\u00eb t\u00eb duan.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb parimi q\u00eb ke ndjekur gjat\u00eb karrier\u00ebs t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Nuk kam nj\u00eb parim t\u00eb caktuar. Ka raste kur b\u00ebn kompromise si p\u00ebr shembull, p\u00ebr bashk\u00ebpunime, por gjithmon\u00eb duke q\u00ebndruar brenda parimeve t\u00eb tua, korniz\u00ebs q\u00eb ti zgjedh.<br \/>\n&#8211; Koncerti apo mbr\u00ebmja q\u00eb do ta mbash mend gjat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb mbr\u00ebmje q\u00eb un\u00eb i mbaj mend, jo vet\u00ebm brenda, por edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga mikpritja n\u00eb Amerik\u00eb, Australi, Itali, Greqi ka patur raste kur kam b\u00ebr\u00eb edhe miq, kam marr\u00eb dhurata simbolike, poezi, citate q\u00eb m\u00eb jan\u00eb kushtuar mua.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb e paguar k\u00ebnga popullore apo ajo e muzik\u00ebs s\u00eb leht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Varet. Ka k\u00ebng\u00ebtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb si t\u00eb muzik\u00ebs popullore, ashtu edhe t\u00eb asaj moderne dhe shkojn\u00eb  paralel me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por popullorja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebson.<br \/>\n&#8211; Kur do t\u00eb t\u00eb shohim n\u00eb festivale me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb leht\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, k\u00ebrkesa kam patur dhe d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb e madhe. Un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb nj\u00eb kompeticion live dhe nuk i dihet, edhe mund t\u00eb marr pjes\u00eb.<br \/>\n&#8211; Deri n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb e ke kontrolluar drejtimin q\u00eb ka marr\u00eb jeta jote?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb as planifikoj, por as nuk ia l\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatit. 50 me 50. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Jo t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb Marjola ka mbaruar Akademin\u00eb e Arteve p\u00ebr Aktrim dhe se \u00ebndrra e saj \u00ebsht\u00eb Hollivudi. E shikon si angazhim t\u00eb ardhsh\u00ebm aktrimin?<br \/>\n&#8211; Keq nuk do t\u00eb ishte t\u00eb ishim n\u00eb Hollivud ose t\u00eb vinte Hollivudi k\u00ebtu te ne. (Buz\u00ebqesh) M\u00eb vjen keq q\u00eb aktrimi k\u00ebtu te ne l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, nuk t\u00eb jep mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb do. K\u00ebtu funksionon sipas mikut e shokut, nuk u jepen mund\u00ebsi talenteve t\u00eb reja. Un\u00eb v\u00ebrtet e dashuroj aktrimin, por duhet ta kisha dashuri m\u00eb t\u00eb madhe sesa k\u00ebng\u00ebn, pasi \u00e7donj\u00ebra do p\u00ebrkushtimin e vet. M\u00eb  kan\u00eb thirrur p\u00ebr disa shfaqje dhe filma, por koncertet nuk ma kan\u00eb lejuar. Ndoshta n\u00eb t\u00eb ardhmen mund edhe t\u00eb jem pjes\u00eb e ndonj\u00eb shfaqjeje apo filmi.<br \/>\n&#8211; Ke nj\u00eb instinkt t\u00eb lindur p\u00ebr ta kuptuar se kush po aktron edhe n\u00eb jet\u00ebn reale?<br \/>\n&#8211; Sigurisht, un\u00eb dua t\u00eb shoh m\u00eb tej te nj\u00eb njeri. Edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb person negativ, mundohem t\u00eb gjej tek ai di\u00e7ka pozitive. Jan\u00eb rrethanat, jeta ato q\u00eb e gdhendin personalitetin e njeriut, por mjafton q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb dashur, t\u2019i zgjasim duart nj\u00ebri-tjetrit dhe t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb jemi njer\u00ebz. Njeriu ia ka nevoj\u00ebn njeriut.<br \/>\n&#8211; Je e lidhur me familjen?<br \/>\n&#8211; Aq sa jetoj me mamin dhe babin. (Qesh) Se si do t\u00eb ndahem nga ata t\u00eb dy kur t\u00eb vij\u00eb dita, nuk e di. Do t\u2019i marr edhe ata me vete. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb shijon m\u00eb shum\u00eb kur je n\u00eb sht\u00ebpi?<br \/>\n&#8211; Kafen e m\u00ebngjesit me prind\u00ebrit! (Buz\u00ebqesh) Kur vjen mami dhe m\u00eb thot\u00eb \u201cHajde se do pim\u00eb kafen\u201d, m\u00eb shijon shum\u00eb. Q\u00ebkur ka ikur Jurgeni, drekoj m\u00eb shpesh me ta.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e met\u00eb q\u00eb nuk e duron dot te njer\u00ebzit&#8230;<br \/>\n&#8211; Dyfytyr\u00ebsin\u00eb apo mashtrimin.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebsit\u00eb dhe dob\u00ebsit\u00eb q\u00eb i njeh vetes&#8230; \u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndryshosh?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeja ta jepte dikush tjet\u00ebr, si Jurgeni. Un\u00eb veten e njoh shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe nuk do t\u00eb doja t\u00eb ndryshoja asgj\u00eb. P\u00ebrsa u p\u00ebrket dob\u00ebsive, dob\u00ebsia ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb fal kollaj, jam njeri q\u00eb nuk dua t\u00eb mbaj m\u00ebri e b\u00ebj tolerime, por m\u00eb shum\u00eb sesa dob\u00ebsi, ky \u00ebsht\u00eb virtyt njer\u00ebzor.<br \/>\n&#8211; Ajo q\u00eb vler\u00ebson m\u00eb shum\u00eb te gjinia e kund\u00ebrt&#8230;<br \/>\n&#8211; Karakerin, personalitetin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, seriozitetin e t\u00eb qenit mashkull sepse n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb disa detaje q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Si do ta shihje veten, me syt\u00eb e nj\u00eb mashkulli?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb isha v\u00ebrtet kurioze t\u00eb isha mashkull ose t\u00eb isha n\u00eb mendjen e nj\u00eb mashkulli e t\u00eb shihja se si do ta shihte ai Marjol\u00ebn. (Qesh) Mua shpesh m\u00eb thon\u00eb q\u00eb jam mendjemadhe dhe s\u2019e kuptoj pse. Askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb pa e njohur dik\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb fakti q\u00eb kam nj\u00eb familje t\u00eb p\u00ebrkryer; jam shum\u00eb krenare p\u00ebr ta. Kam nj\u00eb v\u00eblla q\u00eb ka nj\u00eb familje shembull! Bashk\u00ebshortja e tij Festimja, vjehrri dhe vjehrra jan\u00eb v\u00ebrtet mb\u00ebshtetje p\u00ebr Jurgenin, si nj\u00eb familje e dyt\u00eb, sepse kudo t\u00eb jesh, sado rehat t\u00eb jesh, prap\u00eb t\u00eb mungon vendi yt. Jam e lumtur q\u00eb v\u00ebllai rrethohet nga njer\u00ebz q\u00eb e duan, jam e lumtur q\u00eb kemi sh\u00ebndet un\u00eb dhe familja ime. Sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe e Zotit sepse \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr arrihet n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb edhe paraja nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur?<br \/>\n&#8211; Pavar\u00ebsisht se paraja \u00ebsht\u00eb shejtani (qesh), e mira dhe e keqja jan\u00eb bashk\u00eb. Edhe paraja \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, jo gjith\u00e7ka, por e nevojshme.<br \/>\n&#8211; Ti, \u00e7far\u00eb b\u00ebn me ato q\u00eb fiton?<br \/>\n&#8211; Ca i shpenzoj, ca i heq m\u00ebnjan\u00eb. Mundohem t\u2019i p\u00ebrdor mir\u00eb. Duke u rritur, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr rritet dashur pa dashur. Jam shum\u00eb dor\u00ebl\u00ebshuar. Sa u p\u00ebrket veshjeve, nuk jam e fiksuar pas firmave, por e l\u00ebshoj dor\u00ebn p\u00ebr gj\u00ebra cil\u00ebsore, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebr klipe.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse t\u00eb duhet nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb, kujt i drejtohesh me sigurin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb?<br \/>\n&#8211; Familjes, prind\u00ebrve, v\u00ebllait. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe ndonj\u00eb shok apo shoqe, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb familja.<br \/>\n&#8211; Mes gjith\u00eb ecejakeve nga koncerti n\u00eb koncert, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pushim p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Pushimi \u00ebsht\u00eb rikuperim. Ndonj\u00ebher\u00eb kemi nevoj\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb edhe p\u00ebr koncertet, vokalin, t\u00eb rifreskohemi. Dit\u00eb pushimi p\u00ebr mua&#8230; T\u00eb jem vet\u00ebm, me miq ose me familjen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb, me ndonj\u00eb got\u00eb ver\u00eb p\u00ebrpara, larg halleve, me biseda q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur ose t\u00eb shoh ndonj\u00eb komedi. E adhuroj detin! Sa her\u00eb ndodhem n\u00eb ndonj\u00eb vend bregdetar, n\u00eb mbr\u00ebmje m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb eci buz\u00eb detit, m\u00eb relakson shum\u00eb kjo gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Supozojm\u00eb q\u00eb ke nj\u00eb bilet\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb shkuar ku t\u00eb duash&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam fatin e mir\u00eb q\u00eb l\u00ebviz shum\u00eb dhe kam kaluar, por nuk kam q\u00ebndruar gjat\u00eb n\u00eb Emiratet e Bashkuara k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb preferoja t\u00eb rrija n\u00eb Abu Dhabi dhe ta shijoja at\u00eb vend p\u00ebr disa dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb kuriozitet rreth teje?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm\u2026 Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt\u2026 E kam shum\u00eb t\u00eb theksuar ndjenj\u00ebn e m\u00ebm\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkujdesjen. Nuk \u00ebsht\u00eb se e shpreh drejtp\u00ebrdrejt, por f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb duan shum\u00eb. Komshia ime ka nj\u00eb goc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe un\u00eb vdes p\u00ebr t\u00eb. Aq e lidhur jam saq\u00eb ajo kur u rrit, nuk thoshte \u201cjam e mamit\u201d, por \u201cjam e Marjol\u00ebs\u201d. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do ta ndjek\u00eb \u201cPret motra v\u00ebllan\u00eb\u201d<br \/>\n&#8211; S\u2019e di\u2026 \u201cPret motra v\u00ebllan\u00eb\u201d ka qen\u00eb tekst i vjet\u00ebr, por me Alfred Trebick\u00ebn vendos\u00ebm ta sjellim tani meq\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tematik\u00eb q\u00eb na prek t\u00eb gjith\u00ebve. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj n\u00eb vazhdim? S\u2019e di sepse sado plane t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ndodh q\u00eb edhe dalim jasht\u00eb planeve. Do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja, por aktualisht jam n\u00eb koncerte, n\u00eb Greqi, n\u00eb Itali e pastaj ndoshta prap\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, ajo e ka vulosur emrin e saj me talentin dhe me koncertet pasues t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. K\u00ebng\u00ebtarja nga jugu na flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr duetin m\u00eb t\u00eb fundit me v\u00ebllain, Jurgenin, duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari, me k\u00ebmb\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13002,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-13000","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13000\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}