{"id":1297,"date":"2014-07-13T16:10:42","date_gmt":"2014-07-13T16:10:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1297"},"modified":"2014-07-13T16:10:42","modified_gmt":"2014-07-13T16:10:42","slug":"pse-ndjehem-i-lodhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/pse-ndjehem-i-lodhur\/","title":{"rendered":"Pse ndjehem i lodhur?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ju flini gjum\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri i t\u00ebrhiqni k\u00ebmb\u00ebt zvarr\u00eb&#8230; T\u00eb ndjehesh kaq i\/e lodhur nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale. Kuptohet se mund t\u00eb ndjehesh k\u00ebshtu kur ke f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, kur bashk\u00ebshorti\/ja pran\u00eb g\u00ebrhasin shum\u00eb, kur je i shqet\u00ebsuar p\u00ebr parat\u00eb dhe pun\u00ebn, ose kur ke ndonj\u00eb ankth q\u00eb t\u00eb saboton gjumin, por kur ju e b\u00ebni gjumin n\u00eb rregull, kush e shkakton k\u00ebt\u00eb k\u00ebputje? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kontrollosh se mos kjo lodhje kronike fsheh brenda vetes ndonj\u00eb problem me sh\u00ebndetin&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>1. Probleme me tiroidet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrjashtoni jan\u00eb problemet me tiroidet. Mund t\u2019ju duket e \u00e7uditshme, por lodhja e pashpjegueshme mund t\u00eb jet\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb tiroideje shum\u00eb aktive ose joaktive.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> Gjendrra juaj tiroide (ndodhet n\u00eb gush\u00eb), ndikon n\u00eb metaboliz\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb kur funksioni i saj \u00e7rregullohet, kjo ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs. N\u00ebse niveli i hormoneve n\u00eb gjak \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt (i njohur edhe si hipotiroidiz\u00ebm), mund t\u00eb ndjeni gjith\u00eb koh\u00ebn ftoht\u00eb dhe t\u00eb shtoni n\u00eb pesh\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve q\u00eb b\u00ebni, si dhe t\u00eb keni l\u00ebkur\u00eb t\u00eb that\u00eb, r\u00ebnie flok\u00ebsh, thonj t\u00eb brisht\u00eb dhe kapsll\u00ebk. N\u00ebse tiroidja prodhon m\u00eb shum\u00eb hormone (hipertiroidiz\u00ebm), mund t\u00eb biesh n\u00eb pesh\u00eb pa u p\u00ebrpjekur (gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb) dhe t\u00eb vini re rrahje t\u00eb shpeshtuara zemre, r\u00ebnie flok\u00ebsh dhe jasht\u00ebqitje t\u00eb shpesht\u00eb. Niveli i hormoneve t\u00eb tiroides n\u00eb gjak kontrollohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize gjaku. Kur ai \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, prodhon m\u00eb shum\u00eb hormon p\u00ebr stimulimin e tiroides, ose TSH. Kur niveli i TSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 10, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ke nj\u00eb \u00e7rregullim dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tiroides dhe mbase ke nevoj\u00eb p\u00ebr mjekime. (N\u00ebse niveli \u00ebsht\u00eb midis 5 dhe 10, konsiderohesh n\u00eb kufi dhe mund t\u00eb kesh nevoj\u00eb p\u00ebr mjekim). N\u00ebse ke shum\u00eb hormon tiroidesh n\u00eb gjak, prodhon m\u00eb pak TSH. N\u00ebse niveli i TSH \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se 0.5, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ke nj\u00eb \u00e7rregullim hipertiroidik, pra, ke nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ila\u00e7 i cili do t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebn e tiroides, ose do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebn e saj. Nganj\u00ebher\u00eb duhet koh\u00eb para se t\u00eb gjesh nivelin e duhur t\u00eb ila\u00e7eve, por p\u00ebrpiquni t\u00eb mos b\u00ebni nj\u00eb vet\u00ebdiagnostikim, ose t\u00eb p\u00ebrdorni ila\u00e7et e zakonshme q\u00eb ka n\u00eb farmaci p\u00ebr tiroidet, sepse ndonj\u00ebri prej tyre mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb hormonit t\u00eb tiroides.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>2. Anemia<\/strong><\/p>\n<p>Ju p\u00eblqen mishi, por edhe brokoli? Megjithat\u00eb, mund t\u00eb keni munges\u00eb hekuri apo anemi (sidomos grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb menstruacione t\u00eb bollshme). Kjo ndodh shpesh te grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pjellore dhe, n\u00ebse nuk e z\u00ebvend\u00ebson hekurin q\u00eb humbet \u00e7do muaj, at\u00ebhere rrezikon t\u00eb p\u00ebsosh anemi.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> P\u00ebrve\u00e7 lodhjes, mund t\u00eb ndjesh irritim, dhimbje koke dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrqendrim. Anemia m\u00eb serioze mund t\u00eb shkaktoj\u00eb marrje mendsh, thonj t\u00eb brisht\u00eb, nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb dhe marrje fryme. Megjithat\u00eb, ka njer\u00ebz q\u00eb nuk v\u00ebn\u00eb re asnj\u00eb nga k\u00ebto simptoma. Doktori juaj patjet\u00ebr do t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb gjaku, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nivelin e rruazave t\u00eb kuqe, por k\u00ebrkojini t\u00eb kontrolloni edhe nivelin e feritin\u00ebs. Jo t\u00eb gjith\u00eb doktor\u00ebt e japin k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e nevojshme, sepse mat se sa hekur ke stokuar n\u00eb gjak. N\u00ebse niveli i ferritin\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 12 (te grat\u00eb), ai tregon se je anemike. Por edhe kur niveli \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i lart\u00eb se ky, prap\u00eb mund t\u00eb kesh munges\u00eb hekuri. Nd\u00ebr masat q\u00eb mund t\u00eb merrni \u00ebsht\u00eb t\u00eb shtoni ushqimet e pasura me hekur n\u00eb menun\u00eb tuaj: Mishin e kuq, bishtajat, pul\u00ebn dhe buk\u00ebn integrale. Eliminoni kafen, \u00e7ajin dhe qum\u00ebshtin gjat\u00eb vakteve, sepse kafeina dhe kal\u00e7iumi ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb thithjen e hekurit. N\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr suplemente me hekur, merrni nga ato q\u00eb l\u00ebshohen dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb gjak, sepse ato shkaktojn\u00eb m\u00eb pak kapsll\u00ebk.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>3. Nivel i ul\u00ebt i vitamin\u00ebs D<\/strong><\/p>\n<p>Ndjesia e lodhjes dhe k\u00ebputjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb zakonshmet e shkaktuara nga mungesa e vitamin\u00ebs D. Studimet kan\u00eb treguar se, n\u00ebse nuk pi qum\u00ebsht apo nuk p\u00ebrdor n\u00ebnprodukte t\u00eb qum\u00ebshtit \u00e7do dit\u00eb, je i rrezikuar nga kjo munges\u00eb. Prej saj rrezikohen m\u00eb shum\u00eb edhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb mosh\u00eb, n\u00eb mbipesh\u00eb, ose kan\u00eb l\u00ebkur\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt. Pse ndodh kjo? Sepse njer\u00ebzit e moshuar dhe ata me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb err\u00ebt, nuk e sintetizojn\u00eb aq leht\u00eb vitamin\u00ebn D nga rrezet e diellit. Gjithashtu, meq\u00eb ajo ruhet n\u00eb dhjamin e trupit, n\u00ebse je mbipesh\u00eb, vitamina juaj D ndodhet me shum\u00eb n\u00eb qelizat e dhjamit, sesa qarkullon n\u00eb trupin tuaj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, studimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit, e kan\u00eb lidhur munges\u00ebn e k\u00ebsaj vitamine me shum\u00eb s\u00ebmundje, q\u00eb nga kanceri, deri te s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe osteoporoza.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> Ju mund t\u00eb keni edhe dhimbje koke, dob\u00ebsi muskujsh dhe kockash. Mungesa e saj zbulohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb thjesht\u00eb gjaku. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta marr\u00ebsh k\u00ebt\u00eb vitamin\u00eb nga ushqimet (burime t\u00eb mira jan\u00eb n\u00ebnproduktet e qum\u00ebshtit dhe peshku). \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se trupi juaj mund ta prodhoj\u00eb vitamin\u00ebn D nga ekspozimi n\u00eb diell, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, sidomos n\u00eb dim\u00ebr dhe n\u00eb vendet pa diell, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kancer t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs. K\u00ebshtu, ju mund ta plot\u00ebsoni munges\u00ebn e saj me an\u00eb t\u00eb suplementeve. N\u00ebse keni nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb leht\u00eb, keni nevoj\u00eb t\u00eb merrni afro 1000 unitete n\u00eb dit\u00eb, por n\u00ebse e keni t\u00eb theksuar, keni nevoj\u00eb p\u00ebr 2000 unitete. Disa njer\u00ebz mund t\u00eb marrin edhe doza m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>4. Depresioni<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse depresioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje mendore, ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe simptoma fizike, p\u00ebrfshi k\u00ebtu lodhjen. Numri i grave q\u00eb vuajn\u00eb nga depresioni \u00ebsht\u00eb dyfish m\u00eb i lart\u00eb se ai i burrave, sidomos n\u00eb disa faza t\u00eb caktuara t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. \u201cShum\u00eb gra e njohin depresionin q\u00eb ndodh pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por ato nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr ndryshimet hormonale q\u00eb ndodhin af\u00ebr menopauz\u00ebs e q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ato m\u00eb t\u00eb brishta\u201d, thot\u00eb nj\u00eb specialist.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> Ato jan\u00eb probleme t\u00eb gjumit, ose fjetja me tepri, shtimi apo r\u00ebnia n\u00eb pesh\u00eb, problemet me p\u00ebrqendrimin dhe marrjen e vendimeve. P\u00ebrve\u00e7 simptomave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, ja si e dallojn\u00eb doktor\u00ebt kur vuan nga depresioni: \u201cUn\u00eb i pyes pacient\u00ebt e mi, thot\u00eb nj\u00eb specialist: \u201cKur shkon n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb, zbavitesh? Qesh?\u201d. N\u00ebse ai\/ajo m\u00eb thot\u00eb se nuk qesh m\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i\/e aft\u00eb t\u00eb shoh\u00eb humorin n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e madhe\u201d.<\/p>\n<p>Si ta zgjidh\u00ebsh problemin n\u00eb k\u00ebto raste? T\u00eb qenit aktiv t\u00eb ndihmon n\u00eb format e lehta t\u00eb depresionit, thot\u00eb specialisti. Ideja \u00ebsht\u00eb ta sforcosh veten p\u00ebr t\u00eb ndjekur rutin\u00ebn t\u00ebnde normale, edhe kur ndjen se nuk t\u00eb p\u00eblqen. Kjo mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndjehesh m\u00eb mir\u00eb. Fizkultura e rregullt, gjithashtu, ndihmon disa njer\u00ebz me simptoma t\u00eb lehta. N\u00ebse keni depresion m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, mund t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb terapi sjelljeje, ose mjekim, ose t\u00eb dyja bashk\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>5. Fibromialgjia<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00e7rregullim, q\u00eb haset kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shpesh te grat\u00eb sesa te burrat, ka simptoma komplekse, p\u00ebrfshi k\u00ebtu dhimbjen n\u00eb gjith\u00eb trupin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3-6 muaj. Shkaku \u00ebsht\u00eb i panjohur, por mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb problem n\u00eb sistemin qendror nervor.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> P\u00ebrve\u00e7 lodhjes s\u00eb vazhdueshme dhe v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur, shenjat e tjera t\u00eb fibromialgjis\u00eb jan\u00eb problemet me p\u00ebrqendrimin dhe ndjeshm\u00ebria ndaj drit\u00ebs, prekjes dhe z\u00ebrit.<\/p>\n<p><em>Si diagnostikohet kjo s\u00ebmundje?<\/em><\/p>\n<p>Deri koh\u00ebt e fundit, pacienti duhet t\u00eb kishte dhimbje ose ndjeshm\u00ebri n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 11 nga 18 pika t\u00eb caktuara t\u00eb trupit, p\u00ebrfshi qaf\u00ebn, ijet dhe gjunj\u00ebt, por doktor\u00ebt thon\u00eb se tani konsiderohen po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe simptoma t\u00eb tjera, sidomos lodhja, problemet me gjumin dhe ato me kujtes\u00ebn. Ila\u00e7et mund t\u00eb reduktojn\u00eb dhimbjen dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb gjumin. Doktor\u00ebt mund t\u00eb sugjerojn\u00eb t\u00eb b\u00ebsh edhe masazhe, joga dhe ushtrime relaksimi. Shtriqjet dhe teknikat e frym\u00ebmarrjes mund t\u00eb ndihmojn\u00eb me aspektet fizike t\u00eb fibromialgjis\u00eb, ashtu si edhe me stresin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>6. Hepatiti C<\/strong><\/p>\n<p>Hepatiti C nuk duhet t\u2019ju shkoj\u00eb s\u00eb pari n\u00eb mendje n\u00ebse jeni vazhdimisht t\u00eb lodhur, por ia vlen t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb. N\u00eb SHBA, p\u00ebr shembull, nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga kjo s\u00ebmundje, afro 3 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lindur nga viti 1945-1965. Kjo ndodh sepse deri n\u00eb vitet \u201990, nuk ekzistonte nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr hepatitin C, k\u00ebshtu q\u00eb doktor\u00ebt nuk arrinin ta diagnostikonin. Shum\u00eb njer\u00ebz infektohen n\u00ebp\u00ebrmjet transfuzionit t\u00eb gjakut (disa, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs, duke p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtat shiringa). N\u00eb \u00e7erekun e t\u00eb infektuarve, virusi largohet vet\u00eb, por n\u00eb 75% t\u00eb tyre, ai mbetet dhe mund t\u00eb mos jap\u00eb simptoma p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra dhe shumica, as e din\u00eb se e kan\u00eb. Kur hepatiti C nuk trajtohet, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ciroz\u00eb, d\u00ebmtim t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb dhe kancer. Vet\u00ebm n\u00eb SHBA, ai shkakton m\u00eb shum\u00eb se 15 mij\u00eb vdekje \u00e7do vit.<\/p>\n<p><em>Simptoma t\u00eb tjera:<\/em> Lodhja dhe simptomat e ngjashme me t\u00eb gripit q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz kur jan\u00eb t\u00eb infektuar nga heptatiti C, zakonisht, neglizhohen ose merren gabimisht p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr. Disa njer\u00ebz me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje nuk kan\u00eb fare simptoma. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize, mund t\u00eb shihen nivelet e larta t\u00eb enzimave t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb. Meq\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk e din\u00eb se e kan\u00eb Hepatitin C, doktori k\u00ebshillon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb her\u00eb analiza p\u00ebr t\u00eb. Trajtimi \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb dhe ka plot efekte dyt\u00ebsore, jo t\u00eb k\u00ebndshme. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ila\u00e7eve t\u00eb reja, m\u00eb t\u00eb perfeksionuara, p\u00ebrqindja e t\u00eb sh\u00ebruarve ka shkuar nga 20% n\u00eb mes t\u00eb viteve \u201990, n\u00eb 80%, n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju flini gjum\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri i t\u00ebrhiqni k\u00ebmb\u00ebt zvarr\u00eb&#8230; T\u00eb ndjehesh kaq i\/e lodhur nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale. Kuptohet se mund t\u00eb ndjehesh k\u00ebshtu kur ke f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, kur bashk\u00ebshorti\/ja pran\u00eb g\u00ebrhasin shum\u00eb, kur je i shqet\u00ebsuar p\u00ebr parat\u00eb dhe pun\u00ebn, ose kur ke ndonj\u00eb ankth q\u00eb t\u00eb saboton gjumin, por kur ju e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[169],"class_list":["post-1297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet","tag-pse-ndjehem-i-lodhur"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}