{"id":12932,"date":"2016-05-05T12:58:52","date_gmt":"2016-05-05T10:58:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12932"},"modified":"2016-05-05T12:58:52","modified_gmt":"2016-05-05T10:58:52","slug":"skender-e-shkelqim-balla-kalaja-balla-nje-oaz-i-rruges-egnatia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/skender-e-shkelqim-balla-kalaja-balla-nje-oaz-i-rruges-egnatia\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder e Shk\u00eblqim Balla Kalaja Balla, nj\u00eb oaz i rrug\u00ebs Egnatia"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-300x225.jpg\" alt=\"lokali (1)\" width=\"300\" height=\"225\" class=\"alignnone size-medium wp-image-12934\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1.jpg 700w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-570x428.jpg 570w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-500x375.jpg 500w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-630x470.jpg 630w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/lokali-1-180x135.jpg 180w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><br \/>\nBuz\u00eb rrug\u00ebs komb\u00ebtare Elbasan-Librazhd, rreth 2 kilometra larg Librazhdit, gjendet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb quhet: Kalaja Balla Librazhd. Tashm\u00eb dhe Librazhdi e ka nj\u00eb kala t\u00eb vet\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e destinacionit \u201cVia Egnantia\u201d. E ve\u00e7anta e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb se kjo kala \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me dashuri me gur\u00eb lumi dhe shk\u00ebmbinj mali nga dy pronar\u00ebt e saj, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe v\u00ebllez\u00ebr, Sk\u00ebnder dhe Shk\u00eblqim Balla, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpirtin n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb mahnit\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb oaz qet\u00ebsie, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrk\u00ebdhelesh nga natyra, mund t\u00eb shijosh edhe gatimet m\u00eb t\u00eb mira tradicionale t\u00eb t\u00eb dyja zonave, t\u00eb Librazhdit dhe t\u00eb Elbasanit. Jemi t\u00eb sigurt q\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb mjaft kurioz\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb unik ky vend, ndaj le t\u00eb vazhdojm\u00eb pa humbur koh\u00eb me intervist\u00ebn e dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Bar-Restorant-Hotel Kalaja Balla\u2026 <\/p>\n<p>Arlis Alikaj: &#8211; Kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kjo kala dhe si ju lindi ideja p\u00ebr t\u00eb?<br \/>\nSk\u00ebnder Balla: &#8211; Kalaja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2004, nd\u00ebrsa me kalimin e viteve e kemi rikonstruktuar pjes\u00eb-pjes\u00eb, deri n\u00eb form\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Ideja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj na ka lindur q\u00ebkur ishim n\u00eb Greqi ku kemi punuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kalave dhe kemi shum\u00eb eksperienc\u00eb. Sigurisht, p\u00ebr modelin punuam dhe hulumtuam edhe kalat\u00eb antike n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe arrit\u00ebm t\u00eb mblidhnim gur\u00eb mali e shk\u00ebmbinj t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb imituar n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri nj\u00eb kala t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb cilin stil \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar kalaja?<br \/>\nShk\u00eblqim Balla: &#8211; Kalaja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sipas stilit bizantin, nj\u00eb stil shum\u00eb i vjet\u00ebr rreth 1500 vjet para er\u00ebs son\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet e turist\u00ebve t\u00eb huaj pasi largohen nga restorant Kalaja?<br \/>\n&#8211; Turist\u00ebt e huaj, por dhe t\u00eb vendit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb \u00e7do stin\u00eb, ngelen shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Zakonisht, mahniten me struktur\u00ebn dhe ambientin. Sa her\u00eb vijn\u00eb e konsumojn\u00eb nj\u00eb drek\u00eb a nj\u00eb dark\u00eb k\u00ebtu, u shijon shum\u00eb ushqimi brenda mureve t\u00eb kalas\u00eb, q\u00eb nga kollonat q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duket sikur konsumojn\u00eb ushqim brenda di\u00e7kaje groteske dhe madh\u00ebshtore, q\u00eb nuk e kan\u00eb as lokalet moderne.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja e kalas\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kalaja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 220   si sip\u00ebrfaqe objekti. Ambienti ka dy restorante e gjasht\u00eb dhoma komode hoteli, si dhe nj\u00eb verand\u00eb n\u00eb katin e kat\u00ebrt, e cila ka nj\u00eb tarrac\u00eb me pamje t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme. Gjithashtu, posht\u00eb ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe, sall\u00eb konferencash, ku mund t\u00eb b\u00ebhen edhe organizime p\u00ebr dasma, q\u00eb m\u00eb pas mbahen mend gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga pikat tuaja t\u00eb forta \u00ebsht\u00eb ushqimi cil\u00ebsor\u2026<br \/>\n&#8211; Po, e v\u00ebrtet\u00eb, kjo gj\u00eb na dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebtu te ne \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb bio dhe e fresk\u00ebt. Ne shkojm\u00eb e blejm\u00eb vet\u00eb te fshatari. Si\u00e7 e shihni edhe vet\u00eb, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb past\u00ebr. Ne ofrojm\u00eb cil\u00ebsi n\u00eb ushqime t\u00eb cilat ju mund t\u2019i shijoni n\u00eb natyr\u00ebn buz\u00eb lumit Shkumbin dhe qet\u00ebsin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesoja, p\u00ebr t\u00eb harruar streset e dit\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb specialitetet tuaja?<br \/>\n&#8211; Ne gatuajm\u00eb ushqime nga m\u00eb tradicionalet, si pul\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt fshati me p\u00ebrshesh, qull me arra e shum\u00eb t\u00eb tjera&#8230;<br \/>\nSk\u00ebnder Balla: &#8211; Gjithashtu, gatuajm\u00eb peshk t\u00eb fresk\u00ebt nga lumi q\u00eb kalon posht\u00eb nesh, f\u00ebrges\u00ebn tradicionale t\u00eb Elbasanit, tav\u00eb kosi, mish qengji me patate si\u00e7 gatuhet n\u00eb zon\u00ebn k\u00ebtej, me djath\u00eb ka\u00e7kavall e me p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb. Gjithashtu, nuset tona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb s\u00eb bashku me ne gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb emigrimit n\u00eb Greqi p\u00ebr rreth 12 vjet, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira edhe n\u00eb kuzhin\u00ebn greke, si musaka greke, pasti\u00e7o papu\u00e7aq (recet\u00eb greke) etj. Ju do t\u00eb largoheni jo vet\u00ebm t\u00eb ngopur, por edhe t\u00eb k\u00ebnaqur pasi keni shijuar ushqime tradicionale, si nga zona Librazhdit, ashtu edhe nga ajo e Elbasanit.<br \/>\nShk\u00eblqim Balla: &#8211; Ne jemi nj\u00eb biznes familjar dhe \u00e7do gj\u00eb, testohet nga ne n\u00eb fillim. Klient\u00ebt konsumojn\u00eb ushqime t\u00eb p\u00ebrgatitura me shum\u00eb dashuri dhe kujdes nga ana jon\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si jan\u00eb \u00e7mimet, n\u00eb raport me cil\u00ebsin\u00eb q\u00eb ju ofroni?<br \/>\n&#8211; Gatimet kan\u00eb \u00e7mime normale, megjith\u00ebse jemi pran\u00eb rrug\u00ebs kryesore. As p\u00ebr raste festash, nuk i rrisim ato. Ne punojm\u00eb me ndershm\u00ebri. Edhe pse kemi kosto, se shkojm\u00eb i marrim direkt nga kopshtet e fshatar\u00ebve ushqimet bio, si dhe e mir\u00ebmbajm\u00eb lokalin her\u00eb pas here, ne prap\u00eb ofrojm\u00eb \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme nga t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ndani me ne disa p\u00ebrvoja ose mbresa q\u00eb nuk i harroni nga klient\u00ebt tuaj\u2026<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb donim t\u00eb ndanim eksperienc\u00ebn me nj\u00eb zonj\u00eb nga Italia, e cila punonte si restauruese kalash dhe mir\u00ebmbante objekte e monumente t\u00eb vjetra n\u00eb Itali. Ajo e ka p\u00eblqyer shum\u00eb ambientin si brenda dhe jasht\u00eb, aq sa na ka puthur duart dhe na ka fal\u00ebnderuar. Gjithashtu, p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Ministria e Turizmit sa her\u00eb kalojn\u00eb dhe drekojn\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb iden\u00eb e turizmit malor q\u00eb ofron kalaja jon\u00eb dhe llojin e saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar me dor\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e saj. Kjo struktur\u00eb me kalldr\u00ebm guri, ku ne kemi investuar vet\u00eb, ose ura q\u00eb hyn p\u00ebr te restoranti, \u00ebsht\u00eb tamam si ura e Kamar\u00ebs. Ne jemi itinerari i rrug\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb Egnantia dhe kemi dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr realizimin e saj. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me v\u00ebllain dhe deri tani na kan\u00eb ecur gj\u00ebrat mjaft mir\u00eb. Kemi punuar bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka t\u00eb bukur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do person q\u00eb vjen, t\u00eb largohet i k\u00ebnaqur e krenar q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb kala.<br \/>\n&#8211; Cilat kan\u00eb qen\u00eb disa nga personazhet VIP q\u00eb e kan\u00eb vizituar kalan\u00eb tuaj?<br \/>\n&#8211; Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt na kan\u00eb nderuar me ardhjen e tyre, duke filluar nga deputeti i zon\u00ebs Taulant Balla, i cili vjen shpesh, ish-presidenti Bamir Topi, Spartak Braho, Neritan Ceka, Ardian Turku, Qazim Sejdini, Arben Ristani, Eduar Selami dhe Halimi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kurse nga artist\u00ebt ka ardhur Agron Llakaj, Behar Mera, Tinka Kurti, k\u00ebng\u00ebtaret Irini Qirjako, Greta dhe Eni Ko\u00e7i e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb larguar pa pasur edhe nj\u00eb kujtim me kalan\u00eb e pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto me t\u00eb. (Buz\u00ebqeshin)<br \/>\n&#8211; Ju organizoni edhe mbr\u00ebmje me muzik\u00eb live?<br \/>\n&#8211; Po, dhe kemi shum\u00eb sukses. Ofrojm\u00eb muzik\u00eb live nga artist\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur e nga zhanre t\u00eb ndryshme muzike si p\u00ebr Dit\u00ebn e Ver\u00ebs p\u00ebr shembull, kur ndodh q\u00eb nuk kemi vende ndonj\u00ebher\u00eb, pasi kemi 400 \u2013 500 vet\u00eb n\u00eb verandat tona. Disa k\u00ebng\u00ebtar\u00eb kan\u00eb realizuar edhe klipet e tyre te Bar Restorant Kalaja Balla.<br \/>\nShk\u00ebnder Balla: &#8211; Goca ime u tregon shok\u00ebve dhe shoqeve t\u00eb saj q\u00eb tashm\u00eb kala nuk ka vet\u00ebm Elbasani, por edhe Librazhdi e mburret me k\u00ebt\u00eb fakt.<br \/>\nShk\u00eblqim Balla: &#8211; Kalaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr Librazhdin, si p\u00ebr stilin, ashtu edhe p\u00ebr objektet e rralla historike q\u00eb kemi mbledhur dhe i kemi ekspozuar si stoli brenda saj. K\u00ebtu aktivizohen dhe arg\u00ebtohen qytetar\u00ebt e Librazhdit n\u00eb evente t\u00eb ndryshme, por jo vet\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb na tregoni ndonj\u00eb eveniment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb keni organizuar?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 seminareve dhe trajnimeve nga shoqata prestigjoze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mund t\u00eb p\u00ebrmend disa dasma italiane q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu, por edhe raste t\u00eb tjera ku ne kemi gatuar sallata nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, perime zgare maqedonase, pije dhe ver\u00eb nga kantina e mir\u00ebnjohur e ver\u00ebs Librazhd, apo dhall\u00eb nga kosi i fresk\u00ebt. Mbaj mend nj\u00ebher\u00eb kur na erdh\u00ebn gjith\u00eb ata autobus\u00eb me turq dhe gatuam 12 tepsi me byrek\u00eb t\u00eb \u00e7astit. Apo kur na erdhi nj\u00eb grek dhe tha: \u201cPo e ndiej veten si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time\u201d. U habit ngaq\u00eb gjente gj\u00ebrat q\u00eb donte edhe kur ishte n\u00eb Greqi.<br \/>\n&#8211; Kur \u00ebsht\u00eb piku i fluksit n\u00eb bar restorant Kalaja Balla?<br \/>\n&#8211; Periudha korrik-gusht, ku ne mir\u00ebpresim shum\u00eb turist\u00eb nga Gjermania, Italia etj.<br \/>\n&#8211; Ju jeni af\u00ebr Parkut Komb\u00ebtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe zon\u00eb e mbrojtur, Shebenik Jabllanic\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, madje shpeshher\u00eb k\u00ebtu mund t\u00eb shihen kafsh\u00eb t\u00eb rralla nga ana e matan\u00eblumit, si lepuri i eg\u00ebr, derri i eg\u00ebr dhe mund t\u00eb shijosh nj\u00eb kafe n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e zogjve n\u00eb m\u00ebngjesin e fresk\u00ebt me diell. Disa klient\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb edhe t\u00eb peshkojn\u00eb dhe ta konsumojn\u00eb n\u00eb vend ushqimin e fresk\u00ebt. K\u00ebtu p\u00ebrqark ka flor\u00eb dhe faun\u00eb t\u00eb pasur, t\u00eb cil\u00ebn ne e respektojm\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq syrin. Ne ndiejm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur klienti vjen dhe k\u00ebnaqet, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb ambient i madh p\u00ebr t\u2019u menaxhuar.<br \/>\n&#8211; Kujt ia dedikoni suksesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Meritat i kemi t\u00eb dy si v\u00ebllez\u00ebr. Ne e kemi b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn me pasion q\u00ebkur kemi hedhur themelet p\u00ebr ngritjen e kalas\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Ndryshe nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ia dedikuam vendit ton\u00eb t\u00eb lindjes ngritjen e nj\u00eb kalaje dhe nuk emigruam, por q\u00ebndruam n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb e ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb. Ne nuk do ta nd\u00ebrronim apo ta shisnim kalan\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb tamam si f\u00ebmija yn\u00eb. Kemi 5 vjet q\u00eb vet\u00ebm kemi v\u00ebn\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra gur\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr ta ngritur. Kemi investuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe nga jeta jon\u00eb, ndaj edhe pun\u00ebn me t\u00eb e trajtojm\u00eb shum\u00eb seriozisht.<br \/>\n&#8211; Po lexuesve t\u00eb intervist\u00ebs tuaj, anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u2019u thoni?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb ne i mir\u00ebpresim t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb shijojn\u00eb ambientin dhe gatimet tona. Pse jo, t\u00eb marrin nj\u00eb cop\u00eb nga Shqip\u00ebria me vete. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fotografi me gjith\u00eb k\u00ebto objekte historike dhe kulturore q\u00eb do t\u2019i rrethojn\u00eb. Ne pranojm\u00eb edhe rezervime dhe kush \u00ebsht\u00eb i interesuar, mund t\u00eb na kontaktoj\u00eb direkt.<br \/>\nSk\u00ebnder Balla: cel. +355695524300<br \/>\nShk\u00eblqim Balla: cel. +355696289270<br \/>\nAdresa: Rruga Komb\u00ebtare, Elbasan \u2013 Librazhd, pran\u00eb \u00e7esm\u00ebs s\u00eb Myftarit (2 km larg Librazhdit).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buz\u00eb rrug\u00ebs komb\u00ebtare Elbasan-Librazhd, rreth 2 kilometra larg Librazhdit, gjendet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb quhet: Kalaja Balla Librazhd. Tashm\u00eb dhe Librazhdi e ka nj\u00eb kala t\u00eb vet\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e destinacionit \u201cVia Egnantia\u201d. E ve\u00e7anta e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb se kjo kala \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me dashuri me gur\u00eb lumi dhe shk\u00ebmbinj mali nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12933,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[47],"tags":[],"class_list":["post-12932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-turizem"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}