{"id":12895,"date":"2016-05-03T10:30:29","date_gmt":"2016-05-03T08:30:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12895"},"modified":"2016-05-02T13:11:14","modified_gmt":"2016-05-02T11:11:14","slug":"nuk-di-te-them-jo-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/05\/nuk-di-te-them-jo-2\/","title":{"rendered":"Nuk di t\u00eb them \u201cjo\u201d"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam 18 vje\u00e7e dhe kam probleme me veten time. Nuk ndihem shum\u00eb e aft\u00eb t\u2019u kthej p\u00ebrgjigje njer\u00ebzve. Edhe kur m\u00eb tallin apo m\u00eb ironizojn\u00eb, nuk e tregoj dot veten ashtu si\u00e7 duhet dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb mendjen time e kam p\u00ebrgjigjen, por nuk flas. Jam shum\u00eb e ndrojtur dhe kur duhet th\u00ebn\u00eb \u201cjo\u201d, nuk e them, nuk di t\u00eb refuzoj. Jam shum\u00eb e p\u00ebrlur dhe kjo gj\u00eb ka filluar t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndihem keq me veten, m\u00eb ka humbur komplet besimi, m\u00eb duket vetja e paaft\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. P\u00ebr pasoj\u00eb, edhe paraqitja ime m\u00eb duket e sh\u00ebmtuar. Ju lutem, m\u00eb thoni si t\u00eb b\u00ebhem m\u00eb e shkath\u00ebt, si t\u00eb dal nga kjo gjendje, \u00e7far\u00eb m\u00eb k\u00ebshilloni? Si t\u00eb sillem n\u00eb jet\u00eb? M\u00eb intereson edhe mendimi i t\u00eb tjer\u00ebve dhe m\u00eb duket sikur m\u00eb mendojn\u00eb si nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb mefsht\u00eb e t\u00eb dob\u00ebt!<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, ju k\u00ebshilloj t\u00eb mos e b\u00ebni qimen tra, sepse jeni vet\u00ebm 18 vje\u00e7e dhe jeni ende n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar besim n\u00eb vetvete. Edhe mosha q\u00eb keni ndikon n\u00eb k\u00ebt\u00eb luhatje n\u00eb nd\u00ebrtimin e karakterit tuaj. Ju keni munges\u00eb besimi p\u00ebrsa u p\u00ebrket aft\u00ebsive sociale dhe frik\u00eb se nuk silleni ashtu si\u00e7 duhet n\u00eb shoq\u00ebri. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb keni frik\u00eb nga vler\u00ebsimi i t\u00eb tjer\u00ebve, sidomos kur ai mund t\u00eb jet\u00eb negativ. N\u00eb fakt, kjo frik\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb aspak se ju keni defi\u00e7ite reale n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb sociale, n\u00eb komunikim, por \u00ebsht\u00eb frika ajo q\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb mendoni se keni difekte q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u2019i v\u00ebn\u00eb re. Sjellja juaj, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje, q\u00ebndrimi larg t\u00eb tjer\u00ebve, mosrefuzimi, pak\u00ebnaq\u00ebsia p\u00ebr pamjen fizike etj., jan\u00eb nj\u00eb reagim i pashmangsh\u00ebm i frik\u00ebs q\u00eb ndjeni p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb tuaja sociale apo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrvepruar me t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrqendrimi te problemet q\u00eb ju mendoni se i keni me veten, ju b\u00ebn t\u00eb mos reagoni, sepse keni frik\u00eb nga reagimi i t\u00eb tjer\u00ebve. Ama duhet t\u00eb reagoni, nuk duhet t\u00eb keni kaq shum\u00eb mendime negative p\u00ebr veten. Mendoni pak m\u00eb shum\u00eb se sa gj\u00ebra pozitive mund t\u00eb keni dhe t\u00eb jeni e sigurt se t\u00eb tjer\u00ebt i njohin dhe i vler\u00ebsojn\u00eb ato. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u2019ia njihni ju vetes t\u00eb mirat q\u00eb keni dhe t\u2019i vini n\u00eb dukje aty ku mundeni. Jeni n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoni \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mendoni se nuk shkon mir\u00eb, pa e d\u00ebnuar veten si t\u00eb paaft\u00eb sepse nuk mund ta imagjinoni sa gj\u00ebra mund t\u00eb zbuloni te vetja, duke eksperimentuar me bot\u00ebn p\u00ebrreth.<br \/>\nN\u00ebse ju p\u00eblqen shoq\u00ebria, k\u00ebrkojeni at\u00eb, p\u00ebrfshihuni n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme dhe gjeni m\u00ebnyr\u00ebn si t\u2019u shmangeni atyre q\u00eb s\u2019ju p\u00eblqejn\u00eb. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebni edhe n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt kuptojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7far\u00eb ju p\u00eblqen e \u00e7far\u00eb jo, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju njohin, por edhe ju t\u00eb shprehni veten. Mund t\u00eb kund\u00ebrshtoni nj\u00eb ide kur e mendoni ndryshe dhe thuajeni hapur se ky \u00ebsht\u00eb mendimi juaj e keni arsyet tuaja pse mendoni ashtu. K\u00ebto dhe shum\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr t\u00eb ndihmuar veten, por jo gjithmon\u00eb ia arrijm\u00eb dhe mund ta kuptoni vet\u00ebm ju n\u00ebse keni apo jo nevoj\u00eb t\u00eb takoni nj\u00eb psikolog.<br \/>\nN\u00ebse shikoni q\u00eb keni reagime t\u00eb ashpra, apo dhe kund\u00ebrshtime q\u00eb nuk pajtohen me tuajat, p\u00ebrs\u00ebri jini vetvetja dhe shprehni at\u00eb q\u00eb mendoni. B\u00ebjeni p\u00ebr veten tuaj, mos mendoni se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt rreth jush. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar karakterin tuaj, p\u00ebr t\u2019u rritur, p\u00ebr t\u2019u pjekur dhe p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb shoq\u00ebri. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam 18 vje\u00e7e dhe kam probleme me veten time. Nuk ndihem shum\u00eb e aft\u00eb t\u2019u kthej p\u00ebrgjigje njer\u00ebzve. Edhe kur m\u00eb tallin apo m\u00eb ironizojn\u00eb, nuk e tregoj dot veten ashtu si\u00e7 duhet dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb mendjen time e kam p\u00ebrgjigjen, por nuk flas. Jam shum\u00eb e ndrojtur dhe kur duhet th\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-12895","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12895\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}