{"id":12875,"date":"2016-04-28T16:30:12","date_gmt":"2016-04-28T14:30:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12875"},"modified":"2016-04-28T13:44:58","modified_gmt":"2016-04-28T11:44:58","slug":"per-histori-te-tilla-mos-shkrofsha-me-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/per-histori-te-tilla-mos-shkrofsha-me-kurre\/","title":{"rendered":"P\u00ebr histori t\u00eb tilla, mos shkrofsha m\u00eb kurr\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb kam jetuar, edhe pse isha djal\u00eb m\u00ebsuesi, n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, por ja q\u00eb vjen koha vet\u00eb q\u00eb i p\u00ebrvuajturi del n\u00eb jet\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb kujton, por nuk harron. M\u00eb kujtohen vitet 1957-1958 kur im at\u00eb merrte rrog\u00ebn dhe, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj m\u00eb jepte nj\u00eb 10 lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb pako biskota. N\u00eb fakt, un\u00eb, me dhjet\u00ebshen jeshile nuk blija biskotat, por blija ndonj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr mosh\u00ebn time, si: \u201cKupa Magjike\u201d, \u201cGuxo\u201d (Mjeda), \u201cTenxhere magjike\u201d etj. Edhe m\u00eb par\u00eb, kur isha 6-7 vje\u00e7, kujtoj, me nj\u00eb kok\u00ebrr kumbull, nga ato t\u00eb qull\u00ebtat (t\u00eb verdha) kam ngr\u00ebn\u00eb tri \u00e7apa buk\u00eb, saq\u00eb kur i tregoj ndonj\u00ebrit, nuk e beson. At\u00eb d\u00ebshiroj dhe un\u00eb. Kurr\u00eb mos e besofshin, kurr\u00eb mos e provofshin! N\u00eb fakt, n\u00eb ato vite ishim pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 prind\u00ebrve dhe koh\u00ebt ishin t\u00eb v\u00ebshtira. Ishte viti i tret\u00eb i zis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb komb\u00ebtare (1951-1953). Tep\u00ebr, tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, si\u00e7 jan\u00eb vitet edhe sot p\u00ebr disa familje. S\u2019kemi \u00e7\u2019b\u00ebjm\u00eb, ky popull jemi, ku ai q\u00eb t\u00eb vret quhet trim!<br \/>\nK\u00ebshtu, ngjarjet evoluan. N\u00eb vitin 1970, fillova pun\u00eb si m\u00ebsues n\u00eb fshatin \u00c7izmeli t\u00eb Shijakut, fshati i burrave t\u00eb mir\u00eb dhe i bujaris\u00eb. Fshat q\u00eb prodhonte bostanin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb kur e shitnin n\u00eb treg, b\u00ebrtitnin p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e tij: \u201cHajde bostan \u00c7izmelie, hajde qarrs \u00c7izmelie!\u201d q\u00eb ishte far\u00eb turke prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh dhe kultivohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat q\u00eb nga themelimi i tij. Shijen k\u00ebtij bostani patjet\u00ebr ia jepte dheu.<br \/>\nK\u00ebtu, un\u00eb punoja n\u00eb dy klasa kolektive, klas\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb. Problem kisha nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb nuk vinte. Kjo ishte Siria, e cila vinte nga nj\u00eb familje tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr prej Eminasit t\u00eb Vog\u00ebl. Nj\u00eb dit\u00eb vendosa ta ndiqja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrse nuk vinte n\u00eb shkoll\u00eb. Shoqet e saj m\u00eb than\u00eb q\u00eb ishte tep\u00ebr e varf\u00ebr dhe nisej p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, por ndalonte t\u00eb hante te fiqt\u00eb e kooperativ\u00ebs, sepse nuk kishte buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Hapte k\u00ebll\u00ebfin (k\u00ebshtu quhej \u00e7anta e librave n\u00eb ato vite) dhe prej andej nxirrte gjethe lakrash t\u00eb egra apo edhe fije bari dhe hante aty. Nj\u00eb dit\u00eb e gjeta duke ngr\u00ebn\u00eb dhe kur e pyeta se \u00e7\u2019po b\u00ebnte ashtu, m\u2019u p\u00ebrgjigj:<br \/>\n&#8211; Jemi n\u00eb gjendje t\u00eb varf\u00ebr, shoku m\u00ebsues&#8230;<br \/>\nVura re q\u00eb po dridhej dhe i p\u00ebrk\u00ebdhela kok\u00ebn. Ia ngroha duart me avullin e goj\u00ebs sime e i thash\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb s\u00ebmbuar: &#8211; Sirie, ti duhet t\u00eb vish p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nAjo ngriti syt\u00eb duke m\u00eb par\u00eb dhe tundi kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi: &#8211; \u00cbh\u00eb, do t\u00eb vij! \u2013 pohoi me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe fjala ime e ngroht\u00eb, sikur e ngrohu m\u00eb shum\u00eb. E afrova me dashuri pran\u00eb vetes dhe u ngroha edhe un\u00eb nga premtimi i saj se q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, do t\u00eb vinte n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nKur arrita n\u00eb sht\u00ebpi pasdite, e bisedova me n\u00ebn\u00ebn time historin\u00eb e k\u00ebsaj vajze t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebna ime e njihte familjen e saj se ishte bij\u00eb nga ai fshat&#8230; Q\u00eb nga ai moment, \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb buk\u00ebn q\u00eb m\u00eb jepte me vete, n\u00ebna m\u00eb vendoste m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb t\u2019i jepja edhe vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl. Do s\u2019do, buk\u00ebn time un\u00eb e ndaja p\u00ebrgjys\u00ebm me nx\u00ebn\u00ebsen time, Sirien e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<br \/>\n\u201cPor si shkuan pun\u00ebt?\u201d, mund t\u00eb pyesni ju. Siria filloi t\u00eb vinte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe nisi t\u00eb m\u00ebsonte mir\u00eb. Filloi t\u2019i mbushej fytyra me gjak. E k\u00ebsaj i thon\u00eb, si\u00e7 thoshte edhe n\u00ebna ime: \u201cM\u00eb jep t\u00eb ha, t\u00eb ndihmoj me qa.\u201d E me ju th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nga ana psikologjike e jo vet\u00ebm pedagogjike, i kuptoja nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb sy, me nj\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ishte dhuntia ime! Brenda n\u00eb klas\u00eb isha m\u00ebsues p\u00ebr ta, nd\u00ebrsa n\u00eb oborr isha prind i af\u00ebrt, pa asnj\u00eb dallim. Edhe pse jam n\u00eb pension, sot i kujtoj me dashuri, em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e mi, sepse kam kujtime t\u00eb mira af\u00ebrsie me ta. Kaluan vite e vite e kam pyetur p\u00ebr jet\u00ebn e saj dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb jeton mir\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e saj. M\u00eb b\u00ebhet zemra mal. Eh, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb jeta!<br \/>\nPas shum\u00eb vitesh, m\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb vajz\u00eb kopshti n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are t\u00eb Shtraz\u00ebs, ku isha m\u00ebsues, gati-gati deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs sime si m\u00ebsues deri n\u00eb pension. Pash\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb rrinte ulur n\u00eb bordur\u00ebn e jashtme t\u00eb shkoll\u00ebs t\u00eb ciklit t\u00eb ul\u00ebt. Ishte pothuajse tre vje\u00e7e. Ishte jetime, se e \u00ebma i kishte vdekur shpejt dhe kishte l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb jetonte t\u00eb sht\u00ebpia e gjyshes nga ana e n\u00ebn\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat.<br \/>\nN\u00eb pushim t\u00eb madh t\u00eb gjith\u00eb shkonin t\u00eb blinin te tregtar\u00ebt ambulant\u00eb q\u00eb vinin nga qyteti i Shijakut n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs. Kjo q\u00ebndronte e ulur. T\u00eb tjer\u00ebt blinin. Un\u00eb e vura re 2-3 dit\u00eb q\u00ebndrimin e saj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe vendosa q\u00eb pothuajse \u00e7do dit\u00eb t\u00eb blija e t\u2019i jepja nga nj\u00eb \u00e7okollat\u00eb apo nj\u00eb pako biskota p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Shok\u00ebt e mi nuk ma miratuan p\u00ebr ca koh\u00eb veprimin tim, por pun\u00eb e madhe! Vendimi im ishte i mir\u00eb. K\u00ebshtu, Alm\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl filloi t\u2019i qeshte fytyra, se dikush e afronte si prind e ky ishte m\u00ebsuesi, prindi i dyt\u00eb. A nuk mund ta \u00e7oje mendjen te Luli i voc\u00ebrr, q\u00eb ka jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb pas ndarjes me Mesjet\u00ebn? Pa hyr\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb, Alma e vog\u00ebl shkoi n\u00eb at\u00eb bot\u00eb, nga nj\u00eb s\u00ebmundje gjaku&#8230;<br \/>\nPor dhimbja vazhdon&#8230; Pas shuarjes s\u00eb k\u00ebsaj deg\u00ebze t\u00eb njom\u00eb, dola n\u00eb pension dhe koh\u00eb pas kohe, tek shkoja p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, buz\u00eb rrug\u00ebs, shoh, pothuajse nj\u00eb moshatarin tim, t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb stol, t\u00eb cilin e kam pasur edhe shok n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb. Q\u00ebndron i menduesh\u00ebm, i varf\u00ebr n\u00eb kulm dhe un\u00eb vendosa q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u2019i plot\u00ebsoja t\u00eb pakt\u00ebn buk\u00ebn e m\u00ebngjesit. K\u00ebshtu, po b\u00ebhen dy vjet q\u00eb i jap n\u00eb dor\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes nj\u00eb simite p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Pun\u00eb e madhe! Ai jeton me ndihm\u00ebn time e mua m\u00eb ndihmon i Madhi Zot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atij. Ahmeti, k\u00ebshtu quhet, \u00ebsht\u00eb i vetmuar, gruaja i ka vdekur, vajzat jan\u00eb t\u00eb martuara, djali i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pa pun\u00eb, ndri\u00e7imin ia kan\u00eb hequr se nuk ka para p\u00ebr t\u00eb paguar dhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Dikush i jep nj\u00eb cigare kur e p\u00ebrsh\u00ebndet n\u00eb rrug\u00eb; dikush tjet\u00ebr i thot\u00eb: \u201cE Meto, mir\u00eb je?\u201d dhe largohet duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cEdhe k\u00ebshtu s\u2019ke \u00e7\u2019e do jet\u00ebn!\u201d.<br \/>\nEh, ore lexues, kur thonte n\u00ebna ime: \u201cV\u00ebrtet s\u2019ke \u00e7\u2019e do jet\u00ebn k\u00ebshtu, por me fustan nuk shkohet n\u00eb varr.\u201d<br \/>\nHallall \u00e7do gj\u00eb prej meje!<br \/>\nLind pyetja: \u201cPo shteti, \u00e7\u2019b\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto njer\u00ebz, p\u00ebr k\u00ebto familje?\u201d<br \/>\nLe ta l\u00ebm\u00eb Migjenin, q\u00eb edhe pse ishte poet komb\u00ebtar, q\u00eb nuk i vjen m\u00eb k\u00ebtij vendi, edhe pse ishte i hyr\u00eb n\u00eb pavdek\u00ebsi, ku dy sistemet e sotme t\u00eb p\u00ebrziera apo t\u00eb ndara ve\u00e7 e ve\u00e7 e quajt\u00ebn komunist e sot ndoshta p\u00ebrs\u00ebri komunist.<br \/>\nPse e quajn\u00eb k\u00ebshtu, do thoni ju? Patjet\u00ebr q\u00eb dihet. Ai thonte gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe dihet q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb \u00e7jerr mask\u00ebn. Apo mos vall\u00eb para tij duhet nd\u00ebshkuar si komunist edhe Ezopi i madh, q\u00eb thoshte: \u201cNe varim hajdut\u00ebt e vegj\u00ebl dhe i takojm\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb zyra.\u201d?!<br \/>\nMegjithat\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, njeriu duhet t\u00eb jetoj\u00eb. Ah, sa mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb populli shqiptar t\u00eb jetonte si populli i Singaporit, ku njer\u00ebzit t\u00eb jetonin t\u00eb lumtur e t\u00eb mos shikonin rrug\u00ebve n\u00ebp\u00ebr shkolla a televizion vuajtjet e mjerueshme, as Sirien, as Alm\u00ebn, as Ahmetin e t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebta. As ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb vjedh p\u00ebr t\u00eb siguruar buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe p\u00ebrfundon n\u00eb burg.<br \/>\nMegjithat\u00eb, \u00e7do dit\u00eb kur shoh n\u00ebna t\u00eb vjetra me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb preh\u00ebr, do s\u2019do e fus dor\u00ebn n\u00eb xhep dhe nxjerr nj\u00eb dyqindlek\u00ebsh t\u00eb vjet\u00ebr duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cBlije nj\u00eb simite p\u00ebr t\u00eb ng\u00ebn\u00eb\u201d dhe vazhdoj rrug\u00ebn i menduar\u2026<br \/>\nP\u00ebr histori t\u00eb tilla, mos shkrofsha m\u00eb kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Mustafai nga Shijaku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb kam jetuar, edhe pse isha djal\u00eb m\u00ebsuesi, n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, por ja q\u00eb vjen koha vet\u00eb q\u00eb i p\u00ebrvuajturi del n\u00eb jet\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb kujton, por nuk harron. M\u00eb kujtohen vitet 1957-1958 kur im at\u00eb merrte rrog\u00ebn dhe, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj m\u00eb jepte nj\u00eb 10 lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}