{"id":12848,"date":"2016-04-26T16:30:51","date_gmt":"2016-04-26T14:30:51","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12848"},"modified":"2016-04-26T12:15:29","modified_gmt":"2016-04-26T10:15:29","slug":"dr-memo-boci-e-verteta-e-bananeve-te-infektuara-me-hiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/dr-memo-boci-e-verteta-e-bananeve-te-infektuara-me-hiv\/","title":{"rendered":"Dr. Memo Boci: E v\u00ebrteta e bananeve t\u00eb infektuara me HIV?"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Memo Boci, specialist i HIV-AIDS<\/p>\n<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Doktor, koh\u00ebt e fundit n\u00eb internet po qarkullojn\u00eb lajme p\u00ebr injektim t\u00eb virusit HIV te bananet dhe njer\u00ebzit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ndodh\u00eb kjo?<br \/>\nDr. Memo Boci: &#8211; D\u00ebgjo, virusi ka nj\u00eb em\u00ebr, quhet virusi i pamjaftueshm\u00ebris\u00eb imunitare njer\u00ebzore (Virusi i Imunodefi\u00e7enc\u00ebs Humane). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, q\u00eb nj\u00eb qeliz\u00eb virale t\u00eb jet\u00eb injektuar p\u00ebr t\u00eb infektuar t\u00eb tjer\u00ebt, k\u00ebrkohen disa rrethana. E para, rruga e marrjes, e dyta, koha e marrjes dhe e treta, sasia e marrjes, p\u00ebrqendrimi, si\u00e7 e quajm\u00eb ne. Rrug\u00ebt e njohura t\u00eb transmetimit t\u00eb HIV-it jan\u00eb k\u00ebto: marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale (vaginale, anale apo orale sepse jan\u00eb vende ku trupi ka mukoz\u00eb), n\u00ebp\u00ebrmjet gjakut dhe n\u00ebp\u00ebrmjet ushqyerjes s\u00eb foshnjes me gji. Injektimi direkt n\u00eb gjak i nj\u00eb l\u00ebngu q\u00eb p\u00ebrmban virusin HIV, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019u infektuar.<br \/>\n&#8211; Po thoni se nuk ekziston mund\u00ebsia e infektimit me an\u00eb t\u00eb t\u00eb ushqyerit me nj\u00eb ushqim t\u00eb infektuar me HIV?<br \/>\n&#8211; Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb infektuar me an\u00eb t\u00eb t\u00eb ushqyerit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ushqyerjes me gji t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb porsalindur, kur n\u00ebna \u00ebsht\u00eb e infektuar me HIV dhe ku mund\u00ebsia e infektimit \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 30%, pra, m\u00eb e vog\u00ebl sesa n\u00eb t\u00eb dyja rrug\u00ebt e tjera q\u00eb fol\u00ebm m\u00eb lart.<br \/>\n&#8211; Pra, n\u00ebse v\u00ebrtet, si\u00e7 thuhet, n\u00eb treg ka fruta t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb injektuar virusi HIV&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja e injektimit t\u00eb frutit sepse nuk p\u00ebrmbushen rrethanat p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebm, sasia. Nuk mund t\u00eb blesh nj\u00eb banane q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e ngjeshur me virusin HIV, pasi q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb, mikrobi do qeliz\u00ebn njer\u00ebzore dhe nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb te nj\u00eb frut.<br \/>\n&#8211; Sa koh\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb mikrobi jasht\u00eb trupit t\u00eb njeriut?<br \/>\n&#8211; Nga 2-24 or\u00eb, por kjo varet ku q\u00ebndron sepse po ta l\u00ebsh n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebr shembull, nuk reziston. N\u00ebse mikrobet e tjera asgj\u00ebsohen n\u00eb temperatur\u00eb 100-120 grad\u00eb, virusi HIV fillon t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet q\u00eb n\u00eb 60 grad\u00eb, pavar\u00ebsisht se garancia jepet kur kalon temperatura e vlimit.<br \/>\n&#8211; Ka nga ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb teorit\u00eb e konspiracionit, ndaj m\u00eb duhet t\u2019ju pyes: Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb virusi t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgatitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb laboratorike q\u00eb t\u2019i rezistoj\u00eb nj\u00eb ambienti tjet\u00ebr, ve\u00e7 trupit t\u00eb njeriut?<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjo, se \u00e7far\u00eb p\u00ebrpunimesh t\u00eb tilla mund t\u00eb b\u00ebhen nga agjentura t\u00eb ndryshme, k\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk mund ta them, sepse duhen t\u00eb dh\u00ebna shkencore q\u00eb t\u00eb flasim. Ne flasim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb kemi sot p\u00ebr sot. N\u00ebse nj\u00eb laborator rrit, bie fjala, rezistenc\u00ebn e k\u00ebtij virusi n\u00eb shkall\u00eb superiore, k\u00ebto jan\u00eb diversione, nuk jan\u00eb punime shkencore, por n\u00eb rrug\u00ebt e njohura, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Ajo q\u00eb ne dim\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do pjes\u00eb e trupit t\u00eb njeriut n\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar, pra ku \u00ebsht\u00eb prishur thell\u00ebsia e l\u00ebkur\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb gjakosur, krijon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u infektuar. Duhet prania e gjakut, e l\u00ebngut vaginal dhe e sperm\u00ebs q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh infeksionin.<br \/>\n&#8211; Po n\u00ebp\u00ebrmjet puthjes?<br \/>\n&#8211; N\u00ebp\u00ebrmjet puthjeve dhe ledhatimeve t\u00eb zakonshme, virusi nuk transmetohet, por n\u00eb rast se kemi puthje me gjakosje, mund\u00ebsia e infektimit, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, ekziston.<br \/>\n&#8211; Deri m\u00eb sot, nuk kemi par\u00eb q\u00eb Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb jet\u00eb prononcuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e infektimit t\u00eb frutave. Ju, q\u00eb jeni m\u00eb af\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimeve t\u00eb k\u00ebsaj fushe, mund t\u00eb na thoni n\u00ebse ka patur ndonj\u00eb deklarat\u00eb s\u00eb fundmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<br \/>\n&#8211; OBSH-ja i ka quajtur t\u00eb sakta ato rrug\u00eb t\u00eb marrjes s\u00eb infeksionit q\u00eb un\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart. T\u00eb tjerat jan\u00eb spekullime. P\u00ebrhapja e k\u00ebtyre thashethemeve mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr q\u00ebllime tregtare ose t\u00eb tjera, q\u00eb nuk na p\u00ebrkasin neve. P\u00ebrderisa virusi ka k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim dhe nuk ka dal\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb p\u00ebrhapja e virusit t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes njeriu, qeliza. Virusi strehohet te qeliza njer\u00ebzore; aty fle, aty shum\u00ebzohet dhe me at\u00eb infektohet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb e shkat\u00ebrron virusin HIV?<br \/>\n&#8211; Temperatura, l\u00ebnd\u00ebt kimike dezinfektante, uji i oksigjenuar, alkooli, jodi&#8230; N\u00ebse i kemi duart e pambrojtura dhe na jan\u00eb ndotur me l\u00ebnd\u00eb q\u00eb dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrmbajtje virusi, nj\u00eb larje e thjesht\u00eb me uj\u00eb e sapun dhe dezinfektimi me dezinfektant, garanton q\u00eb duart nuk jan\u00eb t\u00eb infektuara, gjithmon\u00eb n\u00ebse l\u00ebkura nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar.<br \/>\n&#8211; Mendoni se shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb edukuar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebt e transmetimit t\u00eb virusit dhe p\u00ebr mbrojtjen ndaj tij?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebher\u00eb. Profesor Luk Montanje q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zbuluesit e virusit, n\u00eb n\u00eb kopertin\u00ebn e pasme t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrmuajshme \u201cFakte dhe shpresa\u201d ka nj\u00eb shprehje: \u201cThemi q\u00eb kemi botuar shum\u00eb libra, revista, kemi dh\u00ebn\u00eb informacione n\u00eb radio e n\u00eb televizion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Ta p\u00ebrs\u00ebrisim, ta p\u00ebrs\u00ebrisim, ta p\u00ebrs\u00ebrisim informacionin, q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb popullin t\u00eb vdes\u00eb nga injoranca\u201d. Kur k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb Montanje, q\u00eb ka p\u00ebrgatitur kuadro t\u00eb k\u00ebsaj fushe nga e gjith\u00eb bota, \u00e7\u2019mbetet p\u00ebr ne ve\u00e7se ta p\u00ebrs\u00ebrisim informacionin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm, aktual dhe i pranuesh\u00ebm nga njer\u00ebzit?!<br \/>\n&#8211; A po b\u00ebhet mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr edukimin e brezit t\u00eb ri?<br \/>\n&#8211; Ka p\u00ebrmir\u00ebsime, por jo mjaftuesh\u00ebm. Un\u00eb jam marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb q\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh, pa ardhur ende virusi k\u00ebtu dhe mund t\u00eb them se n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur, ka shum\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime. Fillimisht, si specialist\u00eb dhe si shoqata STOP AIDS, ne kemi dh\u00ebn\u00eb leksione n\u00eb shkolla. Dallimi yn\u00eb nga vendet e tjera \u00ebsht\u00eb se e kemi dh\u00ebn\u00eb informacionin para se t\u00eb na vinin rastet, sepse p\u00ebrfituam nga eksperiencat e vendeve t\u00eb tjera dhe nga izolimi yn\u00eb. Kur filloi emigracioni masiv shqiptar, un\u00eb po jepja nj\u00eb leksion n\u00eb Paris dhe kam th\u00ebn\u00eb para auditorit se deri tani nuk kemi asnj\u00eb rast, por \u201cSIDA po na troket n\u00eb der\u00eb\u201d. K\u00ebtu m\u00eb lindi ideja p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb broshur\u00ebn e par\u00eb me k\u00ebt\u00eb titull. Pozitivja \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht se prind\u00ebrit fillimisht nuk ishin dakord p\u00ebr futjen e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb edukimit seksual n\u00eb shkolla, vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e kan\u00eb pritur shum\u00eb mir\u00eb informacionin. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb njeriu ta marr\u00eb informacionin n\u00eb koh\u00ebn e duhur, por akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ia jap\u00ebsh at\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. Prandaj un\u00eb e them gjithmon\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb mesazh m\u00eb pak, sesa t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb mesazh t\u00eb gabuar.<br \/>\n&#8211; Ku duhet t\u00eb drejtohet nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn e HIV-AIDS-it?<br \/>\n&#8211; N\u00eb Drejtorit\u00eb e Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb rrethe dhe, n\u00ebse nuk do q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb rrethin e tij, vjen n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik, ku e kemi p\u00ebrqendruar tashm\u00eb analiz\u00ebn. Shqip\u00ebria ka dy laborator\u00eb reference, nj\u00eb n\u00eb institut dhe nj\u00eb n\u00eb spitalin 4, por spitali ka patur edhe ndryshime kuadrosh, nd\u00ebrsa instituti \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, me nj\u00eb personel mjaft t\u00eb kualifikuar dhe me metoda ekzaminimi shum\u00eb t\u00eb sakta.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse dikush q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn, k\u00ebrkon t\u00eb mos indektifikohet me emrin e vet, \u00ebsht\u00eb e mundur kjo, apo duhet t\u00eb jap\u00eb patjet\u00ebr emrin e v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ai  mund t\u00eb mos e thot\u00eb emrin e vet, por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thot\u00eb emrin e nj\u00eb tjetri, prandaj ne i kemi dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e kodit. Personi p\u00ebrcakton nj\u00eb kod disashifror, e sh\u00ebnojm\u00eb edhe ne n\u00eb regjist\u00ebr dhe me k\u00ebt\u00eb kod, ai b\u00ebn analiz\u00ebn dhe merr p\u00ebrgjigjen, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb thot\u00eb emrin. Sipas procedur\u00ebs, b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb sot, nj\u00eb pas dy muajsh dhe nj\u00eb pas gjasht\u00eb muajsh dhe mbyllet cikli. N\u00ebse ka dal\u00eb negativ, p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e infektimit t\u00eb tij nga kjo ngjarje q\u00eb ka referuar (p\u00ebr shembull, nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale e pambrojtur), por pas \u00e7do ngjarjeje rreziku, analiza fillon nga e para.<br \/>\n&#8211; Marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e shpesht\u00eb e transmetimit t\u00eb virusit?<br \/>\n&#8211; Te ne, po sepse ne, fatmir\u00ebsisht, e kemi shmangur p\u00ebrhapjen e virusit n\u00ebp\u00ebrmjet transfuzionit t\u00eb gjakut. Un\u00eb me nj\u00eb grup mjek\u00ebsh vum\u00eb nj\u00eb rregull q\u00eb para se t\u2019i merret gjak nj\u00eb personi, b\u00ebhet analiza dhe gjaku vihet n\u00eb ruajtje. Kur laboratori jep p\u00ebrgjigje dhe eleminon mund\u00ebsin\u00eb e prekjes s\u00eb k\u00ebtij personi nga hepatiti B e C, sifilizi dhe nga virusi HIV, at\u00ebhere gjaku mund t\u00eb p\u00ebrdoret.<br \/>\n&#8211; Si jeni t\u00eb sigurt se ky rregull respektohet?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb respektohet se nuk ka shaka n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hidhesh n\u00eb gjyq. Procedurat jan\u00eb t\u00eb sakta, ka teste t\u00eb shpejta dhe personeli nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh gjak n\u00ebse nuk ka dal\u00eb negative analiza e b\u00ebr\u00eb. \u00cbsht\u00eb fat p\u00ebr ne q\u00eb e kemi shmangur infektimin me gjak dhe nuk ka patur raste t\u00eb infektimit n\u00eb spitale.<br \/>\n&#8211; Po te dentisti?<br \/>\n&#8211; Ne s\u2019kemi asnj\u00eb rast t\u00eb infektuar te dentisti, bile kemi shmangur fatmir\u00ebsisht edhe shp\u00ebrthimet n\u00eb vende ku ka kolektivitet, n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, n\u00eb kazerma, n\u00eb burgje, n\u00eb saje t\u00eb informacioneve t\u00eb dh\u00ebna vazhdimisht. Ky ka qen\u00eb suksesi yn\u00eb, krahasuar me vende t\u00eb tjera. N\u00eb nj\u00eb vend balltik pati raste t\u00eb rralla t\u00eb HIV-AIDS p\u00ebr 40 vjet, por ndodhi nj\u00eb shp\u00ebrthim n\u00eb burg ku n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr u infektuan 300 vet\u00eb dhe e p\u00ebrmbys\u00ebn rezultatin.<br \/>\n&#8211; Doktor, m\u00eb tregoni nj\u00eb ngjarje q\u00eb ju ka mbetur n\u00eb mendje nga rastet q\u00eb njihni&#8230;<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb rast kur HIV-in e kishte burri dhe ne nd\u00ebrhym\u00eb n\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos infektohej gruaja. Nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb koh\u00eb emigrant n\u00eb Greqi erdhi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb bindja t\u00eb shoqen t\u00eb ndahej nga ai, pasi ai ishte i infektuar me HIV dhe ajo nuk pranonte t\u00eb ndahej. Bisedova me t\u00eb shoqen, sigurisht, jo duke i th\u00ebn\u00eb t\u00eb ndahej nga burri, por duke i treguar si t\u00eb mbrohej nga burri. Ata bashk\u00ebjetuan p\u00ebr tet\u00eb vjet me radh\u00eb derisa ai vdiq dhe ajo nuk u infektua, vet\u00ebm fal\u00eb informacionit q\u00eb mori p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Pasi kaluan disa vite, ajo erdhi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb analiz\u00eb sepse ishte e re dhe donte t\u00eb martohej, por m\u00eb tha se \u201cs\u2019dua t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb tjetri\u201d. Analiza rezultoi negative, ajo ishte e past\u00ebr dhe ne tham\u00eb se tashm\u00eb e kishim b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb. \u201cDo t\u2019i sh\u00ebrbej deri n\u00eb fund\u201d, tha dhe k\u00ebshtu b\u00ebri, i sh\u00ebrbeu deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit n\u00eb spital, ku habiteshin edhe mjek\u00ebt me p\u00ebrkushtimin e saj. Jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ku shtrohen ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prekur nga kjo s\u00ebmundje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb Spitalin 4, apo si\u00e7 quhet ndryshe, Spitali Infektiv, nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb q\u00eb vrau frik\u00ebn, sepse k\u00ebta njer\u00ebz nuk i afronin n\u00eb spital me frik\u00ebn e infektimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb tilla, s\u2019ka asnj\u00ebher\u00eb probleme infektimi.<br \/>\n&#8211; Doktor, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn. Keni di\u00e7ka p\u00ebr ta shtuar n\u00eb fund?<br \/>\n&#8211; Po, dua t\u00eb theksoj se informacioni duhet dh\u00ebn\u00eb vazhdimisht dhe kudo, pasi ai merret dhe vler\u00ebsohet n\u00eb \u00e7do moment. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Memo Boci, specialist i HIV-AIDS Blerina \u00c7izmja: &#8211; Doktor, koh\u00ebt e fundit n\u00eb internet po qarkullojn\u00eb lajme p\u00ebr injektim t\u00eb virusit HIV te bananet dhe njer\u00ebzit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Dr. Memo Boci: &#8211; D\u00ebgjo, virusi ka nj\u00eb em\u00ebr, quhet virusi i pamjaftueshm\u00ebris\u00eb imunitare njer\u00ebzore (Virusi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12849,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-12848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}