{"id":12831,"date":"2016-04-25T17:30:26","date_gmt":"2016-04-25T15:30:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12831"},"modified":"2016-04-25T12:37:53","modified_gmt":"2016-04-25T10:37:53","slug":"ferdinant-ferdi-mjeshtri-e-kam-gjetur-me-kalimin-e-viteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/ferdinant-ferdi-mjeshtri-e-kam-gjetur-me-kalimin-e-viteve\/","title":{"rendered":"Ferdinant (Ferdi) Mjeshtri: E kam gjetur me kalimin e viteve&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ferdinant Mjeshtri ose si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb, Ferdi Mjeshtri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr jo pak i d\u00ebgjuar p\u00ebr ata q\u00eb frekuentojn\u00eb mbr\u00ebmjet festive dhe q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb muzik\u00ebn tradicionale shqiptare, sidomos at\u00eb t\u00eb jugut. Ferdi \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb g\u00ebzimet familjare ku me instrumentin e tij, nxjerr tinguj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, tinguj t\u00eb dashur q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihen mir\u00eb t\u00eb pranishmit. Ai i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs publikut t\u00eb tij, t\u00eb cilin e fal\u00ebnderon q\u00eb e ka vler\u00ebsuar dhe duartrokitur gjithmon\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb na vij\u00eb nd\u00ebrmend kur themi Ferdinant Mjeshtri?<br \/>\nFerdinant (Ferdi) Mjeshtri: &#8211; Ferdi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muzikant nga D\u00ebshirani i Elbasanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dashuruar me muzik\u00ebn dhe me jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebn. Shpresoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb sjell gj\u00ebra edhe m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb ta shp\u00ebrblej publikun p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve.<br \/>\n&#8211; Ferdi, si u gjete me muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Me muzik\u00ebn, ose m\u00eb sakt\u00eb me interpretimin n\u00eb klarinet\u00eb, kam filluar t\u00eb merrem q\u00eb para viteve \u201990, kam qen\u00eb rreth 6 vje\u00e7 dhe duke qen\u00eb se un\u00eb rrjedh nga nj\u00eb familje muzikant\u00ebsh sepse kisha babain shembullin tim, muzika u b\u00eb pasioni im. Pasioni im ka qen\u00eb dhe besoj se do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb klarineta.<br \/>\n&#8211; A e gjete menj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen e publikut apo fillimisht qe e v\u00ebshtir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mb\u00ebshtetjen e publikut duhet shum\u00eb pun\u00eb ta fitosh, por un\u00eb e kam gjetur me kalimin e viteve. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb e me nivel n\u00eb muzik\u00eb dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb publiku t\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb. E fal\u00ebnderoj pa mas\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si ndihesh pas \u00e7do vler\u00ebsimi q\u00eb merr n\u00eb koncerte?<br \/>\n&#8211; Ndihem mir\u00eb me veten dhe me publikun, sepse n\u00ebse publiku m\u00eb duartroket ose k\u00ebrcen gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb jam n\u00eb sken\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb e p\u00eblqen at\u00eb q\u00eb interpretoj un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po kur ke qen\u00eb i ftuar n\u00eb skena evropiane, a e ke ndjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mik\u00ebpritje si n\u00eb atdhe?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam qen\u00eb i ftuar n\u00eb Greqi, Itali, Gjermani, Belgjik\u00eb e n\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjera dhe m\u00eb kan\u00eb pritur shum\u00eb mir\u00eb. Kam jetuar n\u00eb Greqi p\u00ebr 20 vjet dhe jam vler\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb skenat dhe n\u00eb koncertet ku kam qen\u00eb i ftuar.<br \/>\n&#8211; Puna live n\u00eb lokalet e nat\u00ebs, m\u00eb duket shum\u00eb e lodhshme. A ia vlen gjith\u00eb kjo lodhje?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, faktikisht, sepse net\u00ebt pa gjum\u00eb t\u00eb \u00e7orientojn\u00eb, por edhe ajo ka an\u00ebt e saj pozitive; je gjithmon\u00eb i rrethuar nga nj\u00eb publik q\u00eb t\u00eb do e t\u00eb vler\u00ebson dhe kjo i justifikon t\u00eb gjitha.<br \/>\n&#8211; Ti ke punuar dhe vazhdon t\u00eb punosh me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb artistik. Si je ndier mes tyre?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb privilegj dhe k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb punoj me artist\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb larta. Un\u00eb i fal\u00ebnderoj ata, pa p\u00ebrmendur emra dhe pa b\u00ebr\u00eb dallime, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar, jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Uroj t\u00eb kemi bashk\u00ebpunime t\u00eb tjera n\u00eb vazhdim.<br \/>\n&#8211; Ti je i ftuar edhe n\u00eb dasma dhe n\u00eb g\u00ebzime t\u00eb tjera familjare. Je i pranish\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb dasmat e jugut?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb vet\u00eb jam nga Shqip\u00ebria e Mesme, por jam i ftuar kudo dhe t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kudo ku shkoj m\u00eb presin mir\u00eb, ndihem si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj i madh. Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem kudo ku m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe ku e duan muzik\u00ebn q\u00eb b\u00ebj.<br \/>\n&#8211; Ferdi, ti je njoh\u00ebs i mir\u00eb i muzik\u00ebs popullore. Si e shikon sot muzik\u00ebn popullore, nd\u00ebrsa shum\u00eb debutues n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, edhe e kan\u00eb prishur at\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shoq\u00ebria ka shtresa t\u00eb ndryshme dhe secili mundohet t\u2019u p\u00ebrshtatet atyre. Secili e b\u00ebn muzik\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb do. Un\u00eb mendoj se ai artist q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb muzik\u00eb tamam dhe me vlera, e b\u00ebn dhe merret absolutisht me profesionaliz\u00ebm me muzik\u00ebn. Ai q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb muzik\u00eb komerciale, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb gjej\u00eb grupin e tij q\u00eb do ta d\u00ebgjoj\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Ama, tabani \u00ebsht\u00eb muzika q\u00eb nuk vdes, ndaj un\u00eb insistoj dhe i m\u00ebshoj faktit q\u00eb muzika tradicionale \u00ebsht\u00eb identiteti i t\u00eb qenit shqiptar.<br \/>\n&#8211; Ti je baba i dy djemve. D\u00ebshiron q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb profesionin t\u00ebnd apo do q\u00eb ta zgjedhin vet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Djemt\u00eb e mi m\u00eb mbushin me jet\u00eb, kur jam i lodhur, m\u00eb \u00e7lodhin. Jan\u00eb pasuria ime m\u00eb e madhe. Sa p\u00ebr profesionin, ishte d\u00ebshira e babait tim q\u00eb un\u00eb t\u00eb merresha me muzik\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshira ime q\u00eb djemt\u00eb e mi t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn time. Gjithsesi, un\u00eb nuk do t\u2019u imponoj asgj\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket profesionit, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb duan, ashtu si\u00e7 edhe un\u00eb zgjodha muzik\u00ebn!<br \/>\n&#8211; Kam d\u00ebgjuar q\u00eb je shum\u00eb pun\u00ebtor&#8230;<br \/>\n&#8211; E ke d\u00ebgjuar mir\u00eb! (Buz\u00ebqesh) Jam pun\u00ebtor n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, sepse nj\u00eb njeri q\u00eb nuk punon, \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar. Un\u00eb punoj p\u00ebr familjen, p\u00ebr emrin tim dhe p\u00ebr fansat e mi. Dua q\u00eb t\u00eb ndihen mir\u00eb me muzik\u00ebn q\u00eb b\u00ebj.<br \/>\n&#8211; Ma merr mendja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim duhet t\u00eb futet dhe fakti q\u00eb je dhe baba shum\u00eb i mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sigurisht, familja \u00ebsht\u00eb shtylla e jet\u00ebs dhe un\u00eb e konsideroj pun\u00eb m\u00eb vete. E kam t\u00eb domosdoshme t\u2019i p\u00ebrkushtohem familjes, sidomos djemve t\u00eb mi dhe t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem pran\u00eb tyre gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Familja \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb!<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019raport ke me paran\u00eb?<br \/>\n&#8211; I kam raportet shum\u00eb t\u00eb mira, \u00ebsht\u00eb mjeti kryesor i jetes\u00ebs dhe duhet p\u00ebr gjith\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme sepse mendoj se tashm\u00eb nuk mendohet m\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, por p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb stad m\u00eb t\u00eb lart\u00eb jetese.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb shpenzon m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; E respektoj shum\u00eb paran\u00eb dhe di ta shpenzoj n\u00eb vende t\u00eb caktuara, me njer\u00ebz q\u00eb ia vlen ta harxhoj, me familjen time, q\u00eb nuk diskutohet.<br \/>\n&#8211; Ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb je penduar p\u00ebr ndonj\u00eb \u201cl\u00ebvizje t\u00eb gabuar\u201d n\u00eb profesion apo qoft\u00eb edhe n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jeta \u00ebsht\u00eb e mbushur me l\u00ebvizje t\u00eb gabuara, t\u00eb cilat t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebris\u00ebsh m\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb shembulli ke vendosur t\u2019u jap\u00ebsh fansave?<br \/>\n&#8211; Shembullin e ve\u00e7antis\u00eb dhe t\u00eb origjinalitetit.<br \/>\n&#8211; A ke rival\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, kur je origjinal, nuk ke pse t\u00eb kesh frik\u00eb nga rival\u00ebt. Secili ka m\u00ebnyr\u00ebn e vet se si performon n\u00eb publik.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb pengu yt?<br \/>\n&#8211; Nuk kam pengje sepse ato q\u00eb dua, synimet e mia, i realizoj.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse p\u00ebrball\u00eb do t\u00eb kishe veten, cil\u00ebn pyetje do t\u2019ia b\u00ebje t\u00eb par\u00ebn dhe cil\u00ebn nuk do t\u2019ia b\u00ebje kurr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e kam menduar ndonj\u00ebher\u00eb&#8230; Pyetje e ve\u00e7ant\u00eb dhe e bukur&#8230;<br \/>\n&#8211; Kujtimi q\u00eb e ruan me fanatiz\u00ebm nga f\u00ebmij\u00ebria jote?<br \/>\n&#8211; Sinqeritetin dhe loj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebnim mes f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lagjes.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb deklarat\u00eb publike p\u00ebrmes gazet\u00ebs son\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Ju uroj gjith\u00e7ka t\u00eb bukur juve dhe stafit tuaj. Faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb publikun q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtet dhe e garantoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb shum\u00eb muzik\u00eb t\u00eb bukur nga Ferdi Mjeshtri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ferdinant Mjeshtri ose si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb, Ferdi Mjeshtri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr jo pak i d\u00ebgjuar p\u00ebr ata q\u00eb frekuentojn\u00eb mbr\u00ebmjet festive dhe q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb muzik\u00ebn tradicionale shqiptare, sidomos at\u00eb t\u00eb jugut. Ferdi \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb g\u00ebzimet familjare ku me instrumentin e tij, nxjerr tinguj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, tinguj t\u00eb dashur q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12832,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-12831","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12831\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}