{"id":12777,"date":"2016-04-19T15:30:40","date_gmt":"2016-04-19T13:30:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12777"},"modified":"2016-04-19T13:43:35","modified_gmt":"2016-04-19T11:43:35","slug":"ju-eshte-merzitur-lidhja-problem-por-jo-i-pazgjidhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/ju-eshte-merzitur-lidhja-problem-por-jo-i-pazgjidhshem\/","title":{"rendered":"Ju \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur lidhja? Problem&#8230; por jo i pazgjidhsh\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Lidhjet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duan koh\u00eb, aft\u00ebsi, por edhe gatishm\u00ebri nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Nganj\u00ebher\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi sikur fluturojm\u00eb n\u00eb qiell dhe nganj\u00ebher\u00eb sikur m\u00ebrzitemi&#8230; p\u00ebr vdekje. Keni pra k\u00ebt\u00eb ndjesi t\u00eb shpifur t\u00eb m\u00ebrzitjes n\u00eb lidhjen tuaj, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk vjen vet\u00ebm, por sjell me vete edhe nj\u00eb barr\u00eb skrupujsh? N\u00eb fillim duam t\u00eb sqarojm\u00eb se skrupujt dhe ndjesia e fajit jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt dhe nuk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb asgj\u00ebkundi. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni arsyet e m\u00ebrzis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqeni t\u00eb zgjidhni situat\u00ebn? N\u00ebse m\u00ebsoni t\u00eb eliminoni disa aspekte negative t\u00eb lidhjes, m\u00ebrzia mund t\u00eb kap\u00ebrcehet dhe ju mund t\u00eb shijoni m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb lidhje t\u00eb sh\u00ebndetshme. Cila nga arsyet e m\u00ebposhtme p\u00ebrb\u00ebn shkakun e m\u00ebrzis\u00eb suaj?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rutina e p\u00ebrditshme<\/strong><\/p>\n<p>Rutina e p\u00ebrditshme prek shumic\u00ebn e \u00e7ifteve, me pasoj\u00ebn e paevitueshme: nj\u00eb lidhje e m\u00ebrzitshme dhe e parashikueshme. Ju e dini me sakt\u00ebsi se \u00e7&#8217;do t\u00eb b\u00ebni me partnerin\/en tuaj \u00e7do dit\u00eb dhe ndjesia se keni &#8220;ngecur&#8221; te t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra mund ta kthej\u00eb lidhjen tuaj n\u00eb nj\u00eb&#8230; pun\u00eb t\u00eb detyruar n\u00eb nj\u00eb gurore!<\/p>\n<p><strong>Rastet&#8230; e humbura<\/strong><\/p>\n<p>Ngado q\u00eb ta ktheni kok\u00ebn shihni nj\u00eb partner\/e potencial, t\u00eb pakapsh\u00ebm (e po aq, t\u00eb d\u00ebshiruar). Pastaj ktheni p\u00ebrs\u00ebri kok\u00ebn dhe, duke par\u00eb partnerin\/en mendoni me vete &#8220;oh, akoma k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ky\/kjo?&#8221;. N\u00eb fakt, nuk e ka fajin ai\/ajo, por iluzioni q\u00eb keni sht\u00ebn\u00eb n\u00eb mendje se partneri &#8220;fantastik&#8221; q\u00eb shihni rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb ideal dhe pa dyshim, m\u00eb i mir\u00eb se ai q\u00eb keni n\u00eb krah, pa pasur as edhe iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr defektet e mundshme q\u00eb ka. Dilni nga bota juaj imagjinare dhe k\u00ebrkoni arsyet reale pse nuk ju p\u00eblqen lidhja.<\/p>\n<p><strong>Gjendja psikologjike<\/strong><\/p>\n<p>Mbase ekziston ndonj\u00eb shok\/koleg me t\u00eb cilin mund t\u00eb flisni m\u00eb lirisht p\u00ebr lidhjen tuaj sesa me partnerin? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb po, at\u00ebher\u00eb jeni emocionalisht t\u00eb padisponuesh\u00ebm n\u00eb lidhje. N\u00ebse nuk &#8220;i hapeni&#8221; sinqerisht partnerit, do t\u00eb vazhdoni t\u00eb ndiheni &#8220;t\u00eb shk\u00ebputur&#8221; prej tij dhe do t\u00eb m\u00ebrziteni n\u00eb pranin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Seksi \u00ebsht\u00eb thjesht, i m\u00ebrzitsh\u00ebm!<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jeta seksuale e nj\u00eb \u00e7ifti mund t\u00eb katandiset n\u00eb monotone dhe e m\u00ebrzitshme, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj ta ndryshoni. Mendoni pak, n\u00ebse ju ndieni m\u00ebrzi, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb ndiej\u00eb edhe partneri.<\/p>\n<p><strong>Ah, kujtimet!<\/strong><\/p>\n<p>Kujtimet e bukura dhe t\u00eb lumtura t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs nuk duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb reja. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kujtimet jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe ju nuk duhet t\u00eb ngecni n\u00eb t\u00eb e t\u00eb dyshoni vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb tashmen, p\u00ebrndryshe lidhja do t&#8217;ju duket v\u00ebrtet e m\u00ebrzitshme. Por, n\u00ebse vendosni t\u00eb krijoni kujtime t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, at\u00ebher\u00eb fitimi do t\u00eb jet\u00eb i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili komunikim?<\/strong><\/p>\n<p>Me siguri ju ka ndodhur t\u00eb jeni t\u00eb detyruar t\u00eb shpjegoni p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra (ato t\u00eb zakonshmet). \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb t\u00eb ndiheni t\u00eb lodhur nga nj\u00eb procedur\u00eb e till\u00eb, por n\u00ebse hiqni dor\u00eb prej k\u00ebsaj, nga \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb ka k\u00ebrkuar mund e durim, do t\u00eb humbisni komunikimin me nj\u00ebri-tjetrin. E v\u00ebrteta q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebrat e vogla, t\u00eb cilat ju p\u00ebrtoni tashm\u00eb t\u2019i shpjegoni.<\/p>\n<p><strong>Dikur ishim spontan\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Dikur edhe njer\u00ebzit kacavirreshin n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur ushqim, por koha dhe evolucioni i kan\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat. Me siguri q\u00eb edhe ju, edhe partneri keni nevoj\u00eb p\u00ebr momente relaksi dhe qet\u00ebsie, por n\u00ebse e thoni me goj\u00eb dhe nuk b\u00ebni asnj\u00eb p\u00ebrpjekje, nuk do t\u2019ia dilni mban\u00eb. Gjithashtu, nuk shkoni asgj\u00ebkundi n\u00ebse ia hidhni fajin vet\u00ebm tjetrit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb ju ndodh. Pranojeni edhe pjes\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00ebrhiqeni partnerin\/en n\u00eb k\u00ebto momente relaksi.<\/p>\n<p><strong>Jeta e beqarit<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKur isha beqar\/e b\u00ebja k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb, por tani, asgj\u00eb\u201d. N\u00ebse ju ka ngelur n\u00eb mendje ky mendim, mendoni edhe k\u00ebt\u00eb tjetrin; Gj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebni tani q\u00eb jeni n\u00eb \u00e7ift nuk mund t\u2019i b\u00ebnit kur ishit beqar\/e. \u00c7do gj\u00eb ka t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta, pranojeni!<\/p>\n<p><strong>\u00cbndrra dhe q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur m\u00ebrzia juaj rrjedh nga fakti q\u00eb nuk ndani t\u00eb nj\u00ebjtat \u00ebndrra me partnerin\/en tuaj, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb flisni s\u00eb bashku p\u00ebr shqet\u00ebsimet tuaja. Kini parasysh vet\u00ebm se njer\u00ebzit rriten, ndryshojn\u00eb dhe bashk\u00eb me ta ndryshojn\u00eb edhe \u00ebndrrat dhe d\u00ebshirat e tyre. Sigurisht, asgj\u00eb nuk ju pengon t\u00eb krijoni \u00ebndrra t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Ekziston ndonj\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i p\u00ebrkisni kategoris\u00eb s\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00ebrzitur me partnerin\/en e tyre sepse keni gjetur dik\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb interesant, gj\u00ebrat q\u00ebndrojn\u00eb ndryshe. Reflektoni mbi jet\u00ebn tuaj dhe mendoni se me k\u00eb doni ta kaloni. Gjithashtu, kini parasysh se zgjedhjet tuaja kan\u00eb gjas\u00eb t\u00eb l\u00ebndojn\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb dikur i keni dashur dhe q\u00eb ju kan\u00eb dashur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, zgjidhja e situat\u00ebs, por edhe pasojat e veprimeve tuaja do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsia juaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Lidhjet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duan koh\u00eb, aft\u00ebsi, por edhe gatishm\u00ebri nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Nganj\u00ebher\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi sikur fluturojm\u00eb n\u00eb qiell dhe nganj\u00ebher\u00eb sikur m\u00ebrzitemi&#8230; p\u00ebr vdekje. Keni pra k\u00ebt\u00eb ndjesi t\u00eb shpifur t\u00eb m\u00ebrzitjes n\u00eb lidhjen tuaj, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk vjen vet\u00ebm, por sjell me vete edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12778,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50,219],"tags":[],"class_list":["post-12777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12777"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12777\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12778"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}