{"id":12771,"date":"2016-04-19T10:30:52","date_gmt":"2016-04-19T08:30:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12771"},"modified":"2016-04-18T12:44:11","modified_gmt":"2016-04-18T10:44:11","slug":"vrava-nje-njeri-shkaterrova-jeten-time-prisha-dasmen-e-vellait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/vrava-nje-njeri-shkaterrova-jeten-time-prisha-dasmen-e-vellait\/","title":{"rendered":"Vrava nj\u00eb njeri, shkat\u00ebrrova jet\u00ebn time, prisha dasm\u00ebn e v\u00ebllait"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nderuar redaksi! Me djeg malli p\u00ebr familjen time, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllait dhe m\u00eb vjen turp p\u00ebr egoizmin tim. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllon \u00ebsht\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Qysh nga viti 1996 e deri m\u00eb sot kam patur vitet e mia t\u00eb ferrit si dhe vite t\u00eb bukura, por asnj\u00ebher\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtura, sepse m\u00eb mungon tmerr\u00ebsisht familja ime dhe kjo, p\u00ebr fajin tim.<\/p>\n<p>Kam lindur dhe jam rritur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Jami kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebr e kemi nj\u00eb mot\u00ebr. Mamaja ime \u00ebsht\u00eb nga veriu, por kur ka qen\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Pedagogjike, \u00ebsht\u00eb njohur me baban\u00eb tim dhe ata jan\u00eb martuar sapo kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn. Pavar\u00ebsisht ndryshimeve q\u00eb kishin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs ata ia kan\u00eb kaluar mir\u00eb jo vet\u00ebm s\u00eb bashku, por edhe me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve. Mamaja ime flet sikur t\u00eb ket\u00eb lindur e t\u00eb jet\u00eb rritur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e jo sikur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb veriut. Gjysh\u00ebrit kan\u00eb jetuar me prind\u00ebrit e mi dhe e mbaj mend q\u00eb gjithmon\u00eb kam fjetur n\u00eb krah\u00ebt e gjyshit tim. Motrat e v\u00ebllez\u00ebrit i zinte gjumi n\u00eb krah\u00ebt e gjyshes e pastaj i \u00e7onin n\u00eb krevatet e tyre, nd\u00ebrsa un\u00eb zgjohesha n\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb ngrinin p\u00ebr t\u00eb m\u00eb nd\u00ebrruar vend. Mbaj mend q\u00eb gjyshi p\u00ebrpiqej t\u00eb mbante t\u00eb qeshur\u00ebn. M\u00eb n\u00eb fund, dor\u00ebzohej nd\u00ebrsa qeshte, m\u00eb merrte n\u00eb gji e me k\u00ebndonte \u201cQingji i vog\u00ebl\u201d. K\u00ebto kujtime t\u00eb mrekullueshme i kam kaluar aq shum\u00eb n\u00eb mendjen time n\u00eb dit\u00ebt e zbehta e pa jet\u00eb q\u00eb kam jetuar n\u00eb burg!<\/p>\n<p>V\u00ebllai i madh vazhdoi shkoll\u00ebn p\u00ebr Ekonomik dhe mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm. Pasi punoi disa vite n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb, pas rr\u00ebmujave t\u00eb 1997-\u00ebs vendosi t\u00eb emigronte. Ai iku me bashk\u00ebshorten e f\u00ebmij\u00ebt e tij e sot jan\u00eb t\u00eb sistemuar n\u00eb Kanada. V\u00ebllai i dyt\u00eb punoi n\u00eb Greqi p\u00ebr dhjet\u00eb vite rresht. Kur ai mbushi nj\u00ebzet e tet\u00eb vje\u00e7, i tha babait t\u00eb mendonte t\u2019i gjente ndonj\u00eb \u00e7up\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb kthehej nga Greqia, ta shihte vet\u00eb. Dhe sigurisht, prind\u00ebrit u hodh\u00ebn n\u00eb sulm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nuse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, motra ime q\u00eb ishte e kat\u00ebrta nd\u00ebr ne, u dashurua kur ishte n\u00eb vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Djali me t\u00eb cilin ajo u martua jetonte n\u00eb fshatin ton\u00eb. Ata u fejuan e ndenj\u00ebn dy vite t\u00eb fejuar. Sapo motra u martua, ik\u00ebn me banim n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit sepse dh\u00ebndrri kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb qytet dhe kishte filluar edhe pun\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllain e tret\u00eb e ndihmoi dh\u00ebndrri q\u00eb t\u00eb ikte n\u00eb Itali. Atje u lidh me kush\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb q\u00eb jetonin prej vitesh dhe ata e ndihmuan t\u00eb fillonte pun\u00eb e t\u00eb b\u00ebnte dokumentet. Sot ai jeton me gruan e dy f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Itali. Jemi shp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb pest\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga nj\u00ebri cep i bot\u00ebs n\u00eb tjetrin dhe i vetmi q\u00eb mbeti n\u00eb sht\u00ebpi isha un\u00eb, m\u00eb i vogli. Un\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e mesme tashm\u00eb si m\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdheluri si nga prind\u00ebrit, ashtu edhe nga gjyshi e gjyshja. N\u00eb sht\u00ebpi ishim goxha mir\u00eb, sepse prind\u00ebrit ishin t\u00eb dy n\u00eb pun\u00eb, v\u00ebllai q\u00eb ishte n\u00eb Tiran\u00eb kishte rrog\u00eb goxha t\u00eb mir\u00eb e na ndihmonte. Pastaj n\u00eb ato vite ishin nj\u00eb vrull ndryshimet p\u00ebr mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. V\u00ebllai nga Greqia sillte jo vet\u00ebm para, por edhe \u00e7\u2019t\u2019i shihte syri gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb sht\u00ebpi. Isha djali m\u00eb i veshur jo vet\u00ebm n\u00eb fshatin tim, por ngado q\u00eb shkoja, isha i kapardisur. N\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsoja, por jo sa v\u00ebllai i madh. Sapo mbarova gjimnazin, v\u00ebllai erdhi nga Greqia dhe nga \u201ckandidatet p\u00ebr nuse\u201d q\u00eb i kishte gjetur babai, nj\u00ebra i mbeti n\u00eb mendje. E takoi dy her\u00eb at\u00eb pranver\u00eb kur erdhi dhe iku se ai vet\u00ebm tre jav\u00eb leje kishte, por \u00e7upa i kishte mbetur n\u00eb mendje dhe ai mori leje s\u00ebrish e erdhi n\u00eb ver\u00eb. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb kishte marr\u00eb leje pak m\u00eb gjat\u00eb e mbeti m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs sesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Para se t\u00eb ikte, ai vendosi q\u00eb t\u00eb lidhnin jet\u00ebn bashk\u00eb. K\u00ebshtu, prind\u00ebrit shkuan i k\u00ebrkuan dor\u00ebn dhe pas nja dy muajsh, mor\u00ebm v\u00ebllain n\u00eb telefon dhe i tham\u00eb q\u00eb edhe prind\u00ebrit e \u00e7up\u00ebs ishin darkod. Sigurisht, i dashuruari erdhi brenda jav\u00ebs.<\/p>\n<p>U b\u00eb fejesa e v\u00ebllait, nj\u00eb drek\u00eb e mahnitshme n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u00e7up\u00ebs q\u00eb dukej si zan\u00eb mali, aq e bukur dhe elegante ishte. Shndrinte e t\u00ebra. \u00c7do mashkull mund ta quaj\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb till\u00eb vajz\u00ebn e \u00ebndrrave t\u00eb tij. Nusja ishte vajz\u00eb e men\u00e7ur, jo thjesht e bukur. Im v\u00eblla duroi edhe pes\u00eb muaj n\u00eb Greqi pasi u fejua dhe pastaj vendosi t\u00eb kthehej p\u00ebrfundimisht, pasi e shoqja nuk pranonte q\u00eb t\u00eb shkonte t\u00eb jetonte me t\u00eb n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, im v\u00eblla u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri. V\u00ebllai i nuses punonte n\u00eb Tiran\u00eb, ishte person me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb dikaster dhe e ndihmoi edhe tim v\u00eblla q\u00eb t\u00eb fillonte pun\u00eb. Im v\u00eblla me parat\u00eb q\u00eb kishte fituar n\u00eb Greqi bleu nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb. Pas nj\u00eb viti fejese, ai vendosi t\u00eb martohej dhe dat\u00ebn e dasm\u00ebs e ndan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ardhjes s\u00eb emigrant\u00ebve me pushime, pra, n\u00eb muajin gusht.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb filloi muzika tri jav\u00eb para dasme. Kush\u00ebrinjt\u00eb e ardhur nga Greqia e Italia mblidheshin \u00e7do nat\u00eb n\u00eb oborrin ton\u00eb e vallja e k\u00ebnga vazhdonin deri pas mesnate \u00e7do nat\u00eb. Jo vet\u00ebm k\u00ebrcehej e k\u00ebndohej, por edhe pihej. Un\u00eb, si m\u00eb karagjozi q\u00eb isha, m\u00eb i vogli e m\u00eb i llastuari, u deha dy apo tri her\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb, gjyshi m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb lek dhe jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs ndenja urt\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebrceva e k\u00ebndova p\u00ebr tim v\u00eblla, por nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb erdhi edhe nj\u00eb shok i shkoll\u00ebs q\u00eb kish ardhur nga Greqia dhe mua m\u00eb kapi dalldia. N\u00eb dalldi e sip\u00ebr piva aq shum\u00eb sa jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019kuptoja n\u00eb ato \u00e7aste, por edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk m\u00eb kujtohet asgj\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb m\u00eb kan\u00eb treguar se ashtu t\u00eb pir\u00eb, bashk\u00eb me shokun tim, jemi larguar n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb shokut. Un\u00eb kam ikur me sebepin e p\u00ebrcjelljes s\u00eb shokut, por rrug\u00ebs nuk e di se si jemi ngat\u00ebrruar e jemi z\u00ebn\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebmoshatar. N\u00eb z\u00ebnie e sip\u00ebr se si dreqin kam patur fuqi nuk e di, por e kam q\u00eblluar aq shum\u00eb at\u00eb tjetrin sa ai vdiq. T\u00eb shkretin djal\u00eb nj\u00ebzet e tre vje\u00e7 e p\u00ebrpiu varri vet\u00ebm pse un\u00eb desha t\u00eb pija! Aty kishim fjetur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs bashk\u00eb me shokun tim, derisa dikush na ka gjetur n\u00eb rrug\u00eb e kish lajm\u00ebruar policin\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb komisariat kemi marr\u00eb vesh se \u00e7\u2019kishim b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, un\u00eb u b\u00ebra kriminel p\u00ebr nj\u00eb pes\u00eb minut\u00ebsh. Bashk\u00eb me shokun tim i kishim marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb bashk\u00ebmoshatari. O Zot, edhe tani rri e mendoj si duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb ato \u00e7aste p\u00ebr at\u00eb t\u00eb mjerin. U b\u00ebn\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet q\u00eb sa her\u00eb mbyll syt\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur, pamja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb shfaqet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup i pajet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i mjeranit q\u00eb vram\u00eb ne. M\u00eb pas i kthehem jet\u00ebs sime po aq mjerane, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb b\u00ebra dhjet\u00eb vite burg, por sepse tashm\u00eb e kam m\u00ebsuar se \u00e7\u2019kam b\u00ebr\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas vrasjes q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb, im v\u00eblla do t\u00eb martohej dhe n\u00eb sht\u00ebpi do na vinte gjeraqina q\u00eb e kishim zgjedhur vet\u00eb, por nuk ishte e shkruar q\u00eb t\u00eb k\u00ebndonim p\u00ebr t\u00eb ashtu si\u00e7 e meritonte ajo vajz\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy muajsh, kur prind\u00ebrit e mi erdh\u00ebn e m\u00eb takuan n\u00eb burg, m\u00eb than\u00eb si kishin rrjedhur ngjarjet. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e djalit ishte b\u00ebr\u00eb ceremonia mortore e n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb kishte pushuar k\u00ebnga. Edhe nusja jon\u00eb kishte ardhur n\u00eb zi, pa nxjerr\u00eb z\u00eb askush. Dy jav\u00eb pas ngjarjes familja e viktim\u00ebs u kishte k\u00ebrkuar prind\u00ebrve t\u00eb mi t\u00eb largoheshin nga fshati.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb fal q\u00eb po t\u00eb them k\u00ebto fjal\u00eb, po nuk duroj dot t\u2019ju shoh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb im bir \u00ebsht\u00eb n\u00eb tok\u00eb, &#8211; i kish th\u00ebn\u00eb babai i t\u00eb vrarit, babait tim. Im at\u00eb i kishte k\u00ebrkuar pak koh\u00eb sa t\u00eb gjente nj\u00eb vend ku t\u00eb fuste kok\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb kuptoj lum v\u00ebllai, t\u00eb kuptoj q\u00eb ke hall t\u00eb madh, po a m\u00eb jep vet\u00ebm tri jav\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb iki, &#8211; ish p\u00ebrgjigjur babai.<\/p>\n<p>&#8211; Dakord, &#8211; ishte p\u00ebrgjigje shum\u00eb e shkurt\u00ebr, por shum\u00eb e hidhur p\u00ebr babain tim, megjith\u00ebse fajin ia kisha un\u00eb e jo ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb im at\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb gjente nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb ikur nga fshati, gjyshi kishte kaluar nj\u00eb kriz\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe nd\u00ebrsa e \u00e7onin n\u00eb ambulanc\u00ebn e fshatit, kishte vdekur. Nj\u00eb jav\u00eb pas gjyshit vdiq edhe gjyshja, kurse un\u00eb isha b\u00ebr\u00eb tri her\u00eb kriminel. Ata nuk vdiq\u00ebn nga mosha, por nga hidh\u00ebrimi e helmi q\u00eb u futa un\u00eb n\u00eb gjak.<\/p>\n<p>Pas varrimit t\u00eb dy prind\u00ebrve, brenda nj\u00eb jave im at\u00eb kishte gjetur sht\u00ebpi n\u00eb Elbasan e kishte ikur brenda afatit q\u00eb kishte caktuar me bashk\u00ebfshatarin e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb koh\u00eb, k\u00ebrkoji t\u00eb t\u00eb fal\u00eb edhe ca dit\u00eb, &#8211; i ishin lutur t\u00eb gjith\u00eb, &#8211; ai \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb delenxhi.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, im bir \u00ebsht\u00eb shkaktari i vuajtjeve t\u00eb tij, i ferrit t\u00eb tij&#8230; I ka ikur djali nj\u00ebzet e tre vje\u00e7 e un\u00eb ti rri n\u00eb sy! &#8211; ua kishte prer\u00eb im at\u00eb duke ikur nga fshati. Edhe sot e k\u00ebsaj dite ai nuk \u00ebsht\u00eb kthyer kurr\u00eb m\u00eb atje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mua gjykata m\u00eb dha kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet burg. Prind\u00ebrit e mi nuk paguan avokat, vet\u00ebm at\u00eb avokat q\u00eb t\u00eb cakton shteti dhe ai ishte i lodhur. E b\u00ebra burgun dhe ai i shkret\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por p\u00ebr mua ka qen\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendoja se \u00e7\u2019kisha b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, im v\u00eblla q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Itali, m\u00eb ka ndihmuar, m\u00eb ka gjetur nj\u00eb pun\u00eb dhe un\u00eb jetoj pran\u00eb tij. Muajt e par\u00eb kunata m\u00eb ndihmoi shum\u00eb, por un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019u rri sa m\u00eb larg. M\u00eb duket sikur ua \u201cinfektoj\u201d edhe f\u00ebmij\u00ebt me burgun tim.<\/p>\n<p>Babai m\u00eb ka gjetur nj\u00eb vajz\u00eb nga an\u00ebt e mia dhe jam takuar me t\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Itali. Ma \u00e7uan numrin e saj me mesazh dhe un\u00eb e mora nj\u00eb t\u00eb diel\u00eb n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebmbr\u00ebma, jam Mondi. K\u00ebt\u00eb num\u00ebr ma ka dh\u00ebn\u00eb im at\u00eb e m\u00eb tha se mund t\u00eb flas me Matild\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po, Matilda jam, mir\u00ebmbr\u00ebma, mir\u00eb je ti? &#8211; nga z\u00ebri m\u2019u duk vajz\u00eb e \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n<p>&#8211; Para se t\u00eb zgjasim muhabetin, nuk e di a t\u00eb kan\u00eb treguar q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vite burg se bashk\u00eb me shokun tim kam vrar\u00eb nj\u00eb djal\u00eb? &#8211; e pyeta menj\u00ebher\u00eb se nuk desha t\u2019i krijoja iluzione tjetr\u00ebs se po fliste me nj\u00eb engj\u00ebll.<\/p>\n<p>&#8211; Po, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, por mua m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e ke b\u00ebr\u00eb me paramendim, &#8211; dhe heshtja u nder n\u00eb telefon mes nesh.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, kam qen\u00eb i pir\u00eb, edhe sot nuk e kujtoj dot at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb at\u00eb nat\u00eb, por desha t\u00eb ta them q\u00eb n\u00eb fillim, q\u00eb t\u00eb mos tregohem burracak, &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vazhdoja t\u00eb flisja e ta takoja, por edhe frik\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se m\u2019i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebr ty dhe un\u00eb ua kam dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb numrin q\u00eb t\u00eb ta jepnin ty.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, a mund t\u00eb takohemi? &#8211; e pyeta dhe zemra sa s\u2019m\u00eb doli nga kraharori.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht, n\u00ebse ti do q\u00eb t\u00eb m\u00eb takosh, ama pa pije alkoolike! &#8211; tha dhe sigurisht q\u00eb pranova si qengj i but\u00eb. Isha un\u00eb ai q\u00eb kisha pir\u00eb e vrar\u00eb! Ishte normale q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb trembeshin nga pija ime.<\/p>\n<p>U takuam me Matild\u00ebn pas nj\u00eb jave, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj t\u00eb pushimit. Ishte vajz\u00eb e k\u00ebndshme. U takuam e fol\u00ebm edhe shum\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera dhe n\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb. Nd\u00ebr vendimet q\u00eb mora me Matild\u00ebn ishte se n\u00ebse do pranonin prind\u00ebrit e djalit q\u00eb kisha vrar\u00eb, un\u00eb do t\u2019u jepja si pension \u00e7do muaj dyqind euro.<\/p>\n<p>&#8211; Dakord, m\u00eb tha ajo, n\u00ebse ty t\u00eb vret m\u00eb pak nd\u00ebrgjegjja&#8230;<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, i thash\u00eb babait q\u00eb do t\u00eb jetoja me Matild\u00ebn dhe i k\u00ebrkova t\u00eb gjente njer\u00ebz e t\u2019i \u00e7onte n\u00eb fshatin tim t\u00eb prind\u00ebrit e K., p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha menduar. Ata prind\u00ebr tashm\u00eb t\u00eb plakur, edhe pse i ndihmonin f\u00ebmij\u00ebt e tyre, kishin nj\u00ebqind s\u00ebmundje dhe sigurisht, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb spital duhen para.<\/p>\n<p>I d\u00ebrgova parat\u00eb tim eti q\u00eb t\u2019ua \u00e7onte s\u00eb pari p\u00ebr nj\u00eb operacion q\u00eb i duhej b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb djalit dhe tashm\u00eb, kam nj\u00eb vit q\u00eb u jap \u00e7do muaj shum\u00ebn e caktuar. Shpresoj t\u2019ua leht\u00ebsoj t\u00eb pakt\u00ebn vuajtjen fizike atyre prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>M.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; E nderuar redaksi! Me djeg malli p\u00ebr familjen time, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllait dhe m\u00eb vjen turp p\u00ebr egoizmin tim. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllon \u00ebsht\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Qysh nga viti 1996 e deri m\u00eb sot kam patur vitet e mia t\u00eb ferrit si dhe vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-12771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}