{"id":12734,"date":"2016-04-13T19:30:07","date_gmt":"2016-04-13T17:30:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12734"},"modified":"2016-04-13T11:59:10","modified_gmt":"2016-04-13T09:59:10","slug":"ku-do-te-shkosh-ela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/ku-do-te-shkosh-ela\/","title":{"rendered":"Ku do t\u00eb shkosh, Ela?!"},"content":{"rendered":"<p>Ela ndihej shum\u00eb e lumtur me dashurin\u00eb e saj. Artani ishte djal\u00eb i mir\u00eb, e donte shum\u00eb dhe punonte n\u00eb nj\u00eb autoservis p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur sa m\u00eb t\u00eb bukur \u00e7erdhen e ardhshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij familjare. Kishin rreth gjasht\u00eb muaj q\u00eb ishin njohur dhe ishin dashuruar. Dashuria e tyre ishte shum\u00eb e bukur dhe po b\u00ebheshin gati t\u00eb bisedonin me prind\u00ebrit e tyre q\u00eb t\u00eb caktonin dit\u00ebn e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ela rastisi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb supermarket me v\u00ebllain e saj t\u00eb vog\u00ebl. Ai pa diku nj\u00eb makin\u00eb lod\u00ebr, e rr\u00ebmbeu dhe k\u00ebrkonte patjet\u00ebr q\u00eb Ela t\u2019ia blinte, por asaj nuk i mjaftonin parat\u00eb. Ela mundohej ta bindte se do t\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb merrnin parat\u00eb e duhura, por v\u00ebllai nuk e l\u00ebshonte lodr\u00ebn. Kur Ela tentonte t&#8217;ia merrte, ai shtrihej n\u00eb dysheme dhe b\u00ebrtiste me t\u00eb madhe aq sa t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e atyre q\u00eb ndodheshin pran\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pse ia prish qejfin djalit? &#8211; i foli nj\u00eb djal\u00eb mjaft i mbajtur dhe iu afrua.<\/p>\n<p>&#8211; Dua makin\u00ebn, &#8211; tha v\u00ebllai i El\u00ebs duke e shtr\u00ebnguar fort.<\/p>\n<p>&#8211; Eja, se ta blen xhaxhi, &#8211; i tha djali i panjohur dhe ia pagoi.<\/p>\n<p>Ela u ndie e pap\u00ebrgatitur dhe nuk foli asnj\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrsa djali q\u00eb kishte paguar lodr\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj, dukej shum\u00eb i sjellsh\u00ebm. E mori v\u00ebllain e saj p\u00ebrdore derisa shkuan te makina e bukur q\u00eb ndodhej para supermarketit.<\/p>\n<p>&#8211; Na fal, &#8211; tha Ela, &#8211; por ne do shkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8211; Paskeni nj\u00eb v\u00eblla shum\u00eb simpatik, &#8211; i tha djali. &#8211; Po ju \u00e7oj un\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ju faleminderit, &#8211; tha Ela. &#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb do hipi n\u00eb makin\u00eb, &#8211; tha v\u00ebllai dhe hyri brenda sapo djali hapi der\u00ebn.<\/p>\n<p>Ela u afrua te makina luksoze, kapi v\u00ebllain e saj p\u00ebr krahu dhe e t\u00ebrhoqi jasht\u00eb, por ai u kap me forc\u00eb dhe filloi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb b\u00ebrtiste me sa fuqi kishte.<\/p>\n<p>&#8211; Mos b\u00ebni k\u00ebshtu, &#8211; tha djali. &#8211; Ju \u00e7oj un\u00eb ku t\u00eb doni, vet\u00ebm mos ia prish qejfin v\u00ebllait. Po na turp\u00ebroni n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Ela u ndie shum\u00eb ngusht\u00eb. T&#8217;ia linte v\u00ebllain atij djali t\u00eb panjohur ishte e pamundur prandaj hipi n\u00eb makin\u00eb dhe orientoi shoferin se ku do t\u00eb shkonin. Djali u tregua shum\u00eb i mir\u00eb, i b\u00ebri komplimente El\u00ebs, e pyeti p\u00ebr emrin dhe i \u00e7oi deri atje ku i k\u00ebrkoi ajo.<\/p>\n<p>&#8211; Ju faleminderit! &#8211; i tha Ela kur zbrit\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Mos e thuaj m\u00eb at\u00eb fjal\u00eb, &#8211; i tha djali duke i shtrir\u00eb dor\u00ebn. &#8211; P\u00ebr mua ishte k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb ia b\u00ebra qejfin nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n<p>Ela u largua pa e kthyer kok\u00ebn pas dhe e q\u00eblloi v\u00ebllain e saj sapo arrit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, por loja nuk mbaroi k\u00ebtu. Djali i panjohur sikur i shfaqej rast\u00ebsisht p\u00ebrpara, e p\u00ebrsh\u00ebndeste El\u00ebn dhe nj\u00eb dit\u00eb e ftoi p\u00ebr kafe. Nj\u00eb bot\u00eb, krejt tjet\u00ebr nga bota ku jetonte Ela, u hap para saj. Pa e kuptuar ajo filloi ta p\u00eblqente k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe ta \u00ebnd\u00ebrronte at\u00eb. Filloi t\u2019i shmangej Artanit. Filloi edhe ta harronte dhe ta z\u00ebvend\u00ebsonte me bosin. Djali i ri, q\u00eb po futej n\u00eb bot\u00ebn e saj, kishte para pa mas\u00eb, e d\u00ebrgonte n\u00eb lokale moderne dhe i blinte \u00e7far\u00eb t\u2019i p\u00eblqente. Kujtoi se fati i zbriti nga qielli dhe rendi si e \u00e7mendur n\u00eb bot\u00ebn e re. Artani e kuptoi se Ela po ndryshonte, iu lut disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e shkat\u00ebrronte dashurin\u00eb e tyre t\u00eb bukur, u ul n\u00eb gjunj\u00eb para saj, por&#8230; Mjer\u00eb kush ulet n\u00eb gjunj\u00eb dhe lutet!<\/p>\n<p>Ela tani kishte kaluar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Filloi t\u00eb frekuentonte lokalet m\u00eb t\u00eb shtrenjta, t\u00eb pinte pije alkoolike, t\u00eb pinte cigare, t\u00eb vishej tep\u00ebr moderne dhe t\u00eb shoq\u00ebrohej me nj\u00eb qen. Artani nuk ekzistonte m\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e saj dhe ato qurravitjet e tij e p\u00ebshtirosnin. Ajo i shikonte njer\u00ebzit si milingona dhe ishte e gatshme edhe t\u2019i shkelte me k\u00ebmb\u00eb. I vinte keq q\u00eb nuk e kishte njohur me koh\u00eb bosin dhe q\u00eb kishte dashuruar at\u00eb pabuksin q\u00eb e kishte emrin Artan.<\/p>\n<p>Por&#8230; Nj\u00eb dit\u00eb, bosi kishte d\u00ebrguar dy shok\u00eb atje ku e priste gjithmon\u00eb. Ata i than\u00eb se bosi nuk ishte mir\u00eb dhe kishte d\u00ebrguar ata q\u00eb ta merrnin. U merakos p\u00ebr sh\u00ebndetin e bosit dhe shkoi me shok\u00ebt e tij. P\u00ebr \u00e7udi, bosi nuk ishte aty ku e d\u00ebrguan ata.<\/p>\n<p>&#8211; Ku \u00ebsht\u00eb ai? &#8211; pyeti Ela, e merakosur se mos ishte s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka shkuar n\u00eb Angli, &#8211; i tha nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>&#8211; Si ka mund\u00ebsi?! &#8211; foli Ela e habitur. &#8211; Pse nuk m\u00eb paska th\u00ebn\u00eb mua?<\/p>\n<p>&#8211; Mos u m\u00ebrzit, bukuroshe. Bosi na ka porositur q\u00eb t\u00eb kujdesemi ne p\u00ebr ty. Do t\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb qejfin m\u00eb tep\u00ebr sepse ne jemi dy.<\/p>\n<p>E mbajt\u00ebn El\u00ebn p\u00ebr dy dit\u00eb t\u00eb mbyllur brenda duke e shfryt\u00ebzuar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. N\u00eb fillim i propozuan me fjal\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ta d\u00ebrgonin edhe at\u00eb n\u00eb Angli dhe pastaj i b\u00ebn\u00eb presion se do t\u00eb hakmerreshin edhe duke i marr\u00eb v\u00ebllan\u00eb e vog\u00ebl n\u00ebse b\u00ebnte zhurm\u00eb. Lumturia e pafundme e kishte d\u00ebrguar buz\u00eb nj\u00eb gremine t\u00eb pafundme.<\/p>\n<p>Ela! Ecte kot n\u00ebp\u00ebr err\u00ebsir\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb nat\u00ebs. E vetmuar, e braktisur dhe e shkat\u00ebrruar. Drita e cicares s\u00eb ndezur griste terrin q\u00eb e rrethonte, nd\u00ebrsa qeni i kishte mbetur i vetmi mik n\u00eb bot\u00eb. Ku vall\u00eb mund t\u00eb shkonte?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Hysen Kica<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ela ndihej shum\u00eb e lumtur me dashurin\u00eb e saj. Artani ishte djal\u00eb i mir\u00eb, e donte shum\u00eb dhe punonte n\u00eb nj\u00eb autoservis p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur sa m\u00eb t\u00eb bukur \u00e7erdhen e ardhshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij familjare. Kishin rreth gjasht\u00eb muaj q\u00eb ishin njohur dhe ishin dashuruar. Dashuria e tyre ishte shum\u00eb e bukur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12734\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}