{"id":12694,"date":"2016-04-12T12:30:59","date_gmt":"2016-04-12T10:30:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12694"},"modified":"2016-04-11T13:24:54","modified_gmt":"2016-04-11T11:24:54","slug":"spo-i-heq-dot-aknet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/spo-i-heq-dot-aknet\/","title":{"rendered":"S\u2019po i heq dot aknet!"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7e. Q\u00eb nga puberteti kam probleme me aknet n\u00eb fytyr\u00eb. I kam vizituar shpesh dermatolog\u00ebt e qendrave mjek\u00ebsore familjare dhe m\u00eb kan\u00eb rekomanduar locion me sulfur dhe klindamicin, shmangie t\u00eb \u00ebmb\u00eblsirave dhe t\u00eb pijeve t\u00eb gazuara. Nga \u00ebmb\u00eblsirat nuk kam arritur t\u00eb p\u00ebrmbahem, por edhe kur kam ndjekur k\u00ebshillat, nuk kam pasur ndonj\u00eb efekt. Pas nj\u00eb konsultimi n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb aknet mund t\u00eb jen\u00eb pasoj\u00eb e ndonj\u00eb infeksioni (un\u00eb kam infeksion urinar). Po ashtu, edhe pirja e duhanit mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim (jam konsumuese e duhanit). Nganj\u00ebher\u00eb kam kruarje t\u00eb k\u00ebtyre pu\u00e7rrave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po p\u00ebrdor disa krema t\u00eb thjeshta. Doktoresh\u00eb, m\u00eb jepni ndonj\u00eb zgjidhje.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Albana Lufi, <\/u><\/em><\/strong><strong><em><u>Ph.D n\u00eb Dermatologji<\/u><\/em><\/strong><strong><em><u>:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; Akne vulgaris \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inflamacion kronik i adoleshent\u00ebve dhe t\u00eb rriturve e shfaqet te personat me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb yndyrshme. P\u00ebr shfaqjen e aknes ndikojn\u00eb disa faktor\u00eb, por m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit jan\u00eb: Trash\u00ebgimia (Tendenca p\u00ebr akne \u00ebsht\u00eb e trash\u00ebguar ashtu si edhe p\u00ebrmasat e aktiviteti i gjendrave yndyrore), si dhe prodhimi i shtuar i yndyr\u00ebs i ndikuar dhe nga hormonet mashkullore. Faktori kryesor n\u00eb shfaqjen e aknes \u00ebsht\u00eb prodhimi i yndyr\u00ebs. Para pubertetit, gj\u00ebndrat e yndyr\u00ebs jan\u00eb t\u00eb vogla. Zhvillimi i tyre dhe niveli i prodhimit t\u00eb yndyr\u00ebs kontrollohet nga hormonet mashkullore (testosteroni dhe metabolitet e tij, sidomos Dehydroepiandrosteroni DHEA). N\u00eb pubertet, n\u00ebn ndikimin e hormoneve mashkullore, gj\u00ebndrat e yndyr\u00ebs rriten n\u00eb madh\u00ebsi dhe rrisin prodhimin e yndyr\u00ebs. N\u00eb shfaqjen e aknes luan rol edhe nj\u00eb lloj bakteri. Format klinike t\u00eb akneve variojn\u00eb nga forma me pak komedone (pika t\u00eb bardha ose t\u00eb zeza) n\u00eb aknen komedonike (me shum\u00eb komedone) deri n\u00eb ndryshime serioze me shum\u00eb elemente papulo pustuloze, abcese, ulcerime. Kemi tre forma ose grada t\u00eb aknes:<\/p>\n<p>&#8211; Akne e grad\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Akne-ja fillon me komedone n\u00eb pubertet, me lezione n\u00eb fillim n\u00eb hund\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb ball\u00eb dhe n\u00eb faqe. N\u00ebse ka vet\u00ebm pak komedone, rasti konsiderohet i leht\u00eb, n\u00ebse ka qindra komedone t\u00eb mbyllura, s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb serioze dhe trajtimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Akne e grad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Komedonet kthehen n\u00eb pu\u00e7rra me ose pa qelb (papula dhe pustula). Ecuria mund t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb, vet\u00ebm me disa papula, pustula ose m\u00eb e theksuar me papula, noduse t\u00eb shumta n\u00eb faqe, qaf\u00eb, gjoks, shpin\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb krah\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; Akne e grad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e aknes dhe prek meshkujt m\u00eb shum\u00eb se femrat. Paraqitet me komedone, papula, pustula me kruste hemorragjike, noduse t\u00eb dhimbshme q\u00eb bashkohen dhe nxjerrin gjak.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha format e akneve, l\u00ebkura n\u00eb zon\u00ebn e shfaqjes s\u00eb akneve \u00ebsht\u00eb mjaft e yndyrshme. Trajtimi i akneve b\u00ebhet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb grad\u00ebs s\u00eb aknes. Trajtimi i aknes s\u00eb grad\u00ebs s\u00eb par\u00eb: forma m\u00eb aktive e trajtimit \u00ebsht\u00eb pilingu p\u00ebr t\u00eb eleminuar komedonet dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar formimin e tyre. Trajtimi mund t\u00eb b\u00ebhet me: retinoide lokale, benzyl peroxydi, acidi salicilik. Trajtimi i grad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb aknes: trajtimi p\u00ebrfshin retinoide lokale, benzyl peroxydi, acidi salicilik. P\u00ebrfshin gjithashtu retinoidet lokale dhe benzyl peroksidin t\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrdorimin e antibiotik\u00ebve lokal\u00eb si clindamycina ose erythromycina. Trajtimi i grad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb: n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb aknes, si medikamente t\u00eb linjes s\u00eb par\u00eb jan\u00eb retinoidet lokale dhe antibiotik\u00ebt oral\u00eb. Antibiotik\u00ebt q\u00eb jepen nga goja jan\u00eb tetracyklina, doxacyklina, minocyklina, erythromycin, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, minimuni p\u00ebr 8 jav\u00eb dhe maksimumi, p\u00ebr 4 muaj. P\u00ebrdoren gjithmon\u00eb t\u00eb kombinuar me retinoidet lokale. N\u00eb aknen e r\u00ebnd\u00eb nodulo-cistike, akne t\u00eb shoq\u00ebruara me \u00e7rregullime psikologjike, seborrhe t\u00eb shtuar, cikatrice t\u00eb dukshme, rekomandohet p\u00ebrdorimi i izotretinoines orale dhe i kontraceptiv\u00ebve oral\u00eb te femrat. Izotretinoina orale ka mjaft efekte an\u00ebsore dhe jepet vet\u00ebm me rekomandimin e mjekut. \u00cbsht\u00eb e kunderindikuar n\u00eb shtatzani, laktacion, insuficienc\u00eb renale dhe hepatike, paciente me vlera shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb yndyrave n\u00eb gjak. Nuk p\u00ebrdoret e kombinuar me tetracyklin\u00ebn dhe t\u00eb shmanget gjithashtu dhe p\u00ebrdorimi i vitamin\u00ebs A dhe i aspirin\u00ebs. Pacient\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebnjanojn\u00eb ekspozimin n\u00eb diell. Pacient\u00ebt gjat\u00eb trajtimit me k\u00ebt\u00eb preparat ndiqen me an\u00eb t\u00eb ekzaminimeve laboratorike, duke matur nivelin e yndyrnave n\u00eb gjak dhe funksionin e m\u00ebl\u00e7is\u00eb, jo vet\u00ebm para fillimit t\u00eb terapis\u00eb dhe gjat\u00eb trajtimit. Trajtimi i akneve b\u00ebhet nga mjeku dermatolog n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb grad\u00ebs s\u00eb aknes e jo nga mjeku i familjes dhe akneja nuk ka lidhje me infeksionin urinar apo me p\u00ebrdorimin e duhanit. Disa faktor\u00eb, si p\u00ebr shembull konsumimi i ushqimeve hiperkalorike, i \u00e7okollatave dhe stresi, e r\u00ebndojn\u00eb nj\u00eb akne ekzistuese. Trajtimi i duhur shkurton koh\u00ebn e q\u00ebndrimit t\u00eb aknes, zvog\u00eblon ashp\u00ebrsin\u00eb e saj dhe eviton mbetjen e shenjave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7e. Q\u00eb nga puberteti kam probleme me aknet n\u00eb fytyr\u00eb. I kam vizituar shpesh dermatolog\u00ebt e qendrave mjek\u00ebsore familjare dhe m\u00eb kan\u00eb rekomanduar locion me sulfur dhe klindamicin, shmangie t\u00eb \u00ebmb\u00eblsirave dhe t\u00eb pijeve t\u00eb gazuara. Nga \u00ebmb\u00eblsirat nuk kam arritur t\u00eb p\u00ebrmbahem, por edhe kur kam ndjekur k\u00ebshillat, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-12694","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}