{"id":12646,"date":"2016-04-06T17:30:06","date_gmt":"2016-04-06T15:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12646"},"modified":"2016-04-06T10:21:04","modified_gmt":"2016-04-06T08:21:04","slug":"po-rris-vajzen-e-motres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/04\/po-rris-vajzen-e-motres\/","title":{"rendered":"Po rris vajz\u00ebn e motr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, po ju shkruaj historin\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme q\u00eb mund t\u00eb keni lexuar ndonj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb quhem Ermira dhe familja ime ka qen\u00eb familja m\u00eb e lumtur n\u00eb bot\u00eb. Babai dhe n\u00ebna ishin njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe ata pat\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb. Pra, ishim dy motra dhe nj\u00eb v\u00eblla. Un\u00eb jam e madhja. Pasi mbarova shkoll\u00ebn e mesme, prind\u00ebrit m\u00eb \u00e7uan p\u00ebr studime n\u00eb Itali. N\u00eb fillim u m\u00ebrzita n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb huaj, por n\u00eb vitin e dyt\u00eb miq\u00ebsia m\u00eb b\u00ebri ta harroja m\u00ebrzin\u00eb e t\u00eb jetoja normalisht. Edhe v\u00ebllai erdhi tek un\u00eb n\u00eb Itali, por nuk u fut n\u00eb shkoll\u00eb sepse nuk i p\u00eblqente shum\u00eb shkolla, ndaj filloi pun\u00eb si mekanik. Shum\u00eb shpejt ia mori dor\u00ebn pun\u00ebs e u b\u00eb mjaft i zoti.<\/p>\n<p>Edhe motra mbaroi shkoll\u00ebn e mesme dhe m\u00eb pas t\u00eb lart\u00ebn e b\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse nuk donte q\u00eb t\u2019i linte prind\u00ebrit vet\u00ebm. Por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ajo gjeti pun\u00eb m\u00ebsuese sapo mbaroi shkoll\u00ebn. Q\u00eb n\u00eb universitet ajo kishte shoq\u00ebri m\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb studionte p\u00ebr Inxhinieri dhe ishte tre vjet m\u00eb i madh. Ai kur kishte mbaruar shkoll\u00ebn, nuk kishte gjetur dot pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e kishin d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, motra ishte n\u00eb universitet e ende nuk kishte mbaruar, por edhe pse takoheshin rrall\u00eb, ata e ruajt\u00ebn dashurin\u00eb e tyre. Motra m\u00eb kishte treguar se ishte nj\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb dhe se duheshin shum\u00eb. Vitin e par\u00eb, kur motra punonte si m\u00ebsuese, ai nuk mundi dot t\u00eb transferohej n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe pse kishte miq t\u00eb cil\u00ebt mund ta rregullonin, prap\u00eb se prap\u00eb nuk e rregulloi dot. Por motra ishte m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb. Ata ende nuk e kishin b\u00ebr\u00eb publike lidhjen e tyre. Pas nj\u00eb viti ai filloi pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb ministri. U fejuan e u martuan dhe ishin mjaft t\u00eb lumtur. N\u00eb fillim jetonin me qira e m\u00eb pas blen\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, t\u00eb cil\u00ebn e kuror\u00ebzuan m\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Jam mjaft e lumtur mot\u00ebr! &#8211; m\u00eb thoshte. &#8211; Zoti m\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha, burrin e shk\u00eblqyer, f\u00ebmij\u00ebn tim i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli dhe nga gjendja ekonomike m\u00eb ka ecur.<\/p>\n<p>Un\u00eb g\u00ebzohesha p\u00ebr t\u00eb sepse ishte njeri i mrekulluesh\u00ebm, prandaj Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti kur do t\u2019ja b\u00ebsh bam? &#8211; m\u00eb pyeste shpesh.<\/p>\n<p>&#8211; Haha, ka koh\u00eb dhe p\u00ebr mua. &#8211; i thosha.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ajo ishte m\u00eb e vog\u00ebl e duhej t\u00eb isha martuar un\u00eb m\u00eb par\u00eb e v\u00ebllai, por un\u00eb i isha v\u00ebn\u00eb karrier\u00ebs e nuk m\u00eb binte mendja p\u00ebr martes\u00eb. V\u00ebllai ishte i lidhur me nj\u00eb italiane, por ende nuk ishte martuar, pra, nuk kishte b\u00ebr\u00eb das\u00ebm.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit tan\u00eb ishin mjaft t\u00eb k\u00ebnaqur me ne. Ata ndiheshin krenar\u00eb p\u00ebr arritjet tona. Un\u00eb e v\u00ebllai kujdeseshim p\u00ebr ta nga ana ekonomike e kur vinim, i nxirrnim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vende q\u00eb nuk i kishin par\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa motra e vog\u00ebl kujdesej duke iu shkuar shpesh e mundohej t\u2019ua plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat kishin nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mos i ki merak, mi motra prind\u00ebrit, jam un\u00eb ketu p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb! &#8211; m\u00eb thoshte gjithmon\u00eb ajo.<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt, un\u00eb e kisha mendjen t\u00eb fjetur se e dija q\u00eb ajo mundohej me mish e me shpirt p\u00ebr ta. Pra, familja jon\u00eb ishte e bekuar n\u00eb \u00e7do aspekt. Ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb stabilizuar dhe t\u00eb qet\u00eb se nuk kishim probleme. Mir\u00ebpo mrekullit\u00eb nuk ndodhin n\u00eb tok\u00eb, si\u00e7 duket ato ndodhin vet\u00ebm n\u00eb qiell. Kur erdha p\u00ebr pushime n\u00eb dim\u00ebr, pash\u00eb se motra nuk ishte shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb dukesh pak e zbeht\u00eb. Mos je s\u00ebmur\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebshtu kam qen\u00eb. Me grip a nuk e di se \u00e7far\u00eb, por nuk kam fuqi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta t\u00eb lodh edhe vajza. Ajo tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e l\u00ebvizshme e t\u00eb mundon duke i shkuar nga pas.<\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta, por ajo m\u00eb shum\u00eb rri n\u00eb \u00e7erdhe sesa me mua. Pasdite kam plot njer\u00ebz q\u00eb merren me t\u00eb. \u2013 m\u2019u duk se k\u00ebto fjal\u00eb ajo i tha sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb larguar e q\u00eb t\u00eb mos e pyesja m\u00eb, por\u00a0 mua m\u00eb mbeti n\u00eb mendje ajo ngjyra jo e mir\u00eb e fytyr\u00ebs s\u00eb saj, edhe pasi u ktheva n\u00eb Itali. Nuk e di se \u00e7\u2019m\u00eb ndjente zemra si nj\u00eb s\u00ebmbim, sa e her\u00eb e shihja n\u00eb fytyr\u00eb kur isha n\u00eb Shqip\u00ebri e sa her\u00eb e kujtoja ngjyr\u00ebn e saj kur shkova n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>&#8211; Motra nuk m\u2019u duk mir\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb, &#8211; i thash\u00eb v\u00ebllait sa erdha.<\/p>\n<p>&#8211; Pse, \u00e7far\u00eb kishte? Mir\u00eb m\u2019u duk n\u00eb telefon kur fola me t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, nga z\u00ebri, ndoshta mir\u00eb \u00ebsht\u00eb, por n\u00eb fytyr\u00eb ishte pak e zbeht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po ishte kontrolluar? \u00c7far\u00eb i kishin th\u00ebn\u00eb mjek\u00ebt?<\/p>\n<p>&#8211; Ajo thoshte ndoshta e kishte nga gripi q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb. Jo, nuk ishte kontrolluar, se i kishte kaluar tani.<\/p>\n<p>&#8211; Po mos u b\u00ebj merak se ajo nuk \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl m\u00eb. Tani jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rritur e nuk ke pse t\u00eb b\u00ebsh rolin e t\u00eb madhes me ne.<\/p>\n<p>Nga fjal\u00ebt e v\u00ebllait e hoqa pak mendjen nga ajo q\u00eb mendoja m\u00eb par\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn, por kaloi nja nj\u00eb jav\u00eb dhe m\u00eb mori mami n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>&#8211; Kemi shtruar motr\u00ebn n\u00eb spital.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb ka?<\/p>\n<p>&#8211; Pati nj\u00eb grip i cili e mundoi shum\u00eb, po ti mos u b\u00ebj merak se do t\u00eb sh\u00ebrohet shpejt. Gj\u00eb kalimtare.<\/p>\n<p>&#8211; Mua m\u2019u duk shum\u00eb e zbeht\u00eb kur isha atje. Mami, t\u00eb lutem, b\u00ebjani t\u00eb gjitha analizat q\u00eb ta dim\u00eb se nuk ka gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Po sigurisht, moj bij\u00eb. Un\u00eb t\u00eb thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e mbash mendjen se jemi ne k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E mbylla telefonin e se\u00e7 kisha nj\u00eb ndjenj\u00eb e cila m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb si grop\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. E mora motr\u00ebn te telefoni i saj. Nuk doja ta shqet\u00ebsoja, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i thash\u00eb t\u00eb b\u00ebnte analiza e gj\u00ebra t\u00eb tjera. P\u00ebrderisa ishte n\u00eb spital, do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha analizat e nevojshme e m\u00eb pas mjekimet q\u00eb duheshin, n\u00ebse kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk shkonte. Flisja \u00e7do dit\u00eb n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb pyetur se si ishte motra. Mami m\u00eb siguroi se ishte mir\u00eb dhe se po prisnin rezultatin e analizave, por t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb kur e mora n\u00eb telefon ajo mezi fliste.<\/p>\n<p>&#8211; Analizat i kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb keq. Ka leu\u00e7emi\u2026 &#8211; ajo ia plasi t\u00eb qarit.<\/p>\n<p>&#8211; Si?! Jo, nuk ka mund\u00ebsi! Po si k\u00ebshtu, mama? &#8211; u shokova. Ma kishte ndier zemra.<\/p>\n<p>&#8211; Ja pra, edhe m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb akute. Nuk e di moj vajz\u00eb, po mjek\u00ebt nuk na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpresa. Nuk e dim\u00eb n\u00eb e kalon muajin.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019thua k\u00ebshtu moj mama? Oh, t\u00eb shkret\u00ebt ne. Po sikur ta sjellim k\u00ebtu n\u00eb Itali?<\/p>\n<p>&#8211; I tham\u00eb mjekut, por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb l\u00ebvizet. Nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb udh\u00ebtimin.<\/p>\n<p>Kjo ishte gj\u00ebja m\u00eb e tmerrshme q\u00eb kam kaluar n\u00eb jet\u00ebn time. I tregova edhe v\u00ebllait dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr nj\u00eb muaj rresht ne pam\u00eb motr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb \u201cshkrihej\u201d para syve tan\u00eb. Ajo vdiq fiks nj\u00eb muaj pas diagnostikimit. Kjo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne ishte nj\u00eb gj\u00eb e tmerrshme. Ishim m\u00ebsuar me mir\u00ebsi dhe tani na ra nj\u00eb bomb\u00eb q\u00eb shembi gjith\u00e7ka. Asgj\u00eb nuk do t\u00eb ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. N\u00ebna dhe babai u shkat\u00ebrruan fare. Ata dit\u00ebn e varrimit nuk mund t\u00eb flisnin me ask\u00ebnd. E si mund t\u00eb flisnin? Ajo ishte n\u00eb lule t\u00eb mosh\u00ebs e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e cila donte kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga n\u00ebna e saj. Edhe i shoqi u m\u00ebrzit shum\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e par\u00eb pas vdekjes s\u00eb saj, vajz\u00ebn e mbajti mamaja me babin. Donte ta mbante vjehrra e saj, por n\u00ebna i tha se t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb hiqte m\u00ebrzin\u00eb me vajz\u00ebn. Kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb ver\u00eb, e pash\u00eb n\u00ebn\u00ebn time t\u00eb ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, koka i ishte mbushur me thinja dhe peshonte a s\u2019peshonte 40 kilogram\u00eb. Babai rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn me disa shok\u00eb, gjoja luante domino e kur kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, nuk fliste me ask\u00ebnd e dukej si nj\u00eb i vdekur i gjall\u00eb. Vajza e motr\u00ebs ishte mir\u00eb. Ishte rritur sikur ta kishe kapur nga flok\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Po sikur ta marr un\u00eb vajz\u00ebn n\u00eb Itali?<\/p>\n<p>&#8211; Po pse? &#8211; mu kthye mamaja.<\/p>\n<p>&#8211; Po ja, q\u00eb dhe ju t\u00eb jeni m\u00eb rehat. Nuk keni fuqi t\u00eb merreni me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mami p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast nuk foli.<\/p>\n<p>&#8211; Po un\u00eb me t\u00eb shkoj mallin e \u2026 &#8211; lot\u00ebt nuk e lan\u00eb t\u00eb mbaronte fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; E di mama, por m\u00eb mir\u00eb ta marr un\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb. B\u00ebn mir\u00eb dhe ti t\u00eb vish s\u00eb bashku me babin atje, t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Eh, s\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them. L\u00ebmsh ma b\u00ebre kok\u00ebn. Pastaj, duhet t\u00eb pyes\u00ebsh dh\u00ebndrrin. Ai e di se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebsh me vajz\u00ebn. Ka koh\u00eb q\u00eb nuk ka ardhur ta shoh\u00eb. Edhe ai e ndjen shum\u00eb munges\u00ebn e s\u00eb shoqes dhe kur shikon vajz\u00ebn, preket m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ua mbusha mendjen t\u00eb gjith\u00ebve dhe e mora vajz\u00ebn me vete n\u00eb Itali. Edhe pse m\u2019u desh shum\u00eb pun\u00eb, nuk kisha zgjidhje tjet\u00ebr. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, vajza jeton me mua. Erdhi edhe n\u00ebna e babai t\u00eb cil\u00ebt shit\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb dhe filluan nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re n\u00eb Itali. Kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre, se ata ishin m\u00ebsuar n\u00eb vendin e tyre e k\u00ebtu mezi i shtyjn\u00eb dit\u00ebt, por nuk kishte zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebr ne. Iu duket sikur jeta e tyre ka mbaruar.<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm frym\u00eb marr! &#8211; tha babai nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo baba? &#8211; i tha v\u00ebllai.<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm frym\u00ebmarrja m\u00eb dallon nga t\u00eb vdekurit. Nuk e jetoj dot jet\u00ebn kur e di se ime bij\u00eb nuk jeton m\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe mamaja po nj\u00ebsoj mendon. Nuk mund ta kap\u00ebrdijn\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi e t\u00eb shohin para. Besoj se derisa t\u00eb bashkohen me t\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb jet\u00eb pa kuptim p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Un\u00eb tani po rris vajz\u00ebn e motr\u00ebs e nuk m\u00eb shkon mendja p\u00ebr martes\u00eb p\u00ebr vete. Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb martohem edhe un\u00eb, por n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb p\u00ebr mua do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm vajza e motr\u00ebs sime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, po ju shkruaj historin\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme q\u00eb mund t\u00eb keni lexuar ndonj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb quhem Ermira dhe familja ime ka qen\u00eb familja m\u00eb e lumtur n\u00eb bot\u00eb. Babai dhe n\u00ebna ishin njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe ata pat\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb. Pra, ishim dy motra dhe nj\u00eb v\u00eblla. Un\u00eb jam e madhja. Pasi mbarova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12646","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12646\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}