{"id":12579,"date":"2016-03-30T14:30:27","date_gmt":"2016-03-30T12:30:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12579"},"modified":"2016-03-30T11:33:24","modified_gmt":"2016-03-30T09:33:24","slug":"jam-rritur-me-kafshe-jo-me-njerez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/jam-rritur-me-kafshe-jo-me-njerez\/","title":{"rendered":"Jam rritur me kafsh\u00eb jo me njer\u00ebz"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb nga ju mund t\u00eb \u00e7uditen se p\u00ebrse shprehem k\u00ebshtu, por fjala \u201ckafsh\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e duhura n\u00eb rastin tim. Un\u00eb jam nj\u00eb nuse e martuar paksa von\u00eb, tridhjet\u00eb vje\u00e7e. Them von\u00eb pasi n\u00eb fshat vajzat martohen t\u00eb vogla, por me mua ndodhi ndryshe. Me t\u00eb mbaruar tet\u00eb vje\u00e7aren, prind\u00ebrit m\u00eb mbyll\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, nuk m\u00eb lejonin t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb e si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj mbylljeje un\u00eb isha e destinuar t\u00eb b\u00ebja pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb gatuaja e t\u00eb rrisja v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. E kisha t\u00eb pamundur t\u00eb merresha me k\u00ebto q\u00eb po m\u00eb urdh\u00ebronin. Si mund t\u00eb b\u00ebja un\u00eb k\u00ebto kur un\u00eb isha vet\u00ebm pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe doja kujdes edhe vet\u00eb?<\/p>\n<p>Ja q\u00eb k\u00ebshtu rrodh\u00ebn dit\u00ebt e mia derisa mbusha nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7e. \u00c7do dit\u00eb e imja ishte e nj\u00ebjt\u00eb; zgjohesha n\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, dilja me bag\u00ebtin\u00eb n\u00eb shi e n\u00eb diell dhe merresha me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb b\u00ebnin prind\u00ebrit e mi, a thua se ishin fabrik\u00eb prodhimi. U shnd\u00ebrrova n\u00eb dadon e tet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lind\u00ebn pas meje. Un\u00eb isha m\u00eb e madhja dhe m\u00eb fatkeqja n\u00eb familje. Ndihesha shum\u00eb keq pasi shihja q\u00eb moshatar\u00ebt e mi shkonin n\u00eb shkoll\u00eb, kurse un\u00eb shkoja me bag\u00ebtin\u00eb. Shoqet dilnin dhe vazhduan shkoll\u00ebn, un\u00eb prisja f\u00ebmij\u00ebn e radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin mami dhe babi. Kjo ishte ajo q\u00eb shoq\u00ebronte net\u00ebt dhe dit\u00ebt e mia. Kur mbusha nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7e u thash\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb ma festonin dit\u00eblindjen dhe ata ashtu b\u00ebn\u00eb. U mblodh\u00ebn kush\u00ebrinj e kush\u00ebrira, por un\u00eb e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrija me njer\u00ebz kur isha m\u00ebsuar t\u00eb rrija me kafsh\u00eb. E kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb. Isha m\u00ebsuar vet\u00ebm dhe t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz po m\u00eb nervozonin. Kishte shum\u00eb. Un\u00eb rrija e vetmuar edhe p\u00ebrse ishte dita ime. B\u00ebja nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7e dhe gjoja t\u00eb gjith\u00eb ishin mbledhur p\u00ebr mua, por un\u00eb nuk dija t\u00eb rrija pran\u00eb aq shum\u00eb njer\u00ebzve. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb uruan, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb kishin sjell\u00eb dhurata. Shum\u00eb nga ata nuk i njihja. Prind\u00ebrit po m\u2019i prezantonin dhe un\u00eb ende sot nuk ua mbaj mend emrat se si i kishin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eblindje un\u00eb u njoha me bashk\u00ebshortin tim. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i panjohur p\u00ebr mua, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Po m\u00eb shihte dhe nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb kishte. Mendoja mos ishim kush\u00ebrinj e nuk njiheshim, por nuk qe k\u00ebshtu. Ai kishte ardhur te disa kush\u00ebrinj t\u00eb tij p\u00ebr pushime dhe meq\u00eb ne i kishim ftuar, edhe ai kish ardhur tek un\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb.<\/p>\n<p>U takova me djalin kur po iknin pasi kishin ngr\u00ebn\u00eb dark\u00eb dhe kaq qe biseda ime e heshtur me t\u00eb. Nuk kisha kaluar ndonj\u00eb dat\u00eblindje kushedi se \u00e7far\u00eb. Dat\u00eblindja ime ishte e mbushur me pleq dhe plaka, vet\u00ebm ky ishte djal\u00eb i ri.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen mua nuk m\u00eb lan\u00eb t\u00eb b\u00ebja jet\u00ebn e zakonshme, nuk dola m\u00eb me bag\u00ebtin\u00eb, por m\u00eb than\u00eb se duhet t\u00eb rrija n\u00eb sht\u00ebpi. Mami m\u00eb tha t\u00eb vishja n\u00eb fustan t\u00eb mir\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ri, at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin qepur mami dhe gjyshja. Nuk po e kuptoja se p\u00ebrse, po thash\u00eb shyqyr nuk do dal m\u00eb t\u00eb piqem n\u00eb diell. Uroja q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb ishte gjithmon\u00eb. Papritur ra dera dhe n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjjes erdhi ai djali q\u00eb kisha par\u00eb te dat\u00eblindja ime. U \u00e7udita, por thash\u00eb shyqyr q\u00eb babai po lejon mashkull kur un\u00eb jam n\u00eb sht\u00ebpi, pasi ai kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara nuk ka pas lejuar t\u00eb hynin djem n\u00eb sht\u00ebpi, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb rrija aty kur vinin ata. Nuk po e kuptoja se p\u00ebrse kishte ndryshuar. Kur erdhi ky djali, mami m\u00eb tha se ai kishte ardhur sepse do t\u00eb fejohej me mua. Nuk mendova aspak p\u00ebr asgj\u00eb, thjesht doja t\u00eb largohesha sa m\u00eb par\u00eb nga ajo sht\u00ebpi ku gjith\u00e7ka m\u00eb kishte ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb djalin u takuam dhe fol\u00ebm pak. Pas dy dit\u00ebsh ai do t\u00eb largohej p\u00ebr emigrim. Ai jetonte n\u00eb Itali, por mua m\u00eb tha se do t\u00eb kthehej s\u00eb shpejti. N\u00eb fakt, \u201cs\u00eb shpejti\u201d p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb plot pes\u00eb vjet!<\/p>\n<p>Un\u00eb komunikoja me t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Facebook-ut, po nuk ndjeja se e doja. Thjesht flisja me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn. Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh, ai u kthye i g\u00ebzuar sepse kishte marr\u00eb pasaport\u00eb t\u00eb huaj, ndaj p\u00ebr pes\u00eb vjet nuk ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb muaj pas ardhjes s\u00eb tij, ne u martuam. Gjith\u00e7ka ndodhi si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, por po m\u00eb p\u00eblqente kjo \u00ebnd\u00ebrr pasi un\u00eb nuk do t\u00eb rrija m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, me prind\u00ebrit e mi.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi ai jetonte vet\u00ebm me prind\u00ebrit. Nuk kishte motra dhe v\u00ebllez\u00ebr. N\u00eb fillim gjith\u00e7ka dukej mir\u00eb, por un\u00eb vazhdoja t\u00eb rrija n\u00eb dhom\u00ebn time, pasi nuk isha m\u00ebsuar t\u00eb dilja nga dhoma dhe me prind\u00ebrit e tij grindesha, pasi nuk i duroja dot n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Aq stresuese u b\u00eb gjendja sa un\u00eb edhe nat\u00ebn kisha makthe. M\u00eb dukej sikur dikush na p\u00ebrgjonte. Jeta ime u b\u00eb akom\u00eb m\u00eb e err\u00ebt&#8230; Nat\u00ebn kisha frik\u00eb e dit\u00ebn e kaloja tashm\u00eb me dyer t\u00eb hapura, nj\u00eb gj\u00eb e re kjo p\u00ebr mua. Kisha frik\u00eb mos \u00e7mendesha dhe shkova t\u00eb vizitohesha. M\u00eb dhan\u00eb ila\u00e7e dhe m\u00eb rekomanduan t\u00eb rrija me njer\u00ebz dhe jo vet\u00ebm. Po si mund t\u00eb m\u00ebsohesha me njer\u00ebz kur un\u00eb vet\u00ebm me kafsh\u00eb kam ndenjur?<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, me kalimin e koh\u00ebs gj\u00ebrat ndryshuan dhe un\u00eb jam m\u00eb e qet\u00eb. Kam lindur nj\u00eb vajz\u00eb dhe ajo m\u00eb ka magjepsur. Tani nuk ndjehem m\u00eb vet\u00ebm. Jetoj me burrin dhe vajz\u00ebn, kurse prind\u00ebrit e tij jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb u ktheva te familjar\u00ebt e mi bashk\u00eb me tim shoq dhe me vajz\u00ebn. Tani jetojm\u00eb n\u00eb fshat. Aty jam m\u00eb e qet\u00eb dhe m\u00eb e lumtur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb nga ju mund t\u00eb \u00e7uditen se p\u00ebrse shprehem k\u00ebshtu, por fjala \u201ckafsh\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e duhura n\u00eb rastin tim. Un\u00eb jam nj\u00eb nuse e martuar paksa von\u00eb, tridhjet\u00eb vje\u00e7e. Them von\u00eb pasi n\u00eb fshat vajzat martohen t\u00eb vogla, por me mua ndodhi ndryshe. Me t\u00eb mbaruar tet\u00eb vje\u00e7aren, prind\u00ebrit m\u00eb mbyll\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, nuk m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}