{"id":12567,"date":"2016-03-29T17:30:54","date_gmt":"2016-03-29T15:30:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12567"},"modified":"2016-03-29T11:33:48","modified_gmt":"2016-03-29T09:33:48","slug":"burri-francez-me-mesoi-te-doja-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/burri-francez-me-mesoi-te-doja-veten\/","title":{"rendered":"Burri francez m\u00eb m\u00ebsoi t\u00eb doja veten"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, q\u00ebllimi kryesor pse po e shkruaj historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019u rris vler\u00ebsimin p\u00ebr veten femrave mbi 45 vje\u00e7are. Besoj se duke treguar historin\u00eb time do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00ebmoshataret e mia ta kuptojn\u00eb se jeta ka kuptim n\u00eb \u00e7do mosh\u00eb, sidomos po pate pran\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb vler\u00ebson.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam 48 vje\u00e7e dhe kam nj\u00eb vajz\u00eb, e cila tani \u00ebsht\u00eb 22 vje\u00e7e. Prej dy vjet\u00ebsh ajo studion n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr Kanto. Ka qen\u00eb e talentuar q\u00ebkur ishte e vog\u00ebl dhe tani ky talent i saj sa vjen e po kultivohet. E kam lindur vajz\u00ebn kur isha 26 vje\u00e7e, sepse isha dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pas pun\u00ebs dhe ende nuk \u201cm\u00eb kishte dal\u00eb koha\u201d p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Kam punuar gjith\u00eb jet\u00ebn ekonomiste dhe kam mbajtur veten e familjen time, n\u00ebn\u00ebn e babain, derisa vdiq\u00ebn. E p\u00ebrjetova keq vdekjen e n\u00ebn\u00ebs e t\u00eb babait, jo vet\u00ebm se ishin prind\u00ebrit e mi, por edhe sepse ata vdiq\u00ebn 6 muaj nj\u00ebri pas tjetrit. Deri k\u00ebtu nuk jua p\u00ebrmenda bashk\u00ebshortin sepse desha t\u00eb flisja m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u njoha me t\u00eb isha 25 vje\u00e7e dhe kisha nj\u00eb ekonomi t\u00eb mir\u00eb. Kisha sht\u00ebpi n\u00eb emrin tim e cila m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe ata jetonin ende me mua. Sa kishte hyr\u00eb demokracia dhe prind\u00ebrit e mi e kishin privatizuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb emrin tim. Edhe rrog\u00ebn e kisha t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ai u t\u00ebrheq vet\u00ebm nga k\u00ebto gj\u00ebra e u martuam. Ai ishte nga veriu e nuk kishte sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb. As t\u00eb njohur nuk kishte dhe un\u00eb isha rasti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ishte n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb me mua dhe shum\u00eb simpatik. Brenda vitit na lindi vajza dhe gjithashtu, burri im u sistemua me pun\u00eb. E ndihmoi shum\u00eb babai im, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr arsye se ishte tiranas, por edhe kishte qen\u00eb n\u00eb poste t\u00eb mira gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Bashk\u00ebshortit tim po i vinin t\u00eb mirat nj\u00eb e nga nj\u00eb. N\u00eb fakt, jua thash\u00eb dhe m\u00eb lart se ai k\u00ebt\u00eb kishte synuar q\u00eb n\u00eb fillim. Un\u00eb e mir\u00eb isha n\u00eb paraqitje, por gjithmon\u00eb kam qen\u00eb bu\u00e7ko, k\u00ebshtu q\u00eb dukesha m\u00eb e madhe n\u00eb mosh\u00eb se ai p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebndetit. Nj\u00eb e met\u00eb e madhe e imja ishte q\u00eb isha shum\u00eb e dashururar pas tij. E ndjeja se ai nuk m\u00eb donte aq shum\u00eb sa un\u00eb, por nuk e kisha problem. Madje kishte raste kur ai ma shprehte hapur se nuk kishte simpati p\u00ebr mua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se isha e sh\u00ebndosh\u00eb e duhej t\u00eb dob\u00ebsohesha pak. Nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb dukej se edhe pas vajz\u00ebs nuk ishte shum\u00eb i dh\u00ebn\u00eb. Nuk ishte fare i p\u00ebrkushtuar si baba, madje shpeshher\u00eb m\u00eb thoshte se vajza m\u00eb kishte ngjar\u00eb mua, ishte e sh\u00ebndosh\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb e durova p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Sapo m\u00eb vdiq\u00ebn prind\u00ebrit, un\u00eb fillova ta largoja. Nga kjo ai zem\u00ebrohej shum\u00eb e filloi t\u00eb m\u00eb rrihte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb i erdhi fundi durimit, k\u00ebshtu q\u00eb \u201cveprova pas shpine\u201d. B\u00ebra q\u00eb ta hiqnin nga puna dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb, b\u00ebra divorcin, k\u00ebshtu q\u00eb ai mbeti n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve. N\u00eb fillim m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte, por m\u00eb pas se ku gjeti nj\u00eb t\u00eb dashur dhe nuk mora vesh m\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdova jet\u00ebn e vetme duke iu p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm vajz\u00ebs sime. Asnj\u00eb nuk m\u00eb ngacmonte t\u00eb pakt\u00ebn me fjal\u00eb. Me kalimin e mosh\u00ebs fillova t\u00eb sh\u00ebndoshesha m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i bija n\u00eb sy ndonj\u00eb mashkulli. Megjithat\u00eb, ndihesha mir\u00eb. Kisha vajz\u00ebn dhe kisha nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb realizuar: Ta ushqeja talentin e saj dhe ajo t\u00eb b\u00ebhej e suksesshme. Si\u00e7 ju thash\u00eb edhe m\u00eb lart, tani kjo \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb n\u00eb plot\u00ebsim e sip\u00ebr p\u00ebrderisa ajo u pranua n\u00eb nj\u00eb nga licet\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte viti i par\u00eb i vajz\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb dhe un\u00eb shkoja shpesh si n\u00eb fillim derisa u stabilizua, ashtu edhe m\u00eb pas. Ashtu n\u00eb sh\u00ebndetin tim t\u00eb cilin nuk e kisha aspak problem dhe me at\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb time, t\u00ebrhoqa v\u00ebmendjen e nj\u00eb burri n\u00eb tren. Kisha marr\u00eb trenin p\u00ebr t\u00eb shkuar te vajza si m\u00eb i lir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nostalgji. Edhe pse rruga zgjaste pak, nuk e kisha problem, sepse nuk kisha njeri q\u00eb ta merrte malli p\u00ebr mua n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E ndjeva se po m\u00eb shihte nj\u00eb njeri n\u00eb ndenj\u00ebsen p\u00ebrball\u00eb meje. Un\u00eb po lexoja nj\u00eb lib\u00ebr, por v\u00ebmendja tani ishte p\u00ebrqendruar tek ai shikim, edhe pse nuk po i ngrija syt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni, &#8211; tha ai fr\u00ebngjisht. Un\u00eb menj\u00ebher\u00eb e kuptova sepse e kisha m\u00ebsuar fr\u00ebngjishten q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe e kisha mbrojtur si gjuh\u00eb, pastaj edhe babai im e dinte mir\u00eb dhe shpesh ne flisnim n\u00eb sht\u00ebpi fr\u00ebngjisht.<\/p>\n<p>&#8211; Po &#8211; ia ktheva. Ai u k\u00ebnaq q\u00eb un\u00eb fola fr\u00ebngjisht.<\/p>\n<p>&#8211; Si e ka titullin ky libri q\u00eb po lexoni?<\/p>\n<p>Ia thash\u00eb titullin n\u00eb fr\u00ebngjisht dhe ai m\u00eb pyeti n\u00ebse ishte interesant apo jo. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr libra un\u00eb flas pa pushim, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb pengonte pak fr\u00ebngjishtja se nuk diskutohet q\u00eb nuk e kam perfekte si shqipen.<\/p>\n<p>&#8211; Duket shum\u00eb interesant tani q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruat subjektin. Edhe un\u00eb lexoj shum\u00eb libra. Paskemi nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&#8211; E madhe? &#8211; e pyeta me shum\u00eb kuriozitet se m\u00eb habiti si fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po pra, e p\u00ebrbashk\u00ebt e madhe, sepse sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb fat t\u00eb gjesh nj\u00eb njeri q\u00eb e ka me pasion leximin. N\u00ebse e gjen, at\u00ebher\u00eb ke gjetur shokun e duhur sepse do kesh nj\u00eb njeri me t\u00eb cilin mund t\u00eb flas\u00ebsh pambarimisht dhe p\u00ebr gj\u00ebra interesante e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb m\u00ebsosh gj\u00ebra t\u00eb reja n\u00eb \u00e7do bised\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kishte t\u00eb drejt\u00eb. Nuk m\u00eb kishte rastisur m\u00eb par\u00eb t\u00eb takoja nj\u00eb njeri q\u00eb i dashuronte librat si un\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mezi m\u00eb duronin kur un\u00eb u flisja p\u00ebr librat. Nejse, kaluam nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb duke folur dhe pa kuptuar erdhi stacioni ku un\u00eb duhej t\u00eb zbrisja. U habita kur ai m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb num\u00ebr kontakti. Ia dhash\u00eb pa menduar se mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte keq. Nja nj\u00eb or\u00eb pasi arrita te konvikti i vajz\u00ebs, m\u00eb ra telefoni.<\/p>\n<p>&#8211; Qenka nj\u00eb num\u00ebr i panjohur, &#8211; i thash\u00eb vajz\u00ebs. &#8211; Ndoshta kan\u00eb ngat\u00ebrruar num\u00ebr, prandaj nuk po e hap.<\/p>\n<p>&#8211; Po hape mami se ku i dihet ndoshta ndonj\u00eb adhurues&#8230; &#8211; qeshi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment m\u2019u kujtua se ia kisha dh\u00ebn\u00eb numrin atij burrit n\u00eb tren, por nuk e besoja se ai do t\u2019i telefononte nj\u00eb gruaje si un\u00eb. E \u00e7far\u00eb mund t\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb tek un\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb telefononte?! Nuk e hapa her\u00ebn e par\u00eb, por p\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, ai num\u00ebr m\u00eb mori p\u00ebrs\u00ebri. E hapa dhe kisha patur t\u00eb drejt\u00eb. Ai m\u00eb telefonoi p\u00ebr t\u00eb ditur se si kisha arritur. Ndjeva nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb kisha koh\u00eb pa e ndier. Nj\u00eb njeri q\u00eb po merakosej p\u00ebr mua ishte nga ana tjet\u00ebr e telefonit dhe kjo do t\u00eb thoshte se isha n\u00eb fillim t\u00eb nj\u00eb ndjenje t\u00eb re.<\/p>\n<p>&#8211; E sheh mami se ke adhurues? &#8211; m\u00eb tha vajza sapo ula telefonin. \u2013 T\u00eb k\u00ebrkoi takim? &#8211; e kisha m\u00ebsuar vajz\u00ebn q\u00eb t\u00eb ishte e hapur dhe t\u00eb mos kishte droje kur fliste me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Ej, po flet me mamin dhe jo me nj\u00eb shoqe! &#8211; i thash\u00eb me shaka.<\/p>\n<p>&#8211; L\u00ebre at\u00eb, por m\u00eb trego se kur do t\u00eb takoheni.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb la ndonj\u00eb takim. Vet\u00ebm m\u00eb pyeti se si kisha arritur dhe a ishe mir\u00eb ti. Asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka gj\u00eb mami se her\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb takim. \u2013 tha k\u00ebshtu dhe m\u00eb shtr\u00ebngoi fort duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: &#8211; E kush nuk do ta donte mamin tim? Ti je njeriu m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb!<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt, ashtu ndodhi. Ai m\u00eb telefonoi t\u00eb nes\u00ebrmen dhe m\u00eb ftoi n\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb folur rreth librave. Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs vajza u mor me mua q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb bukur. Un\u00eb jam nj\u00eb tip sportiv ngaq\u00eb jam e sh\u00ebndosh\u00eb e nuk m\u00eb shkojn\u00eb fundet ngjitur pas trupit, por vajza u mundua dhe m\u00eb n\u00eb b\u00ebri sikur po shkoja n\u00eb takim me ndonj\u00eb deputet. Kur m\u00eb pa, ai u habit:<\/p>\n<p>&#8211; Je nj\u00eb mrekulli! Uau ti je apo m\u00eb b\u00ebjn\u00eb syt\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Mos u tall tani. Un\u00eb jam, po vajza ka gjith\u00eb dit\u00ebn q\u00eb merret me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb! &#8211; tha ai e ende nuk po e merrte veten.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo nat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i dashuruar marr\u00ebzisht pas meje. Edhe pse kisha nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sht\u00ebpin\u00eb time, nuk u mendova dy her\u00eb kur ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb martohesha me t\u00eb. Ne jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur s\u00eb bashku dhe jeta ime tashm\u00eb ka nj\u00eb tjet\u00ebr kuptim. Ai nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb dob\u00ebsohem apo t\u00eb ndryshoj veshjen time, ashtu si m\u00eb thoshte burri i par\u00eb, i cili m\u00eb mori vet\u00ebm p\u00ebr interes.<\/p>\n<p>E shkrova k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb e mosh\u00ebs sime, si t\u00eb martuara, ashtu edhe t\u00eb divorcuara. T\u00eb gjithave u jap nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb: Mos u demoralizoni nga pamja juaj! Nuk diskutohet se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh elegante, por ka fizik\u00eb si i imi q\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb eleganc\u00ebn e p\u00ebrsosur. N\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ju do p\u00ebr at\u00eb q\u00eb jeni dhe jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb dukeni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, q\u00ebllimi kryesor pse po e shkruaj historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019u rris vler\u00ebsimin p\u00ebr veten femrave mbi 45 vje\u00e7are. Besoj se duke treguar historin\u00eb time do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00ebmoshataret e mia ta kuptojn\u00eb se jeta ka kuptim n\u00eb \u00e7do mosh\u00eb, sidomos po pate pran\u00eb nj\u00eb njeri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12567\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}