{"id":12509,"date":"2016-03-23T16:30:42","date_gmt":"2016-03-23T15:30:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12509"},"modified":"2016-03-23T12:41:36","modified_gmt":"2016-03-23T11:41:36","slug":"arber-togani-master-chef-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/arber-togani-master-chef-albania\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebr Togani, Master Chef Albania"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kam frik\u00eb se do t\u00eb s\u00ebmurem nga sheqeri!<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb jesh i apasionuar pas kuzhin\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh ndjek\u00ebs i rregullt i Master Chef-it dhe, t\u00eb jesh ndjek\u00ebs i rregullt i Master Chef-it, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb preferuarit e tu mes konkurrent\u00ebve&#8230; Ka kaluar tashm\u00eb nj\u00eb muaj q\u00eb nga triumfi i tij n\u00eb Master Chef dhe ne u b\u00ebm\u00eb kurioz\u00eb t\u00eb m\u00ebsonim se \u00e7far\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe me m\u00eb t\u00eb mirin e k\u00ebtij viti, Arb\u00ebrin, fitorja e t\u00eb cilit u shoq\u00ebrua me komente paksa dyshuese nga ana e finalistit tjet\u00ebr, Laurelit. Me Arb\u00ebrin, u ul\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb me aroma pasioni dhe ushqimi, q\u00eb&#8230; mund t\u2019jua hapin oreksin, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ju kemi faj as un\u00eb, as ai!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Blerina \u00c7izmja: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Master Chef! Vazhdon t\u00eb ndihesh i till\u00eb edhe nj\u00eb muaj pas \u00e7mimit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arb\u00ebr Togani: <\/strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr ftes\u00ebn. Ndihem nj\u00ebsoj si n\u00eb momentin kur fitova: me besim t\u00eb plot\u00eb, i ekzaltuar e gati p\u00ebr t\u00eb nisur gj\u00ebra t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas fitores, ti the se do t\u00eb b\u00ebje vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pushim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kaluar nj\u00eb muaj. \u00c7far\u00eb ka ndodhur me ty, \u201cje rekrutuar\u201d, apo \u201cke rekrutuar\u201d? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pas nj\u00eb jave pushimi, vendosa t&#8217;i p\u00ebrkushtohesha pak\u00ebz familjes. Mendoj se nj\u00eb muaj e meritonin. (Buz\u00ebqesh) Kisha edhe un\u00eb nevoj\u00eb, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn. P\u00ebr momentin, as nuk kam rekrutuar e as nuk jam rekrutuar, por lajme t\u00eb mira do t\u00eb d\u00ebgjoni shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndryshuar ky \u00e7mim n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde dhe \u00e7far\u00eb ndryshoi te vet\u00eb pasioni yt p\u00ebr kuzhin\u00ebn, pjes\u00ebmarrja n\u00eb Master Chef?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk ishte vet\u00ebm \u00e7mimi ai q\u00eb ndryshoi, ishte e gjith\u00eb eksperienca. M\u00eb ndikoi shum\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, patjet\u00ebr. M\u2019u rrit vet\u00ebbesimi e bashk\u00eb me t\u00eb, edhe motivimi e d\u00ebshira. Tani e di m\u00eb mir\u00eb se kurr\u00eb se me \u00e7far\u00eb dua t\u00eb merrem dhe dua t\u00eb punoj fort p\u00ebr ta arritur!<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ndjesie \u00ebsht\u00eb t\u00eb quhesh, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vit, me \u201cmaster\u201d n\u00eb kuzhin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00a0Me \u201cmaster\u201d n\u00eb kuzhin\u00eb? Sa interesante! K\u00ebshtu do ta quaj tash e tutje&#8230; (Qesh) Ndihem shum\u00eb mir\u00eb. Tani mund ta them me krenari q\u00eb ia kam dal\u00eb n\u00eb di\u00e7ka madhore.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Laureli ka th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb finale ai doli m\u00eb mir\u00eb se ti\u201d. E mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb mendim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se, pavar\u00ebsisht se shefat u ndikuan nga performanca jon\u00eb gjat\u00eb \u00e7do puntate e gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimit, nata finale pati pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar. Patjet\u00ebr q\u00eb mendoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ai ka th\u00ebn\u00eb se ndoshta duke ta dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin ty, shefat kan\u00eb dashur \u201ct\u00eb promovojn\u00eb kuzhin\u00ebn moderne apo rinin\u00eb\u201d&#8230; Si e komenton k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se Master Chefi si format, \u00ebsht\u00eb ndoshta i vetmi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vler\u00ebsimit t\u00eb drejt\u00eb, bazohet n\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuat v\u00ebrtet. Aty zgjidhet ai q\u00eb di t\u00eb gatuaj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, jo dikush q\u00eb do t\u00eb promovoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, apo at\u00eb vler\u00eb. Patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb syrin tim, kuzhina moderne evropiane e ve\u00e7an\u00ebrisht ajo franceze \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira, por shefat me siguri mendojn\u00eb ndryshe. Nuk mendoj se ka ndikuar n\u00eb ndonj\u00eb moment mosha, eksperienca apo vlerat e konkurrent\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, prandaj m\u00eb p\u00eblqen e m\u00eb ka p\u00eblqyer gjithmon\u00eb ky program.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Por pse e fitove ti dhe jo nj\u00eb tjet\u00ebr? \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ndryshe nga aspirant\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr titullin e madh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ajo q\u00eb mendoj se m\u00eb ka shtyr\u00eb drejt finales, ishte vendosm\u00ebria dhe pasioni. Duken si fjal\u00eb klishe, por realisht nuk mund t\u00eb gjej pika m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar. E kisha q\u00ebllim q\u00eb prej fillimit p\u00ebr t&#8217;ia dal\u00eb n\u00eb \u00e7do sfid\u00eb. Pastaj pasioni&#8230; Di\u00e7ka, n\u00ebse nuk b\u00ebhet me pasion \u00ebsht\u00eb pa vler\u00eb, pa jet\u00eb. Un\u00eb e dashurova \u00e7do pjat\u00eb. Thon\u00eb se kuzhinier\u00ebt nuk preferojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb pjatat e tyre sepse \u201cvelen\u201d nga aromat e gjithfar\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsish, por un\u00eb jo. I kisha zili kur provonin pjat\u00ebn time, jepja zemr\u00ebn aty.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Arb\u00ebr, si dhe kur e kuptove q\u00eb kuzhina ishte pasioni yt? Kishte ndonj\u00eb ngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u00eb vuri p\u00ebrball\u00eb kuzhin\u00ebs konkretisht?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E kam kuptuar q\u00eb kuzhin\u00ebn e kisha pasion, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00eb m&#8217;u desh t\u00eb gatuaja vet\u00eb. Deri at\u00eb moment, tentoja t\u00eb b\u00ebja rolin e juris\u00eb me time m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb me e mira kuzhiniere, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk dija asgj\u00eb. Ama, kur e pash\u00eb veten jasht\u00eb vendit tim, vet\u00ebm, vura re q\u00eb nuk ushqehesha dot si t\u00eb rinjt\u00eb e tjer\u00eb moshatar\u00eb. Nuk i kam preferuar kurr\u00eb fast-foodet p\u00ebr shembull. M\u00eb p\u00eblqente t\u00eb eksperimentoja dhe ato q\u00eb b\u00ebja, filluan t\u00eb m\u00eb p\u00eblqenin. Duke qen\u00eb edhe natyr\u00eb kurioze, vura re n\u00eb Angli p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. K\u00ebrkoja e lexoja gjith\u00eb koh\u00ebs. Oh, sa m\u00eb shijonin kur i b\u00ebja si duhej! Ose ndoshta&#8230; nuk i b\u00ebja kurr\u00eb si duhej, kush e di&#8230; ama ishin shum\u00eb t\u00eb shijshme! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti na ke folur p\u00ebr gjyshen t\u00ebnde&#8230; A mund t\u00eb thuhet se n\u00eb familjen t\u00ebnde ka nj\u00eb \u201cdell kuzhinieri\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u201cDell kuzhinieri\u201d po. Kam nj\u00eb familj\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasur zili nga ky aspekt. Ime gjyshe ishte pasti\u00e7iere. Gjyshja nga ana e babit gjithashtu duarart\u00eb dhe vazhdoj t\u00eb m\u00ebsoj prej saj n\u00eb pjatat tradicionale. Ime m\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsira e p\u00ebr pjata t\u00eb r\u00ebnda. Im at\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve. Gjith\u00e7ka \u00e7alon tek ime mot\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ishte sadopak si ne. Por, ajo di t\u00eb ushqehet mir\u00eb&#8230; (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb shohin pak \u201c\u00e7uditsh\u00ebm\u201d vlonjat\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb \u201cburr\u00eb Vlore\u201d merret me nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb deri von\u00eb \u201cekskluzivitet\u201d i femrave? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Probleme t\u00eb tilla nuk kam pasur, vlonjat\u00ebt e mi nuk i kan\u00eb m\u00eb k\u00ebto komplekse. T\u00eb gjith\u00eb, me sa kam par\u00eb, din\u00eb t\u00eb ushqehen mir\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk t\u00eb ka \u201cthumbuar\u201d ndonj\u00eb shok n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrkundrazi, m\u00eb pyesin p\u00ebrher\u00eb se kur do ta ndaj nj\u00eb dark\u00eb me ta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr ty, kuzhina do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pasion, apo profesion?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kuzhina do t\u00eb jet\u00eb profesion prej pasionit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe s\u00eb fundi&#8230; \u00e7\u2019thot\u00eb sfera e dashuris\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Relativisht mir\u00eb, por me pak kanell\u00eb do t\u00eb ishte edhe m\u00eb mir\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Populli thot\u00eb se \u201cca jan\u00eb gatuar me sheqer e ca me zeher\u201d. Me \u00e7far\u00eb ishte gatuar Renatoja, me \u00e7far\u00eb Sokoli dhe me \u00e7far\u00eb Fundimi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Renatoja ishte gatuar me pak arr\u00eb moskat, Fundimi me sheqer e Sokoli me kanell\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Kuic kuzhine<\/em><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb i mungon jet\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e \u00ebmb\u00ebl?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; I mungon p\u00ebr momentin nj\u00eb lib\u00ebr me receta, me emrin e firm\u00ebn time, ama sapo t\u00eb realizohet kjo e fundit, kam frik\u00eb se do t\u00eb s\u00ebmurem nga sheqeri! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Q\u00eb dashuria t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb, \u00e7far\u00eb asortimenti i duhet shtuar patjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr, duhet t\u00eb ket\u00eb pa dyshim kanell\u00eb! Jo shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi, as hidh\u00ebsi, por di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb shenj\u00eb e t\u00eb fal\u00eb emocione.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb kuzhin\u00eb, me nj\u00eb kitar\u00eb n\u00eb dor\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/messages\/arber.togani\">&#8211;<\/a> K\u00ebndoj nj\u00eb version akustik t\u00eb \u201cPaint it black\u201d nga Rolling Stones, duke lyer pastat me t\u00eb zez\u00ebn e sepies.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u2019i shtosh patjet\u00ebr gatimit t\u00eb nj\u00eb peshku Vlore?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gatimi \u00ebsht\u00eb dashuri. Thjesht sigurohu t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb e mir\u00eb dhe ti ta duash e ta p\u00eblqesh vet\u00eb at\u00eb q\u00eb ke gatuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me \u00e7far\u00eb duhet ta josh\u00eb shefi i kuzhin\u00ebs nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb b\u00ebn t\u00eb paarritshmen?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe femra m\u00eb e paarritshme \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt para nj\u00eb pjate t\u00eb mir\u00eb! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; A duhet t\u00eb dij\u00eb nj\u00eb shef kuzhine si gatuhet kukureci?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb shef kuzhine duhet t\u00eb dij\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb ngr\u00ebnshme dhe jo. Kukurecin pa dyshim, oh sa e preferoj!<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb intervista jon\u00eb, q\u00eb t\u00eb konsiderohet nj\u00eb pjat\u00eb interesante?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Intervista juaj ishte interesante sepse e gatuat dhe e p\u00ebrgatitet ju me kaq p\u00ebrzem\u00ebrsi e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju fal\u00ebnderoj, por do t\u00eb ishte e mrekullueshme n\u00ebse do t\u00eb kishte pak tartuf. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Kam frik\u00eb se do t\u00eb s\u00ebmurem nga sheqeri! \u00a0 T\u00eb jesh i apasionuar pas kuzhin\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh ndjek\u00ebs i rregullt i Master Chef-it dhe, t\u00eb jesh ndjek\u00ebs i rregullt i Master Chef-it, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb preferuarit e tu mes konkurrent\u00ebve&#8230; Ka kaluar tashm\u00eb nj\u00eb muaj q\u00eb nga triumfi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12510,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-12509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12509\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}