{"id":12508,"date":"2016-03-23T15:30:08","date_gmt":"2016-03-23T14:30:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12508"},"modified":"2016-03-23T12:39:12","modified_gmt":"2016-03-23T11:39:12","slug":"pinte-per-te-duruar-te-keqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/pinte-per-te-duruar-te-keqen\/","title":{"rendered":"Pinte p\u00ebr t\u00eb duruar t\u00eb keqen&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb m\u00eb ka prekur shum\u00eb. P\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime kam nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb madhe. Shpesh katin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vile pronar\u00ebt e l\u00ebshojn\u00eb me qira. Nuk m\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy qiraxhinjt\u00eb e tjer\u00eb, por kjo e fundit m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Esht\u00eb nj\u00eb grua e cila ka ardhur me qira para nja tre muajsh dhe me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, para se ta njihja, nuk m\u00eb ka shkuar nd\u00ebrmend se mund t\u00eb kishte familje kaq pa fat.<\/p>\n<p>rast\u00ebsisht nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb pash\u00eb nj\u00eb grua e cila nuk po ngrinte dot nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&#8211; Ke nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit! &#8211; tha ajo.<\/p>\n<p>Kur e pash\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, m\u2019u duk shum\u00eb simpatike, por edhe shum\u00eb e vrar\u00eb shpirt\u00ebrisht.<\/p>\n<p>&#8211; E ke sht\u00ebpin\u00eb larg? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Af\u00ebr marketit, &#8211; tha e mezi e kuptova sepse kur fliste, i merrej goja. M\u2019u duk se ishte nj\u00eb defekt i lindur, por m\u00eb von\u00eb mora vesh se ajo shpesh pinte alkool. \u00c7anta e saj ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb dyja mezi po e mbanim.<\/p>\n<p>&#8211; Eh, &#8211; thoshte ajo gjat\u00eb ecjes, &#8211; kjo jet\u00eb paska qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. T\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat mbi mua kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Po si nuk u nis nj\u00eb e mir\u00eb drejt meje, por vet\u00ebm ters?<\/p>\n<p>Ajo fliste e un\u00eb nuk po i ktheja p\u00ebrgjigje, se nuk po e kuptoja mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; A ke edhe shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb? &#8211; e pyeta kur po i afrohesha sht\u00ebpis\u00eb sime.<\/p>\n<p>&#8211; Ja, tek ajo vila atje! Jam me qira n\u00eb katin e par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; A, qenkemi komshie! Un\u00eb banoj k\u00ebtu af\u00ebr. Ja ku \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ime.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo? \u2013 Ajo e shihte dhe dukej sikur nuk po kuptonte shum\u00eb nga ato q\u00eb po i thoja, sepse sa ia kisha treguar me gisht sht\u00ebpin\u00eb time. Ndoshta meq\u00eb ishte e dehur, i dukeshin dy sht\u00ebpi. Nejse nuk e zgjata shum\u00eb, por e lash\u00eb te porta e saj dhe u futa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time.<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn kur kisha pushim dhe po pija kafen\u00eb e m\u00ebngjesit n\u00eb sht\u00ebpi (e kam fiksim k\u00ebt\u00eb moment) trokiti dera. F\u00ebmij\u00ebt nuk ishin ngritur nga gjumi dhe burri ishte n\u00eb pun\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e hapa vet\u00eb. Ishte gruaja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju fola m\u00eb lart.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebmengjes! M\u00eb fal p\u00ebr shqet\u00ebsimin.<\/p>\n<p>&#8211; Jo s\u2019ka gj\u00eb. \u2013 i thash\u00eb pak e habitur.<\/p>\n<p>&#8211; Doja t\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoja p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb q\u00eb m\u00eb ndihmove. Un\u00eb jam nj\u00eb grua e mjer\u00eb dhe pa ndihm\u00eb. \u2013 k\u00ebt\u00eb her\u00eb fliste mir\u00eb dhe jo si at\u00eb dit\u00eb kur e takova n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po nuk b\u00ebra ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe. Edhe ti, po t\u00eb ishe n\u00eb vendin tim, ashtu do veproje.<\/p>\n<p>&#8211; Po sigurisht, &#8211; tha dhe vura re se po mundohej t\u00eb m\u00eb mbante me muhabet.<\/p>\n<p>&#8211; Po hajde brenda se sa po pija nj\u00eb kafe. Hajde pije edhe ti nj\u00eb. \u2013 e pash\u00eb n\u00eb sy se donte t\u00eb futej brenda andaj e ftova.<\/p>\n<p>Ajo u fut brenda dhe po shikonte sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sa sht\u00ebpi t\u00eb bukur paske! Lum si ti! Eh, vet\u00ebm un\u00eb jam e varf\u00ebr dhe pa fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb! &#8211; tha p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; Po mos u m\u00ebrzit se gj\u00ebrat do vijn\u00eb duke u rregulluar. Sa f\u00ebmij\u00eb ke?<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb djal\u00eb, &#8211; m\u00eb tha dhe uli kok\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po shum\u00eb mir\u00eb. Sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; 23 sa i ka mbushur!<\/p>\n<p>&#8211; Ehu, po ti ua paske hedhur halleve. Tani t\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb djali burr\u00eb dhe t\u00eb ndihmon ai.<\/p>\n<p>&#8211; Eh, ai nuk m\u00eb ndihmon dot jo! &#8211; psher\u00ebtiu ajo. &#8211; Deri n\u00eb klas\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00eb ishte nx\u00ebn\u00ebs i shk\u00eblqyer, por kur\u2026- ajo e preu fjal\u00ebn n\u00eb mes. &#8211; q\u00ebkur burri im hyri n\u00eb burg, ai ndryshoi.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb ka djali tani?<\/p>\n<p>&#8211; Ka kaluar nga mendt\u00eb. Ishte nx\u00ebn\u00ebs i mir\u00eb, por babi i tij ishte n\u00eb gjak, n\u00eb hasm\u00ebri dhe sipas zakonit, duhet t\u00eb vriste nj\u00eb njeri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb burg. Djali nuk dilte m\u00eb nga sht\u00ebpia se kishte frik\u00eb se e vrisnin dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr ai po ndryshonte derisa u \u00e7mend e tani mjekohet me ila\u00e7e p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt mendor\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sa keq m\u00eb vjen! Po a ke ndonj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Njer\u00ebzit e mi nuk jan\u00eb k\u00ebtu, jan\u00eb jasht\u00eb shtetit. V\u00ebllez\u00ebrit, se prind\u00ebrit nuk jetojn\u00eb m\u00eb. Ata kan\u00eb familjet e tyre e nuk kan\u00eb nge t\u00eb merren me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Po nga njer\u00ebzit e burrit? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Eh, ata disa jan\u00eb t\u00eb ngujuar e disa jan\u00eb jasht\u00eb shtetit e nuk ua di kush adres\u00ebn se kan\u00eb frik\u00eb nga gjakmarrja. Kan\u00eb nd\u00ebrruar edhe emrat q\u00eb t\u00eb mos i gjejn\u00eb e vrasin.<\/p>\n<p>Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thosha. A thua mund t\u00eb kishte ndonj\u00eb fjal\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund ta ngush\u00eblloja? I b\u00ebra nj\u00eb kafe edhe asaj dhe b\u00ebra t\u00eb ulesha pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>&#8211; A ke ndonj\u00eb got\u00eb raki q\u00eb ta pi me kafen\u00eb se nuk e shtyj dot? M\u00eb fal, po sikur m\u00eb shtr\u00ebngon rakia&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Po sigurisht. Ja, ta sjell tani. \u2013 n\u00eb fakt nuk u habita se e kisha kuptuar q\u00eb at\u00eb dit\u00eb se ajo pinte vazhdimisht alkool.<\/p>\n<p>Ajo po pinte kafen\u00eb dhe rakin\u00eb e un\u00eb kafen\u00eb time, nd\u00ebrsa po m\u00eb tregonte me holl\u00ebsi se si kishin shkuar ngjarjet. E d\u00ebgjoja dhe kuptoja se ajo ishte nj\u00eb grua e zgjuar, q\u00eb jeta e kishte goditur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore, duke mos e l\u00ebn\u00eb t\u00eb ngrinte krye.<\/p>\n<p>&#8211; A e ke provuar t\u00eb ik\u00ebsh nga Shqip\u00ebria? Jasht\u00eb shtetit do t\u00eb kishe mb\u00ebshtetje nga shteti si p\u00ebr vete, ashtu edhe p\u00ebr djalin.<\/p>\n<p>&#8211; E ku t\u00eb shkoj? M\u00eb duhet t\u00eb takoj burrin n\u00eb burg e t\u2019i \u00e7oj ushqime e rroba. N\u00eb dit\u00ebt e caktuara un\u00eb mbush trastat e shkoj ia \u00e7oj. At\u00eb dit\u00eb kur ti m\u00eb ndihmove, nga burgu po vija. S\u2019ka zgjidhje p\u00ebr mua, jo! Eh, kam at\u00eb djal\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb se do t\u2019ia kisha futur vetes nj\u00eb e t\u00eb ikja nga kjo bot\u00eb e t\u00eb shp\u00ebtoja nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Jet\u00ebn na e ka falur Zoti e ai na e merr. \u2013 i thash\u00eb sa p\u00ebr ta qet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>&#8211; Kur nuk je n\u00eb hallin tim, nuk e beson se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta.<\/p>\n<p>Ajo kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ishte aq pesimiste. Nuk e kisha par\u00eb n\u00eb \u00e7\u2019kushte jetonte dhe nuk e dija se si mund ta shtynte muajin kjo grua me ato pak lek\u00eb q\u00eb i jepte shteti. N\u00eb pun\u00eb nuk futej dot nga djali. Burrit n\u00eb burg duhej t\u2019i \u00e7onte ushqim e rroba. \u201cDhe ne ankohemi\u201d, mendova. Pasi i piu ato q\u00eb kishte para iku dhe un\u00eb mbeta edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb duke menduar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ta ndihmojm\u00eb me ndonj\u00eb lek ose t\u2019i l\u00ebshojm\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb katin e par\u00eb q\u00eb nuk e p\u00ebrdorim. \u2013 i thash\u00eb burrit kur erdhi. Ia tregova m\u00eb par\u00eb historin\u00eb e saj dhe ai sikurse un\u00eb, u prek shum\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po mir\u00eb, ia l\u00ebshojm\u00eb, por ne nuk e njohim. Mos \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb mashtruese?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, \u00e7far\u00eb mashtrueseje mund t\u00eb jet\u00eb ajo?! Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit. Ajo nuk m\u00eb k\u00ebrkoi ndihm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, m\u00eb tregoi thjesht hallin e saj. Ideja p\u00ebr ta ndihmuar m\u00eb erdhi mua pasi iku ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen shkova te sht\u00ebpia e saj. I rash\u00eb der\u00ebs, po p\u00ebr disa \u00e7aste nuk doli njeri. I rash\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dhe nga brenda d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Eja se \u00ebsht\u00eb hapur. \u2013 ishte z\u00ebri i saj.<\/p>\n<p>U futa. Ajo ishte e shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb krevat t\u00eb vjet\u00ebr dhe n\u00eb divan ishte djali. Ishte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i pash\u00ebm, me flok\u00eb t\u00eb zinj, i gjat\u00eb dhe me nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb si f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl. Ai e mbante kok\u00ebn nga dritarja dhe l\u00ebvizte n\u00eb vend ashtu ulur pa pushim.<\/p>\n<p>&#8211; Eja, eja, se jam pak si pa qejf e nuk ngrihem dot!<\/p>\n<p>E kuptova se kishte pir\u00eb dhe nuk e mbanin k\u00ebmb\u00ebt. N\u00eb fakt, kisha par\u00eb mjaft burra t\u00eb dehur, por gra n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje nuk kisha par\u00eb. Nejse, ishte zgjedhja e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb hall t\u00eb madh q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb i fola burrit p\u00ebr hallin t\u00ebnd dhe ai u m\u00ebrzit shum\u00eb, ndaj vendos\u00ebm t\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb. K\u00ebtu ke disa para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime, kurse muajin tjet\u00ebr eja te sht\u00ebpia jon\u00eb. Ne kemi sht\u00ebpi t\u00eb madhe dhe katin e par\u00eb nuk e p\u00ebrdorim. Mund t\u00eb rrish me djalin aty e ne nuk do t\u2019ju marrim para p\u00ebr qiran\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, po un\u00eb\u2026 nuk mund t\u00eb pranoj l\u00ebmosh\u00eb nga ju. Nuk e ke p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmosh. Mua nuk m\u00eb ndihmojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e mi.<\/p>\n<p>&#8211; Po l\u00ebri ato tani. Ti je n\u00eb hall dhe ne po t\u00eb ndihmojm\u00eb me qejf. Ndoshta m\u00eb von\u00eb do t\u00eb gjesh edhe ti nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>&#8211; Por&#8230; &#8211; ajo mezi fliste, pak nga pija e pak nga emocionet.<\/p>\n<p>&#8211; Si t\u00eb duash. Je ti ajo q\u00eb vendos. &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>Ndenja dhe pak me ta e kur u ngrita, i lash\u00eb lek\u00ebt mbi tavolin\u00eb. Ende nuk ka mbaruar muaji dhe ajo s\u2019m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb do vij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb te ne apo jo, por un\u00eb shpresoj t\u00eb vij\u00eb e t\u2019ia leht\u00ebsoj sadopak dhimbjen&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb m\u00eb ka prekur shum\u00eb. P\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime kam nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb madhe. Shpesh katin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vile pronar\u00ebt e l\u00ebshojn\u00eb me qira. Nuk m\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy qiraxhinjt\u00eb e tjer\u00eb, por kjo e fundit m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Esht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}