{"id":12426,"date":"2016-03-16T15:30:49","date_gmt":"2016-03-16T14:30:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12426"},"modified":"2016-03-16T12:29:52","modified_gmt":"2016-03-16T11:29:52","slug":"punova-si-prostitute-per-ti-paguar-shkollen-vellait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/punova-si-prostitute-per-ti-paguar-shkollen-vellait\/","title":{"rendered":"Punova si prostitut\u00eb p\u00ebr t\u2019i paguar shkoll\u00ebn v\u00ebllait"},"content":{"rendered":"<p>Jam Ana, me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria e Mesme. Jeta p\u00ebr mua ka qen\u00eb aq e v\u00ebshtir\u00eb sa ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos kisha lindur fare. Gjith\u00e7ka nisi vite m\u00eb par\u00eb, kur prind\u00ebrit e ndan\u00eb nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti tragjik rrugor dhe m\u00eb lan\u00eb jetime mua bashk\u00eb me dy v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. N\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb ju shkruaj un\u00eb jam 29 vje\u00e7e dhe gjithmon\u00eb kam \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb jetoja me princin tim t\u00eb kalt\u00ebr e t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb jet\u00eb normale, por shum\u00eb shpejt m\u00ebsova q\u00eb ato \u00ebndrra shihen vet\u00ebm n\u00eb gjum\u00eb pasi me sy hapur, jeta t\u00eb b\u00ebn ndryshe. Prind\u00ebrit e mi m\u00eb kan\u00eb rritur me edukat\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb ndjekur hap pas hapi deri n\u00eb momentin kur nuk ishin m\u00eb. Un\u00eb u d\u00ebrrmova shum\u00eb pas humbjes s\u00eb prind\u00ebrve, por duhet t\u00eb gjeja patjet\u00ebr forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpara. Jeta nuk mund t\u00eb m\u00eb mundte. Amaneti i fundit i prind\u00ebrve t\u00eb mi dit\u00ebn q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb aksidentin me furgon, ishte q\u00eb \u201cvajza e madhe t\u2019u dal\u00eb krah m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve\u201d. Edhe mua m\u00eb dhimbseshin shum\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr mua kan\u00eb qen\u00eb kur u dhash\u00eb lajmin e vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve dhe kur ata th\u00ebrrisinin: \u201cO maaa! O baaa!\u201d, un\u00eb mekesha duke qar\u00eb. M\u00eb dhimbte shpirti e m\u00eb pikonte zemra, e gjeja edhe un\u00eb veten brenda tyre, doja t\u00eb b\u00ebrtisja edhe un\u00eb m\u00eb fort se ata. Jeta vuajtje paska qen\u00eb, tek e fundit!<\/p>\n<p>Vitet e para pas vdekjes s\u00eb tyre p\u00ebr ne ishin ndryshe, kishim p\u00ebrkrahjen e fisit ekonomikisht, por pastaj mbet\u00ebm plot\u00ebsisht vet\u00ebm, pasi ata kishin hallet e tyre, po rritnin f\u00ebmij\u00ebt e vet. Un\u00eb mbarova vet\u00ebm gjimnazin me t\u00eb shtyr\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sepse m\u00ebsuesve u vinte keq p\u00ebr mua. Dikush m\u00eb jepte librat falas, dikush tjet\u00ebr buk\u00ebn e k\u00ebshtu gj\u00ebrash. Provova t\u00eb dilja edhe n\u00eb disa emisione televizive p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por m\u00eb ndihmuan shum\u00eb pak e m\u00eb pas \u00e7do gj\u00eb u harrua, sikur e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr shou. Vura re se v\u00ebllez\u00ebrit sa m\u00eb shum\u00eb rriteshin, aq m\u00eb shum\u00eb nevoja kishin e detyrimisht, duheshin edhe m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb. U detyrova t\u00eb filloja pun\u00ebn. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe filluan t\u00eb m\u00eb rriteshin edhe dy v\u00ebllez\u00ebrit. I madhi ishte maturant dhe do t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai m\u00ebsonte shum\u00eb dhe ishte gjithashtu edhe pika e dob\u00ebt e prind\u00ebrve t\u00eb mi, ndjes\u00eb pa\u00e7in. Nj\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur&#8230; N\u00eb fakt e shikoja \u00e7do dit\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur, megjith\u00ebse ai p\u00ebrpiqej ta fshihte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe t\u00eb mos m\u00eb binte n\u00eb sy mua. Ai e kishte kuptuar situat\u00ebn dhe sa her\u00eb ndesheshim bashk\u00eb, m\u00eb shmangej. U ul\u00ebm p\u00ebr t\u00eb biseduar si t\u00eb rritur dhe e pyeta se pse ishte m\u00ebrzitur. Syt\u00eb e tij ishin t\u00eb mbushur me lot, mbante kok\u00ebn posht\u00eb dhe nuk merrte guximin t\u00eb fliste. Vet\u00ebm pasi ngulmova shum\u00eb, ai m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Po ja, un\u00eb tani u rrita, konsiderohem burri i sht\u00ebpis\u00eb dhe nuk m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb motra ime t\u00eb vuaj\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr ne. Ajo duhet t\u00eb shoh veten e saj dhe t\u00eb krijoj\u00eb familje p\u00ebr vete\u2026 &#8211; k\u00ebt\u00eb ma tha me nj\u00eb z\u00eb ther\u00ebs q\u00eb nuk e harroj as tani.<\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebgjom\u00eb mua, \u2013 i thash\u00eb. &#8211; Kush ta ka th\u00ebn\u00eb ty k\u00ebt\u00eb? Nga kjo fatkeq\u00ebsi q\u00eb na ndodhi do mundohemi t\u00eb \u00e7ajm\u00eb p\u00ebrpara, ti shkoll\u00ebn e lart\u00eb do ta vazhdosh. Do b\u00ebhesh dikushi n\u00eb jet\u00eb. Te puna si kameriere un\u00eb marr shum\u00eb bakshishe dhe mund t\u2019ia dalim t\u00eb tre shum\u00eb mir\u00eb, na mjaftojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sikur u qet\u00ebsua. Megjith\u00ebse m\u00eb kushtoi jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb ta bindja dhe lodhesha pa mas\u00eb, ndihesha e d\u00ebrrmuar me veten time se si po e nd\u00ebrprisja jet\u00ebn time n\u00eb mes dhe po lija gj\u00ebrat e mia m\u00ebnjan\u00eb. Ama, ndihesha mjaft e lumtur kur mendoja se po sakrifikoja p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn e v\u00ebllait tim dhe timen: Shkollimin! Besoja se aty do ta gjeja veten dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Erdh\u00ebn provimet e matur\u00ebs dhe v\u00ebllai konkurroi p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. As q\u00eb dyshoja se do t\u00eb fitonte nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fitoi p\u00ebr Mjek\u00ebsi dhe t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kishin dyshime n\u00eb fis e q\u00eb ishin kritik\u00eb ndaj nesh, ngel\u00ebn goj\u00ebhapur. Ishte nj\u00eb nd\u00ebr momentet m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuara t\u00eb jet\u00ebs sime. Mir\u00ebpo v\u00ebllait i duheshin rreth gjysm\u00eb milioni lek\u00eb p\u00ebr konviktin dhe pagesat e tjera t\u00eb shkoll\u00ebs q\u00eb un\u00eb e kisha t\u00eb pamundur t\u2019i siguroja, p\u00ebr shkak t\u00eb rrog\u00ebs s\u00eb pamjaftueshme si kameriere, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kisha vet\u00ebm disa muaj q\u00eb kisha filluar pun\u00eb. Ku t\u2019i gjeja? P\u00ebrdit\u00eb vrisja mendjen, derisa nj\u00eb dit\u00eb erdhi nj\u00eb klient n\u00eb lokal dhe n\u00eb muhabet e sip\u00ebr pasi ia qava hallin, m\u00eb tha se kishte nj\u00eb kabare dhe t\u00eb shkoja t\u00eb k\u00ebrceja p\u00ebr t\u00eb atje se kisha trup t\u00eb bukur. Her\u00ebn e par\u00eb e refuzova pa nj\u00eb pa dy, por m\u00eb pas ai k\u00ebmb\u00ebnguli dhe filloi t\u00eb vinte shum\u00eb shpesh n\u00eb lokalin ku punoja. Aty m\u00eb nxori nj\u00eb milion lek\u00eb dhe m\u00eb tha kjo do t\u00eb ishte rroga ime mujore.<\/p>\n<p>&#8211; Kabareja ime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg sht\u00ebpis\u00eb ku ti banon, askush nuk ka p\u00ebr ta marr\u00eb vesh. Rri e qet\u00eb. Pse do t\u2019i l\u00ebsh v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb rrug\u00eb? Me k\u00ebt\u00eb rrog\u00eb q\u00eb merr ti k\u00ebtu, keni p\u00ebr t\u00eb vdekur. Ka ikur koha e gocave t\u00eb mira, hajde aty t\u00eb b\u00ebj bose lali jot\u2026- tha ai.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto q\u00eb tha nuk m\u00eb tundoi shum\u00eb, por kur e pash\u00eb q\u00eb kisha lakun n\u00eb fyt pranova, edhe pse e parandieja q\u00eb aty fillonte shkat\u00ebrrimi im\u2026 Nuk po mendoja asgj\u00eb n\u00eb ato \u00e7aste. Doja vet\u00ebm t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb ndaja me v\u00ebllain e madh lajmin e mir\u00eb se ia gjeta lek\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Uaaaauuu je motra m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb ke gjetur lek\u00ebt e konviktit, por edhe qiran\u00eb e pages\u00ebn e shkoll\u00ebn p\u00ebr disa muaj. Jam shum\u00eb i lumtur! &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi me dashuri. K\u00ebto fjal\u00eb dhe g\u00ebzimi tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai u nis n\u00eb Tiran\u00eb dhe vinte n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj. Flisja vazhdimisht gjat\u00eb dit\u00ebs me t\u00eb n\u00eb telefon. Ai mori drejtimin e duhur n\u00eb jet\u00eb, nd\u00ebrsa v\u00ebllain e vog\u00ebl paradite e \u00e7oja shkoll\u00eb dhe e vija n\u00eb gjum\u00eb pasdite, kurse p\u00ebr mua n\u00eb dark\u00eb niste ferri i v\u00ebrtet\u00eb. Dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkova n\u00eb kabare hasa shum\u00eb vajza t\u00eb egra e t\u00eb shkath\u00ebta dhe m\u00eb dukej vetja e d\u00ebshtuar para tyre. Nj\u00ebra q\u00eb ishte si p\u00ebrgjegj\u00ebse quhej Lola. E takova fillimisht, m\u00eb trajnoi dhe m\u00eb m\u00ebsoi si t\u00eb k\u00ebrceja n\u00eb tub. Kisha shum\u00eb siklet, m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata meshkuj shikonin trupin tim dhe doja t\u00eb ikja q\u00eb aty, por e dija q\u00eb nuk mundesha, sikur isha zhytur n\u00eb nj\u00eb pellg me balt\u00eb dhe nuk l\u00ebvizja dot. Shoq\u00ebria dhe gjithkush q\u00eb kisha m\u2019u larguan e pothuajse i humba kontaktet me njer\u00ebzit. Dilja shum\u00eb von\u00eb nga puna. Syt\u00eb m\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb rrath\u00eb-rrath\u00eb nga pagjum\u00ebsia. Mezi i shtyja dit\u00ebt. Fjalor banal p\u00ebrreth, fjal\u00eb t\u00eb k\u00ebqija or\u00eb e sekond\u00eb. M\u00eb dukej sikur po m\u00eb ikte mendja aty, por kur mendoja pse po e b\u00ebja k\u00ebt\u00eb, q\u00eb po e mbaja v\u00ebllain me buk\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb mbr\u00ebmje do sillja di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sikur qet\u00ebsohesha pak.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, pronari erdhi e m\u00eb tha se e kisha zhg\u00ebnjyer pasi nuk kisha t\u00ebrhequr klient\u00eb sa duhej e m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi se p\u00ebr t\u00eb mbajtur vendin e pun\u00ebs, duhet t\u00eb b\u00ebhja seks me ta. E skandalizuar i thash\u00eb se k\u00ebt\u00eb nuk kisha p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb, por ai m\u00eb b\u00ebrtiti e m\u00eb q\u00eblloi me shpull\u00eb, duke m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u2019i shp\u00ebrndante n\u00eb internet t\u00eb gjitha filmimet ku un\u00eb k\u00ebrceja, n\u00ebse nuk b\u00ebja si\u00e7 donte ai. Ky makth vazhdoi gjat\u00eb dhe un\u00eb u detyrova t\u00eb b\u00ebja si\u00e7 donte ai.<\/p>\n<p>E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb gj\u00eb derisa v\u00ebllai p\u00ebrfundoi shkoll\u00ebn, ndon\u00ebse nuk ndjehem fare mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Nuk dua ta tregoj me shum\u00eb detaje se si m\u00eb shfryt\u00ebzonin ata plehra dhe se si e b\u00ebja at\u00eb pun\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, ama ndihem goxha e leht\u00ebsuar q\u00eb e ndava k\u00ebt\u00eb histori me ju se vet\u00ebm varrit do t\u2019ia tregoja k\u00ebt\u00eb sekret. Ju lutem, mos m\u00eb paragjykoni se boll fajtore ndihem p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. E p\u00ebrjetoj \u00e7do dit\u00eb keq, por ishte n\u00eb rrezik e ardhmja e v\u00ebllait tim dhe askush nuk m\u00eb ndihmonte. A nuk ishte gjynah t\u2019i ngelej shkolla n\u00eb mes nj\u00eb f\u00ebmije si ai? Ndjehem n\u00eb breng\u00eb q\u00eb shkoja me ata meshkuj. As vet\u00eb nuk e di si p\u00ebrfshihesha a \u00e7far\u00eb m\u00eb b\u00ebri ai njeri. Pija edhe drog\u00eb dhe asgj\u00eb nuk mbaj mend\u2026 M\u00eb hidhnin lloj-lloj gj\u00ebrash n\u00eb pije. M\u00eb duket vetja lavire \u00e7do dit\u00eb q\u00eb jetoj. Shum\u00eb her\u00eb kam menduar edhe vet\u00ebvrasjen dhe mendoj se po t\u00eb ishin prind\u00ebrit e mi gjall\u00eb do t\u2019u vinte turp nga un\u00eb, po \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj? K\u00ebto jan\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb dhe t\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka p\u00ebr mbijetes\u00eb. Nga ata persona u largova pasi shleva borxhet dhe nxora v\u00ebllain n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Tani vazhdoj t\u00eb jetoj jet\u00ebn, por me k\u00ebt\u00eb breng\u00eb. Jam n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb ndonj\u00eb djali t\u00eb mir\u00eb dhe familjar q\u00eb t\u00eb shoh dhe un\u00eb jet\u00ebn time dhe sigurisht, k\u00ebt\u00eb sekret q\u00eb e dini vet\u00ebm ju q\u00eb s\u2019m\u00eb njihni, do ta marr me vete n\u00eb varr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Ana, me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria e Mesme. Jeta p\u00ebr mua ka qen\u00eb aq e v\u00ebshtir\u00eb sa ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos kisha lindur fare. Gjith\u00e7ka nisi vite m\u00eb par\u00eb, kur prind\u00ebrit e ndan\u00eb nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti tragjik rrugor dhe m\u00eb lan\u00eb jetime mua bashk\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-12426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}