{"id":12404,"date":"2016-03-15T13:30:48","date_gmt":"2016-03-15T12:30:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12404"},"modified":"2016-03-15T12:51:50","modified_gmt":"2016-03-15T11:51:50","slug":"shkaterrova-martesen-time-por-edhe-jeten-e-motres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/shkaterrova-martesen-time-por-edhe-jeten-e-motres\/","title":{"rendered":"Shkat\u00ebrrova martes\u00ebn time, por edhe jet\u00ebn e motr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cMos i hap grop\u00ebn tjetrit, se do t\u00eb biesh vet\u00eb brenda\u201d thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore dhe fati i keq ma v\u00ebrtetoi n\u00eb kurrizin tim. Do t\u00eb doja t\u2019u k\u00ebrkoja falje f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi dhe ish-bashk\u00ebshortes publikisht, mendja m\u00eb shkon tek emisioni i Eni \u00c7obanit n\u00eb TV Klan, por sinqerisht q\u00eb kam shum\u00eb turp. Jam burr\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 dhe do t\u00eb turp\u00ebroj me gabimin tim gjith\u00eb fisin, jo vet\u00ebm v\u00ebllez\u00ebr e motra, edhe pse ata kan\u00eb pjes\u00ebn e tyre t\u00eb fajit. Kam lindur dhe jam rritur n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thepisur ku ha pula gur\u00eb. Jemi tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, tre v\u00ebllez\u00ebr dhe pes\u00eb motra. Prind\u00ebrit na kan\u00eb mbajtur af\u00ebr me nj\u00ebri-tjetrin, ndaj edhe pse ne jemi martuar t\u00eb gjith\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet tona nuk kishin ndryshuar deri para pak koh\u00ebsh. Duke qen\u00eb se lind\u00ebm n\u00eb fshat, ishim dhe shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb si dhe prind\u00ebrit e mi nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb patur arsim apo ndonj\u00eb zhvillim t\u00eb madh (xhan\u00ebm, ku do ta merrnin kur kan\u00eb par\u00eb ve\u00e7 shk\u00ebmbinj), k\u00ebshtu q\u00eb asnj\u00ebri nga ne nuk vazhdoi shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. I vetmi q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb kurs dy vje\u00e7ar p\u00ebr mekanik pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme kam qen\u00eb un\u00eb dhe kjo, fal\u00eb v\u00ebllait t\u00eb kunat\u00ebs sime.<\/p>\n<p>V\u00ebllai im u martua i pari sapo mbaroi ushtrin\u00eb dhe kur erdhi te ne, nusja ishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e pa kat\u00ebr muaj. Jo vet\u00ebm q\u00eb ishte e vog\u00ebl vet\u00eb, por gjeti nj\u00eb qerre me f\u00ebmij\u00eb te ne, pastaj vajz\u00eb fshati me mentalitetin e vjet\u00ebr. Mua m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb nusja, me dukej edhe e bukur dhe m\u00eb vinte gjynah tek e shihja q\u00eb punonte e robtohej dhe nuk hante dot se kishte turp. Ajo skuqej kur prind\u00ebrit e mi i luteshin t\u00eb hante n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Un\u00eb, q\u00eb at\u00ebher\u00eb isha gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, gjeta nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb timen p\u00ebr ta ndihmuar. Mblidhja frutat sipas stin\u00ebs dhe ia vija gjithmon\u00eb posht\u00eb jast\u00ebkut n\u00eb dhom\u00ebn e saj. Dit\u00ebn e par\u00eb i thash\u00eb n\u00eb korridor nd\u00ebrsa i jepja nj\u00eb lule kamomili q\u00eb e kisha marr\u00eb nd\u00ebr ar\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebt\u00eb lule do ta v\u00eb n\u00ebn jast\u00ebk dhe t\u00eb lutem mos e shtyp, por kontrollo m\u00eb par\u00eb, &#8211; dhe i lash\u00eb lulen n\u00eb dor\u00eb, kurse me trikon t\u00eb mbledhur shuk p\u00ebrpara, ika p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebne saj. Ajo n\u00eb fillim s\u2019kuptoi gj\u00eb, por kur m\u00eb pa q\u00eb dola nga dhoma me bluz\u00ebn t\u00eb drejtuar, qeshi. T\u00eb nes\u00ebrmen kur u zgjua erdhi e m\u00eb fal\u00ebnderoi n\u00eb korridor, nd\u00ebrsa fytyra iu b\u00eb flak\u00eb e kuqe. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebja \u00e7do dit\u00eb dhe me siguri ajo u kishte treguar familjar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pas tre vitesh, kur un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn e mesme, v\u00ebllai i saj i madh erdhi e m\u00eb takoi. Ai punonte shef llogarie n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>&#8211; A. sa mir\u00eb q\u00eb t\u00eb pash\u00eb, &#8211; m\u00eb tha dhe b\u00ebri sikur i kishte r\u00ebn\u00eb rruga rast\u00ebsisht. &#8211; Dua t\u00eb flas pak me ty&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb po, &#8211; i thash\u00eb un\u00eb &#8211; ne miq sht\u00ebpie jemi. Kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim?<\/p>\n<p>&#8211; Jo more, pse vet\u00ebm p\u00ebr gabime do flasim ne? Po sikur t\u00eb flasim p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr shembull p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme ndryshe t\u00ebnden, jo t\u00eb rrish n\u00eb kooperativ\u00eb? &#8211; Un\u00eb hapa syt\u00eb akoma m\u00eb i \u00e7uditur nga sa d\u00ebgjova. &#8211; Nj\u00eb her\u00eb t\u00eb pyetemi se si vete, si jan\u00eb nga sht\u00ebpia? M\u00eb hutove more djal\u00eb! &#8211; tha dhe m\u00eb hodhi krahun n\u00eb qaf\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai m\u00eb t\u00ebrhoqi n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb kafeneje.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb. Edhe motr\u00ebn mir\u00eb e ke, vet\u00ebm e bukura e dheut, ajo mbesa jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb pak me grip.<\/p>\n<p>&#8211; E keni vizituar? \u00cbsht\u00eb keq, ka temperatur\u00eb? &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, s\u2019e kemi vizituar, vet\u00ebm pak hund\u00ebt e bllokuara ka, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Epo s\u2019paska asgj\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo porosit\u00ebm, ai filloi:<\/p>\n<p>&#8211; Arsyeja pse desha t\u00eb flas me ty \u00ebsht\u00eb se motra ime t\u00eb ngre n\u00eb qiell sa her\u00eb q\u00eb vjen n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe meqen\u00ebse ti, jo vet\u00ebm e ke respektuar kunat\u00ebn t\u00ebnde, por edhe e ke dashur si mot\u00ebr, un\u00eb dua t\u00eb ta shp\u00ebrblej me aq sa mundem. N\u00eb komitet sivjet kan\u00eb ardhur tre bursa p\u00ebr mekanik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb dy vje\u00e7are n\u00eb Durr\u00ebs. Un\u00eb e kam nj\u00eb mik aty e mund t\u2019i them p\u00ebr ty, por m\u00eb par\u00eb m\u00eb duhet miratimi yt.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb jam dakord, e kush nuk do t\u00eb donte t\u00eb merrte nj\u00eb zanat? Pastaj, un\u00eb s\u2019e kam par\u00eb Durr\u00ebsin asnj\u00ebher\u00eb, e t\u00eb mendoj t\u00eb shkoj e t\u00eb jetoj atje dy vjet? N\u00ebse b\u00ebhet, kjo \u00ebsht\u00eb mrekulli!<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, kur t\u00eb shkosh n\u00eb sht\u00ebpi, do t\u2019u thuash q\u00eb ti e more vesh nga nj\u00eb shok dhe m\u00eb takove mua e m\u00eb pyete a njoh njeri. Dakord?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb rregull, nga un\u00eb s\u2019t\u00eb del fjal\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; pa merak.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, un\u00eb pas tre muajsh, shkova n\u00eb shkoll\u00eb e jo ushtar, si\u00e7 kishin shkuar dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi. N\u00eb fillim p\u00ebrshtatja jo vet\u00ebm me jet\u00ebn n\u00eb qytet, por edhe me klim\u00ebn, edhe me pamjen (se un\u00eb isha m\u00ebsuar t\u00eb shihja male e tani po shihja fusha e det), ishte e v\u00ebshtir\u00eb, por e kalova shpejt, se djal\u00eb helbete. Shkolla nuk m\u2019u duk shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se i kisha qejf k\u00ebto pun\u00ebt e mekanikut, megjith\u00ebse e gjith\u00eb shkolla bazohet n\u00eb ligjet e fizik\u00ebs e matematik\u00ebs sepse ashtu funksionojn\u00eb motorr\u00ebt. Nd\u00ebrsa shkolla vazhdonte, un\u00eb ndryshova goxha. Isha rritur e fillova t\u00eb hidhja syt\u00eb rreth e rrotull edhe p\u00ebr ndonj\u00eb \u00e7up\u00eb. N\u00eb fshatin tim nuk mendohej t\u00eb kishe t\u00eb dashur, por vet\u00ebm t\u00eb martoheshe, kurse un\u00eb fillova t\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb dashur; e kuptoni \u00e7\u2019ndryshim ishte p\u00ebr mua?! Nejse, nga vajzat q\u00eb kishim n\u00eb konvikt e ato t\u00eb shkollave p\u00ebrrreth, nuk m\u00eb ngjiti asnj\u00ebra. Pran\u00eb shkoll\u00ebs kishim disa sht\u00ebpi t\u00eb vjetra. Nj\u00ebra kishte nj\u00eb oborr q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha stin\u00ebt kishte lule t\u00eb \u00e7elura e mes luleve un\u00eb gjeta vajz\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkoja. Ishte vajza e vetme e dy prind\u00ebrve q\u00eb ishin m\u00ebsues fizike. Ajo ishte n\u00eb vitin e dyt\u00eb gjimnaz, n\u00eb lule t\u00eb mosh\u00ebs dhe un\u00eb, ashtu avash-avash nisa t\u2019i afrohesha. Arrita ta b\u00ebja p\u00ebr vete shum\u00eb shpejt dhe ato dy vite t\u00eb shkoll\u00ebs i kalova si n\u00eb parajs\u00eb. Un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn dy vje\u00e7are e ajo mbaroi t\u00eb mesmen dhe ne u fejuam. U nisa t\u00eb zija t\u00eb dashur e zura nuse, po nejse. Sot e kuptoj q\u00eb nuk ishte faji i saj, as i imi, por i fatit ton\u00eb t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Ajo vinte nga nj\u00eb familje intelektuale dhe vet\u00eb ishte enciklopedi. E kuptoja q\u00eb jo vet\u00ebm ishte e zgjuar, por edhe shum\u00eb e lexuar kur ne takoheshim fshehurazi, por mendoja se duke ndenjur me t\u00eb, do t\u00eb filloja t\u00eb lexoja dhe un\u00eb. Pas gjasht\u00eb muajsh fejese, ajo mbeti shtatz\u00ebn\u00eb dhe ne u martuam shpejt e shpejt. Meqen\u00ebse ishte vajz\u00eb e vetme, isha un\u00eb q\u00eb shkova n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb saj e jo ajo n\u00eb timen. Pastaj, edhe sikur, ku ta \u00e7oja t\u00eb jetonte mes malesh?! Edhe kur vinte p\u00ebr dy-tri net\u00eb, ajo gati sa s\u2019thyente k\u00ebmb\u00ebt teksa ngjitej g\u00ebrxheve. K\u00ebshtu, na lindi vajza e par\u00eb dhe pas saj, edhe nj\u00eb djal\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Vet\u00eb u rregullova menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs sepse babai i saj kishte patur nx\u00ebn\u00ebs gjysm\u00ebn e qytetit dhe e njihnin. Shkolla ku punonte vjehrra ime ishte pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb u kujdes\u00ebn m\u00eb shum\u00eb vjehrra e vjehrri sesa ne t\u00eb dy si prind\u00ebr. N\u00eb fillimet e martes\u00ebs son\u00eb nuk kemi l\u00ebn\u00eb vend pa shkuar, vajz\u00ebn e mbante e gjyshja, nga ana ekonomike ishim mir\u00eb dhe duke qen\u00eb se gruaja ime ishte f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm, prind\u00ebrit mundoheshin si e si ta b\u00ebnin t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Me ndryshimet e viteve \u201890-t\u00eb un\u00eb pata fatin t\u00eb punoja shum\u00eb dhe bleva nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb pallat, nga ato sht\u00ebpit\u00eb e atyre q\u00eb ik\u00ebn nga Shqip\u00ebria me anije. At\u00eb sht\u00ebpi ne e lam\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb me qira. Meqen\u00ebse ishim mir\u00eb, p\u00ebrpiqesha t\u00eb ndihmoja edhe v\u00ebllain e vog\u00ebl q\u00eb mbante prind\u00ebrit e mi, por edhe motrat. Nd\u00ebrsa puna m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb njihja shum\u00eb njer\u00ebz, m\u00eb hyri vetja n\u00eb qejf. Nd\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb njoha ishte nj\u00eb bjonde bukuroshe q\u00eb shum\u00eb shpejt u b\u00eb dashnorja ime. Nd\u00ebrsa n\u00eb sht\u00ebpi te gruaja justifikohesha se po p\u00ebrpiqesha t\u00eb ndihmoja dy motrat e m\u00ebdha t\u00eb iknin n\u00eb Itali, paguaja parat\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr to, por edhe p\u00ebr hotelet ku shkoja me dashnoren time.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa motra e vog\u00ebl kishte mbetur pa martuar dhe ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00ebzet e tre vje\u00e7e. Ime m\u00eb, m\u00eb qahej sa her\u00eb shkoja p\u00ebr t\u2019i takuar.<\/p>\n<p>&#8211; Njeh gjith\u00eb Durr\u00ebsin e nuk gjen dot nj\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrr, more bir? &#8211; ofshante.<\/p>\n<p>&#8211; Po s\u2019mund t\u2019u them djemve q\u00eb a doni nuse, moj mama, \u00e7\u2019thua k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>&#8211; Epo, thuaju si t\u00eb duash, merre e mbaje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde q\u00eb ta shoh\u00eb njeri atje nd\u00ebrsa del. Kush do ta shoh\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebrve\u00e7 lisat e malit kur shkon te burimi?<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb pasi fola me gruan time, vendosa t\u00eb nd\u00ebrhyja p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e kishim komshi te pallati ngjitur. Me k\u00ebt\u00eb vendim timin, mori tat\u00ebpjet\u00ebn e dyt\u00eb martesa ime. Ne u zum\u00eb jo vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, por pothuajse \u00e7do dit\u00eb. Nga z\u00ebnkat e p\u00ebrditshme fillova t\u00eb marr inat time shoqe. Por dihet q\u00eb fjala nxjerr fjal\u00ebn. Pas nj\u00eb viti sherr t\u00eb vazhduesh\u00ebm, ime shoqe mori vesh edhe p\u00ebr tradhtin\u00eb time.<\/p>\n<p>Fillova q\u00eb tronditjen time ta pasqyroja edhe n\u00eb pun\u00eb, edhe n\u00eb shoq\u00ebri. Nj\u00eb dit\u00eb vendosa t\u2019i hapesha motr\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, meqen\u00ebse ishte e vetmja q\u00eb m\u00eb kishte mbetur pran\u00eb. Nd\u00ebrsa po p\u00ebrpiqesha t\u2019i shpjegoja belan\u00eb ku e kisha futur veten, ajo filloi t\u00eb qante.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019ke, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; ja do ta rregulloj, mos e merr kaq tat\u00ebpjet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po qaj p\u00ebr fatin ton\u00eb s\u00eb bashku, &#8211; dhe nuk i pushohin dihamat.<\/p>\n<p>&#8211; Pse p\u00ebr fatin ton\u00eb, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e imja, &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb. Nuk desha ta besoja at\u00eb q\u00eb sapo d\u00ebgjova.<\/p>\n<p>&#8211; Sepse edhe un\u00eb e kam n\u00eb zgrip martes\u00ebn time. \u201cBurri im i dashur\u201d ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb bjonde n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb i gjete ti. Po \u00e7\u2019dreqin u p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebto bjondet t\u00eb gjith\u00ebve? &#8211; Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, qante me ngash\u00ebrim.<\/p>\n<p>&#8211; Tani e kuptoj pse jot shoqe mezi m\u00eb flet. Pastaj, p\u00ebr \u00e7far\u00eb dreqin duhet t\u00eb m\u00eb flas\u00eb ajo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ti s\u2019i vlen p\u00ebr asgj\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet burri, vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb? &#8211; m\u2019u p\u00ebrvesh ajo.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb mendoja se do t\u00eb m\u00eb jepje zem\u00ebr si ta p\u00ebrballoja ose ndonj\u00eb lloj zgjidhjeje t\u00eb k\u00ebsaj situate e jo q\u00eb do m\u00eb ngarkoje m\u00eb shum\u00eb, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, ju meritoni t\u2019ju varin n\u00eb mes t\u00eb qytetit! Si u likan f\u00ebmij\u00ebt pa baba p\u00ebr sa bjonde parukieresh shikohen n\u00eb rrug\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Bjonde parukiere? \u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb? Kjo imja nuk \u00ebsht\u00eb parukiere \u00ebsht\u00eb e papun\u00eb, &#8211; thash\u00eb pa kuptuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, bjonde t\u00eb lyera n\u00eb parukeri, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb u peshojn\u00eb boj\u00ebrat e tualetet sesa truri.<\/p>\n<p>I prekur edhe nga historia e motr\u00ebs, at\u00eb mbr\u00ebmje u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi me shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb sqarohesha me time shoqe, t\u2019i k\u00ebrkoja t\u00eb falur dhe t\u2019i premtoja se do t\u00eb ndahesha nga dashnorja. N\u00eb fakt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u sqarova me gruan, por shum\u00eb shpejt p\u00ebrfundova i divorcuar. Gjykata m\u00eb dha t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i merrja f\u00ebmij\u00ebt nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy jav\u00eb. Nd\u00ebrsa motra ime u nda dhe mori edhe djalin me vete. Tashm\u00eb jetoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati me motr\u00ebn. Gjat\u00eb jav\u00ebs kujdesem p\u00ebr nipin tim, nd\u00ebrsa mezi pres fundjav\u00ebn q\u00eb t\u00eb shoh f\u00ebmij\u00ebt e mi.<\/p>\n<p>Bjondes sime i dhash\u00eb duart, por vet\u00ebm pasi shkat\u00ebrrova jet\u00ebn e gruas, f\u00ebmij\u00ebve e n\u00eb fund edhe timen. Edhe zgjedhja q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn m\u00eb doli ashtu si\u00e7 m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ime shoqe, \u201cshihi familjen, pastaj b\u00ebje mik\u201d, por mendjemadh\u00ebsia k\u00ebt\u00eb bereqet paska.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMos i hap grop\u00ebn tjetrit, se do t\u00eb biesh vet\u00eb brenda\u201d thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore dhe fati i keq ma v\u00ebrtetoi n\u00eb kurrizin tim. Do t\u00eb doja t\u2019u k\u00ebrkoja falje f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi dhe ish-bashk\u00ebshortes publikisht, mendja m\u00eb shkon tek emisioni i Eni \u00c7obanit n\u00eb TV Klan, por sinqerisht q\u00eb kam shum\u00eb turp. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12404\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}