{"id":12279,"date":"2016-03-03T18:30:28","date_gmt":"2016-03-03T17:30:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12279"},"modified":"2016-03-03T14:09:23","modified_gmt":"2016-03-03T13:09:23","slug":"fati-me-erdhi-pa-e-kerkuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/fati-me-erdhi-pa-e-kerkuar\/","title":{"rendered":"Fati m\u00eb erdhi pa e k\u00ebrkuar"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb njeri t\u00eb cilit i erdhi fati n\u00eb der\u00eb pa e k\u00ebrkuar. Ndoshta do t\u2019ju duket \u00e7udi, por ja q\u00eb kjo mrekulli ndodhi me mua dhe besoj se Zoti m\u2019i shp\u00ebrbleu t\u00eb gjitha vuajtjet.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam martuar n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are. Ajo me t\u00eb cil\u00ebn u martova ishte nj\u00eb vajz\u00eb 20 vje\u00e7e. Ishte shum\u00eb e bukur dhe shum\u00eb pun\u00ebtore. Nuk e mora me dashuri, po me mbles\u00ebri dhe n\u00eb fillim nuk isha pishman. Pes\u00eb vitet e para t\u00eb martes\u00ebs ishin vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kalova me t\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, na lind\u00ebn tre f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, dy vajzat dhe djali. I b\u00ebm\u00eb shpesh dhe u rrit\u00ebn si moshatar\u00eb, por nga mbingarkesa e pun\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pun\u00ebs s\u00eb shtetit dhe f\u00ebmij\u00ebt e shpesht\u00eb, gruaja ime ndryshoi shum\u00eb. Ai filloi t\u00eb shkonte keq me prind\u00ebrit e mi dhe m\u2019u desh t\u00eb dilja n\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr me qira, por ajo nuk ndryshoi shum\u00eb. Tani ankohej se nuk na dilnin parat\u00eb, ngaq\u00eb po paguanim qiran\u00eb. M\u00eb b\u00ebhej koka l\u00ebmsh nga fjal\u00ebt e saj sa shkoja n\u00eb sht\u00ebpi. F\u00ebmij\u00ebt pak nga pak po rriteshin dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk kishte arsye q\u00eb t\u00eb inatosej e t\u00eb acarohej ashtu si\u00e7 b\u00ebnte ajo. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb p\u00ebrjetova vdekjen e n\u00ebn\u00ebs. Nuk ishte shum\u00eb e madhe, por s\u00ebmundja e mori e nuk pyeti p\u00ebr mosh\u00eb. Babai mbeti vet\u00ebm e un\u00eb nuk kisha si ta lija t\u00eb jetonte i vet\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb i thash\u00eb sime shoqeje se do t\u00eb ktheheshim t\u00eb jetonim me babain. Ajo u ngrys, k\u00ebshtu q\u00eb i thash\u00eb: \u201cUn\u00eb p\u00ebr vete do t\u00eb shkoj, ti b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash. Po deshe hajde, po s\u2019deshe rri k\u00ebtu. Nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb ke p\u00ebr t\u2019u menduar\u201d.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebt\u00eb her\u00eb e pa t\u00eb arsyeshme t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb i thash\u00eb un\u00eb dhe ne u kthyem te sht\u00ebpia e babait. Barra e saj tashm\u00eb nuk ishte shum\u00eb e madhe. Dy f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebdhenj ishin gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb, kurse i vogli, n\u00eb kop\u00ebsht, mir\u00ebpo si dukej, asaj iu b\u00eb si ves q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebrtiste e t\u00eb shante n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodhte edhe te sht\u00ebpia e babait. Ajo p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl acarohej e nuk fliste me mua p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Babai ishte njeri i urt\u00eb dhe kur ajo ishte n\u00eb \u201ckrizat e veta\u201d, ikte te motra e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Po shkoj p\u00ebr dark\u00eb nga motra&#8230; &#8211; m\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb baba, shko &#8211; e me mendt\u00eb e mia thoja: \u201cAh, sikur t\u00eb kisha edhe un\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb shkoja e t\u00eb largohesha nga kjo shtrig\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb falni q\u00eb po e quaj k\u00ebshtu, por po shprehem hapur e po them t\u00eb gjitha ato q\u00eb kam menduar p\u00ebr t\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb e merrja me t\u00eb mir\u00eb e ia kalonim disa dit\u00eb mir\u00eb. B\u00ebja \u00e7far\u00eb m\u00eb thoshte ajo e mendoja se ndryshoi, por se\u00e7 dilte ndonj\u00eb gj\u00eb e ajo kthehej po aty ku ishte. Nejse, ia kishim marr\u00eb dor\u00ebn e un\u00eb ia kisha marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Kisha filluar pijen dhe me t\u00eb po e kaloja leht\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb lloj jete.<\/p>\n<p>Pas 10 vjet\u00ebsh, babai vdiq. Edhe sa ishte gjall\u00eb, ai nuk shkonte keq me t\u00eb, \u201cia linte mbar\u00eb\u201d, si\u00e7 i thon\u00eb fjal\u00ebs. Edhe ajo me t\u00eb zbutej shpejt, prandaj u m\u00ebrzit shum\u00eb kur ai na la.<\/p>\n<p>&#8211; E kam dashur shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se babain tim. E di se jam e eg\u00ebr, por ai ishte i vetmi njeri q\u00eb dinte t\u00eb m\u00eb duronte e t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte. &#8211; m\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, i shkreti ishte njeri i urt\u00eb dhe nuk ia prishte. \u201c\u00cbsht\u00eb e eg\u00ebr, por ka zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb djalo!\u201d, m\u00eb thoshte gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Eh, \u00e7\u2019zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb ka baba? Ajo na ka shkat\u00ebrruar nervat. \u2013 i thosha.<\/p>\n<p>&#8211; Duroje bir, se jeta \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb e kur t\u00eb b\u00ebhesh si un\u00eb, do t\u00eb kesh nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj tjet\u00ebr baba, ve\u00e7 ta duroj? \u00c7far\u00eb t\u2019u b\u00ebj k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve se t\u00eb ishte p\u00ebr at\u00eb, 10 minuta nuk rrija me t\u00eb.<\/p>\n<p>Erdhi nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb e hoq\u00ebn nga puna dhe rifilloi me ato t\u00eb vetat, mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb radh\u00eb \u201cna doli n\u00eb shteg\u201d v\u00ebllai i saj, i cili kishte koh\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>&#8211; Eja k\u00ebtu e t\u00eb shohim se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. &#8211; i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllai m\u00eb tha t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Gjermani, se k\u00ebtu tani \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ti shko, je e lir\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr vete nuk l\u00ebviz nga Shqip\u00ebria. Sht\u00ebpin\u00eb e kam, pun\u00ebn po. Ti b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash.<\/p>\n<p>&#8211; Po nuk ke merak t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh mua t\u00eb shkoj pa ty?<\/p>\n<p>&#8211; Jo. E pse do t\u00eb kem? &#8211; un\u00eb n\u00eb fakt kisha nevoj\u00eb t\u00eb rrija pak pa t\u00eb. Edhe pse kisha nj\u00eb jet\u00eb me t\u00eb, ajo tani ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme. M\u00eb par\u00eb pija raki e i dehur nuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr eg\u00ebrsin\u00eb e saj, por tani q\u00eb doktori ma kishte ndaluar pijen nuk po mundja ta duroja. Ajo shkoi n\u00eb Gjermani e gjeti pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Gjeti edhe sht\u00ebpi e i mori edhe f\u00ebmij\u00ebt. U rehatuan p\u00ebr bukuri.<\/p>\n<p>&#8211; Eja dhe ti tani se jemi shum\u00eb mir\u00eb. &#8211; m\u00eb thoshte n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta do t\u00eb vij, &#8211; i thoja sa p\u00ebr t\u00eb mbyllur bised\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kisha 6 muaj pa t\u00eb dhe jeta m\u00eb dukej si n\u00eb p\u00ebrralla. Punoja e shkoja n\u00eb sht\u00ebpi ku isha i qet\u00eb dhe nuk kisha njeri t\u00eb m\u00eb acaronte. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mundonte ishin pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, por edhe k\u00ebt\u00eb e kisha rregulluar. Nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb m\u00eb vinte nj\u00eb vajz\u00eb nga pallati tjet\u00ebr e m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha pun\u00ebt. I jepja lek\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpia ndriste, edhe pse nuk ishte ajo gruaja ime e cila na acaronte sa her\u00eb i b\u00ebnte pun\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb nja 30 vje\u00e7e, ishte mjaft e urt\u00eb dhe ndryshe nga vajzat e tjera. Ajo familje sa kishte ardhur nga fshati dhe ajo vajz\u00eb ishte si vajzat e q\u00ebmotit, me zakone t\u00eb rralla q\u00eb vajzat e qytetit nuk i kan\u00eb. I b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb sikur t\u00eb ishte sht\u00ebpia e saj. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb kishte shkruar nj\u00eb let\u00ebr ku m\u00eb thoshte se e \u00ebma m\u00eb kishte ftuar n\u00eb dit\u00eblindjen e t\u00eb v\u00ebllait. Ishte t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dhe un\u00eb duhej t\u00eb blija ndonj\u00eb kostum, se ish-gruaja nuk m\u00eb linte as t\u00eb blija rroba t\u00eb bukura, q\u00eb t\u00eb kursenim parat\u00eb. E bleva kostumin dhe tani lek\u00ebt m\u00eb dilnin edhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, edhe p\u00ebr t\u2019u veshur. Shkova.<\/p>\n<p>N\u00ebna e saj po i b\u00ebnte nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe djalit, sepse kishte tri vajza dhe at\u00eb djal\u00eb. Vajza q\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbente mua ishte e madhja. At\u00eb dit\u00eb kishte veshur nj\u00eb fustan t\u00eb thjesht\u00eb, por i shkonte shum\u00eb. Nuk e di pse disa her\u00eb syt\u00eb tan\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn, q\u00ebndruan ashtu t\u00eb ngrir\u00eb pa u shk\u00ebputur.<\/p>\n<p>&#8211; A do t\u00eb vish t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb? &#8211; m\u00eb tha nga mesi i fest\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. \u2013 i thash\u00eb pak i habitur se po e ndjeja q\u00eb edhe ajo m\u00eb shikonte me nj\u00eb sy tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; A je i k\u00ebnaqur me pun\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb? &#8211; m\u00eb tha kur po k\u00ebrcenim.<\/p>\n<p>&#8211; Po, sigurisht. Je nj\u00eb vajz\u00eb mjaft pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>&#8211; I b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb se gruaja jote? &#8211; m\u00eb pyeti.<\/p>\n<p>&#8211; Pse po ma b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pyetje? \u00c7\u2019lidhje ka gruaja ime k\u00ebtu? &#8211; i thash\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb. Nuk i kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte se ajo kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb fal! Isha thjesht kurioze n\u00ebse je i k\u00ebnaqur me mua se m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se e ke patur gruan shum\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>&#8211; E kam patur? Po un\u00eb nuk jam ndar\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, m\u00eb fal, por t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshtu thon\u00eb, se jeni ndar\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mos u merr me fjal\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve, ti nuk je vajz\u00eb dosido.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit q\u00eb mendon mir\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu k\u00ebrcimi mbaroi.<\/p>\n<p>&#8211; Sa shkoni bashk\u00eb? &#8211; m\u00eb tha e \u00ebma.<\/p>\n<p>&#8211; Si? \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Haha, mos u tremb kaq shum\u00eb, ishte shaka. &#8211; ia priti menj\u00ebher\u00eb vajza. \u2013 mami e ka zakon t\u00eb b\u00ebj\u00eb shaka.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti vet\u00eb thua se t\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, moj. \u00c7\u2019shaka po b\u00ebj? Jo, jo, mos ma shkel syrin mua. Un\u00eb nuk di t\u00eb flas prapa krah\u00ebve. Q\u00eb ta dish ti, kjo vajza ime vdes p\u00ebr ty. Kur vjen dita p\u00ebr t\u00eb ardhur te sht\u00ebpia jote p\u00ebr ta pastruar, ajo fluturon nga g\u00ebzimi.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebt\u00eb nuk e dija, &#8211; thash\u00eb i trullosur. Nga ana tjet\u00ebr, vura re se vajza u largua me t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; I vjen turp t\u00eb ta thot\u00eb. \u2013 po fliste p\u00ebrs\u00ebri e \u00ebma. Ishte nj\u00eb grua q\u00eb fliste shum\u00eb dhe sidomos at\u00eb dit\u00eb nuk po i pushonte goja. \u2013 nuk e di edhe un\u00eb \u00e7far\u00eb i ka shkrepur me ty. Ju keni edhe diferenc\u00eb moshe.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019thua k\u00ebshtu zonj\u00eb? Un\u00eb jam ende i martuar. E mora vajz\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb e asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, por ajo kur flet na jep p\u00ebrshtypjen sikur ju jeni t\u00eb lidhur. Ajo vet\u00ebm p\u00ebr ty flet. Prandaj t\u00eb thirra edhe sot, se mendoja se ju t\u00eb dy jeni t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>&#8211; As m\u00eb ka shkuar n\u00eb mendje kjo gj\u00eb! &#8211; i thash\u00eb dhe ika i shokuar nga ato q\u00eb d\u00ebgjova. Deri t\u00eb diel\u00ebn nuk m\u00eb hiqeshin nga mendja ato q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb dit\u00eblindje. Kur ajo vinte t\u00eb pastronte un\u00eb dilja me shok\u00ebt, por at\u00eb dit\u00eb ajo erdhi m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni p\u00ebr vones\u00ebn. \u2013 tha me kok\u00ebn ulur.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka gj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pis e nuk ke shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, por para se t\u00eb fillosh, eja ulu k\u00ebtu e m\u00eb trego se \u00e7far\u00eb ishin ato q\u00eb m\u00eb tha mamaja jote.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk\u2026- nuk i dilnin fjal\u00ebt. Jua thash\u00eb edhe m\u00eb lart ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb e urt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk po t\u00eb dalin fjal\u00ebt tani, \u00eb? Pse i ke th\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde se ne jemi t\u00eb lidhur? E di ti sa vjet jam m\u00eb i madh se ti?<\/p>\n<p>&#8211; Po, e di! &#8211; tha ajo.<\/p>\n<p>&#8211; Po q\u00eb jam i martuar e kam tre f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb ke f\u00ebmij\u00eb po, por t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se je i ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo po u p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb mia, por nuk e ngrinte kok\u00ebn. N\u00eb momentin kur ajo ngriti syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment, se\u00e7 m\u00eb zuri e m\u2019u duk\u00ebn syt\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb bot\u00eb. I largova syt\u00eb shpejt se e dija se po b\u00ebja gabim.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb\u2026un\u00eb\u2026 &#8211; filloi t\u00eb qante. M\u2019u dhimbs se m\u00eb dukej sikur nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast zemra po i dilte nga kraharori. Instinktivisht e afrova dhe e p\u00ebrqafova. Ndenj\u00ebm ashtu p\u00ebr pak minuta. Ishte nj\u00eb ndjesi e ve\u00e7ant\u00eb. Sa koh\u00eb kisha pa p\u00ebrqafuar nj\u00eb grua aq me dashuri?! Pastaj ajo ngriti syt\u00eb e saj t\u00eb mahnitsh\u00ebm dhe un\u00eb nuk u p\u00ebrmbajta m\u00eb dhe e putha. Ishte nj\u00eb puthje e zjarrt\u00eb dhe pas saj nj\u00eb tjet\u00ebr dhe\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Jo, un\u00eb nuk mund ta tradhtoj gruan time! &#8211; thash\u00eb dhe e largova.<\/p>\n<p>&#8211; Po ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebtu. Ndoshta ajo nuk vjen m\u00eb kurr\u00eb. Ndoshta ka gjetur nj\u00eb tjet\u00ebr. Apo nuk t\u00eb p\u00eblqyen puthjet e mia?<\/p>\n<p>&#8211; Mjaft tani, m\u00eb joshe. Ik sot nj\u00ebher\u00eb e do t\u00eb mendohem e do t\u00eb t\u00eb telefonoj vet\u00eb. As p\u00ebr t\u00eb pastruar mos hajde derisa t\u00eb t\u00eb them un\u00eb. K\u00ebto fjal\u00eb po ia thoja me goj\u00eb, se zemra m\u00eb thoshte ndryshe. Megjithat\u00eb, ajo nuk foli m\u00eb dhe iku.<\/p>\n<p>U mendova p\u00ebr disa dit\u00eb, por ngado q\u00eb t\u00eb m\u00eb shkonin, mendimet m\u00eb p\u00ebrputheshin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend; te syt\u00eb e saj. Si me magji, m\u00eb mori gruaja n\u00eb telefon dhe tha se kishte futur letrat e nuk mund t\u00eb vinte derisa t\u2019i jepnin pasaportat gjermane. Nuk e di \u00e7far\u00eb kishte deklaruar atje se nuk mund t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e kishin besuar e i kishin dh\u00ebn\u00eb dokumentet p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb. Mezi e prita k\u00ebt\u00eb lajm. I telefonova vajz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte dit\u00eb q\u00eb m\u00eb qante shpirti. Ajo erdhi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u00eb t\u00eb premtoj ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe. Nuk e di si shkojn\u00eb pun\u00ebt, por p\u00ebr momentin po t\u00eb ftoj t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ka problem. Un\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb sjell asnj\u00eb shqet\u00ebsim. Mjafton q\u00eb t\u00eb m\u00eb duash.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb, sepse un\u00eb mezi po pres t\u00eb t\u00eb puth p\u00ebrs\u00ebri e jo m\u00eb t\u00eb jetoj me ty, sa bukur do t\u00eb ishte!<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo dit\u00eb un\u00eb po jetoj nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Nga lidhja jon\u00eb sapo ka lindur nj\u00eb vajz\u00eb e bukur, sepse ka syt\u00eb e saj dhe ka lindur nga nj\u00eb dashuri e madhe q\u00eb na lidh t\u00eb dyve. Kur mori vesh q\u00eb po bashk\u00ebjetoja, gruaja ime u m\u00ebrzit e doli n\u00eb telefon duke b\u00ebrtitur, ashtu si\u00e7 e kishte zakon ajo, por un\u00eb ia mbylla dhe u thash\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb t\u2019i thon\u00eb t\u00eb mos m\u00eb telefonoj\u00eb m\u00eb. Mjaft koh\u00eb kisha harxhuar duke d\u00ebgjuar dokrrat e saj&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb njeri t\u00eb cilit i erdhi fati n\u00eb der\u00eb pa e k\u00ebrkuar. Ndoshta do t\u2019ju duket \u00e7udi, por ja q\u00eb kjo mrekulli ndodhi me mua dhe besoj se Zoti m\u2019i shp\u00ebrbleu t\u00eb gjitha vuajtjet. Un\u00eb jam martuar n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are. Ajo me t\u00eb cil\u00ebn u martova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12279\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}