{"id":12232,"date":"2016-03-01T12:30:10","date_gmt":"2016-03-01T11:30:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12232"},"modified":"2016-02-29T19:00:33","modified_gmt":"2016-02-29T18:00:33","slug":"ushqimet-qe-shkaktojne-kancerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/03\/ushqimet-qe-shkaktojne-kancerin\/","title":{"rendered":"Ushqimet q\u00eb shkaktojn\u00eb kancerin"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>T\u00eb rejat e fundit nga Universiteti i Harvardit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><u>Adrian Rakipi<\/u><\/strong><strong>: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktoresh\u00eb. Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit p\u00ebr rrezikun q\u00eb sjell ajo q\u00eb quhet \u201cm\u00ebnyra per\u00ebndimore e t\u00eb ushqyerit\u201d dhe lidhjen e saj me kancerin e gjirit. A mund t\u00eb na shpjegoni fillimisht se \u00e7\u2019kuptohet me \u201cm\u00ebnyr\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb t\u00eb ushqyerit\u201d dhe cilat jan\u00eb rreziqet e saj?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Dr.Detina Zalli<\/u><\/strong><strong>:<\/strong> &#8211; M\u00ebnyra per\u00ebndimore e t\u00eb ushqyerit apo \u201cdieta mish-\u00ebmb\u00eblsira\u201d, si\u00e7 quhet shpesh, karakterizohet nga marrja n\u00eb sasi t\u00eb larta e mishit t\u00eb kuq, \u00ebmb\u00eblsirave dhe sheqernave, ushqimeve me yndyr\u00eb dhe drith\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrpunuara, sasive t\u00eb larta t\u00eb qum\u00ebshtit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij, pijeve t\u00eb gazuara dhe plot sheqer si dhe sasi shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb mishit t\u00eb p\u00ebrpunuar si sallm\u00ebrat, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb karakteristike e banor\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara, t\u00eb cil\u00ebt koha e kufizuar dhe mir\u00ebqenia i drejton drejt k\u00ebtyre ushqimeve aspak t\u00eb sh\u00ebndetshme. Kjo \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e diet\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme, sepse nj\u00eb diet\u00eb e sh\u00ebndetshme ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj perimet dhe frutat.<\/p>\n<p><strong>&#8211; M\u00eb konkretisht, cili element ka lidhje me kancerin e gjirit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Studimet tregojn\u00eb se ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb lidhje me kancerin e gjirit \u00ebsht\u00eb \u201cvras\u00ebsi i bardh\u00eb\u201d, sheqeri. Prej koh\u00ebsh, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb studimesh trumbetojn\u00eb rrezikun q\u00eb vjen nga p\u00ebrdorimi i tij. Shum\u00eb prej tyre arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se sheqeri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shfaqjen e shum\u00eb s\u00ebmundjeve, q\u00eb nga diabeti, te s\u00ebmundjet kardiovaskulare e, s\u00eb fundmi, po shohin lidhjen e tij me kancerin e gjirit. Kjo ndodh sepse sheqeri p\u00ebrmban shum\u00eb kalori. Nj\u00eb gram\u00eb sheqer p\u00ebrmban rreth 4 kalori dhe, kur kalorit\u00eb shtohen n\u00eb organiz\u00ebm, shkaktohen probleme. Madje, sipas nj\u00eb studimi, sheqeri z\u00eb rreth 25% t\u00eb kalorive totale q\u00eb merr njeriu.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pra, me pak fjal\u00eb, ju na k\u00ebshilloni q\u00eb t\u00eb evitojm\u00eb sheqerin nga dieta jon\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, trupi i njeriut ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrb\u00ebrjet organike q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si\u00e7 duhet. Sheqeri \u00ebsht\u00eb substanca q\u00eb u jep energji trurit dhe muskujve, andaj nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta heqim totalisht nga dieta. Madje kjo nuk do t\u00eb ishte e mundur, sepse sheqeri gjendet kudo dhe k\u00ebtu e kam fjal\u00ebn si p\u00ebr sheqerin q\u00eb marrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale, p\u00ebr shembull, nga frutat, qum\u00ebshti etj., i cili nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm, ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb merret nga ushqimet e p\u00ebrpunuara q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb sheqerin e bardh\u00eb t\u00eb tavolin\u00ebs, sakaroz\u00ebn. Sipas nj\u00eb studimi, n\u00eb SHBA, n\u00eb vitin 2008, njer\u00ebzit konsumonin 76,7 gram\u00eb sheqer \u00e7do dit\u00eb, sasi kjo e barabart\u00eb me 19 lug\u00eb \u00e7aji sheqer. Kjo sasi e p\u00ebrkthyer n\u00eb kalori \u00ebsht\u00eb 306 kalori. Rekomandimi q\u00eb vjen nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) \u00ebsht\u00eb marrja n\u00eb dit\u00eb e 5-6 lug\u00ebve \u00e7aji sheqer ose 25 gram\u00eb p\u00ebr femrat dhe 7-8 lug\u00eb \u00e7aji ose 35 gram\u00eb p\u00ebr meshkujt. Un\u00eb do t\u00eb rekomandoja p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb energji trurit dhe muskujve p\u00ebrdorimin e mjaltit, frutave dhe qum\u00ebshtit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmbajn\u00eb sheqer natyral t\u00eb pap\u00ebrpunuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Doktoresh\u00eb, thuhet se sheqeri gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor q\u00eb ndikon n\u00eb pesh\u00eb. Realisht, sa ndikon sheqeri n\u00eb shtimin e pesh\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nga nj\u00eb studim i marsit 2015 doli se kishte nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb midis obezitetit dhe marrjes s\u00eb shumt\u00eb t\u00eb sheqernave gjat\u00eb dit\u00ebs. Studimi nxorri se personat q\u00eb konsumonin m\u00eb shum\u00eb sheqer ishin 54% m\u00eb t\u00eb rrezikuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mbipesh\u00eb, krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb. Ky studim u shpjegua me faktin se sheqeri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kalorik. Ai z\u00eb 25% t\u00eb kalorive totale dhe jane k\u00ebto kalori q\u00eb kthehen n\u00eb mbipesh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb na jepni disa k\u00ebshilla praktike se si ta ulim p\u00ebrdorimin e sheqerit n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fillimisht, ju k\u00ebshilloj t\u00eb filloni me reduktimin e sheqerit q\u00eb u hidhni pijeve t\u00eb ngrohta si kafeja, \u00e7aji, kakao, etj. Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb v\u00ebrtet e teprojn\u00eb me sheqerin n\u00eb pijet e ngrohta. Fillojeni gradualisht, duke hequr \u00e7do dit\u00eb nga pak. Provoni t\u00eb shtoni nj\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl kanelle n\u00eb kakaon e nxeht\u00eb ose n\u00eb kapu\u00e7ino, pasi kanella ndihmon n\u00eb stabilizimin e nivelit t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak dhe shton shijen e pijeve. Shmangni edhe ushqimet q\u00eb shkruajn\u00eb se kan\u00eb pak yndyrna, sepse zakonisht, mungesa e yndyrnave kompensohet me sheqer. Ruhuni nga ushqimet \u201csugar free\u201d (pa sheqer). K\u00ebto ushqime p\u00ebrmbajn\u00eb \u00ebmb\u00eblsues m\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin, sesa vet\u00eb sheqeri. Preferoni proteinat e peshkut, pul\u00ebs apo gjelit t\u00eb detit, t\u00eb cilat ngadal\u00ebsojn\u00eb zbrazjen e stomakut dhe zbusin nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebsoni orizin, buk\u00ebn dhe makaronat e bardha me ato integrale. Reduktoni sheqerin n\u00eb receta dhe n\u00eb vend t\u00eb tij shtoni er\u00ebzat, p\u00ebr t\u00eb mos e ndjer\u00eb munges\u00ebn e tij. P\u00ebrdorni l\u00ebngun e frutave t\u00eb shtrydhura, qoft\u00eb edhe t\u00eb holluar, n\u00eb vend t\u00eb pijeve q\u00eb blini n\u00eb dyqan, t\u00eb cilat p\u00ebrmbajn\u00eb shum\u00eb sheqer dhe shtesa t\u00eb d\u00ebmshme. P\u00ebrpiquni t\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe t\u00eb lexoni etiketat n\u00eb ambalazhin e \u00e7do ushqimi q\u00eb blini. Kujtoni se m\u00eb pak se 5 gram\u00eb sheqer p\u00ebr 100 gram\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb pak dhe m\u00eb shum\u00eb se 15 gram\u00eb sheqer p\u00ebr 100 gram\u00eb produkt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; S\u00eb fundmi, cila \u00ebsht\u00eb dieta q\u00eb ju na k\u00ebshilloni dhe ajo m\u00eb e sh\u00ebndetshmja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dieta q\u00eb un\u00eb k\u00ebshilloj \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb quhet \u201cdieta mesdhetare\u201d, e cila bazohet n\u00eb p\u00ebrdorimin e frutave, perimeve, peshkut dhe vajit t\u00eb ullirit. Perimet kan\u00eb shum\u00eb fibra, t\u00eb cilat thithin shum\u00eb uj\u00eb dhe stimulojn\u00eb sistemin imunitar, duke larguar nga trupi mbeturinat dhe helmet. S\u00eb fundmi, k\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb filloni t\u00eb ushtroni m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi sh\u00ebndetin tuaj dhe t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr rrezikun q\u00eb sjell nj\u00eb diet\u00eb jo e ekuilibruar. Kombinoni perimet me peshk dhe p\u00ebrdorni m\u00eb pak mish. Filloni t\u00eb ndryshoni stilin e jetes\u00ebs suaj duke kufizuar alkoolin, duke shmangur cigaren, duke arritur nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe duke b\u00ebr\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb rregullt (t\u00eb pakt\u00ebn 30 minuta n\u00eb dit\u00eb). Ne jemi \u00e7ka ham\u00eb, ndaj filloni t\u00eb hani duke ndjekur trurin tuaj, n\u00eb vend t\u00eb shijes! T\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb sh\u00ebndeti do t\u2019ju jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb rejat e fundit nga Universiteti i Harvardit &nbsp; &nbsp; Adrian Rakipi: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktoresh\u00eb. Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit p\u00ebr rrezikun q\u00eb sjell ajo q\u00eb quhet \u201cm\u00ebnyra per\u00ebndimore e t\u00eb ushqyerit\u201d dhe lidhjen e saj me kancerin e gjirit. A mund t\u00eb na shpjegoni fillimisht se \u00e7\u2019kuptohet me \u201cm\u00ebnyr\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb t\u00eb ushqyerit\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12233,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-12232","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12232\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}