{"id":12201,"date":"2016-02-26T12:30:42","date_gmt":"2016-02-26T11:30:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12201"},"modified":"2016-02-25T12:26:56","modified_gmt":"2016-02-25T11:26:56","slug":"nuk-ze-dot-shoqe-se-jam-e-shemtuar-dhe-e-shendoshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/nuk-ze-dot-shoqe-se-jam-e-shemtuar-dhe-e-shendoshe\/","title":{"rendered":"Nuk z\u00eb dot shoqe se jam e sh\u00ebmtuar dhe e sh\u00ebndosh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Punoj n\u00eb nj\u00eb ministri n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebtu kam lindur e jam rritur, mes boll\u00ebkut, sepse pata fatkeq\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbetem f\u00ebmija i vet\u00ebm i prind\u00ebrve t\u00eb mi. Kur isha n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7e, v\u00ebllai im n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shtat\u00eb vje\u00e7, vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Dhimbjen e prind\u00ebrve t\u00eb mi nuk kam fjal\u00eb ta p\u00ebrshkruaj, por n\u00ebse ata e tregonin dhimbjen me lot q\u00eb nuk shternin, un\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dukesha e qet\u00eb. Mbaj mend q\u00eb kur m\u00eb vdiq v\u00ebllai, edhe shoqet e shok\u00ebt e klas\u00ebs m\u00eb flisnin e m\u00eb mbanin af\u00ebr, me sa duket, me porosin\u00eb e m\u00ebsueses. Pas vdekjes s\u00eb tij, gjith\u00eb v\u00ebmendja e prind\u00ebrve t\u00eb mi u kthye mbi mua. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, prind\u00ebrit pasi u s\u00ebmur v\u00ebllai, m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ekzaminime t\u00eb pafund, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mos kisha edhe un\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn s\u00ebmundje, por jo, un\u00eb isha mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbeta drita e vetme e syrit t\u00eb tyre dhe im at\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb shkoll\u00eb dhe m\u00eb merrte mami, kur kthehej nga puna. Ajo ikte n\u00eb pun\u00eb m\u00eb her\u00ebt e kthehej m\u00eb her\u00ebt. T\u00eb dy prind\u00ebrit jan\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, por jam e sigurt se ata punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar dhimbjen shpirt\u00ebrore sesa p\u00ebr an\u00ebn ekonomike. Jan\u00eb t\u00eb dy me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb kan\u00eb patur gjithmon\u00eb pun\u00ebra e rroga t\u00eb mira dhe kan\u00eb miq gjithandej ku kan\u00eb punuar.<\/p>\n<p>N\u00eb pallatin ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt banor\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tij dhe t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb duket sikur i kam kush\u00ebrinj, por pothuajse nuk kam shoqe f\u00ebmij\u00ebrie. Sapo iu afrova mosh\u00ebs s\u00eb adoleshenc\u00ebs mora nj\u00eb sh\u00ebndet q\u00eb n\u00eb fillim m\u00eb thonin \u201cdo kaloj\u00eb\u201d, por mami, duke qen\u00eb e djegur nga humbja e v\u00ebllait, m\u00eb ushqente si t\u00eb isha e s\u00ebmur\u00eb dhe un\u00eb vet\u00ebm merrja kile. Nga ato kile, n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are dukesha si grua me f\u00ebmij\u00eb. Megjith\u00ebse mjek\u00ebt e shoqet i thoshin mamas\u00eb se nuk ishte normale t\u00eb m\u00eb ushqente ashtu, ajo vazhdonte, por edhe un\u00eb kisha nj\u00eb oreks t\u00eb papar\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebndetit t\u00eb tepruar q\u00eb mora n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb, edhe fytyra m\u2019u mbush me pu\u00e7rra dhe ju betohem q\u00eb e shihja veten n\u00eb pasqyr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Tashm\u00eb isha adoleshente dhe shoq\u00ebria e shkoll\u00ebs nuk m\u00eb mbanin mbi pekule p\u00ebr humbjen e v\u00ebllait, k\u00ebshtu q\u00eb filluan t\u00eb krijonin edhe barcaleta p\u00ebr tulet e mia.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vajz\u00eb nuk pranonte t\u00eb ulej n\u00eb bank\u00eb me mua, ve\u00e7 n\u00eb rastet kur kishim provim, sepse un\u00eb isha nx\u00ebn\u00ebse e mir\u00eb dhe i dija pothuajse t\u00eb gjitha pyetjet. L\u00ebre pastaj djemt\u00eb, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb m\u00eb flisnin apo t\u00eb uleshin n\u00eb bank\u00eb me mua, p\u00ebrve\u00e7se kur donin t\u00eb tregonin ndonj\u00eb nga ato barcaletat e tyre ku personi q\u00eb tallej isha un\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, me prind\u00ebr q\u00eb m\u00eb mbik\u00ebqyrnin nga frika e s\u00ebmundjeve, me shoq\u00ebri q\u00eb nuk m\u00eb donte p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr interes si dhe me problemet e adoleshenc\u00ebs, un\u00eb fillova t\u00eb mbyllesha n\u00eb vetvete. Kishte raste q\u00eb t\u00eb vetmet fjal\u00eb n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishin p\u00ebrsh\u00ebndetjet \u201cmir\u00ebm\u00ebngjes\u201d, \u201cmir\u00ebdita\u201d apo \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d me prind\u00ebrit dhe ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit nuk e vinin re k\u00ebt\u00eb, por shoqja e mamas\u00eb time e kishte v\u00ebn\u00eb re kur vinte e pinte kafen\u00eb me maman\u00eb time. Ajo e pa q\u00eb un\u00eb vet\u00ebm u p\u00ebrsh\u00ebndeta me t\u00eb dhe kapa librat. N\u00eb fillim m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonte me k\u00ebt\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, por m\u00eb pas, duke e par\u00eb q\u00eb mezi flisja, e pa q\u00eb un\u00eb po vuaja nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje psikologjike. Ajo e bindi maman\u00eb t\u00eb m\u00eb vizitonte.<\/p>\n<p>Sigurisht, ime m\u00eb, e sprovuar me spitalet, e gjeti nj\u00eb mjek psikolog dhe qysh me vizit\u00ebn e par\u00eb mjeku e kuptoi depresionin e r\u00ebnd\u00eb ku kisha r\u00ebn\u00eb. Fillova menj\u00ebher\u00eb terapin\u00eb me psikologun, por nuk e mora vesh se nga doli fjala n\u00eb shkoll\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 fyerjeve p\u00ebr pesh\u00ebn apo p\u00ebr pu\u00e7rrat e mia, filluan t\u00eb m\u00eb fyenin edhe si e \u00e7mendur, q\u00eb shkoj e vizitohem te psikologu. Kisha dy vite q\u00eb i duroja fyerjet e tyre dhe nj\u00eb dit\u00eb shp\u00ebrtheva. Nj\u00eb djal\u00eb i klas\u00ebs, m\u00eb th\u00ebrriste vazhdimisht \u201clop\u00eb\u201d dhe at\u00eb dit\u00eb kur u ktheva nga tualeti, ai m\u00eb priti para tabel\u00ebs s\u00eb zez\u00eb ku ishte shkruar emri im p\u00ebrkrah epitetit q\u00eb m\u00eb vinte ai. Sapo lexova \u00e7\u2019ishte shkruar, iu hodha sip\u00ebr si luanesh\u00eb dhe e q\u00ebllova me grushta e shkelma me sa fuqi kisha. Asnj\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb nuk u afrua t\u00eb na ndante se m\u00eb kishin frik\u00eb mua, por dikur erdhi m\u00ebsuesi t\u00eb fillonte m\u00ebsimin. Fatmir\u00ebsisht, se do ta kisha vrar\u00eb at\u00eb djal\u00eb at\u00eb dit\u00eb. M\u00ebsuesi ma nxori nga duart at\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe vet\u00eb h\u00ebngri nja dy grushte. Ai m\u00eb \u00e7oi n\u00eb drejtori, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve u tha t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr shokun e klas\u00ebs. Atij i kisha thyer krahun dhe tri brinj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtori, n\u00ebndrejtoresha dhe m\u00ebsuesja kujdestare u thirr\u00ebn menj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb pyetje jo vet\u00ebm mua, por edhe disa nga nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs sime. T\u00eb gjith\u00eb dham\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje q\u00eb mua m\u00eb fyente gjith\u00eb koh\u00ebn jo vet\u00ebm ai, por shumica e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb gjimnazit. Pas dy dit\u00ebsh, drejtori thirri prind\u00ebrit e mi p\u00ebr t\u2019u komunikuar atyre vendimin q\u00eb kishin marr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pas asaj q\u00eb ndodhi, nuk dua t\u00eb faj\u00ebsoj vajz\u00ebn tuaj p\u00ebr sjelljen e dhunshme, as t\u00eb mbroj nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr sjellje aspak qytetare, as t\u00eb mbroj veten apo koleg\u00ebt e mi p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb kryerjen e plot\u00eb t\u00eb detyrave t\u00eb tyre funksionale. N\u00ebse secili prej nesh, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ju si prind\u00ebr, do t\u00eb kishim mbajtur q\u00ebndrim ndaj nx\u00ebn\u00ebsve, kjo situat\u00eb do t\u00eb shmangej. Duke ditur problemet q\u00eb ju kan\u00eb shoq\u00ebruar, un\u00eb ju k\u00ebshilloj t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim p\u00ebr transferim t\u00eb vajz\u00ebs suaj n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr po n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po si do t\u00eb mbyllet kjo katrahura k\u00ebtu? &#8211; pyeti mamaja ime.<\/p>\n<p>&#8211; Kam nj\u00eb shok n\u00eb Drejtorin\u00eb Arsimore dhe ia kam shpjeguar q\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb individual, \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, jan\u00eb pasoja t\u00eb viteve t\u00eb izolimit, k\u00ebshtu q\u00eb vajz\u00ebs tuaj t\u00eb mos i vritet sedra akoma m\u00eb shum\u00eb sepse ajo \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, nuk do t\u2019i ulim not\u00eb n\u00eb sjellje dhe thjesht transferojeni p\u00ebr arsye familjare n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb, por dihet, n\u00eb Shqip\u00ebri thashethemi qarkullon si rrymat e ajrit. Edhe n\u00eb shkoll\u00ebn ku u regjistrova, shkoi fjala q\u00eb kisha rrahur nj\u00eb djal\u00eb dhe m\u00eb shihnin sikur t\u00eb isha ufo. Terapia me psikologun nuk po jepte efektet q\u00eb priteshin. At\u00eb vit e nd\u00ebrpreva shkoll\u00ebn dhe ndenja n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb her\u00eb tentova t\u00eb vrisja veten dhe preva damar\u00ebt, por babai at\u00eb dit\u00eb erdhi n\u00eb sht\u00ebpi se i kishte r\u00ebn\u00eb gripi e kur m\u00eb gjeti ashtu m\u00eb \u00e7oi n\u00eb spital dhe shp\u00ebtova.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ime m\u00eb, pasi ndenja nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm n\u00eb krevat, m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Dua t\u00eb dal p\u00ebr vrap. Do vish t\u00eb dalim bashk\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; E ku vrapon dot nj\u00eb balen\u00eb moj mama, \u00e7\u2019thua? &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u ktheva n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb krevatit.<\/p>\n<p>&#8211; Epo, do gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo balena o t\u00eb vrapoj\u00eb, o t\u00eb notoj\u00eb dhe nuk do t\u00eb rrij\u00eb duarkryq n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; n\u00eb vrapon apo noton? Ajo trembet edhe nga pamja e vet n\u00eb pasqyr\u00eb, &#8211; e lot\u00ebt m\u00eb rrodh\u00ebn \u00e7urg sa u detyrova t\u00eb ktheja jast\u00ebkun n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr se u lag.<\/p>\n<p>Mamaja ime priti sa pushova s\u00eb qari dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Bija ime, djalin e humba se nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte as mjek\u00ebsia, as un\u00eb, por ty nuk do t\u00eb t\u00eb humb p\u00ebr asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, &#8211; dhe u \u00e7ua e doli. Nuk e mora vesh ku shkoi, por pas nj\u00eb ore kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, e kuptova se ku kishte qen\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte bler\u00eb solucion lar\u00ebs p\u00ebr fytyr\u00ebn n\u00eb farmaci, kishte bler\u00eb kremra e sende t\u00eb ndryshme tualeti p\u00ebr mua. Ajo vet\u00eb nuk kishte p\u00ebrdorur asgj\u00eb qysh nga vdekja e v\u00ebllait.<\/p>\n<p>&#8211; Tani do t\u00eb \u00e7ohesh e do t\u00eb fillojm\u00eb me larjen e fytyr\u00ebs me k\u00ebt\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb dha farmacistja. M\u00eb tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe i jep efektet p\u00ebr dy-tri dit\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; O ma, un\u00eb nuk besoj te mrekullit\u00eb, m\u00eb l\u00ebr se dua t\u00eb fle, &#8211; i thash\u00eb e mbulova kok\u00ebn me batanije.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, do \u00e7ohesh menj\u00ebher\u00eb! &#8211; m\u00eb tha e m\u00eb zbuloi. P\u00ebr t\u00eb mos e m\u00ebrzitur u \u00e7ova dhe b\u00ebra si\u00e7 m\u00eb tha ajo me lar\u00ebsin dhe me kremin e fytyr\u00ebs. At\u00eb dit\u00eb nuk dol\u00ebm p\u00ebr vrap, por n\u00eb dark\u00eb kisha n\u00eb pjat\u00eb vet\u00ebm zarzavate t\u00eb ziera. Nga ajo dit\u00eb, ime m\u00eb dhe im at\u00eb mbajt\u00ebn diet\u00eb t\u00eb rrept\u00eb s\u00eb bashku me mua. Dilnin p\u00ebr vrap nj\u00eb dit\u00eb nj\u00ebri e nj\u00eb dit\u00eb tjetri me mua dhe un\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb fillova t\u00eb ndryshoja. Edhe trajtimi i fytyr\u00ebs b\u00ebri pun\u00ebn e vet. Deri kur erdhi koha p\u00ebr t\u00eb filluar viti i ri shkollor, un\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb goxha n\u00eb pesh\u00eb. Nuk isha elegante sa bashk\u00ebmoshataret e mia, por dukesha m\u00eb mir\u00eb. Edhe fytyra m\u00eb ishte \u00e7elur jo vet\u00ebm nga trajtimi estetik, por edhe sepse ndihesha m\u00eb mir\u00eb me veten.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb prind\u00ebrit m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb rifilloja shkoll\u00ebn aty ku kisha qen\u00eb, sigurisht, jo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb. K\u00ebshtu, un\u00eb e rifillova shkoll\u00ebn me nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb ishin nj\u00eb vit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se un\u00eb. Askush nuk tallej m\u00eb me mua, a ngaq\u00eb un\u00eb kisha ndryshuar nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb apo se m\u00eb kishin frik\u00eb se mos i rrihja, k\u00ebt\u00eb s\u2019e mora vesh asnj\u00ebher\u00eb. Gjithsesi, edhe psikologu i cili m\u00eb ndoqi derisa mbarova shkoll\u00ebn e mesme, m\u00eb ndihmoi po aq sa trajtimi estetik i trupit dhe i fytyr\u00ebs. Edhe un\u00eb ndoqa hapat e tim eti n\u00eb shkoll\u00eb, mbarova Fakultetin e Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakultet, njolla e rrahjes do m\u00eb p\u00ebrndiqte, por m\u00eb pak, sigurisht, sepse shumica e student\u00ebve e mor\u00ebn vesh si thashethem. Nuk arrita asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb z\u00eb shum\u00eb shoqe apo shok\u00eb, t\u00eb shkoj e t\u00eb ulem n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb pa kompleksin e inferioritetit, edhe pse isha studentja m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Jo se shok\u00ebt e fakultetit m\u00eb thoshin fjal\u00eb fyese, por e shihja se kur dilnin p\u00ebr kafe, ata b\u00ebnin me shenja p\u00ebr t\u00eb ikur pa e marr\u00eb vesh un\u00eb, se nuk m\u00eb donin me vete. Ky kompleks vazhdon t\u00eb m\u00eb p\u00ebrndjek\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, edhe pse tashm\u00eb jam grua e martuar me dy f\u00ebmij\u00eb dhe jam n\u00eb pun\u00eb. Q\u00ebkur mbarova fakultetin, nj\u00eb mik i babait m\u00eb ndihmoi t\u00eb futesha n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb ministri (s\u2019po e them emrin) dhe vazhdoj akoma aty.<\/p>\n<p>Im shoq m\u00eb thot\u00eb vazhdimisht q\u00eb thjesht e kam t\u00eb fiksuar n\u00eb tru q\u00eb nuk m\u00eb duan, se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb i d\u00ebgjoj dhe i shoh koleg\u00ebt e tu q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin gjith\u00eb mir\u00ebsjellje, i mbaj mend shok\u00ebt e kursit t\u00ebnd n\u00eb fakultet. Je ti vet\u00eb ajo q\u00eb ke ato mendime p\u00ebr pamjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>&#8211; Pastaj, o ma ti nuk je e sh\u00ebmtuar, &#8211; m\u00eb thon\u00eb djali e vajza&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Po n\u00ebse ti e quan veten t\u00eb sh\u00ebmtuar, si mendon ti q\u00eb jam un\u00eb q\u00eb t\u00eb kam ngjar\u00eb ty, e sh\u00ebmtuar? &#8211; m\u00eb tha vajza nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Qysh nga ajo dit\u00eb nuk e shpreh m\u00eb me z\u00eb frik\u00ebn time q\u00eb askush nuk m\u00eb do se un\u00eb jam e sh\u00ebmtuar dhe jo elegante, q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin problem edhe ime bij\u00eb, por ju siguroj q\u00eb deri n\u00eb varr do m\u00eb p\u00ebrndjek\u00eb ky mendim q\u00eb u ngulit aq thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time kur isha adoleshente.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Punoj n\u00eb nj\u00eb ministri n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebtu kam lindur e jam rritur, mes boll\u00ebkut, sepse pata fatkeq\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbetem f\u00ebmija i vet\u00ebm i prind\u00ebrve t\u00eb mi. Kur isha n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7e, v\u00ebllai im n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shtat\u00eb vje\u00e7, vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Dhimbjen e prind\u00ebrve t\u00eb mi nuk kam fjal\u00eb ta p\u00ebrshkruaj, por n\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[92,94],"tags":[],"class_list":["post-12201","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-halle","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12201\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}