{"id":12099,"date":"2016-02-17T14:30:31","date_gmt":"2016-02-17T13:30:31","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12099"},"modified":"2016-02-17T13:18:37","modified_gmt":"2016-02-17T12:18:37","slug":"a-mund-te-ngre-padi-ndaj-punedhenesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/a-mund-te-ngre-padi-ndaj-punedhenesit\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb ngre padi ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat, jam Shp\u00ebtimi nga Tirana! N\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 kam qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb ALUIZNI-t Tiran\u00eb, ku kam punuar me p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm. Deri n\u00eb muajin tetor 2013, \u00e7do 3 muaj kam n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb pune me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin. Krejt papritur, pa patur asnj\u00eb suprimim t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs dhe pa m\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr pun\u00ebn e kryer, m\u00eb larguan nga vendi i pun\u00ebs dhe kan\u00eb pun\u00ebsuar dik\u00eb tjet\u00ebr. A mund t\u00eb ngre padi ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit edhe pse m\u00eb kan\u00eb hequr nga puna n\u00eb tetor 2013? Sa \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb fitoj, n\u00ebse e k\u00ebrkoj t\u00eb drejt\u00ebn time n\u00eb gjykat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Av. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: <a href=\"mailto:info@durajlavv.com\">info@durajlavv.com<\/a>, Tel. ++35544532512:<\/u><\/strong> &#8211;\u00a0 Zoti Shp\u00ebtim, ligji baz\u00eb q\u00eb rregullon nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune \u00ebsht\u00eb kodi i pun\u00ebs i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit hartohet kontrata e pun\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet pun\u00ebmarr\u00ebsit dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs dhe p\u00ebrmban t\u00eb drejtat e detyrimet e pal\u00ebve. N\u00eb kontrat\u00ebn e pun\u00ebs pun\u00ebmarr\u00ebsi merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ofroj\u00eb pun\u00ebn ose sh\u00ebrbimin e vet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar ose t\u00eb pacaktuar kohe, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizimit dhe t\u00eb urdh\u00ebrave t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr, t\u00eb quajtur pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, i cili merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim. Kontrata e pun\u00ebs mund t\u00eb lidhet dhe ndryshohet me goj\u00eb ose me shkrim, por vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebveshje midis pal\u00ebve. \u00c7do ndryshim i kontrat\u00ebs s\u00eb shkruar, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsit, duhet t\u00eb p\u00ebrfundohet me shkrim. Kontrata e pun\u00ebs quhet e lidhur kur pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi pranon kryerjen e pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar ose t\u00eb pacaktuar, n\u00eb kuadrin e organizimit dhe n\u00ebn urdh\u00ebrat e tij, vet\u00ebm kundrejt pages\u00ebs. Kontrata e pun\u00ebs lidhet: a. p\u00ebr nj\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb pacaktuar; b. p\u00ebr nj\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb caktuar. Si rregull, kontrata e pun\u00ebs lidhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar. Lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar duhet t\u00eb justifikohet me arsye objektive, q\u00eb lidhen me natyr\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pun\u00ebmarr\u00ebsi do t\u00eb pun\u00ebsohet. N\u00ebse koh\u00ebzgjatja nuk p\u00ebrcaktohet me sakt\u00ebsi nga pal\u00ebt gjat\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, ajo trajtohet si kontrat\u00eb me periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>&#8211; Kontrata me koh\u00ebzgjatje t\u00eb pacaktuar p\u00ebrfundon kur zgjidhet nga nj\u00ebra pal\u00eb dhe ka p\u00ebrfunduar afati i njoftimit. Konsiderohen si koh\u00eb prove 3 muajt e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur pal\u00ebt kan\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr kryerjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pun\u00eb. 2. Koha e prov\u00ebs mund t\u00eb reduktohet ose hiqet me marr\u00ebveshje me shkrim ose me kontrat\u00eb kolektive. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb marrjes n\u00eb prov\u00eb, secila nga pal\u00ebt mund t\u00eb zgjidh\u00eb kontrat\u00ebn duke ia njoftuar vendimin e saj pal\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5 dit\u00eb p\u00ebrpara. Kur nj\u00ebra nga pal\u00ebt e zgjidh kontrat\u00ebn pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontrat\u00ebs me efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Kontrata me afat t\u00eb caktuar p\u00ebrfundon n\u00eb fund t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb parashikuar, pa zgjidhje paraprake. Kur, mbas p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb caktuar, kontrata zgjatet n\u00eb heshtje tej k\u00ebtij afati, ajo konsiderohet si kontrat\u00eb me afat t\u00eb pacaktuar. Pal\u00ebt parashikojn\u00eb me shkrim nj\u00eb periudh\u00eb prove jo m\u00eb shum\u00eb se tre muaj. Nuk mund t\u00eb parashikohet periudh\u00eb prove, kur nd\u00ebrmjet pal\u00ebve ka qen\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb pune, e cila kishte si objekt kryerjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pun\u00eb. Afati i njoftimit gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs \u00ebsht\u00eb 5 dit\u00eb. N\u00ebse kontrata nuk shfuqizohet gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, kjo p\u00ebrfshihet n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e kontrat\u00ebs me afat t\u00eb caktuar. Kur nd\u00ebrmjet pal\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb lidhur disa kontrata t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me afat t\u00eb caktuar, p\u00ebr jo m\u00eb pak se tre vjet, mosrip\u00ebrt\u00ebritja e kontrat\u00ebs s\u00eb fundit nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi vler\u00ebsohet si zgjidhje e kontrat\u00ebs me afat t\u00eb pacaktuar. Kur kontrata lidhet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 deri n\u00eb 5 vjet, ajo mund t\u00eb zgjidhet nga pun\u00ebmarr\u00ebsi pas 3 vjet\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, afati i njoftimit \u00ebsht\u00eb 2 muaj dhe zgjatet deri n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb dyt\u00eb. Kur kontrata lidhet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet, ajo mund t\u00eb zgjidhet nga pun\u00ebmarr\u00ebsi pas 5 vjet\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, afati i njoftimit \u00ebsht\u00eb 3 muaj dhe zgjatet deri n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb tret\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kan\u00eb zgjatur jo m\u00eb pak se tre vjet, pun\u00ebmarr\u00ebsi p\u00ebrfiton shp\u00ebrblim p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb si n\u00eb rastin e zgjidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs me afat t\u00eb pacaktuar nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Zoti Shp\u00ebtim, periudha e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb 3 muaj dhe nuk mund t\u00eb n\u00ebnshkruhen kontrata t\u00eb tjera 3 mujore duke u konsideruar si periudh\u00eb prove, pasi do t\u00eb konsiderohet kontrat\u00eb pune me afat t\u00eb caktuar. N\u00eb k\u00ebto rrethana, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi juaj nuk ka respektuar procedur\u00ebn dhe afatin p\u00ebr zgjidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs. Afati i njoftimit \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se 1 muaj kur pun\u00ebmarr\u00ebsi ka kryer m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj pune. Kur nj\u00ebra nga pal\u00ebt e zgjidh kontrat\u00ebn pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontrat\u00ebs me efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Gjithashtu edhe procedur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjidhur marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Pra, ju p\u00ebrfitoni si d\u00ebmshp\u00ebrblim 2 muaj pag\u00eb p\u00ebr mosrespektim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb njoftimit, 1 muaj pag\u00eb d\u00ebmshp\u00ebbrlim p\u00ebr mosrespektim t\u00eb afatit t\u00eb njoftimit dhe deri n\u00eb 12 paga mujore d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr zgjidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb pajustifikuar. 2. Afati p\u00ebr t\u00eb ngritur padi e gjen p\u00ebrgjigjen n\u00eb nenin 203 t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs i cili p\u00ebrcakton se: Afati i parashkrimit p\u00ebr t\u00eb drejtat e pun\u00ebmarr\u00ebsit kundrejt pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit kundrejt pun\u00ebmarr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs. Jeni i mir\u00ebpritur pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha procedurat ligjore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat, jam Shp\u00ebtimi nga Tirana! N\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 kam qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb ALUIZNI-t Tiran\u00eb, ku kam punuar me p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm. Deri n\u00eb muajin tetor 2013, \u00e7do 3 muaj kam n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb pune me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin. Krejt papritur, pa patur asnj\u00eb suprimim t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs dhe pa m\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,219],"tags":[],"class_list":["post-12099","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12099"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12099\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}