{"id":12080,"date":"2016-02-16T12:06:31","date_gmt":"2016-02-16T11:06:31","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12080"},"modified":"2016-02-16T12:06:31","modified_gmt":"2016-02-16T11:06:31","slug":"jo-zoti-kerri-shqiperia-nuk-eshte-mire-nga-fadil-shyti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/jo-zoti-kerri-shqiperia-nuk-eshte-mire-nga-fadil-shyti\/","title":{"rendered":"Jo, zoti Kerri, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb! Nga Fadil Shyti"},"content":{"rendered":"<p>PAK FJAL\u00cb P\u00cbR VIZIT\u00cbN E XHON KERRT N\u00cb SHQIP\u00cbRI\u2026<\/p>\n<p>Mua ve\u00e7 tjerash, nuk m\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb, kur Kerri deklaroi: \u201cMir\u00eb jeni, ve\u00e7 vazhdoni k\u00ebshtu, se mir\u00eb jeni\u201d?!?!?!<\/p>\n<p>-Po, si mund t\u00eb deklaronte ashtu nj\u00eb mik i v\u00ebrtet\u00eb, kur trashm\u00eb gj\u00ebrat me shum\u00eb katrahura n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, \u201cpo shihen prej aeroplani\u201d! (Fj, popullore shqiptare). Andej nga Tirana, Shqip\u00ebria po ballafaqohet me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, politike, ushtarake, sociale, me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme me turpe dhe krime nga m\u00eb monstruozet, t\u00eb shkaktuara nga pushtetar\u00eb e opozitar\u00eb, t\u00eb shkaktuara nga hajnit\u00eb (korrupsioni) dhe nga mafia me apo pa pushtet. Atje, ku populli po vuan si n\u00eb koh\u00ebn e feudalizmit zogollian nga papun\u00ebsia dhe varf\u00ebria, atje ku \u201c ligjet e xhungl\u00ebs\u201d k\u00ebto 25 vite \u201cdemokraci\u201d kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Poashtu, kjo gjendje e r\u00ebnd\u00eb; larg qoft\u00eb e pashpres\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset tjera shqiptare; shto pastaj kriz\u00ebn politike-ushtarake kur Serbia pand\u00ebrprer\u00eb her\u00eb me mashtrime, her\u00eb me dhun\u00eb po v\u00ebrsulet jo vet\u00ebm nga veriu, por ajo po pretendon q\u00eb, p\u00ebrmes \u201cZajdenic\u00ebs\u201d t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb Bosnj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Kosova ka probleme serioze me Demarkacionin, n\u00eb kufi me Malin e Zi. Shteti fqinj dhe klasa e sotme politike n\u00eb pushtet, me mashtrime po p\u00ebrpiqen t\u00eb ndajn\u00eb malet shqiptare andej kah Rugova. Opozita e bashkuar n\u00eb Kosov\u00ebn shqiptare t\u00eb cil\u00ebn ky z, Kerri &amp; Co e trajtojn\u00eb si shtet \u201csui generis\u201d, pra, klasifikojn\u00eb si shtet multietnik; kur n\u00eb trojet e saj jetojn\u00eb mbi 95% shqiptar\u00eb, nj\u00eb shtet pa sovranitet ku as pas 16 vitesh gjysm\u00eb \u2013\u00e7lirim,-pasi ia shuan, ia \u201cmodernizuan-zezuan; t\u00eb ashtuquajturit, \u201cmiqt\u00eb e m\u00ebdhenj\u201d, pas luft\u00ebs; as pas 8 vitesh shpallje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nuk i lejohet t\u00eb ket\u00eb Ushtrin\u00eb e saj, vet\u00ebm p\u00ebr arsyen krejt t\u00eb pa baz\u00eb, sepse, k\u00ebt\u00eb nuk po e lejon Serbia fashiste. -Prandaj, opozita e p\u00ebrkrahur nga populli, ka disa muaj po shkon fyta-fytas me forma t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore , kund\u00ebr reaksionit t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebr t\u00eb penguar ricop\u00ebtimin e atdheut. Z, Kerri, si duket , nuk e paska par\u00eb nga aeroplani ur\u00ebn e kuqe t\u00eb Lumbardhit (t\u00eb ish- Ibrit); t\u00eb lar\u00eb me gjak shqiptar\u00ebsh q\u00eb e kund\u00ebrshtonin q\u00eb prej vitit 2000 ndarjen e Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>-Tash e 16 vite n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb qytet i ndar\u00eb si Jerusalemi, nuk ishte i ndar\u00eb as n\u00eb koh\u00ebrat e krajilve m\u00eb t\u00eb egra; e ndan\u00eb politikat reaksionare serbo- ballkanike \u2013europiane; po, vall\u00eb pse Amerika heshti dhe po hesht\u00eb ndaj k\u00ebsaj ndarjeje t\u00eb Mitrovic\u00ebs?! Pse po hesht\u00eb ndaj kritikave, p\u00ebr sahanl\u00ebpir\u00ebsit e huaj, t\u00eb qeveris\u00eb mercenare t\u00eb Is\u00eb Hashimit, -e cila me mashtrime e dhun\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe popullit, po n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb \u00e7do ide dhe k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr barazi dhe sovranitet t\u00eb kombit shqiptar?! -Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra si dikur para luft\u00ebs, po i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb dhune t\u00eb papar\u00eb eg\u00ebrsie nga qeverit\u00eb reaksionare dhe tani nga pushteti gjakatar i Gruevskit dhe sahanl\u00ebpir\u00ebsit e tij shqipfol\u00ebs.<\/p>\n<p>-Gjendje tejet e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rob\u00ebri, Kosova Lindore. Shqiptar\u00ebt nuk lejohen, as sot e sot t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb me programet e tyre shqiptare, me librat shqipe t\u00eb d\u00ebrguara nga Prishtina apo Tirana. -Atje, nuk flitet dot, p\u00ebr Asociacionin e tipit \u201ckosovar\u201d , Europa, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201c zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb\u201d q\u00eb po e konsideron p\u00ebr serb\u00ebt kolon\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, po hesht\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebve etnik\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb prej shekujsh n\u00eb trojet e tyre. Nga diskriminimi m\u00eb i zi barbar, nga persekutimet politike, ekonomike e t\u00eb tjera, emigrimi i shqiptar\u00ebve po vazhdon me t\u00eb madhe, atje, policia gjakatare, e qeveris\u00eb \u201cdemonkratike\u201d t\u00eb Serbis\u00eb fashiste, ua mohon jo vet\u00ebm t\u00eb drejtat e t\u00eb gjall\u00ebve, por ua rr\u00ebnon dhe monumentet e heronjve t\u00eb tyre q\u00eb ran\u00eb p\u00ebr idealet e liris\u00eb. Atje, ku -tamam si kudo n\u00eb trojet shqiptare me qindra e mij\u00ebra;-sikur sirian\u00ebt q\u00eb po ikin nga lufta, sot shqiptar\u00ebt po ikin nga papun\u00ebsia, q\u00eb po e sjell\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, po ikin dhe nga pasiguria q\u00eb po e shkakton zbatimi i keq i ligjeve,-kur, sot po shihen qart\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po veprojn\u00eb me ligjet e xhung\u00ebs; -sot, nga mendjet e ndritura t\u00eb shkenc\u00ebs, po thuhet hapur: drejt\u00ebsia ka vdekur n\u00eb trojet shqiptare, ka dhe shum\u00eb t\u00eb tjera paudh\u00ebsi q\u00eb sot po na i shkaktojn\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, bashk\u00eb me politikan\u00ebt e majmur me pushtet q\u00eb, pothuajse aspak nuk po marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mbrojtjen e popullit dhe t\u00eb atdheut t\u00eb vet.<\/p>\n<p>-Pastaj, gjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, \u00ebsht\u00eb poaq e keqe. Shqiptar\u00ebt atje shtypen nga \u00e7do e drejt\u00eb komb\u00ebtare, shtypen madje dhe nga \u00e7do e drejt\u00eb q\u00eb ua njeh Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi;- fjala vjen, atje me nj\u00eb shoviniz\u00ebm dhe ciniz\u00ebm t\u00eb papar\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mohuara t\u00eb drejtat e pushtetit lokal. -Ndon\u00ebse shqiptar\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb, komuna si Ulqini, Vladimiri e t\u00eb tjera, ende ju mohohet e drejta p\u00ebr qeverisjen lokale, ashtu si komunat tjera me shumic\u00eb malazeze n\u00eb Mal t\u00eb Zi. -Gjithashtu, gjendja shum\u00eb dramatike dhe aspak e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, ndon\u00ebse Greqia hiqet si shtet demokratik, shqiptar\u00ebt i trajton si mos m\u00eb keq; ka kaluar mbi gjysm\u00ebshekulli q\u00eb, pas gjenocidit dhe shp\u00ebrnguljes masive me dhun\u00eb t\u00eb tmerrshme ndaj popullit \u00e7am, as sot e sot atyre nuk ua njeh t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00b4ua kthyer pronat e veta. Kjo \u201cgjendje lufte\u201d q\u00eb Greqia e mban\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, aspak nuk i sh\u00ebrben stabilitetit dhe paqes n\u00eb rajon. Shovinizmi grek \u00ebsht\u00eb i pangopur p\u00ebr pushtime t\u00eb reja, sipas formave mashtruese t\u00eb cilat u paraprin\u00eb me ato agresive. Greqia, krejt paarsyesh\u00ebm duke mos u ngopur me gjith\u00eb ato territore shqiptare andej, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pretendon, kinse, Shqip\u00ebria e jugut i paska grabitur asaj shum\u00eb territore?!!! Prandaj, p\u00ebr t\u00eb mbuluar turpet dhe krimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb dhe po i b\u00ebn\u00eb edhe sot ndaj refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb, ajo me ciniz\u00ebm e mban\u00eb n\u00eb fuqi \u201cgjendjen e luft\u00ebs\u201d me Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb duhej t\u00b4i dinte nj\u00eb mik i madh,-si\u00e7 po pretendojn\u00eb shum\u00eb nga shqiptar\u00ebt se e kemi Kerrin dhe shtetin e tij, Amerik\u00ebn. Populli shqiptar e thot\u00eb nj\u00eb fj, e urt\u00eb popullore: \u201cMiku, dihet se, \u00ebsht\u00eb mik, n\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e n\u00eb rrezik\u201d.<\/p>\n<p>-\u00cbsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb, n\u00eb vitin \/1998\/1999, Amerika u tregua mike e madhe ndaj popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, kur na ndihmoi t\u00eb \u00e7lirohemi pjes\u00ebrisht nga regjimi kriminal i S. Millosheviqit, duke e bombarduar bashk\u00eb me aleat\u00ebt e saj t\u00eb NATO-s, Beogradin, -por, si\u00e7 pohojn\u00eb vet miqt\u00eb tan\u00eb, \u201cu b\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndal\u00eb masakrat dhe luft\u00ebn\u201d;-kjo, \u201calibi ekzaltimi\u201d, nuk do t\u00eb thot\u00eb se, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe demokratike q\u00eb, tash p\u00ebr hir t\u00eb asaj ndihme dhe ruajtjes s\u00eb paqes n\u00eb rajon, p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb sakrifikohen trojet shqiptare, n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr faktin q\u00eb shqiptar\u00ebt pandalsh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb viktima t\u00eb shteteve fqinje, q\u00eb ato t\u00eb marrin kur t\u00b4u leverdis\u00eb atyre nga nj\u00eb pjes\u00eb nga trungu i Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, ku t\u00eb duan, nga toka, malet o deti.<\/p>\n<p>-Shqiptar\u00ebt, nuk luftuan q\u00eb, tash pas tri luft\u00ebrave \u201cmiqt\u00eb\u201d dhe armiqt\u00eb e tyre, t\u00b4ua zvog\u00eblojn\u00eb dhe t\u00b4ua varf\u00ebrojn\u00eb atdheun e tyre, ta shtypin kaq gjat\u00eb popullin ton\u00eb bashk\u00eb me pushtetar\u00ebt shqipfol\u00ebs, servil\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb agresor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn sqetullat euro-atlantike dhe ruse, po pasurohen duke u b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb\/e, me turpe e krime; mbi gjakun dhe djers\u00ebn e popullit; me hajni dhe duke i prer\u00eb si me thika; me mashtrime e dhun\u00eb kufijt\u00eb dhe ardhm\u00ebrin\u00eb e ndritur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike. -Bota demokratike dhe anti-demokratike, duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se; kjo, rrug\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb pakrye, kjo rrug\u00eb natyrsh\u00ebm shpie n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, me ngjarje t\u00eb paparashikuara, shpie n\u00eb reagime t\u00eb drejta dhe shum\u00eb t\u00eb fuqishme, kjo, pastaj e sjell\u00eb destabilizimin dhe prishjen e paqes n\u00eb rajon. Kerri dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na thon\u00eb me fjal\u00eb se jan\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb, duhet q\u00eb ta shtrijn\u00eb m\u00eb tej ndikimin e tyre jo vet\u00ebm propagandistik me pompozitetin mediatik disa ditor, por t\u00b4i gjenden pran\u00eb kombit shqiptar t\u00b4ia kthejn\u00eb atij territoret,-pra fitoret e humbura p\u00ebr t\u00eb cilat luftoi gjat\u00eb shekujve, t\u00b4i shtypin pam\u00ebshir\u00eb p\u00ebrpjekjet e fqinj\u00ebve tan\u00eb okupator\u00eb dhe pushtetar\u00ebve shqipfol\u00ebs mizor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na kthyer prapa n\u00eb historin\u00eb e mesjet\u00ebs t\u00eb ambicieve t\u00eb krajlive dhe t\u00eb mbret\u00ebrive t\u00eb vjetra, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, \u201cmish p\u00ebr topa\u201d vet\u00ebm p\u00ebr t\u00b4i realizuar interesat e tyre gjakatare dhe meskine. Kombi shqiptar po zgjohet! Shqip\u00ebria Etnike nuk lejon. Jo, z, Xhon Kerri! Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb! Shqip\u00ebris\u00eb, i duhen ndryshime pozitive, mbase edhe ju do t\u00eb bindeni nj\u00eb dit\u00eb, mos lejoni t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb!<\/p>\n<p>16. Shkurt, 2016<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PAK FJAL\u00cb P\u00cbR VIZIT\u00cbN E XHON KERRT N\u00cb SHQIP\u00cbRI\u2026 Mua ve\u00e7 tjerash, nuk m\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb, kur Kerri deklaroi: \u201cMir\u00eb jeni, ve\u00e7 vazhdoni k\u00ebshtu, se mir\u00eb jeni\u201d?!?!?! -Po, si mund t\u00eb deklaronte ashtu nj\u00eb mik i v\u00ebrtet\u00eb, kur trashm\u00eb gj\u00ebrat me shum\u00eb katrahura n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, \u201cpo shihen prej aeroplani\u201d! (Fj, popullore shqiptare). [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8337,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[828],"class_list":["post-12080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-fadil-shyti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12080\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}