{"id":12071,"date":"2016-02-15T16:30:16","date_gmt":"2016-02-15T15:30:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12071"},"modified":"2016-02-15T12:15:05","modified_gmt":"2016-02-15T11:15:05","slug":"femijet-e-vet-ia-kane-bere-bene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/femijet-e-vet-ia-kane-bere-bene\/","title":{"rendered":"F\u00ebmij\u00ebt e vet ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ben\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Erisa. Me lejen e dy kush\u00ebrinjve t\u00eb mi, sot vendosa t\u00eb b\u00ebj publike historin\u00eb e hall\u00ebs sime t\u00eb vetme. Ajo \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i af\u00ebrt q\u00eb kam. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njeri me shum\u00eb vlera, por si gjithmon\u00eb, jeta njer\u00ebzit e mir\u00eb i v\u00eb n\u00eb prova t\u00eb v\u00ebshtira. Prind\u00ebrit e mi thon\u00eb gjithmon\u00eb se fati i femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201ctelebingo\u201d dhe k\u00ebshtu qenka v\u00ebrtet. Halla ime vuajtjet e saj i nisi q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e hershme, kur ishte adoleshente dhe u dashurua me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb n\u00eb qytetin ton\u00eb njihej si nj\u00eb nd\u00ebr djemt\u00eb m\u00eb rruga\u00e7\u00eb. Por, si\u00e7 e dini dhe ju, tipa t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hedhur dhe mjetin kryesor p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete kan\u00eb gjuh\u00ebn e mashtrimit. K\u00ebshtu, halla ime u dashurua mbas tij. Ai me fjal\u00ebt t\u00eb \u00ebmbla ia kishte arritur q\u00ebllimit q\u00eb ta b\u00ebnte p\u00ebr vete gruan q\u00eb dashuronte. Halla ishte verbuar aq shum\u00eb nga dashuria e tij, saq\u00eb nuk i d\u00ebgjoi k\u00ebshillat e prind\u00ebrve dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt; krijoi familjen e saj, lindi edhe dy djem dhe dukej se jeta e saj ecte n\u00eb rrjedh\u00ebn normale, si e \u00e7do familjeje tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00ebve nga fisi yn\u00eb iu b\u00eb qejfi q\u00eb ajo kishte arritur ta shtronte burrin e saj, nga nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb mbahej si \u201crruga\u00e7\u201d n\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb punonte normalisht si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por un\u00eb nuk e di me siguri n\u00ebse ishte halla q\u00eb e shtroi apo regjimi socialist dhe politikat e tij. Po nejse, \u00e7&#8217;r\u00ebnd\u00ebsi ka?! Ajo q\u00eb dua t&#8217;ju them \u00ebsht\u00eb se halla deri n\u00eb faz\u00ebn e ndryshimit t\u00eb klasave politike, b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb rregullt. N\u00eb koh\u00ebn kur ndryshoi sistemi politik, burri i saj dhe ajo bashk\u00eb me t\u00eb dy djemt\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb emigruan. Tani q\u00eb e mendoj, them se edhe aq, burri i hall\u00ebs kishte duruar tep\u00ebr, me at\u00eb tip q\u00eb kishte&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, kuptohet, si shum\u00eb emigrant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe ata pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre, por t&#8217;ju them t\u00eb drejt\u00ebn, bashk\u00ebshorti i hall\u00ebs ishte nj\u00eb tip shum\u00eb i shkath\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb donte, ai p\u00ebrdorte t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, ishte g\u00ebnjeshtar, hileqar, ishte ujk dhe dhelp\u00ebr nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Si\u00e7 jua thash\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr, arm\u00eb kryesore p\u00ebr t\u00eb arritur atje ku donte, ai kishte fjal\u00ebn. Nuk di t&#8217;ju them se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre kishte kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb lek, por di t\u00eb them se halla ime n\u00eb Itali ka punuar si kafsh\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e italian\u00ebve duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do lloj pune q\u00eb i\u00a0dilte para. T\u00eb gjith\u00eb lek\u00ebt i d\u00ebrgonin n\u00eb Shqip\u00ebri te v\u00ebllai i burrit t\u00eb hall\u00ebs, q\u00eb kishte bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb tri dyqane n\u00eb vende shum\u00eb t\u00eb mira. K\u00ebto dyqane i kishin dh\u00ebn\u00eb me qira dhe me lek\u00ebt q\u00eb merrte, lante kredin\u00eb q\u00eb ai pretendonte se kishte marr\u00eb n\u00eb bank\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb halla jetoi n\u00eb Itali, ajo kishte nj\u00eb komshie shqiptare, q\u00eb jetonte me burrin dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj. Halla m\u00eb tregonte se ajo grua i ishte gjendur pran\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, si n\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edhe n\u00eb t\u00eb keq dhe halla e donte jo si shoqe, po si mot\u00ebr. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb e ruajn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb. Ajo kishte qen\u00eb nj\u00eb gjarp\u00ebr i v\u00ebrtet\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb halla e kishte zbuluar nj\u00eb dit\u00eb kur kishte ardhur nga puna dhe te dhoma e gjumit n\u00ebn krevat, kishte par\u00eb cepin e nj\u00eb\u00a0shalli t\u00eb holl\u00eb. Kur e kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb, menj\u00ebher\u00eb e kishte kuptuar se ai ishte shalli q\u00eb mbante shoqja e saj. I shoqi e tradhtonte me mikesh\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Halla me t\u00eb shoqin pat\u00ebn nj\u00eb debat shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte falje, \u00a0ai e akuzonte at\u00eb si fajtore, sepse ajo e kishte futur n\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb lloj femre. Megjith\u00ebse halla i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb ndahej nga dashnorja, ata vazhdonin t\u00eb komunikonin n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit dhe takoheshin fshehtas, por sinjalet e ndryshme nga telefoni, vonesat p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb sht\u00ebpi, justifikimet e kota q\u00eb ai nxirrte p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar larg familjes kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb halla ime t\u00eb kuptonte se historia e tyre vazhdonte akoma. Ata kishin debatuar p\u00ebrs\u00ebri, por ai ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj pa e takuar at\u00eb. Ty t\u00eb dua shum\u00eb, po ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb nuk arrij ta p\u00ebrjetoj me ty.<\/p>\n<p>Nga gjykimi im, fakti q\u00eb halla ia fali, ishte gabimi m\u00eb i madh q\u00eb b\u00ebri ajo n\u00eb jet\u00ebn e saj. Kur e fal nj\u00eb her\u00eb tradhtin\u00eb, tjetri mendon se do ta fal\u00ebsh gjithmon\u00eb. Halla i propozoi t\u00eb shoqit q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai pranoi. Arsyen e pranimit t\u00eb tij nuk e di, por un\u00eb mendoj se ishte pasuria q\u00eb ata kishin v\u00ebn\u00eb dhe frika nga nj\u00eb divorc i mundsh\u00ebm q\u00eb do ta ndante pasurin\u00eb n\u00eb mes. Kur u kthyen p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ata ishin mbi pes\u00ebdhjet\u00eb, \u00e7unat e tyre kishin nisur studimet e larta n\u00eb Itali dhe b\u00ebnin jet\u00ebn e tyre. Periudh\u00ebn e kthimit t\u00eb familjes s\u00eb hall\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri e njoh shum\u00eb mir\u00eb sepse vuajtjet e saj i kam p\u00ebrjetuar n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>Ata u vendos\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, blen\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me kredi dhe filluan t\u00eb merreshin me biznesin e tyre. T\u00eb trija dyqanet q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb me qira i mor\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i punuar vet\u00eb, pun\u00ebsuan edhe pun\u00ebtore, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cilat isha edhe un\u00eb. Ky ka qen\u00eb kulmi i historis\u00eb s\u00eb trishtuar t\u00eb hall\u00ebs sime; ajo me duart e saj i b\u00ebri varrin vetes. N\u00eb koh\u00ebn kur punoja si shit\u00ebse, pash\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb hall\u00ebs; njeriu m\u00eb dinak q\u00eb kam njohur n\u00eb jet\u00ebn time. Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb hall\u00ebs q\u00eb ajo e donte aq shum\u00eb dhe i p\u00ebrkushtohej totalisht atij. Ndoshta e b\u00ebnte edhe nga frika se ai mund t\u00eb ishte i pak\u00ebnaqur me t\u00eb dhe ta linte nga momenti n\u00eb moment, por me veprimet e saj, ajo e d\u00ebnoi m\u00eb shum\u00eb veten e vet. Ajo e trajtonte burrin sikur e kishte f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, i sh\u00ebrbente dhe kuronte te ai edhe detajin m\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm, duke menduar se ashtu, do t\u00eb ishte gruaja ideale p\u00ebr t\u00eb. Disa her\u00eb e kisha par\u00eb q\u00eb ia sillte ushqimin n\u00eb dyqanin tim, i sillte edhe k\u00ebmish\u00ebn t\u00eb lar\u00eb dhe t\u00eb hekurosur e ia vishte aty, sepse mund t\u00eb ishte djersitur. Edhe i shoqi ia kthente n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, duke i folur me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00ebmbla q\u00eb kishte fjalori. N\u00eb syt\u00eb mi, ai e puthte n\u00eb ball\u00eb, n\u00eb sy, n\u00eb faqe dhe mua m\u00eb b\u00ebhej zemra mal q\u00eb i shikoja aq t\u00eb lumtur. Edhe un\u00eb isha e martuar, po t&#8217;ju them t\u00eb drejt\u00ebn, im shoq, jo se nuk m\u00eb donte, por nuk e shprehte aq shum\u00eb dashurin\u00eb e tij. Por, si\u00e7 e thot\u00eb edhe populli \u201cdardha e ka bishtin mbrapa\u201d. Mbas atyre fjal\u00ebve t\u00eb bukura dhe puthjeve hipokrite, fshihej nj\u00eb tradhti e radh\u00ebs, q\u00eb do ta nxirrte kok\u00ebn shum\u00eb shpejt. Ai kishte filluar nj\u00eb lidhje dashurie me shit\u00ebsen e dyqanit t\u00eb turnit t\u00eb paradites te dyqani im. Kjo grua e posht\u00ebr, me kalimin e muajve kishte filluar t\u00eb b\u00ebnte shefen n\u00eb dyqanin e hall\u00ebs sime, madje kishte filluar t\u00eb m\u00eb jepte edhe urdhra, p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull mbi artikujt q\u00eb ne tregtonim. Menj\u00ebher\u00eb fillova t\u00eb kuptoja se kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk shkonte, q\u00eb ajo ndjehej aq superiore ndaj meje. Disa her\u00eb e kisha d\u00ebgjuar bashk\u00ebshortin e hall\u00ebs t&#8217;i th\u00ebrriste asaj \u201czem\u00ebr\u201d, por ai e justifikonte k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se \u201ck\u00ebshtu u them njer\u00ebzve q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb af\u00ebrt me mua\u201d. Kisha filluar t\u00eb dyshoja, derisa dyshimet e mia u b\u00ebn\u00eb reale. Nj\u00eb dit\u00eb, ndryshe nga dit\u00ebt e tjera, shkova n\u00eb dyqan nj\u00eb or\u00eb para. Ishte ora dy e drek\u00ebs, ishte nj\u00eb vap\u00eb e madhe dhe pash\u00eb q\u00eb dera e dyqanit qe e mbyllur. Hapa der\u00ebn dhe u futa brenda. N\u00eb dhom\u00ebn e prov\u00ebs po shikoja perden q\u00eb po tundej n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shfrenuar dhe d\u00ebgjoja p\u00ebshp\u00ebrimat e tyre. Si duket, ata kishin d\u00ebgjuar k\u00ebrcitjen e der\u00ebs dhe po mundoheshin t\u00eb justifikoheshin. U hap perdja. I pari doli ai dhe m\u00eb pas ajo, e cila po mundohej t\u00eb rregullonte rrobat e trupit, nd\u00ebrsa atij i kishte shkuar kollarja m\u00ebnjan\u00eb dhe k\u00ebmisha ishte gjysm\u00eb e zb\u00ebrthyer. Si i goj\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb, e gjeti menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb justifikim, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se po ndihmonte kolegen time p\u00ebr t\u00eb provuar nj\u00eb fustan. Mbas asaj skene q\u00eb pash\u00eb, i thash\u00eb hall\u00ebs t\u00eb tregohej e v\u00ebmendshme me burrin e saj, po ajo nuk e besonte, sepse i shoqi hiqej si shum\u00eb i dashuruar me t\u00eb. Po ta shikoje burrin e hall\u00ebs do t\u00eb thoja se ishte me plot goj\u00ebn nj\u00eb plak i sh\u00ebmtuar, po lek\u00ebt dhe fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorte, e b\u00ebnin at\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e femrave. Mbas asaj q\u00eb i tregova hall\u00ebs, ajo e hoqi kolegen time nga puna, por kjo nuk i sh\u00ebrbeu p\u00ebr asgj\u00eb sepse m\u00eb shum\u00eb u p\u00ebrkeq\u00ebsuan gj\u00ebrat. Ajo i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ti mund t\u00eb m\u00eb heq\u00ebsh nga puna, por jo nga zemra e tij. Ne e kemi krijuar \u00e7erdhen ton\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh. N\u00ebse je kurioze, mund t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00eb pallatin p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb tuaj.<\/p>\n<p>Ishte e tmerrshme t\u00eb mendoje\u00a0se si lig\u00ebsit\u00eb e atij njeriu mund t\u00eb arrinin deri aty, sa kishte marr\u00eb sht\u00ebpi me qira p\u00ebr dashnoren e tij mu p\u00ebrpara hund\u00ebs s\u00eb gruas. Vet\u00ebm un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb vuajtjesh dhe ofendimesh ka hequr ajo grua nga bashk\u00ebshorti i saj. Ai kishte arritur deri aty sa i kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Ti tashm\u00eb nuk m\u00eb dhuron asnj\u00eb lloj k\u00ebnaq\u00ebsie si grua. Me ty m\u00eb duket vetja sikur jam nj\u00eb plak i r\u00ebndomt\u00eb, ti m\u00eb je b\u00ebr\u00eb si n\u00ebna ime q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkujdesjes, nuk t\u00eb dhuron asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto halla m&#8217;i tregonte me lot n\u00eb sy, por ajo nuk e merrte guximin t\u00eb ndahej prej tij, sepse mendonte se \u00e7far\u00eb do thonin njer\u00ebzit. Mendonte si do t\u00eb reagonin djemt\u00eb e saj. Sigurisht, ata do thoshin: \u201cTani e kuptuat ju se nuk ishit p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin?\u201d. T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, ai njeri nuk t\u00eb\u00a0ngjallte gj\u00eb\u00a0tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 neveris\u00eb. Nga t\u00eb gjitha ato histori dhe detaje q\u00eb m\u00eb kishte treguar halla ime, un\u00eb kisha filluar ta urreja dhe nj\u00eb dit\u00eb nuk e p\u00ebrmbajta dot veten e i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb gjitha k\u00ebto vuajtje q\u00eb po i shkakton asaj gruaje, nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i paguash shum\u00eb shtrenjt\u00eb, ajo t\u00eb mban e t\u00eb trajton si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u00a0dhe ti, ja si ia shp\u00ebrblen!<\/p>\n<p>Ai, pa iu dridhur qerpiku dhe pa pik\u00eb turpi, ma ktheu: &#8211; Nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr mama, po p\u00ebr grua, q\u00eb t\u00eb ndjehem nj\u00eb mashkull i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e tij ishin aq acaruese saq\u00eb midis nesh filloi nj\u00eb debat i madh dhe mbas asaj z\u00ebnke, ai m\u00eb p\u00ebrzuri nga puna, por jo nga jeta e hall\u00ebs sime. Ajo \u00e7do dit\u00eb vinte tek un\u00eb dhe qante p\u00ebr hallin e saj. Halla m\u00eb tregoi se mbas ikjes sime, ai kishte pun\u00ebsuar nj\u00eb grua rreth t\u00eb dyzetave. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, bashk\u00ebshorti i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb falur hall\u00ebs p\u00ebr gjitha vuajtjet q\u00eb i kishte shkaktuar dhe i ishte betuar p\u00ebr jet\u00ebn e djemve t\u00eb tyre se n\u00eb jet\u00ebn e tij nuk do kishte m\u00eb njeri tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 gruas s\u00eb tij. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, halla m\u00eb\u00a0dukej sikur kishte rigjetur lumturin\u00eb, ajo dukej sikur kishte rilindur, ai p\u00ebrs\u00ebri po e trajtonte si princesh\u00eb. \u00c7do dit\u00eb dilnin p\u00ebr dark\u00eb, shkonin p\u00ebr pushime, i blinte dhurata t\u00eb shtrenjta dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura po ndodhnin n\u00eb jet\u00ebn e saj. Nd\u00ebrsa ajo m\u00eb tregonte, un\u00eb i trembesha shum\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjimi t\u00eb radh\u00ebs, sepse vet\u00ebm atij njeriu nuk mund t&#8217;i zihej bes\u00eb. Edhe her\u00eb t\u00eb tjera kishte p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtat m\u00ebnyra p\u00ebr ta mashtruar. Si duket, kjo ishte nj\u00eb loj\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb donte. Ia kisha frik\u00ebn hall\u00ebs dhe gjithmon\u00eb e k\u00ebshilloja t\u00eb b\u00ebnte kujdes e t\u00eb mos u besonte loj\u00ebrave t\u00eb tij, por edhe mendoja se ndoshta ai njeri kishte v\u00ebn\u00eb mend, sepse tani ishte gati gjasht\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 dhe nuk kishte m\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto aventura. N\u00ebp\u00ebrmjet kolegeve t\u00eb mia q\u00eb punonin n\u00eb dyqanet e tjera kisha marr\u00eb vesh\u00eb se me dashnoren e tij i kishte dh\u00ebn\u00eb fund, madje ajo nuk jetonte m\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk e di se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur midis tyre q\u00eb ai e kishte braktisur, ose ndoshta e kishte braktisur ajo, prandaj u kthye p\u00ebrs\u00ebri te halla ime. Nj\u00ebqind mendime m\u00eb vinin n\u00eb mendje, po nuk kisha fuqi t\u00eb zbuloja m\u00eb shum\u00eb. Kishin kaluar gati gjasht\u00eb muaj dhe halla dukej sikur e kishte gjetur qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7ift. Nj\u00eb dit\u00eb ajo m\u00eb tha se kishte prer\u00eb bilet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar disa muaj te djemt\u00eb e saj q\u00eb kishin sezonin e provimeve dhe ajo donte q\u00eb t&#8217;u rrinte pran\u00eb. Nga bisedat telefonike q\u00eb kisha me hall\u00ebn, ajo m\u00eb tregonte se gj\u00ebrat vazhdonin t\u00eb shkonin mir\u00eb, bashk\u00ebshorti i saj vinte i vizitonte, rrinte dy-tre dit\u00eb dhe kthehej p\u00ebr pun\u00ebt e biznesit, por si nj\u00eb njeri dinak q\u00eb ishte, ai kishte filluar p\u00ebrs\u00ebri me posht\u00ebrsit\u00eb e tij. Un\u00eb nuk futesha m\u00eb te dyqani i hall\u00ebs ku kisha punuar, por me koleget q\u00eb punonin n\u00eb dyqanet e tjera ruaja marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00ebra prej tyre me tha:<\/p>\n<p>&#8211; A e ke par\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesen t\u00ebnde? Ajo \u00ebsht\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Duke qeshur, e pyeta se pse po ma tregonin k\u00ebt\u00eb. Po me t\u00eb qeshur, ato ma kthyen:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ta merr mendja se me k\u00eb e ka f\u00ebmij\u00ebn?<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkoi mendja tek ai maskarai, por prap\u00eb e mblodha veten se mendoja se nuk do ishte n\u00eb gjendje t\u00eb arrinte deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ato m\u00eb treguan se kjo mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pasi ata shoq\u00ebroheshin shum\u00eb bashk\u00eb. Nuk di \u00e7\u2019t\u2019ju tregoj m\u00eb shum\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Mbas tre muajsh u kthye halla nga Italia, por at\u00ebher\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb&#8230; As ju nuk do ta besoni, por ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; ai me nj\u00eb avokatin e tij i kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 i kishte dashur qejfi. Ai kishte b\u00ebr\u00eb ndarjen me gjyq nga halla ime, duke falsifikuar firm\u00ebn e saj. Gjithashtu, gjith\u00eb pasurin\u00eb e kishte hedhur mbi vete dhe hall\u00ebs i kishte l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm sht\u00ebpin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishin shlyer akoma kredin\u00eb. Dyqanet i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me qira dhe ai s\u00eb bashku me gruan (q\u00eb ishte shit\u00ebsja q\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi mua) ishin zhdukur si \u201cs\u00ebpata pa bisht\u201d. T\u00eb gjitha k\u00ebto informacione halla i mori nga avokati i tij. Halla qante si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e mi, por un\u00eb e ndjeja veten t\u00eb pafuqishme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb kam njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ai i rr\u00ebmbeu \u00e7do gj\u00eb hall\u00ebs time dhe e la at\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve, tamam si jetime. P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ajo u kurua nga depresioni, kishte arritur deri aty sa tentoi t\u00eb vriste dhe veten, por djemt\u00eb, kur e mor\u00ebn vesh, erdh\u00ebn dhe e mor\u00ebn t\u00eb \u00ebm\u00ebn e tyre n\u00eb Itali. Ata jan\u00eb betuar se nj\u00eb dit\u00eb do e gjejn\u00eb baban\u00eb dhe do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb\u00a0paguaj\u00eb \u00e7do pik\u00eb\u00a0lot q\u00eb mamaja e tyre ka derdhur p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Erisa. Me lejen e dy kush\u00ebrinjve t\u00eb mi, sot vendosa t\u00eb b\u00ebj publike historin\u00eb e hall\u00ebs sime t\u00eb vetme. Ajo \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i af\u00ebrt q\u00eb kam. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njeri me shum\u00eb vlera, por si gjithmon\u00eb, jeta njer\u00ebzit e mir\u00eb i v\u00eb n\u00eb prova t\u00eb v\u00ebshtira. Prind\u00ebrit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-12071","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12071\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}