{"id":12064,"date":"2016-02-13T12:14:22","date_gmt":"2016-02-13T11:14:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12064"},"modified":"2016-02-13T12:14:22","modified_gmt":"2016-02-13T11:14:22","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-29","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-29\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nNj\u00eb intervist\u00eb desh\u00ebm t\u2019i merrnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb zotit Edi Rama. Nj\u00eb intervist\u00eb vet\u00ebm si kryetar i Partis\u00eb Socialiste. Sepse, e keni v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ai rrall\u00eb jep intervista t\u00eb tilla p\u00ebr pun\u00ebt e partis\u00eb q\u00eb drejton? Pse ndodh k\u00ebshtu? Mos nuk i ka qejf shum\u00eb k\u00ebto lloj pun\u00ebsh zoti Rama? Mos ka lidhje me k\u00ebt\u00eb edhe fakti se ai e z\u00ebvend\u00ebson, sa her\u00eb q\u00eb mundet, emrin e PS-s\u00eb me fjal\u00ebn \u201cRilindje\u201d? Nejse, ne m\u00eb konkretisht desh\u00ebm ta pyesnim at\u00eb p\u00ebr problemin e zgjedhjeve n\u00eb PS. Pse nuk zbaton statutin e Partis\u00eb ai kur vjen puna p\u00ebr mandatin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb?! Pse nuk pranon zgjedhje n\u00eb PS ai?! Pse justifikohet me faktin q\u00eb, derisa \u00ebsht\u00eb fitues n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, nuk ka pse zgjidhet n\u00eb Parti? Ka frik\u00eb nga zgjedhjet, apo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr mendjemadh\u00ebsi? Ja, k\u00ebto desh\u00ebm t\u2019i pyesnim zotit Rama, por nuk mund\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>ERION VELIAJ<\/strong><br \/>\nDesh\u00ebm t\u2019i merrnim nj\u00eb intervist\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, por nuk mund\u00ebm. Intervista do t\u00eb ishte n\u00eb vazhdim t\u00eb asaj q\u00eb zhvilluam jav\u00ebn e kaluar me modelen Ana Bano, ku ajo deklaroi se n\u00eb dit\u00eblindjen e saj mori pjes\u00eb vet\u00eb ai, nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb PS-s\u00eb, ish-ministri, kryetari i Bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend. \u201cA \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie, jo vet\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb dit\u00eblindjen e shoqes s\u00eb shoqes s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kishte takuar kurr\u00eb, por edhe t\u00eb luaj\u00eb aty rolin e protagonistit duke i mbajtur asaj tort\u00ebn me qirinjt\u00eb e fest\u00ebs?!\u201d, desh\u00ebm ta pyesnim ne, zotin Veliaj?! Nuk duket pak e ekzagjeruar kjo? Nuk ka frik\u00eb ai se mos njer\u00ebzit e keqinterpretojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje te kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb? Pastaj, \u201ckaq koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb ka ky kryetari i bashkis\u00eb son\u00eb, sa i del ajo, edhe p\u00ebr pun\u00ebn, edhe p\u00ebr partin\u00eb, edhe p\u00ebr familjen, edhe q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb dit\u00eblindjet e topmodeleve?!\u201d, desh\u00ebm ta pyesnim n\u00eb vazhdim at\u00eb. Dhe, n\u00ebse ai na akuzonte se k\u00ebto pyetje jan\u00eb private dhe nuk na p\u00ebrgjigjej, ne desh\u00ebm ta pyesim p\u00ebr vendin ku u zhvillua dit\u00eblindja, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komplet privat, pasi \u00ebsht\u00eb edhe pron\u00eb e bashkis\u00eb, pra, e jona, e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs: A ka ndikuar ai q\u00eb modeles t\u2019i jepej stadiumi i Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb organizuar dit\u00eblindjen? Sa pagoi modelja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? A veproi ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsoj si me kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs ku b\u00ebri dasm\u00ebn e tij?<br \/>\nDhe, s\u00eb fundi, nuk mund t\u00eb rrinim pa i drejtuar edhe nj\u00eb pyetje private zotit Veliaj, meq\u00eb ai, n\u00ebn shembullin e lider\u00ebve bot\u00ebror\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb edhe gruan e tij person publik: Nuk u b\u00eb xheloze Ajola kur pa Eronin q\u00eb i zgjaste tort\u00ebn nj\u00eb modeleje shum\u00eb simpatike?<\/p>\n<p><strong>SAIMIR TAHIRI<\/strong><br \/>\nPrap\u00eb vrasje k\u00ebt\u00eb jav\u00eb dhe, sipas shtypit, thuhet se k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani plot 19 vrasje. \u201cJan\u00eb shum\u00eb, apo jo?\u201d, desh\u00ebm t\u00eb pyesnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ministrin e Rendit, Sajmir Tahiri. Ai me siguri do t\u00eb na p\u00ebrgjigjej se policia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasjet q\u00eb ndodhin n\u00ebse dikush nuk gjen nuse, pret nj\u00eb plep, apo se \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb mendor, si\u00e7 tha para dy jav\u00ebsh. Jemi dakord me t\u00eb, policia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasjet, por ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ka faj, sepse nuk parandalon krimet, ka faj sepse lejon arm\u00ebt e krimit n\u00ebp\u00ebr duart e njer\u00ebzve. Pse nuk ka ende asnj\u00eb plan p\u00ebr \u00e7armatimin, desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Tahiri? Pse bazohet lufta kund\u00ebr arm\u00ebve vet\u00ebm kur kapet ndonj\u00eb rast\u00ebsisht gjat\u00eb kontrollit t\u00eb shofer\u00ebve p\u00ebr dokumente a p\u00ebr alkool?! Pse nuk i thuhet popullit se kur do t\u00eb jetoj\u00eb i qet\u00eb, pa pasur frik\u00eb mos ha ndonj\u00eb plumb qorr nd\u00ebrsa pi kafe, apo sh\u00ebtit rrug\u00ebve?! \u201cKur do t\u00eb ndryshoj\u00eb rendi, zoti minist\u00ebr, rendi, siguria jon\u00eb dhe e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb?!\u201d, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Tahiri. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb t\u00eb ndryshosh njer\u00ebzit, shefat e policis\u00eb, ngjyrat e uniformave, fasad\u00ebn e ministris\u00eb, motorr\u00ebt e makinat, e leht\u00eb e ndofta, edhe fitimprur\u00ebse, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndryshosh sistemin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pun\u00ebs. Dhe ministri \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e jo p\u00ebr tendera moto\u00e7ikletash e uniformash apo turli koncesionesh. Sidomos ministrat e suksessh\u00ebm, si\u00e7 ke qejf t\u00eb t\u00eb quajn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>PANDELI MAJKO<\/strong><br \/>\nNuk takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as Pandeli Majkon, deputetin e PS-s\u00eb dhe ish-kryeministrin e vendit. E ndoq\u00ebm Pandin n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Top Channel dhe na ngeli merak ajo p\u00ebrgjigjja e tij se \u201cBlushi ka t\u00eb drejt\u00eb, por un\u00eb jam me Ram\u00ebn\u201d. Q\u00ebkur Pandi ka vendosur t\u00eb jet\u00eb me ata q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb? Apo \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka e drejta, r\u00ebnd\u00ebsi ka qenia me kryetarin e Partis\u00eb dhe servilizmi ndaj tij?! Ai t\u00eb jep karrigen e deputetit e ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, nuk ta jep Partia. Prandaj n\u00eb djall t\u00eb shkoj\u00eb e drejta, demokratizimi i partis\u00eb, t\u00eb rroj\u00eb kryetari! Apo jo, zoti Majko?<\/p>\n<p><strong>ARBEN AHMETAJ<\/strong><br \/>\nNuk takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as zotin Arben Ahmetaj, Minist\u00ebr i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes. Desh\u00ebm ta pyesim n\u00ebse e lexoi ai lajmin e publikuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb shtyp se n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, nj\u00eb fem\u00ebr, n\u00eb shenj\u00eb proteste ka goditur me penis artificial ministrin e Ekonomis\u00eb n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, Steven Xhojs, sepse, sipas saj, ai po p\u00ebrdhunon vendin duke shitur lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat tona\u201d. K\u00ebshtu i b\u00ebrtiti zonja atij dhe i hodhi n\u00eb fytyr\u00eb vibratorin. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebr protesta t\u00eb shumta n\u00eb Zeland\u00ebn e Re ishte nj\u00eb koncension q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb qeveria pa informuar publikun. Lexoni me kujdes, t\u00eb dashur lexues: ka qen\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koncesion. Po te ne q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me dhjet\u00ebra e priten t\u00eb jepen edhe t\u00eb tjer\u00eb? Ndaj desh\u00ebm ta pyesnim zotin Ahmetaj n\u00ebse i ka shkaktuar frik\u00eb ky lajm. Apo \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb, se te ne lodrat e seksit nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura?!<\/p>\n<p><em><strong>(K\u00ebt\u00eb shkrim mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d. At\u00eb mund ta blini n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e shitjes n\u00eb Shqip\u00ebri si edhe n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj n\u00eb Greqi. Mund ta blini edhe online, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista)<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDI RAMA Nj\u00eb intervist\u00eb desh\u00ebm t\u2019i merrnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb zotit Edi Rama. Nj\u00eb intervist\u00eb vet\u00ebm si kryetar i Partis\u00eb Socialiste. Sepse, e keni v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ai rrall\u00eb jep intervista t\u00eb tilla p\u00ebr pun\u00ebt e partis\u00eb q\u00eb drejton? Pse ndodh k\u00ebshtu? Mos nuk i ka qejf shum\u00eb k\u00ebto lloj pun\u00ebsh zoti Rama? Mos ka lidhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[],"class_list":["post-12064","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12064"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12064\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}