{"id":12055,"date":"2016-02-12T16:30:29","date_gmt":"2016-02-12T15:30:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12055"},"modified":"2016-02-12T10:47:36","modified_gmt":"2016-02-12T09:47:36","slug":"a-mund-te-dashurohen-dy-te-cmendur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/a-mund-te-dashurohen-dy-te-cmendur\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb dashurohen dy t\u00eb \u00e7mendur?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb sanitare q\u00eb punoj te Psikiatria. I lexoj rregullisht p\u00ebrgjigjet tuaja dhe besoj se do t\u2019i p\u00ebrgjigjeni edhe k\u00ebsaj pyetjeje: a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb dashurohen dy t\u00eb s\u00ebmur\u00eb psikik\u00eb? Pyeta nj\u00eb psikiat\u00ebr, por ai m\u00eb tha se kjo nuk ishte e mundur. Kur e pyeta pse, m\u00eb tha duke qeshur: \u201cPak i kemi k\u00ebta, q\u00eb t\u00eb merremi edhe me ty tani?!\u201d. Nuk e zgjata, por un\u00eb shoh gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, ndonj\u00ebher\u00eb ndjenja shum\u00eb t\u00eb bukura e plot gj\u00ebra t\u00eb men\u00e7ura te k\u00ebta t\u00eb \u00e7mendurit, ndaj po ju pyes: A mund t\u00eb dashurohen ata? Vali.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuara punonj\u00ebse e psikiatris\u00eb, lexuese e rregullt e gazet\u00ebs son\u00eb, nuk besoja se do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte ndokush nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb, por m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ti paske kuptuar se shpeshher\u00eb midis jonormal\u00ebve ka plot sjellje t\u00eb bukura q\u00eb t\u00eb \u00e7udisin, ashtu si\u00e7 gjejm\u00eb te m\u00eb normal\u00ebt, plot gj\u00ebra jonormale. Si\u00e7 e ka shpjeguar Profesor Hamit Beqja, ndjes\u00eb past\u00eb, te libri \u201cEdhe Engj\u00eblli, edhe Djalli jan\u00eb brenda tek i gjalli\u201d, psikik\u00eb steril\u00eb, krejt t\u00eb past\u00ebr nuk ka, ashtu si edhe te psikikat e s\u00ebmura mund t\u00eb gjejm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme, t\u00eb bukura e deri t\u00eb rangut p\u00ebr \u00e7mim \u201cNobel\u201d si\u00e7 ka ndodhur me nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me skizofreni i cili \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb film.<\/p>\n<p>Tani, le t\u2019i p\u00ebrgjigjem pyetjes suaj n\u00ebse mund t\u00eb dashurohen midis tyre t\u00eb \u00e7mendurit. Gjith\u00e7ka varet nga shkalla e s\u00ebmundjes, por midis t\u00eb \u00e7mendurve, realizimi i dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse i pamundur, jo p\u00ebr faktin se jan\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb psikiatri, por sepse n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, skizofrenia mbart me vete nj\u00eb lloj frike gati tmerruese p\u00ebr dashurin\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast, pik\u00eb s\u00eb pari duhet par\u00eb rrezikshm\u00ebria e skizofrenis\u00eb, pasi te kjo s\u00ebmundje, n\u00eb mjaft raste, urrejtja p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebr dashurin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve \u201cp\u00ebrkthehet\u201d n\u00eb rrezik dhe dihet se tek ata, pik\u00ebrisht dashuria dhe urrejtja e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb deri n\u00eb shkat\u00ebrrim unin e t\u00eb s\u00ebmurit. Shum\u00eb mite kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, aq sa disa mendojn\u00eb se dashuria nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruese p\u00ebr ta, pasi sapo uni e \u201cf\u00ebrg\u00ebllon\u201d paksa, ai d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb dashurohet e mbase mund t\u00eb rikuperohet&#8230; Mir\u00ebpo, te t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me unin e cop\u00ebzuar, dashuria nuk sjell dobi, pasi frika nga dashuria \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb e fort\u00eb sesa vet\u00ebdija, pra, edhe e \u201cmbyll\u201d vet\u00ebdijen n\u00eb harres\u00eb e pamund\u00ebsi funksionimi, ose e sulmon at\u00eb me frik\u00ebra edhe me t\u00eb m\u00ebdha. \u00cbsht\u00eb pra thuajse e pamundur kjo dashuri nd\u00ebrmjet dy personaliteteve t\u00eb krisura, por edhe n\u00ebse vet\u00ebm nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb dashuruarit me t\u00eb \u00e7mendurin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e pamundur, pasi ai s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eblloj si tjetri dhe as nuk mund t\u00eb ndjehet i till\u00eb e t\u00eb humbas\u00eb veten.<\/p>\n<p>&#8211; Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion t\u00eb thuash se edhe t\u00eb \u00e7mendurit dashurojn\u00eb. Ata thjesht mund t\u00eb \u201cimitojn\u00eb\u201d. Edhe pse t\u00eb tjer\u00ebve u duket sikur ata e kan\u00eb t\u00eb nevojshme fuqin\u00eb e dashuris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu larguar s\u00ebmundjes, mos u nxitoni. Ata mund t\u00eb na \u00e7udisin me fjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb, me veprimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, aq sa ato mund t\u00eb jen\u00eb edhe ca imitime \u201chamletore\u201d q\u00eb as artist\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb nuk i b\u00ebjn\u00eb aq bukur, mir\u00ebpo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata nuk e kan\u00eb at\u00eb \u201czjarrin\u201d qoft\u00eb edhe t\u00eb heshtur q\u00eb mund t\u2019ua ngroh\u00eb shpirtin. D\u00ebshira edhe mund t\u00eb lindin, sidomos tek ata q\u00eb me gjith\u00eb ila\u00e7et, e kan\u00eb libidon t\u00eb shprehur, por vet\u00ebm se ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u realizuar. Ata edhe mund t\u00eb premtojn\u00eb gj\u00ebra normale e t\u00eb men\u00e7ura sa nuk u vete mendja as m\u00eb t\u00eb men\u00e7urve q\u00eb t\u2019i thon\u00eb, por imagjinoni se k\u00ebshtu mund t\u00eb veproj\u00eb edhe nj\u00eb i dehur ose nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i cili m\u00eb pas nuk mban mend fare se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb. Jan\u00eb ca \u201cvegime\u201d ato, nj\u00eblloj si rrezet e diellit pranveror n\u00eb Antarktid\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7\u2019i b\u00ebjn\u00eb fare akullnaj\u00ebs. Na kan\u00eb ndodhur ca raste t\u00eb \u00e7uditshme kur prind\u00ebrit ia fshehin \u201cbot\u00ebs\u201d s\u00ebmundjen e djalit nga frika se nuk u jep kush nuse dhe e kan\u00eb martuar me shkuesi(!). Dhe, dh\u00ebndrri, edhe pse ishte n\u00ebn ndikimin e barnave, dit\u00ebn e dasm\u00ebs ia ka dh\u00ebn\u00eb ul\u00ebrim\u00ebs si ujk duke i trembur t\u00eb gjith\u00eb dasmor\u00ebt, pasi britma ka qen\u00eb e p\u00ebrvajshme. N\u00eb k\u00ebto raste, \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb t\u2019i thuash pse na e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb gj\u00ebm\u00eb. Fajin k\u00ebtu nuk e ka ai, por prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebve u isha lutur t\u00eb mos e martonin duke marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb edhe bij\u00ebn e bot\u00ebs. I s\u00ebmuri m\u00eb tha se dasmor\u00ebt iu duk\u00ebn ujq\u00ebr dhe nusja si dele q\u00eb ata ia kishin marr\u00eb. Prind\u00ebrit m\u00eb than\u00eb se ai kishte pasur \u201cgj\u00ebra\u201d t\u00eb tjera, por jo ul\u00ebrima, nd\u00ebrsa ne psikolog\u00ebt, shkenc\u00ebrisht, e dim\u00eb se t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit normal\u00eb jan\u00eb normal\u00eb gati nj\u00eblloj, nd\u00ebsa \u00e7do i \u00e7mendur, \u00e7mendet sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet. Pastaj erdhi \u201c\u00e7menduria\u201d e t\u00eb \u201cmen\u00e7urve\u201d t\u00eb cil\u00ebt flisnin me plot \u201cbindje\u201d sikur dh\u00ebndrrit i pask\u00ebshin b\u00ebr\u00eb \u201cmagji\u201d apo at\u00eb e kishte \u201cplasur syri i keq\u201d. E besonin k\u00ebt\u00eb edhe vet\u00eb prind\u00ebrit e tij, t\u00eb cil\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb prej vitesh rispolept dhe alanzapin\u00eb fshehurazi. Dhe ja, n\u00ebp\u00ebrmjet martes\u00ebs, duke dashur q\u00eb t\u2019i vinin vetullat, ia nxor\u00ebn syt\u00eb. Imagjinoni sikur t\u00eb martosh at\u00eb t\u00eb s\u00ebmurin psikik i cili i mori jet\u00ebn oficerit t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, kur ai b\u00ebn \u201cluft\u00eb\u201d imagjinare e q\u00eb mund t\u00eb \u201cshoh\u00eb\u201d edhe skena \u201ctradhtie\u201d n\u00eb forma halucinative&#8230; K\u00ebta njer\u00ebz duhen mbajtur n\u00ebn kontroll e pse jo, edhe n\u00eb izolim, sepse ja se \u00e7\u2018ndodh: nd\u00ebrpresin jet\u00ebn e tjetrit pa e kuptuar se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb! K\u00ebtu nuk e kam merakun e madh te trash\u00ebgimia e s\u00ebmundjes, se ajo mund edhe t\u00eb mos ndodh\u00eb, por te mosfunksionimi e deri edhe t\u00eb rreziqet. Vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebruar i s\u00ebmuri plot\u00ebsisht e psikiatri t\u00eb na thot\u00eb se s\u00ebmundja i ka ikur matan\u00eb malit, mund t\u00eb mendohet edhe p\u00ebr martes\u00eb, por duke ia treguar t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat kandidatit e kandidates p\u00ebr martes\u00eb e duke mos neglizhuar sipas nevoj\u00ebs edhe mjekimin mbajt\u00ebs, ose sigurues, si nj\u00eb \u201crrufeprit\u00ebs\u201d i s\u00eb keqes. Gjithsesi, t\u00eb dhunshmit e s\u00ebmur\u00eb, duhen p\u00ebrjashtuar e sh\u00ebruar, qoft\u00eb edhe me detyrim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb sanitare q\u00eb punoj te Psikiatria. I lexoj rregullisht p\u00ebrgjigjet tuaja dhe besoj se do t\u2019i p\u00ebrgjigjeni edhe k\u00ebsaj pyetjeje: a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb dashurohen dy t\u00eb s\u00ebmur\u00eb psikik\u00eb? Pyeta nj\u00eb psikiat\u00ebr, por ai m\u00eb tha se kjo nuk ishte e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-12055","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12055\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}