{"id":12019,"date":"2016-02-10T13:30:21","date_gmt":"2016-02-10T12:30:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12019"},"modified":"2016-02-10T11:59:27","modified_gmt":"2016-02-10T10:59:27","slug":"intimitet-dhe-kuriozitete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/intimitet-dhe-kuriozitete\/","title":{"rendered":"Intimitet dhe kuriozitete&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Vera \u00ebsht\u00eb ende larg, por edhe dimri\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i nxeht\u00eb. Ja disa nga filmat m\u00eb seksi t\u00eb vitit dhe lajme t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij muaji&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Filmat me skenat m\u00eb seksi t\u00eb 2015-\u00ebs <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb revist\u00ebn franceze &#8220;Premiere&#8221; jan\u00eb publikuar 15 titujt e filmave me skenat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb seksit t\u00eb k\u00ebtij viti. Ne kemi zgjedhur 3 skena dhe ja, cilat jan\u00eb ato:<\/p>\n<p>Num\u00ebr 3. Kethrin Uaterstoun n\u00eb filmin &#8220;Inherent Vice&#8221; (Ves i ngulitur), ku ajo ngacmon aq shum\u00eb Hoakin Finiks, sa ai e q\u00ebllon me shpull\u00eb n\u00eb t\u00eb pasme.<\/p>\n<p>Num\u00ebr 2. Sise Babett Knusen dhe Kiara D&#8217;Ana n\u00eb filmin &#8220;Duka i Burgonj\u00ebs&#8221;, ku aktorja e par\u00eb, 46 vje\u00e7are shpalos seks-apilin e saj p\u00ebrball\u00eb Kiar\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshtruar.<\/p>\n<p>Num\u00ebr 1. T\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e filmit francez &#8220;Love&#8221;, nga Karl Glusmani tek Aomi Miok dhe Klara Kristin. Kjo \u00ebsht\u00eb pa dyshim treshja erotike e vitit, edhe m\u00eb e mir\u00eb se aktor\u00ebt e &#8220;50 nuancat e Greit&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Aplikacionet e takimeve, akuzohen se po p\u00ebrhapin SST<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim i b\u00ebr\u00eb nga OKB-ja, i cili m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetet te shifrat. Gjat\u00eb dy vjet\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime te t\u00eb rinjt\u00eb e zon\u00ebs s\u00eb Azis\u00eb lindore dhe juglindore, n\u00ebp\u00ebrmjet UNICEF dhe UNAIDS. K\u00ebshtu, adoleshent\u00ebt e mosh\u00ebs 15-19 vje\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 15% t\u00eb t\u00eb infektuarve rishtas nga virusi HIV n\u00eb Azi, ku t\u00eb rinjt\u00eb gej ishin ata m\u00eb t\u00eb prekurit. Shkaku, thon\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt, jan\u00eb aplikacionet e takimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse edhe p\u00ebr shtimin me 33% t\u00eb rasteve t\u00eb sifilizit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe gjat\u00eb vitit 2014. Uitnei Kordova, nj\u00eb specialiste p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Fondacionin Healthcare AIDS, nuk heziton t\u00eb akuzoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt konceptuesit e k\u00ebtyre aplikacioneve, duke argumentuar se ato shtojn\u00eb &#8220;rrezikun e infektimit dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb SST-ve&#8221;. Profesoresha denoncon gjithashtu apatin\u00eb e krijuesve t\u00eb k\u00ebtyre aplikacioneve, q\u00eb i presin kritikat me nj\u00eb ngritje supesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Tinderi, zhvilloi nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar njer\u00ebzit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e prezervativit, por nga fotoja te s\u00ebmundja, distanca \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Aplikacioni XY q\u00eb tregon gjith\u00e7ka<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aplikacion ende n\u00eb form\u00eb projekti, n\u00eb platform\u00ebn KissKissBankBank, ku do t\u00eb publikohen d\u00ebshmi, sondazhe dhe fakte pikante mbi jet\u00ebn personale seksuale, sidomos t\u00eb atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u2019i thon\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra dhe t\u00eb merren me thashetheme. I vetmi rrezik q\u00eb ky projekt t\u00eb mos realizohet \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos gjej\u00eb financimet e duhura ose edhe m\u00eb keq, t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me barcaleta&#8230; Gjithsesi, t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb zbavit\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> Xhastin Biberi, dashnori m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb?!<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Modelja britanike Laura Karter, 30 vje\u00e7e, ka rr\u00ebfyer n\u00eb revist\u00ebn \u201cThe Sun\u201d nat\u00ebn e \u00e7mendur q\u00eb ka kaluar me vog\u00eblushin Biber. K\u00ebng\u00ebtari 21 vje\u00e7ar e ka v\u00ebn\u00eb re gjat\u00eb turneut t\u00eb tij n\u00eb Lond\u00ebr, pastaj n\u00eb klubin ekskluziv, Tape dhe m\u00eb pas e ka ftuar n\u00eb suit\u00ebn e tij bashk\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. \u201cXhastin Biberi filloi t\u00eb luante nj\u00eb loj\u00eb dhe m\u00eb pas ka \u00e7uar nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tij. Ai \u00ebsht\u00eb kthyer pas nja 20 minutash me mbathje, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar Laur\u00ebs q\u00eb t\u00eb bashkohej me ta. \u201cIshte di\u00e7ka irreale. Dritat ishin t\u00eb fikura dhe filluam t\u00eb putheshim t\u00eb mb\u00ebshtetur pas murit. Kur pash\u00eb shtratin, aty kish nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Dukej q\u00eb ata kishin b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. Shkuam n\u00eb shtrat dhe filluam t\u00eb zbaviteshim t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku\u201d, ka rr\u00ebfyer Laura. Megjithat\u00eb, shum\u00eb shpejt, vajza tjet\u00ebr ka ikur dhe Karteri tregon: \u201cAi nuk u p\u00ebrpoq ta mbante. N\u00eb fakt, ai dukej i lumtur q\u00eb kishim mbetur vet\u00ebm ne t\u00eb dy. Ne b\u00ebm\u00eb dashuri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fantastike dhe n\u00eb fund, pim\u00eb nj\u00eb cigare e biseduam. Ai m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb pyetje, si \u00e7far\u00eb pune b\u00ebja. Ai \u00ebsht\u00eb pak mendjemadh, si t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt, por nuk m\u00eb zhg\u00ebnjeu\u201d. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb mendojm\u00eb ne pas gjith\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebfimi?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> Aktorja porno akuzon kolegun p\u00ebr p\u00ebrdhunim<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Stoja dhe Xhejms Dini jan\u00eb dy nga aktor\u00ebt amerikan\u00eb porno m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm dhe seksi si edhe nga m\u00eb origjinal\u00ebt: Ajo sepse mburret me fizikun e saj natyral (pa silikon) dhe ai, sepse hiqet si feminist. Kur ishin shfaqur q\u00eb t\u00eb dy si \u00e7ift n\u00eb tapetin e kuq, n\u00eb Festivalin e Venecias, m\u00eb 2103-\u00ebn, ishin diskutuar shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. Megjithat\u00eb, Stoja, 28 n\u00ebntorin e kaluar, n\u00eb Tvveter t\u00eb shkurt\u00ebr akuzoi kolegun dhe ish-in e saj p\u00ebr p\u00ebrdhunim. Nj\u00eb bomb\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. \u00abFutesh nj\u00eb moment n\u00eb internet dhe sheh se njer\u00ebzit l\u00ebvdojn\u00eb feminizmin e k\u00ebtij djali q\u00eb t\u00eb ka p\u00ebrdhunuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment m&#8230;\u00bb. \u00abXhejms Dini m\u00eb mbajti fort dhe penetroi megjith\u00ebse i thoja \u201cjo\u201d, i thoja t\u00eb ndalonte, p\u00ebrdorja \u201ckodin tim t\u00eb siguris\u00eb\u201d (fjal\u00eb sekrete q\u00eb p\u00ebrdorin aktor\u00ebt e pornos p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sinjale nj\u00ebri-tjetrit). Tani e kam t\u00eb pamundur t\u2019i pranoj duke buz\u00ebqeshur fjal\u00ebt e mira q\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr p\u00ebrdhunim n\u00eb industrin\u00eb e pornos, sepse edhe kufiri i pranimit n\u00eb profesionin e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept p\u00ebr t\u00eb cilin flitet m\u00eb pak sesa te grat\u00eb e tjera. M\u00eb pas, tet\u00eb kolege t\u00eb saj kan\u00eb rr\u00ebfyer gjithashtu se jan\u00eb p\u00ebrdhunuar, duke treguar fakte t\u00eb reja p\u00ebr Dinin. K\u00ebshtu, aktori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb edhe nga Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Aktor\u00ebve n\u00eb Filmat p\u00ebr t\u00eb Rritur, por edhe nga siti The Frisky, si edhe jan\u00eb t\u00ebrhequr nga interneti videot e tij. Edhe aktore t\u00eb tjera t\u00eb pornos e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb fakt. Pornoja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjedis i vog\u00ebl, shum\u00eb vet\u00eb e dinin, por askush nuk kishte guxuar ta denonconte m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Stoja q\u00ebndron fort n\u00eb pozicionet e veta, por nuk e ka hedhur n\u00eb gjyq, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Dini mbrohet duke th\u00ebn\u00eb\u00a0 se jan\u00eb \u201cshpifje p\u00ebr shkaqe xhelozie\u201d. Me nj\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb mbrojtje klasike. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong> Alja Gad, m\u00ebsuesja e seksit n\u00eb bot\u00ebn arabe<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb Egjipt b\u00ebjn\u00eb seks, por nuk flasin kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb&#8230; Po kjo gj\u00eb ka ndryshuar duke filluar nga viti 2010, kur u krijua Afham TV (T\u00eb kuptosh TV) dhe n\u00eb t\u00eb, filloi transmetimet Alja Gad. Ajo ka tashm\u00eb 165 mij\u00eb t\u00eb abonuar q\u00eb e ndjekin, nga Maroku n\u00eb Arabin\u00eb Saudite dhe b\u00ebn at\u00eb q\u00eb asnj\u00eb m\u00ebsuese nuk \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb: Edukimin seksual me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta dhe zbavit\u00ebse, pa bluz\u00eb infermiereje seksi, pa terma t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Gadi ka studiuar n\u00eb universitetin Ain Shams t\u00eb Kajros, ku \u00ebsht\u00eb specializuar p\u00ebr edukat\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore, prandaj di \u00e7\u2018t\u00eb thot\u00eb dhe me nj\u00eb ton prej m\u00ebsueseje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shmb\u00ebshtjell prezervativ\u00ebt, ose prek me maj\u00ebn e gishtit nj\u00eb vizatim mjek\u00ebsor t\u00eb aparatit gjenital mashkullor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo ka siguruar v\u00ebmendjen e shoq\u00ebris\u00eb konservatore arabe. Videoja e saj n\u00eb YouTube p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb ideale t\u00eb penisit ka arritur 1.6 milion\u00eb klikime.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong> Jeta dashurore dhe seksuale e pandave<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>E dim\u00eb se riprodhimi i pandave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar, sepse ato kan\u00eb nj\u00eb epsh n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb papara p\u00ebr t\u2019u riprodhuar. Nj\u00eb ekip shkenc\u00ebtar\u00ebsh amerikan\u00eb, i drejtuar nga biologia Megan Martin Uint\u00ebll, ka studiuar sjelljen e afro 40 pandave n\u00eb baz\u00ebn e Bifengxia-s, n\u00eb Si\u00e7uan, Kin\u00eb, menaxhuar nga Qendra e K\u00ebrkimeve p\u00ebr ruajtjen e pandave gjigande. K\u00ebsaj radhe, n\u00eb rezerv\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pandave n\u00eb bot\u00eb, si meshkujt, edhe femrat kishin mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhnin mes dy partner\u00ebve, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u caktohej nj\u00eb partner, bazuar n\u00eb kriteret e pajtueshm\u00ebris\u00eb biologjike. K\u00ebtu u vu re di\u00e7ka e \u00e7uditshme: Pandave u p\u00eblqente t\u00eb kishin mund\u00ebsi zgjedhjeje. Studimi doli n\u00eb p\u00ebrfundimin: \u201c\u00c7ift\u00ebzimet dhe lindjet u shtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme kur nj\u00eb panda tregonte nj\u00eb preferenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin nga dy partner\u00ebt e propozuar\u201d. U theksua gjithashtu se rezultatet ishin edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse kur joshja mes dy pandave t\u00eb \u00e7ift\u00ebzuara ishte reciproke. Hajde thuaj pastaj po deshe: \u201cb\u00ebjn\u00eb dashuri si kafsh\u00ebt\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Vera \u00ebsht\u00eb ende larg, por edhe dimri\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i nxeht\u00eb. Ja disa nga filmat m\u00eb seksi t\u00eb vitit dhe lajme t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij muaji&#8230; &nbsp; Filmat me skenat m\u00eb seksi t\u00eb 2015-\u00ebs N\u00eb revist\u00ebn franceze &#8220;Premiere&#8221; jan\u00eb publikuar 15 titujt e filmave me skenat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb seksit t\u00eb k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12020,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-12019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}