{"id":12005,"date":"2016-02-09T10:30:59","date_gmt":"2016-02-09T09:30:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=12005"},"modified":"2016-02-08T12:40:33","modified_gmt":"2016-02-08T11:40:33","slug":"dr-detina-zalli-cilat-jane-avantazhet-e-masazhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/dr-detina-zalli-cilat-jane-avantazhet-e-masazhit\/","title":{"rendered":"Dr. Detina Zalli: Cilat jan\u00eb avantazhet e masazhit\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>T\u00eb rejat e fundit nga Universiteti i Harvardit<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong><em>Doktoresh\u00eb Detina Zalli ka studiuar Mjek\u00ebsi Molekulare n\u00eb Universitetin e Sussex-it. M\u00eb pas, vazhdoi doktoratur\u00ebn n\u00eb Universitetin e Leicesterit. N\u00eb vitin 2012, ajo u zhvendos n\u00eb Universitetin e Harvardit, n\u00eb t\u00eb cilin punon aktualisht si k\u00ebrkuese shkencore. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu themeluese e \u201cVVe speak Science\u201d, nj\u00eb institut jofitimprur\u00ebs, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb rritja e nivelit t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb dhe njohja e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb rejat e fundit t\u00eb saj&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Adrian Rakipi: &#8211; Doktoresh\u00eb, a mund t\u00eb na tregoni se cilat jan\u00eb t\u00eb mirat e masazhit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dr. Detina Zalli<\/strong>: &#8211; T\u00eb mirat e masazhit jan\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb shumanshme. Studimet e shumta v\u00ebrtetojn\u00eb se masazhi redukton nivelin e hormonit t\u00eb stresit, kortizolit, duke ulur pra edhe stresin. Masazhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb natyrale dhe e sigurt p\u00ebr largimin e stresit dhe n\u00eb dallim nga format e tjera t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb alternative, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar apo d\u00ebshmuar praktikisht si pjes\u00eb e strategjis\u00eb p\u00ebr menaxhimin e stresit. Bazuar n\u00eb hulumtimet e Institutit Franklin p\u00ebr trurin dhe stresin, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se masazhi nxit \u00e7lirimin e endorfin\u00ebs, q\u00eb qet\u00ebson sistemin nervor periferik. Klinika Mayo e identifikon masazhin si nj\u00eb metod\u00eb mjek\u00ebsore rezultative p\u00ebr t\u00eb reduktuar stresin dhe dhembjet. Gjithashtu, masazhi pak\u00ebson ankthin te f\u00ebmij\u00ebt me depresion dhe te grat\u00eb me anoreksi. Po ashtu, pak\u00ebson ankthin dhe simptomat q\u00eb shfaqen me rastin e l\u00ebnies s\u00eb duhanit. Kur b\u00ebn masazh, trupi relaksohet, gj\u00eb q\u00eb sjell edhe normalizimin e zemr\u00ebs dhe frym\u00ebmarrjes, r\u00ebnien e presionit t\u00eb gjakut, zvog\u00eblimin e prodhimit t\u00eb hormonit t\u00eb stresit dhe relaksim muskular. Po ashtu, pas relaksimit, p\u00ebrmes masazhit, ngrihet niveli i serotonin\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb substanc\u00eb q\u00eb ndikon pozitivisht n\u00eb emocion dhe mendim.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Thuhet se masazhi pak\u00ebson edhe dhimbjet e trupit\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, masazhi p\u00ebrmir\u00ebson funksionin e ky\u00e7eve dhe pak\u00ebson dhembjet te njer\u00ebzit me artrit, redukton tendosjen e muskujve pas ushtrimeve trupore dhe p\u00ebrshpejton sh\u00ebrimin e muskujve t\u00eb l\u00ebnduar, apo t\u00eb mbingarkuar, duke reduktuar inflamacionin dhe duke nxitur riparimin e qelizave muskulare. Vet\u00eb trupi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i koduar q\u00eb t\u00eb \u00e7liroj\u00eb kimikate q\u00eb e qet\u00ebsojn\u00eb dhembjen kur b\u00ebhet masazh.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, shkenc\u00ebtar\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb eksperiment shum\u00eb interesant n\u00eb lidhje me masazhin. Ata mor\u00ebn 11 meshkuj dhe i angazhuan fizikisht deri n\u00eb lodhje. M\u00eb pas, ata iu n\u00ebnshtruan masazhit n\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebmb\u00ebve. M\u00eb von\u00eb, pas masazhit, pasi dhembja u leht\u00ebsua, shkenc\u00ebtar\u00ebt mor\u00ebn biopsi prej t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebve, pra, nga k\u00ebmba e masazhuar dhe nga ajo e pamasazhuar. Nga ato biopsi ata pan\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb qelizat e k\u00ebmb\u00ebve. Doli q\u00eb k\u00ebmba e masazhuar ishte \u201ckomanduar\u201d p\u00ebr t\u00eb prodhuar m\u00eb shum\u00eb proteina q\u00eb nxisin prodhimin e energjis\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr rritjen e qelizave, duke b\u00ebr\u00eb edhe riparimin e fibrave muskulare.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Thuhet se masazhi nxit edhe qarkullimin e gjakut\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe qarkullimin limfatik e kjo m\u00eb pas nxit furnizimin me oksigjen dhe substanca ushqyese t\u00eb qelizave, duke realizuar edhe relaksimin e normalizimin e indeve t\u00eb buta si muskujt, indet lidhore dhe ligamentet, gj\u00eb q\u00eb relakson nervat dhe indet. Organet po ashtu p\u00ebrfitojn\u00eb nga masazhi, pasi edhe ato zot\u00ebrojn\u00eb rrug\u00eb neurologjike t\u00eb perceptimit t\u00eb dhembjes sikurse muskujt, kockat dhe nervat. Kur muskujt, nervat dhe kockat jan\u00eb t\u00eb tendosura, kjo gjithashtu ndikon n\u00eb ngarkes\u00eb dhe keqfunksionim t\u00eb organeve, ngaq\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb na jepni nj\u00eb shembull konkret?<\/p>\n<p>&#8211; Po ja, dhembjet e shpin\u00ebs mund t\u00eb nxisin dhembjet menstruale te femrat dhe dhembjet apo spazmat menstruale mund t\u00eb shkaktojn\u00eb tensionim t\u00eb muskujve t\u00eb posht\u00ebm t\u00eb shpin\u00ebs. Masazhi p\u00ebr k\u00ebto arsye mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb simptomat shoq\u00ebruese gjat\u00eb funksionimit t\u00eb organeve dhe muskujve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ekziston nj\u00eb mendim se masazhi nxit edhe krijimtarin\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, kjo shpjegohet edhe shkenc\u00ebrisht. Masazhi rrit nivelin e dopamin\u00ebs, nj\u00eb hormon i \u00e7liruar nga hipotalamusi. Dopamina influencon aktivitete t\u00eb ve\u00e7anta, si piktura dhe p\u00ebrdorimi i instrumenteve muzikore. Kjo ndikon n\u00eb frym\u00ebzim dhe n\u00eb gjendjen shpirt\u00ebrore. Ata persona q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak dopamin\u00eb, shfaqin ngatht\u00ebsi, p\u00ebrqendrim t\u00eb dob\u00ebt dhe shp\u00ebrqendrim. Oksitocina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr neurohormon q\u00eb lirohet gjat\u00eb masazhit. Ky hormon nxit socializimin me njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shtatzani, lindje dhe ushqimin me gji.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju e keni fjal\u00ebn p\u00ebr masazhe t\u00eb gjata?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb. Edhe nj\u00eb masazh i leht\u00eb e i shpejt\u00eb dhe jo i thell\u00eb q\u00eb zgjat vet\u00ebm 15 minuta, e ngre nivelin e adrenalin\u00ebs p\u00ebrmes stimulimit t\u00eb sistemit nervor simpatik. Nd\u00ebrsa masazhi i ngadalsh\u00ebm, i zgjatur, i thell\u00eb dhe me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e ul nivelin e adrenalin\u00ebs duke krijuar ndjenj\u00ebn e t\u00eb relaksuarit dhe gjumin e thell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka edhe s\u00ebmundje specifike q\u00eb sh\u00ebrohen me masazh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Masazhi ndikon n\u00eb shum\u00eb s\u00ebmundje. Ai \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm n\u00eb rastet me diabet, Alzhaimer, migren\u00eb etj., sepse shton qarkullimin e gjakut n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, gjymtyr\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb ndryshme, en\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb kok\u00ebs apo t\u00eb trurit. Disa ekspert\u00eb, madje, mendojn\u00eb se masazhet speciale dhe profesionale mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e kancerit. Efekti relaksues i masazhit zvog\u00eblon pasojat fizike t\u00eb stresit dhe pak\u00ebson rreziqet e shoq\u00ebruara me hipertension, aritmi t\u00eb zemr\u00ebs, ankth, spazma, pagjum\u00ebsi, dob\u00ebsim apo lig\u00ebshtim, \u00e7rregullime seksuale, t\u00eb tretjes dhe problemet psikologjike. Po ashtu, shkenc\u00ebtar\u00ebt mendojn\u00eb se masazhi nxit shkarkimin e helmeve nga trupi, por kjo ende nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me prova shkencore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb rejat e fundit nga Universiteti i Harvardit &nbsp; \u00a0Doktoresh\u00eb Detina Zalli ka studiuar Mjek\u00ebsi Molekulare n\u00eb Universitetin e Sussex-it. M\u00eb pas, vazhdoi doktoratur\u00ebn n\u00eb Universitetin e Leicesterit. N\u00eb vitin 2012, ajo u zhvendos n\u00eb Universitetin e Harvardit, n\u00eb t\u00eb cilin punon aktualisht si k\u00ebrkuese shkencore. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu themeluese e \u201cVVe speak Science\u201d, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8190,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[219,49],"tags":[],"class_list":["post-12005","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pyetje-pergjigje","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12005"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12005\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8190"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}