{"id":11999,"date":"2016-02-08T15:30:54","date_gmt":"2016-02-08T14:30:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11999"},"modified":"2016-02-08T12:32:52","modified_gmt":"2016-02-08T11:32:52","slug":"jam-mbyllur-ne-shtepi-po-shkalloj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/jam-mbyllur-ne-shtepi-po-shkalloj\/","title":{"rendered":"Jam mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, po shkalloj&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam 22 vje\u00e7e. U b\u00eb ca koh\u00eb q\u00eb kam ankth e panik, por k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ankthin e kam shum\u00eb t\u00eb madh dhe nuk po e p\u00ebrballoj dot. Po m\u00eb shkat\u00ebrron si njeri. Kam gati nj\u00eb muaj me dhimbje t\u00eb tmerrshme koke, me marrje mendsh dhe nuk dal dot jasht\u00eb se m\u00eb duket sikur do t\u00eb bie nga momenti n\u00eb moment. M\u00eb b\u00ebhen syt\u00eb me miza, prandaj po shkalloj nga kjo gjendje. Kam frik\u00eb t\u00eb shkoj diku me pushime se kam hall mos s\u00ebmurem. Me pak fjal\u00eb, kam frik\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Ju lutem, m\u00eb jepni nj\u00eb mendim se po shkat\u00ebrrohem. Kjo dhimbja e kok\u00ebs, edhe tani q\u00eb po ju shkruaj \u00ebsht\u00eb e padurueshme. Megjith\u00ebse kam marr\u00eb mjekime bimore antidepresive, p\u00ebrs\u00ebri nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Po shkalloj, po mbyllem n\u00eb sht\u00ebpi se jam shum\u00eb e pafuqishme. M\u00eb ndihmoni ju lutem me nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb se k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs ku un\u00eb jetoj, nuk njoh ndonj\u00eb psikolog. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuara 22 vje\u00e7are nga Durr\u00ebsi. Ti i p\u00ebrshkruan shum\u00eb sakt\u00eb gjendjet q\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb ankthi e paniku, por m\u00eb beso se t\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb nga paditurit\u00eb e tua p\u00ebr ataket e panikut e ankthin. Nga kjo buron edhe kjo gjendje, t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7rregullime trupore e dhimbje, si edhe frika nga s\u00ebmundjet. Un\u00eb kam shkruar shpesh p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, pasi 80 % e let\u00ebrshkrueseve p\u00ebr ankth e panik ankohen, aq sa drejtoresha e gazet\u00ebs m\u00eb thot\u00eb me shaka \u201cna ke futur n\u00eb panik me k\u00ebt\u00eb panikun!\u201d&#8230; Ju thoni se n\u00eb Durr\u00ebs nuk ka psikolog. N\u00eb fakt, edhe n\u00eb Tiran\u00eb, psikolog\u00ebt klinicist\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb, por sidoqoft\u00eb, ja tek \u00ebsht\u00eb Tirana dhe shum\u00eb klient\u00eb vijn\u00eb shpesh e b\u00ebjn\u00eb seanca, pasi e mira e t\u00eb mirave \u00ebsht\u00eb q\u00eb seancat t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Megjithat\u00eb, po t\u00eb klikoni n\u00eb internet, \u201cIntervist\u00ebn\u201d mund ta gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.intervista.al\">www.intervista.al<\/a> dhe te faqja e Psikologut jan\u00eb p\u00ebrgjigjet e kaluara t\u00eb psikologut, ku shpjegohen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb bukur vet\u00ebndihm\u00ebs tuaj. P\u00ebr t\u00eb gjitha problemet ju do t\u00eb gjeni aty njohurit\u00eb q\u00eb ju nevojiten edhe p\u00ebr dhimbjet e kok\u00ebs, t\u00eb cilat, n\u00eb rastin tuaj, si t\u00eb gjitha dhimbjet q\u00eb p\u00ebrmendni, nuk jan\u00eb dhimbje s\u00ebmundjesh, por dhimbje \u201cfallco\u201d. Fjal\u00ebn \u201cfallco\u201d e kam p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb kuptuar ju se asnj\u00eb shkak disfunksional apo patologji organesh nuk keni n\u00eb organiz\u00ebm, por vet\u00ebm reagim, pra, \u201cpseudodhimbje\u201d t\u00eb cilat sikur l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr trup, por \u00e7akordojn\u00eb ndjesh\u00ebm ekuilibrat, ndaj edhe i sh\u00ebron psikoterapia bashk\u00eb me kurat 100 % bimore. Ju thoni se keni marr\u00eb mjekime bimore antidepresive dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk shihni p\u00ebrmir\u00ebsime. Varet se \u00e7far\u00eb keni marr\u00eb dhe ku i keni marr\u00eb, pasi reklamat dhe kartonat jan\u00eb shpesh shum\u00eb t\u00eb bukura, por brenda nuk e kan\u00eb at\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb kan\u00eb ila\u00e7et bimore t\u00eb prodhimit amerikan ose gjerman, t\u00eb cilat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ardhur me koh\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, varet shum\u00eb nga m\u00ebnyra e p\u00ebrdorimit dhe kombinimi i tyre, pasi ato b\u00ebjn\u00eb \u00e7udira dhe s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb d\u00ebm. Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar raste si ky i juaji u jam p\u00ebrgjigjur disa televizioneve dhe n\u00eb internet jan\u00eb hedhur disa intervista t\u00eb miat mbi ankthin, stresin e depresionin, t\u00eb cilat m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb \u00a0jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb shikueshme sepse m\u00eb shkruajn\u00eb me mij\u00ebra veta t\u00eb panjohur fjal\u00eb fal\u00ebnderuese dhe ky p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh. Edhe p\u00ebrmes gazet\u00ebs m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebj, si\u00e7 thon\u00eb fetar\u00ebt sevap, sipas parimit \u201clum kujt i jepet q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb e t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d. K\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmenda jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve n\u00eb distanc\u00eb, p\u00ebr vet\u00ebndihm\u00ebn, porse nd\u00ebrhyrja profesionale, pra, psikoterapia \u00ebsht\u00eb e domosdoshme pasi nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb t\u2019i heq\u00ebsh vet\u00eb, ashtu si marrja e \u201cpatent\u00ebs\u201d apo gjuha e huaj q\u00eb duan \u201cm\u00ebsues\u201d. K\u00ebto siklete v\u00ebrtet nuk jan\u00eb s\u00ebmundje apo rrezik p\u00ebr jet\u00ebn, ama ta \u201cnxijn\u00eb\u201d jet\u00ebn pasi t\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb ndjesh\u00ebm, aq sa tentojn\u00eb t\u00eb t\u00eb paaft\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>I panikuari provon t\u00eb tilla ndjesi sikur bota t\u00eb p\u00ebrmbysej mbi t\u00eb, ose e ndjen veten n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs e mundet q\u00eb do patjet\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb ta ket\u00eb kudo me vete, pasi i duket sikur do t\u00eb vdes\u00eb, do t\u00eb mbytet, do t\u00eb humb\u00eb kontrollin, do t\u00eb \u00e7mendet, do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb depresion apo do t\u2019i bjer\u00eb t\u00eb fik\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe vet\u00eb familjar\u00ebt, sidomos n\u00eb fillimet e tyre, tmerrohen nga k\u00ebto gjendje dhe frika e tyre e frik\u00ebson m\u00eb shum\u00eb personin. Edhe pse koh\u00ebn e kan\u00eb patur t\u00eb mjaft\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar se asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka ndodhur, ata kujtojn\u00eb se kan\u00eb mbijetuar rast\u00ebsisht, ose se i ka ndihmuar \u201cfati\u201d, kurse n\u00eb fakt nuk e din\u00eb se \u201cfati\u201d i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se te k\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00ebmundje p\u00ebrjashtohen, madje simptomat jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019tregojn\u00eb s\u00ebmundje, por jan\u00eb tregues p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri, fuqi reaguese e jet\u00ebgjat\u00ebsi. Duke mos u informuar p\u00ebr k\u00ebto frik\u00ebra, mundet pra q\u00eb ato t\u2019ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb disa fobi si, frik\u00eb nga pushimi i zemr\u00ebs, frik\u00eb nga \u00e7mendja e t\u00eb tjera dhe vet\u00eb fjala fobi do t\u00eb thot\u00eb frik\u00eb e tepruar, absurde, e \u00e7uditshme dhe q\u00eb pasohet nga zakoni i keq p\u00ebr t\u2019u trembur nga \u00e7do gj\u00eb. B\u00ebhesh e mbindjeshme, dyshuese duke menduar shum\u00eb e duke keqinterpretuar ndryshimet n\u00eb organizesm e st\u00ebrholluar mendimet, sidomos duke k\u00ebrkuar pa pushim n\u00eb internet. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fobi me vete e cila quhet saiberkondri.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebtyre njer\u00ebzve u b\u00ebhet zakon t\u00eb gjejn\u00eb kudo e kurdoher\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. Tregojn\u00eb nj\u00eb anektod\u00eb t\u00eb till\u00eb nj\u00eb grua e mbindjeshme, q\u00eb kudo fliste sikur do t\u00eb b\u00ebhej \u201cqameti\u201d dhe t\u00eb tjer\u00ebt po ashtu, vet\u00ebm p\u00ebr \u201cqamete\u201d tregonin, sipas tem\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb ajo nuk e hiqte nga goja. Mir\u00ebpo sipas ligjit t\u00eb Karm\u00ebs, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u201ctransmeton\u201d t\u00eb kthehet mbrapsht, ndaj edhe kjo grua me kalimin e koh\u00ebs u mbyll n\u00eb sht\u00ebpi, tep\u00ebr e trembur duke i th\u00ebn\u00eb t\u00eb shoqit e sigurt, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej \u201cqameti\u201d. E shoqja kishte shum\u00eb frik\u00eb dhe nuk rrinte dot asnj\u00eb minut\u00eb pa t\u00eb shoqin as n\u00eb sht\u00ebpi. I shoqi i shpiku nj\u00eb marifet: b\u00ebri sikur e m\u00ebsoi nga Njeriu i Shenjt\u00eb se kur do t\u00eb ndodhte kjo dhe fshehurazi vajti me gruan n\u00eb nj\u00eb zabel e u futen n\u00ebn nj\u00eb kasolle barinjsh, mbuluar me llamarina. Aty, shok\u00ebt e tij ishin porositur t\u00eb gjuanin fshehurazi me gur\u00eb e zhavorr pa pushim 2 or\u00eb&#8230; E shoqja, duke u dridhur e me syt\u00eb t\u00eb mbyllur, \u00e7udit\u00ebrisht \u201cshp\u00ebtoi\u201d dhe e largoi frik\u00ebn nga \u201ckijameti\u201d, i cili iku, kaloi. Por, \u00e7far\u00eb ndodhi?! \u2013 Ajo nuk i b\u00ebnte m\u00eb pun\u00ebt si m\u00eb par\u00eb, ishte m\u00ebsuar p\u00ebrtace dhe gjente gjithmon\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019iu shmangur&#8230; I shoqi e kuptoi se ajo tashm\u00eb ishte m\u00ebsuar \u201ckeq\u201d n\u00eb zon\u00ebn e rehatis\u00eb, ishte keqp\u00ebrshtatur, kishte humbur pra aft\u00ebsit\u00eb e m\u00ebparshme dhe e inkurajoi, por edhe e detyroi dhe e rifitoi p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb, pra, edhe gruan e rifitoi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; Jam 22 vje\u00e7e. U b\u00eb ca koh\u00eb q\u00eb kam ankth e panik, por k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ankthin e kam shum\u00eb t\u00eb madh dhe nuk po e p\u00ebrballoj dot. Po m\u00eb shkat\u00ebrron si njeri. Kam gati nj\u00eb muaj me dhimbje t\u00eb tmerrshme koke, me marrje mendsh dhe nuk dal dot jasht\u00eb se m\u00eb duket sikur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-11999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}