{"id":11964,"date":"2016-02-03T17:30:28","date_gmt":"2016-02-03T16:30:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11964"},"modified":"2016-02-03T11:22:29","modified_gmt":"2016-02-03T10:22:29","slug":"dua-te-bej-divorc-por-kam-frike-mos-me-merr-pronen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/dua-te-bej-divorc-por-kam-frike-mos-me-merr-pronen\/","title":{"rendered":"Dua t\u00eb b\u00ebj divorc, por kam frik\u00eb mos m\u00eb merr pron\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti avokat. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Ana nga Tirana. Kam 20 vite q\u00eb jam martuar me bashk\u00ebshortin. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kemi jetuar e punuar n\u00eb Greqi dhe nga kjo martes\u00eb kemi dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00ebri 18 vje\u00e7 dhe tjetri, 19 vje\u00e7. Pas martes\u00ebs kemi bler\u00eb 3 apartamente n\u00eb Tiran\u00eb. Nga gjendja ekonomike nuk jemi keq, por bashk\u00ebshorti ka rreth 5 vite q\u00eb sillet si adoleshent duke m\u00eb tradhtuar me femra t\u00eb tjera. Ka rreth 2 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga sht\u00ebpia dhe jeton me t\u00eb dashur\u00ebn e tij e cila \u00ebsht\u00eb 15 vjet m\u00eb e vog\u00ebl. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e padurueshme kjo sjellje e tij, pasi un\u00eb kam sakrifikuar shum\u00eb p\u00ebr familjen. Edhe ai ka punuar shum\u00eb, por nuk e kuptoj k\u00ebt\u00eb ndryshim q\u00eb ka p\u00ebsuar k\u00ebto vite. Dua t\u00eb b\u00ebj divorcin, por kam frik\u00eb mos m\u00eb merr pron\u00ebn bashk\u00ebshorti me gjith\u00eb t\u00eb dashur\u00ebn e tijm pasi n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb figuron emri i tij dhe emri im nuk figuron fare. A mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni ta ndjek\u00eb zyra juaj k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Av. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: <a href=\"mailto:info@durajlavv.com\">info@durajlavv.com<\/a>, Tel. ++35544532512:<\/u><\/strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zonja Ana, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb kontaktuat me rubrik\u00ebn \u201cJu pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d. M\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e krijuara mes jush dhe bashk\u00ebshortit tuaj por duhet t\u00eb b\u00ebheni e fort\u00eb dhe t\u00eb ecni p\u00ebrpara pasi jeta nuk p\u00ebrfundon me kaq.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb lidhje me problemin q\u00eb m\u00eb paraqisni, n\u00eb momentin q\u00eb bashk\u00ebshorti largohet nga sht\u00ebpia dhe nuk realizon asnj\u00eb detyrim familjar i cili \u00ebsht\u00eb edhe i rregulluar me ligj, pra, me kodin e familjes, martesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e ka humbur q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb krijuar. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e duhur q\u00eb ju duhet t\u00eb ndiqni, pasi bashk\u00ebshorti juaj n\u00eb rastin konkret nuk p\u00ebrmbush detyrimin e besnik\u00ebris\u00eb bashk\u00ebshortore dhe nuk interesohet p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij, qoft\u00eb edhe duke i ndihmuar moralisht dhe shpirt\u00ebrisht.<\/p>\n<p>&#8211; Prona q\u00eb ju keni bler\u00eb pas martes\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe e juaja si bashk\u00ebpronare, ndon\u00ebse emri juaj nuk figuron n\u00eb certifikatat e pron\u00ebsis\u00eb. Kjo, pasi legjislatori e ka p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb kodin e familjes si regjistrim pasuror bashk\u00ebshortor i t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve n\u00ebse m\u00eb par\u00eb ata nuk kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb paramartesore p\u00ebr ndarjen e regjimit juridike t\u00eb pron\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb informacion q\u00eb ju jepni, i bie q\u00eb ju nuk keni n\u00ebnshkruar ndonj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb par\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb rrini e qet\u00eb pasi kjo \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve, pra, \u00ebsht\u00eb edhe e juaja.<\/p>\n<p>&#8211; Ju duhet t\u00eb ngrini k\u00ebrkes\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb me objekt: zgjidhjen e martes\u00ebs dhe pjes\u00ebtimin e pron\u00ebs ose mund t\u00eb ngrini fillimisht padin\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs dhe pasi ky vendim merr form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, duhet t\u00eb ngrini padin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebtimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb rastin tuaj un\u00eb do t\u2019jua sugjeroja q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt padie t\u2019i p\u00ebrfshinit t\u00eb dyja, pra, zgjidhjen e martes\u00ebs dhe pjes\u00ebtimin e pasuris\u00eb, pasi nuk keni f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkonit kujdestarin\u00eb dhe do ta kishit emergjente zgjidhjen e martes\u00ebs. P\u00ebr \u00e7do informacion t\u00eb detajuar, jeni e mir\u00ebpritur pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d pasi ne jemi t\u00eb specializuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti avokat. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Ana nga Tirana. Kam 20 vite q\u00eb jam martuar me bashk\u00ebshortin. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kemi jetuar e punuar n\u00eb Greqi dhe nga kjo martes\u00eb kemi dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00ebri 18 vje\u00e7 dhe tjetri, 19 vje\u00e7. Pas martes\u00ebs kemi bler\u00eb 3 apartamente n\u00eb Tiran\u00eb. Nga gjendja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,92],"tags":[],"class_list":["post-11964","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-halle"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11964","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11964"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11964\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11964"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11964"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11964"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}